Bëri op eracion pIastik për zmà dhimin e gj *k sīt, 50-vjeçarja ndë rron jetë pas 5 ditësh

Një 50 vjeçare nga Italia ka ndërruar jetë vetëm 5 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit.

Helen Comin kishte vendosur të zëvendësonte dy protezat nga një zmadhim i gjoksit të kryer disa vite më parë.

Mësohet se viktima u ndje keq 40 minuta pasi doli nga salla. Më pas gruaja pësoi një krizë kardiake duke e çuar në gjendje kome.

Në mesin e të dyshuarve për vdekjen e saj janë:pronari i objektit dhe anestezisti, të dy të përfshirë në kryerjen e operacionit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Pas njoftimit të akuzës nga SPAK, Berisha bën lëvizjen e papritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një konferencë për shtyp nga arresti i shtëpisë, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi këtë masë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi mbajtjen e konferencës në orën 13:00, ndërkohë që gazetarët do të jenë të vendosur në një nga sallat e selisë së partisë demokratike.

Deri më tani, lideri i opozitës i është drejtuar opinionit përmes video deklaratave apo nga ballkoni i shtëpisë, por nuk ka mbajtur asnjëherë konferencë për mediat.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i njoftoi Berishës akuzën për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani” dhe dosja pritet të shkojë tashmë në gjykatë.

Zbulohen personazhet VIP që do të jenë pjesë e “Big Brother”(Emrat surprizë)

Edicioni i katërt i “Big Brother” pritet që të nis në nëntor të këtij viti. Në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të jenë banorët e rinj të shtëpisë së famshme. Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë. Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion.

Emri i parë i përfolur ishte ai i Young Zerkës, që në daljet e tij publike e ka pranuar se ka marrë një ftesë tashmë. Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njohë me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi. Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format. Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.
Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

“Serbia kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin”/ Kongresmeni amerikan paralajmëron Vuçiç: Kjo nuk do të ndodhë KURRË!

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kushtet që ku i fundit vuri për normalizimin e marrëdhënies me Kosovën.

Në një postim në rrjetin social “X”, Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë”, shkruan ai.

Ndërron je të në moshë të re balerina e njohur

Michaela DePrince, balerina i shpëtoi traumës dhe dhunës gjatë fëmijërisë së saj për t’u bërë një figurë e rëndësishme në botën e baletit si dhe një humanitare, vdiq në moshën 29-vjeçare.

E lindur në Mabinty Bangura në Sierra Leone, DePrince u braktis nga xhaxhai i saj pasi prindërit e saj vdiqën gjatë luftës brutale civile.

Më pas ajo u rrit në jetimore ku edhe u njoh në një revistë me imazhin që i ndryshoi jetën. Një balerin amerikan që e bëri të futej në mendime.

“Gjithçka që mbaj mend është se ajo dukej vërtet, shumë e lumtur,” tha DePrince për Associated Press në vitin 2012. DePrince tha se dëshironte “të bëhej pikërisht ky person”.

Ndërsa ishte në jetimore, DePrince tha se ajo luftoi me keqtrajtimin, kequshqyerjen dhe sëmundjen e lëkurës, vitiligo.

Pavarësisht këtyre sfidave, ajo u adoptua nga një familje amerikane dhe vazhdoi të ndiqte pasionin e saj për baletin.

Talenti i jashtëzakonshëm i DePrince i dha asaj një vend si soliste e dytë në Baletin prestigjioz të Bostonit . Para kësaj, ajo kërceu me Baletin Kombëtar Holandez dhe Teatrin e Vallëzimit të Harlemit , ku arti i saj mahniti audiencën në mbarë botën.

Përveç karrierës së saj të baletit, DePrince ishte një avokate për fëmijët e prekur nga lufta. Ajo shërbeu si ambasadore për War Child Holland dhe organizoi galën “Dare to Dream”, duke promovuar mbështetjen e shëndetit mendor për fëmijët që jetojnë në zonat e luftës. Historia e saj u shfaq në dokumentarin e mirënjohur First Position, dhe ajo u shfaq gjithashtu në
Limonade të Beyoncé, duke e forcuar më tej ndikimin e saj në skenën globale.

