Epo υjeherr si kjo rraIIe gjen : Ja se cfare u beri ajo nυseve te saj

Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me m undime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:

Unë i kam tre djem dhe të gjithë shqyr Zoti janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…


Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj.

Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes,

pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta.

Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është ha lli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e he.tuar.

Ende pa i për funduar fjalët e mia, filloi të më bë.rt.as reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rë ndë, derisa sa më tha: oj pshu.rra.vicë,

tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e q elbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë.

E mbajta hid hërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zem ëri m dhe e kishte vre njtur fytyrën e tij.

Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hi dhër ua edhe reja e dytë, më of end oi rë ndë

dhe e ftoi birin tim i cili më of en doi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pis llëk me të cilin kam jetu qe sa vite.

Dola prej tyre, e pë rbu.zur dhe e nën çmu ar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për ur inën time.

Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë ,se kështu është gjendja e të moshuarve, sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël,

t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë, pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi.

Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash:

Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë. U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha:

Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë. U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha:

Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë. Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj.

Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shta ngur dhe u pen du an thellësisht për veprimin e tyre. Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë:

Këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pen dim në këtë ditë ashtu siç i rash pi shman

unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël, ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju priv uan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.

Nji hυni me ρolicen më simρatike në botë, shërben në një nga qytetet më të rrezlkshme(Foto)

Kjo police e bukur dhe seksi ka fansa në të gjithë botën që luten që t’i vënë në pranga.

Diana Ramirez e njohur në mediat sociale si ‘policja më e bukur në botë’ – ka folur për karrierën e saj në luftën kundër krimit , duke thënë se është “e nderuar” që shërben në forcën policore.

Oficerja e policisë kolumbiane patrullon rrugët e Medellin – dikur konsiderohej qyteti më i rrezikshëm në botë – por thotë se nuk do të hiqte dorë nga puna e saj e përditshme për t’u bërë modele apo influencuese.

“Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja sërish karrierën, nuk do të hezitoja dhe do të bëhesha sërish punonjës policie, sepse falë këtij institucioni jam kjo që jam”, tha ajo për JamPress për të vijuar: “I detyrohem policisë për gjithçka që ka bërë. Unë jam profesioniste dhe gruaja që jam sot”.

Ramirez nuk do të heqë dorë nga karriera e saj policore për t’u bërë një influencuese, por ajo zotëron një numët të konsiderueshëm ndekësish në rrjetin e saj social Instagram, ku shpesh poston foto të saj me uniformë.

Policia mahnitëse – e cila ka 393,000 ndjekës në Instagram – sapo është nominuar për Influencën e Vitit në Polici ose Ushtarake në Instafest Aëards, të cilat synojnë të njohin profesionistët që krijojnë përmbajtje dixhitale me një audiencë të madhe.

“Është një nder për mua të përfaqësoj policinë me këtë nominim”, tha Ramirez, e entuziazmuar nga ky dallim. “Ndihem shumë e lumtur sepse mediat sociale tregojnë punën dhe përkushtimin e të gjithëve që punojnë çdo ditë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një vendi më të mirë”.

Secila nga fotot e Ramirezit është e mbushur me komente nga meshkujt që shprehin admirimin e tyre për kukullën e policisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 10 Shtator 2024

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje, do të përfshihen në një periudhë tejet pozitive në të gjitha aspektet e jetës, si në atë profesionale, por kryesisht sentimentale. Më në fund do të arrijnë të rigjejnë ekuilibrin, i cili është vënë në provë vazhdimisht.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përfshirë nga stresi, si pasojë e ditëve të ngarkuara. Nuk do të ketë zhvillime aspak pozitive sa i takon raporteve ndërpersonale, ndërkohë që ekuilibrat do të jenë të lëkundur.

Binjakët

Do të rimerrni veten gradualisht nga sforcimet e ditëve të fundit, të cilat kanë qenë të mbushura me stres dhe nervozizëm. Nga pikëpamja profesionale dhe sentimentale, duhet vepruar me kujdesin maksimal.

