Gazetari italian ofendon shqiptarët duke marrë si shembull Hysajn: Nuk po flasim për një “top lojtar”, por për një shqiptar

Elseid Hysaj gjendet në një pozitë të vështirë te Lacio. Mbrojtësi shqiptar nuk është përshirë në listën e lojtarëve që do të luajnë në Serinë A dhe në Ligën e Europës. Megjithatë, ai vazhdon ende të ketë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Giulio Cardone e sheh të pabesueshëm faktin se si klubi nuk mundi të gjente një zgjidhje për të transferuar Hysajn. Gazetari i “La Repubblica”-s ka thënë për “Radio Sei”-n se gjetja e gjuhës së përbashkët nuk duhet të ishte kaq e vështirë, pasi sipas tij nuk bëhet fjalë për një lojtar të nivelit më të lartë, por për një futbollist shqiptar.

Kjo është padyshim e turpshme dhe një racizëm i hapur ndaj shqiptarëve, pasi sipas gazetarit italian, një lojtar shqiptar nuk mund të ngjitet kurrë në nivelet më të larta të futbollit.

“Sigurisht që Lacio u përpoq të gjente mënyra për të shkëputur kontratën e Hysajt, por për ata që kanë kontratë deri në vitin 2026 me gati 3 milionë euro në sezon dhe është e vështirë të gjesh zgjidhje. Mes Arabisë, Turqisë dhe vendeve të tjera, është krejt e pabesueshme që nuk është gjetur një zgjidhje. Nuk është se po flasim për një top lojtar, por ai është një lojtar shqiptar”, është shprehur Giulio Cardone, me një gjuhë që është krejtësisht vulgare dhe tërësisht e evitueshme. Pavarësisht se Hysaj nuk është lojtari më i preferuar nga tifozët shqiptarë në Kombëtare, në një çështje dhe moment të tillë, duhet të ketë mbështetjen maksimale.

Pagesat 434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin në Francë e Britani, ish-kryeministri Berisha: Argita nuk e zbatoi, por…

Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK, ku ai u mor i pandehur për çështjen “Partizani”.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD sqaroi  se shpenzimet që Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë për të, për shëndetin dhe për gjyqet janë të gjitha nga kursimet e tij, që siç shprehet i ka të deklaruara.

Berisha tha se i kishte dhënë porosi vajzës së tij që shpenzimet ti bënte nga kursimet, por ajo nuk e ka zbatuar duke i përballuar me paratë e saj, që i ka të deklaruara.

“Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi”, tha ish kryeministri.

“I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha se “vajza jonë Argita Malltezi, lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit.

Pagesat 434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin në

Ne jemi familje me solidaritet të madh. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë,  nuk e meritojnë”, tha Berisha.

Sipas tij, “pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes non-grata nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros dhe MgGonigal pranë Blinken”.

Një 18-vjeçar shqiptar në stol për Arsenalin në derbin me Tottenham/ Kush është Maldini Kacurri, talenti kuqezi që fitoi besimin e Artetës

Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1.

Në këtë takim, spikati dhe një emër i ri në stolin e “Topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer te ekipet zinxhir.

Por një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.

Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.

Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.

Mbani lotët/ Helena për Ramën: Ai bën aq shumë për vendin, sa ka lënë veten pas dore (VIDEO)

Helena Kaçi e reja që u promovua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Partisë, kur e përmendi si kryetaren e ardhshëm të Partisë Socialiste, ka goditur sërish.

Teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al ajo tha se Rama kujdeset aq shumë për vendin saqë edhe veten e ka lënë pas dore.

“Bën aq shumë për vendin, saqë nuk bën aq për veten”, tha ajo.

Ndërsa nënkryetarja e  Asamblesë Socialiste, Ilva Gjuzi tha se “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë.” – tha Gjuzi.

Për më shumë ndiqni Videon e mëposhtme.

Su per kontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “ç mendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse, si në klubin e tij aktual ashtu edhe me Kombëtaren, me të cilën fitoi kampionatin evropian.

Ndeshja e kësaj të diele në Girona ishte një tjetër provë se çfarë është në gjendje të bëjë. Shifrat e tij këtë sezon (tre gola dhe katër asistime) janë vërtet të jashtëzakonshme.

Barcelona e ka të qartë këtë dhe gjithashtu se kontrata e tij, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, tashmë është vjetëruar. Dhe nënshkrimi i kontratës së tij të re u bë pak më pak se një vit më parë, konkretisht më 2 tetor 2023. Që atëherë, Lamine është bërë lojtari referues i Barcelonës.

Për këtë arsye, klubi tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për të ndjekur me lojtarin. Gjatë gjithë këtij sezoni, klubi do të përmirësojë kushtet e tij financiare sepse tani po fiton mbi një milion e gjysmë euro në vit. Është e vërtetë që për objektivat që ka arritur sezonin e kaluar ka marrë një bonus nga klubi, por rekordi i tij është ende shumë i vjetëruar me cilësinë e lojtarit.