DePrince lë pas një trashëgimi të qëndrueshmërisë, hirit dhe punës humanitare, duke prekur jetë të panumërta si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

https://www.instagram.com/_u/michaeladeprince/?utm_source=ig_embed&ig_rid=82b8a237-fb8c-4ec8-ad1c-43f1989e65f8&ig_mid=90071713-0DC2-40E1-8F61-CFE744AFF9BB

Shkak për ndarjen e Sara Hoxhës nga Ledri Vula? Kush është e dàshura e re milionere e reperit dhe miqësitë me “rivalët” e tij

Vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit.

Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”. “Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja.

“Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet t’i kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë. Ndër të tjera, gazetarja e pyet se kush ka qenë një rast që ai i ka ‘ngrirë gjakun’ dikujt dhe ku Ledri Vula për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht humoristike me ne.

“Prindërve! Prindërve ua kam ngrirë gjakun ditën e parë të shkollës, në klasë të parë, pasi ka përfunduar orari mësimor nuk kam ikur në shtëpi, por kam ikur tek një shok dhe atëherë nuk ka pasur telefona për t’u marr vesh dhe kanë dalë të më kërkojnë në gjithë qytetin”, shprehet duke qeshur Ledri.

Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu, vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

Maqedonia e Veriut provokon Tiranën? Hiqet gjuha shqipe nga shenjat e autostradës Bllacë-Shkup

Në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në këto tre gjuhë, pa gjuhën shqipe, janë vënë sot mbishkrimet e reja në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, konkretisht afër rrethrrotullimeve të 2 kilometërshit të parë të autostradë Bllacë-Shkup.

Shenjat ku shkruhet “Република Северна Македонија” dhe tjetra “Добредојдовте во Република Северна Македонија” të shoqëruara edhe nga shkrimi në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa e njëjta ka nis që ta heq shqipen nga shenjat në rrugët me të cilët menaxhon kjo ndërmarrje

Ndryshe, tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për ta heq gjuhën shqipe nga përdorimi, ka nis që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM. Është kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski që ka caktuar mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

“Më morën patentën, më..”/ Me këmbët mbi sendile, ‘Hati’ nuk i ndal ironitë: Më keni pyetur a ke nevojë për…(Video)

Vajza e njohur në rrjete sociale si Hati ndan me ndjekësit e saj në Tik Tok video të shumta nga jetesa e saj luksoze. Që prej ditës së djeshme Hatixhe Brikës i është sekustruar patenta nga Policia e Shtetit. Vajza e njohur në rrjete sociale si Hati ndan me ndjekësit e saj në Tik Tok video të shumta nga jetesa e saj luksoze.

Ajo kohët e fundit është bërë edhe mjaft e përfolur për problkemet në qarkullimin rrugor. Shpejtësia “skëterrë” me makinat luksoze të Hatit bëri që kësaj të fundit t’i ndalohet qarkullimi. Pas ngjarjes e cila bëri bujë të madhe Hati nuk i ka ndalur “kunjat” në rrjetet e saj sociale Tik Tok e Instagram për punonjësit e policisë.

Së fundmi ajo ka postuar sërish video duke treguar se është duke udhëtuar por kësaj here shofer është bashkëshorti i saj Jashar Stojku. Emër shumë i njohur pasi është bërë viral nga videot me mijëra shikime të Hatit. Ajo ka thënë me nota ironie se edhe pse i është sekuestruar patenta ajo udhëton “për shtatë palë qejfe” si paagjere e partnerit të saj.

Video Player

Me një fustan të shkurtër nusërie, Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë! Momente nga dasma

Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë.

Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe video në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë lajmin e bukur se ka zhvilluar ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj Kreshnik Gjergji.