Gaforrja

Do të arrini që të dilni nga një gjendje tensioni dhe nervozizmi, i cili ka karakterizuar ditët paraardhëse. Do të ketë rikuperim në sferën e ndjenjave, përfshirë edhe një përmirësim në fushën profesionale.

Luani

Do të vijoni të shijoni një moment të rëndësishëm lidhur me njohjet e reja, sa i takon sferës sentimentale. Edhe nga pikëpamja profesionale, parashikohen mundësi shumë të mira.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni të rigjeni sigurinë në punë, duke arritur objektivat e humbura gjatë javëve të fundit. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen momente romantike, bashkë me partnerin/en.

Peshorja

Do të përjetoni një intensitet të madh në çift në nivelin sentimental. Por nga pikëpamja profesionale nuk do të jeni shumë të vendosur, duke qenë të dyjëzuar para një sërë projektesh të rëndësishme.

Akrepi

Yjet do të jenë mjaft të favorshëm në të gjitha këndvështrimet, si në sferën sentimentale edhe profesionale. Duhet të jeni më të hapur për të mirëpritur mundësi interesante.

Shigjetari

Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale, ndërsa nga ajo profesionale, kjo periudhë do të jetë e karakterizuar nga një numër i madh angazhimesh dhe përgjegjësish.

Bricjapi

Duhet të merrni një vendim konkret lidhur me çështje të së kaluarës, të cilat vijojnë të jenë të pazgjidhura, shkruan noa.al. Nga pikëpamja profesionale, duhet të shmangni polemikat dhe ngarkesat me stres.

Ujori

Kjo e martë do të sjellë një periudhë rikuperimi nga stresi prej lodhjeve të javëve të kaluara. Po ashtu parashikohet një rikuperim i ndjeshëm edhe në fushën e ndjenjave.

Peshqit

Yjet do të ofrojnë mbështetje maksimale, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku mundësitë do të jenë të shkëlqyera. Ndërsa sa i takon fushës së ndjenjave, situata vijon të jetë kritike.

Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulës, fotografohen bashkë në plazhet e jugut

Reperi Ledri Vula është kapur mat gjatë pushimeve në një resort në Jug të Shqipërisë me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti.

Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime për ‘Anabel tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetri.

Zbulohet e dashura e re e Ledri Vulës, fotografohen bashkë në

Ledri Vula dhe Rina Zaiti / Foto: Anabel

Rina

FOTO / Një brune me famë botërore dhe e dashura e Albi Nakos! Cilat janë velinat që do të shoqërojnë Xhemin dhe Julin në “Fiks Fare”

Dori dhe Luisa janë dy velinat e reja të “Fiks fare”. Duke filluar nga sot ne mbrëmje, dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Julin dhe Xhemin.

Fiks Fare starton mbrëmjen e 9 shtatorit, sezonin e 22-të televiziv.

Këtë vit Fiksi vjen plot risi si në moderim, ashtu edhe në kërcim. Dyshes mjaft të dashur për publikun Juli dhe Xhemit, i bashkohen edhe dy velina te reja.

Bjondja Dori Staka, e cila njihet për lidhjen me balerinin Albi Nakon dhe brunia “caliente” Luisa Alexis Calderon Paez, që vjen nga Spanja. Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e show bizit shqiptar e atij ndërkombëtar.

Dori është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata.

Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në Moma Academy Milano. Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax. Mbetet për t’u përmendur puna e saj si balerinë me Laura Pausinin , Sffera, Fred de Palma, Gypsy Kings etj.

Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.
Këtë sezon televiziv iu bashkua shtëpisë së madhe të Top Channel për të qenë velinë e emisionit investigativ Fiks Fare.

Velinat e Fiks Fare

Mësuesi në Elbasan i kërkon nxënëses numrin e telefonit në FB/ Edhe pse i pezulluar, shkon në shkollë

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Fiks Fare”, solli rastin e një shkolle 9- vjeçare në Elbasan, e cila është bërë objekt hetimesh dhe inspektimesh, sepse një mësues i ka shkruar në “Facebook” një nxënëseje të klasës së 9-të, duke i kërkuar numrin e telefonit që të flasin ndonjëherë.