Gjithashtu do të ketë negociata për rritjen e pagës së tij. Kjo tashmë është diskutuar nga të dyja palët. Ideja, dhe kjo është diçka që u diskutua në rinovimin e mëparshëm, është që ai të nënshkruajë një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç deri në vitin 2030. Dhe me kushte ekonomike në përputhje me vlerën e futbollistit dhe performancën që ofron. Domethënë një rrogë e “çmendur”.

Nuk duhet harruar se sezonin e kaluar, siç raportoi MARCA, PSG ishte e gatshme të paguante 200 milionë për transferimin e futbollistit. Edhe ky numër u rrit në fund të sezonit. Megjithatë, Barcelona e ka shumë të qartë se nuk do të dëgjojë oferta për yllin e saj. Kështu i thanë ata klubit francez.

Ideja e menaxhmentit të sportit të Barçës është të ndërtojë një ekip të madh për të ardhmen me këtë grumbull futbollistësh që po largohen nga La Masía dhe që do të kenë si referencë Lamine Yamal. Ata duan të mbrojnë futbollistin dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët si Cubarsí, Fermín apo vetë Gavi.

Super kontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e

Modelja e njohur ndan lajmin e hidhụr: Jam prekur nga kan ceri!

Modelja e famshme italiane, Bianca Balti ka treguar se është diagnostiguar me kancer ovarian në fazën 3. Imazhi i Dolce Gabbana për 10 vite, 40-vjeçarja ka publikuar momente nga spitali për të treguar se për jetën ia vlen të luftosh edhe të buzëqeshësh edhe në momente të vështira, në ditë të errëta ku shpresa duket e pakët.

“Të dielën e kaluar, u kontrollova në ER për të zbuluar se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por kryesisht dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. Unë kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë. Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës), dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë, mund të huazoni disa nga të miat sepse kam me shumicë. Jeta ndodh; jepi një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një shans për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës.”

Në 2022 ajo kishte njoftuar se kishte vendosur të hiqte vezoret dhe dy të gjinjtë pasi një analizë që tregon mundësitë për t’u prekur nga kanceri e kishte nxjerrë pozitive.

https://www.instagram.com/p/C_8xSdOS0En/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fjeta-ndodh-jepi-nje-arsye-modelja-e-njohur-ndan-lajmin-e-hidhur-jam-prekur-nga-kanceri%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A971%2C%22ls%22%3A503%2C%22le%22%3A959%7D

Gjithçka për vëmendje? Pas lajmeve se u nda nga Romeo, Heidi Baci ‘rrëmben’ vendin e punës në këtë televizion

Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do të shfaqet ajo. Deri tani Heidi është përfolur se ka zhvilluar një audicion për të zënë vendin e Xhemit në Portokalli.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një nga moderatoret e panelit në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”. Ditën e sotme Sara Hoxha ka vulosur rikthimin e Heidit në Top Channel, disa ditë pasi ajo u largua drejt Italisë. Heidi e ka konfirmuar diçka të tillë duke ripostuar storyn e Sarës me një aprovim!

Shpërndante ko kainë për klientët me statusin “VIP”, bie në pranga ish-konkurenti i Big Brother(Foto)

Një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli 4” është Armand Haderllari, i njohur si pjesëmarrës në një reality show në Shqipëri, disa vite më parë.
Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit. Haderllari rezulton të ketë marrë pjesë në edicionin 3 të Big Brother Albania në vitin 2010.

Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani ulen këmbëkryq në mes të sheshit e ia marrin këngës

E kur jugu dhe veriu bashkojnë fuqitë shkaktohet “tërmet”. Dy divat e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani janë ulur këmbëkryq dhe kanë “tundur” sallën.

Jo më kot cilësohen si dhe ndër këngëtaret më me peshë në muzikën shqiptare. Aurela dhe Fatmira janë bërë bashkë në një dasmë dhe kanë bërë atë që ato dinë më së miri, të këndojnë me gjithë shpirt dhe të dhurojnë emocionet.

Siç shihet dhe në këtë video të publikuar në rrjetet sociale dy “mbretëreshat” e muzikës tonë janë “mbuluar” nga dasmorët në para.

Video Player

Muzika në zi! V* es këngëtari dhe vëllai i Michael Jackson

Tito Jackson, një anëtar origjinal i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, të cilët vdiqën në 2009.

Ai ishte së fundmi në Mynih përpara një shfaqjeje që grupi do të jepte.

Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i familjes Jackson, i tha Entertainment Tonight se Jackson vdiq të hënën, më 16 shtator.

Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe TJ Jackson, konfirmuan lajmin në një postim në Instagram:

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar”, thuhet në postim. “Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë. Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë “koha e Titos” për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë mbrojti dhe kjo është ‘të duam njëri-tjetrin’. Të duam gjysh”.

Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Want You Back’.