Një foto , Dafina shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me detaje trëndafilash, me kapele me lule në kokë, ndërsa në një video tjetër bën gëzuar me partnerin dhe të ftuarit, duke mbajtur një dorë një certefikatë.

Në një foto tjetër duken dy duart e çiftit me unazë në gisht, lulet e nuses, një gotë verë, ndërsa në thoin e Dafinës është shkruar “Mrs”.

Më herët sot, ajo ka ndarë një foto në InstaStory, duke shkruar “Një ditë shumë speciale sot”. Thuhet se eventi është zhvilluar në Prishtinë.

Më 14 prill të këtij viti, Dafina mori një propozim shumë romantik për martesë. Ajo i tha “po” Kreshnikut, në një ambient me petale të bardha e qirinj.

Në disa foto të postuara, ylli ka zbuluar unazën mbresëlënëse që tërhoqi shumë vëmendje. Çifti janë në një lidhje prej më shumë se një vit.

Dyshja morën vëmendje edhe për ditëlindjen e Kreshnikut, pasi Dafina zgjodhi ta surprizojë me një makinë lukzoze. Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë në Instagram foto nga dhurata që ka zgjedhur për partnerin e saj, një Ferrari të zi.

Fυtja e një Ιυge në të br endshme mund të shρëtojë jetën e υαj zave të reja..!!

Fsh ehja e një lugë në të brendshme mund të duket e pakuptimtë, por ajo është në fakt një tr uk i zgjuar që mund të ndihmojë të shpë tohet jeta e mijëra grave të d etyruar të durojnë tregtinë e sk llevërve dhe tregtinë e s*ksit.

Të jesh një grua në këtë botë gjithnjë e më të dhu.nshme, dhe veçanërisht në disa vende, bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo ditë, shkruan ShkodraNews.

Episodet e dhu nës, ab uzimit dhe të gjitha llojet e nga cmimeve duket se janë bërë rendi i ditës, duke minuar kështu pavarësinë e arritur dhe lirinë e tyre.

Të jesh një grua nënkupton marrjen e rre ziqeve në mjedise të caktuara, jeni në rr ezik nëse dilni vonë natën për të shkuar në shtëpi, madje shqetësoheni për të marrë një shëtitje në plazh me një mikeshë.

Udhëtimi vetëm për një grua paraqet një rre zik shtesë, shkruan ShkodraNews. Përkundër rregullave të sigurisë, stacioneve dhe aeroporteve, ata mund të përpiqen të marrin disa masa paraprake shtesë, munden në disa raste të shp ëtojnë jetën e tyre.

Çdo ide e vogël apo e madhe është e mirëseardhur për t’u dhënë atyre një hapësirë shtesë sigurie.

Nora Adin, një profesore e re universiteti, dëshiron që ky truk të bëhet i njohur dhe të përhapet në sa më shumë njerëz të jetë e mundur, për të shpëtuar gratë që janë të dë nuara me martesa të de tyruara apo forma të tjera të sh typjes.

23 vjeça rja vendosi të përhapë metodën “lugë në të brendshme”. Një mënyrë për t’u kujdesur për të tjerët dhe për të shp ëtuar jetë.Ja se si funksionon:Ndërsa jeni në një aeroport dhe ju duhet të flisni me një agjent të sigurimit larg nga su lmuesi juaj, duke vënë një lugë ose një objekt metalik në mbathjet tuaj para se të kaloni kontrollin e sigurisë, ju shp ëton jetën.

Në këtë mënyrë do të aktivizohet detektori metalik në kalimin tuaj dhe një agjent ka shumë të ngjarë të të çojë në një dhomë private për t’ju kontrolluar.

Në këtë mënyrë ju do të jeni të sigurtë nga su lmuesi juaj ose nga ai që ju kë rcënon dhe mund t’i raportoni agjentit se çfarë po ndodh dhe të shpë toheni.Super!Ne mendojmë se ky është një truk që vlen të përhapet në mënyrë që sa më shumë gra ta lexojnë.