Kjo situatë për këtë mësues është e përsëritur, gati 1 vit më parë ka bërë po të njëjtën gjë me një tjetër nxënëse, por situata ka kaluar në heshtje.

Emisioni Fiks Fare, solli dëshminë e një mësuesi të shkollës ,i cili tregoi se është bërë objekt sulmesh nga drejtoresha e shkollës vetëm sepse e denoncoi rastin, pasi edhe ky rast do kalonte në heshtje si rasti i parë.

Ermali thotë se pas kësaj situate, drejtoresha e shkollës e ka vlerësuar dosjen e tij me “dobët”, ndërkohë që për 10 vite e njëjta dosje është vlerësuar me “shumë mirë”.

Jo vetëm aq, por mësuesi i cili i shkruajti nxënëses dhe mori nga shkolla paralajmërim për heqje nga puna për shkelje etike, po ashtu u pezullua pas nisjes së procesit hetimor është vlerësuar me “mjaftueshëm” .

Ermali thotë se e kanë mbështetur të gjithë mësuesit e shkollës, të cilët kanë bërë dhe një peticion për drejtoreshën. Por nuk po merret asnjë masë, madje mësuesi në hetim dhe i pezulluar vjen në shkollë dhe është përfshirë edhe në përgatitjet për nisjen e vitit të ri akademik.

Drejtoresha e shkollës në takim me gazetarët i gënjeu këta të fundit, duke thënë se mësuesi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, madje ajo tha se për mësuesin që shkruajti në “Facebook” edhe herën e parë e ka paralajmëruar me heqje nga puna.

Ndërkohë për vlerësimin e mësuesit në dosje “dobët” pranon se ka gabuar, duke u shfajësuar se ka qenë në momente tensioni dhe inati, duke anashkaluar profesionalizmin.

Mësuesi që i shkruajti në “Facebook”, nxënëses pranon se e bëri këtë gjë në një moment dobësie dhe nuk e arsyeton dot veprimin e tij.

Mësuesi pranon se ka shkuar në shkollë dhe është përfshirë në proces, ndërkohë që drejtoresha e mohon.

Për herën e parë që i dha një numër një nxënëse me anë të Facebook-ut thotë se drejtoresha ka bërë një procesverbal.

Ndërkohë që drejtoresha kërkon të shfajësohet dhe të thotë se gjithmonë ka vënë në dijeni zyrën vendore arsimore, kjo e fundit e mohon këtë gjë.
Zyra Vendore Arsimore Elbasan në një përgjigje për emisionin Fiks Fare thotë se nuk ka pasur asnjëherë dijeni më parë për situatë të njëjtë me mësuesin duke hedhur kështu poshtë atë që deklaroi drejtoresha. ZVA Elbasan po ashtu mohon të ketë dijeni që mësuesi ka shkuar në shkollë.

Ky institucion sqaron se mësuesi nuk duhet të hyjë në ambientet e shkollës deri në vendimin e prokurorisë.

“Gati burgu i natës!”/ Drejtoria e burgjeve jep njoftimin, si do funksionojë kjo alternativë e vuajtjes së dënimit

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar përmes një shkrese të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjithshëm dhe kryeprokurorin e SPAK, se është bërë funksional burgu i hapur në Tiranë.

Bëhet me dije se shkresa mban datën 30 gusht dhe iu është shpërndarë 23 institucioneve të drejtësisë, përfshi të gjitha gjykatat e të dyja shkallëve, KLGJ dhe KLP si edhe shefes së ekzekutimeve të vendimeve penale për t’u treguar adresën e burgut të hapur.

Burgu i hapur gjendet në ish-burgun e grave dhe aktualisht është bosh. Kategoria e të burgosurve që mund të fitojë burgosjen gjatë natës dhe ditën të jetë i lirë janë shtetasit që u ka mbetur më pak se 6 muaj dënim për vepra të lehta dhe me kushtin që komisioni penitenciar ta vlerësojë të parrezikshëm, si edhe kushdo që gjatë gjykimit është dënuar me gjysmë liri. I dënuari hyn në orën 17:00, qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes.

Prezantohet iPhone 16, është thuajse identik si iPhone 15

Apple ka prezantuar sot modelin e ri të smartfonëve, iPhone 16.

Telefoni i ri ndonëse ngjan thuajse i njëjtë me iPhone 15, vjen në disa ngjyra të reja, si dhe me konfigurim të kamerave dyshe në mënyrë vertikale, gjë që nuk shihej që prej iPhone 12.

Ndryshimet më të rëndësishme janë në brendësi të telefonit, si për shembull çipi A18 me proces 3nm që është 30 për qind më i shpejtë se procesori i iPhone 15. Por edhe një buton i ri që debutoi në modelet Pro të vitit të kaluar dhe një tjetër i kontrollit të kamerës fizike poshtë butonit të energjisë.

iPhone 16 do të jetë telefoni i parë i Apple që do të përdorë Apple Intelligence (beta) pas një përditësimi që vjen në tetor. Kompania njoftoi fillimisht softuerin e AI në WWDC, ku ishte i kufizuar vetëm për modelet e nivelit Pro iPhone 15.

Edhe një herë, iPhone standard do të vijë me një ekran 6.1 inç, ndërsa iPhone 16 Plus më i madh do të ketë një ekran 6.7 inç, të njëjtat madhësi si gjenerata e iPhone 15. Por ekranet për çiftin iPhone 16 mund të arrijnë 2000 nits ndriçim maksimal dhe me një zbehtësi sa 1 nit.

Inxhinieri i Gazit ‘plas deklaratën bombë’: Si Sali Berisha donte t’ia jepte Greqisë shërbimet për TAP-in

“Berisha donte t’ia jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte se Shqipëria nuk ka profesionistë”.

Kështu shprehet Haki Rrokaj, ish-inxhinier i përpunimit të vendburimeve të përpunimit të naftës dhe gazit, në një program televiziv.
“Kur merr përsipër një qeverisje, merr përsipër përgjegjësitë. Ne nuk kemi as paratë, por tani kemi mbetur edhe pa mendje.

Fakulteti gjeologji miniera, është shkolla ku unë kam përfunduar studimet, nuk ka një fushë që ë merret me studime specifike apo përgatitje specialistësh. Bota për gazin ka specialistë. Duhet një platformë që punët të bëhen nga specialistët. Të zgjodhën njerëzit që janë të fushës.

Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte ne nuk kemi përvojë. Ai, mund të mos ketë përvojë si doktor, sepse ai mund të ketë përvojë në salla operacioni apo salla kardiologjie, por pyet, pastaj fol.

Problemet që u krijuan me Greqinë, na kanë vonuar në zgjidhjen e problemit të kalimit të gazsjellësit dhe kalimit në rrjet. Ne kemi bërë disa takime për rrjetin shqiptar, me rusët, me grekët, me maqedonasit, janë bërë që në vitin 1990. Problemet që u krijuan nga politika deri në ‘95 kishin pasoja.

Pse greku donte që TAP-i të kalonte nga Igumenitsa, ishte çmenduri. Përveç distancës së madhe, thellësia ishte mbi 1000 metra.

Kush është ai që do të shpenzojë kur ka mundësi të harxhojë më pak?

Pas Berishës ishte Ilir Meta kryeministër. Ai thoshte që tani që u ndërtua TAP-i Shqipëria ka një pavarësi të dytë. Sa TAP-a e TAP-a do të vijnë e do të ikin. Por ato nuk i japin pavarësinë Shqipërisë. Pavarësinë ia jep një platformë e qartë për të nxjerrë e përdorur gazin e saj”, u shpreh Rrokaj.

Më tej duke folur për TAP, Rrokaj shprehet se Shqipëria nuk ka përfitime të mëdha nga ky projekt, përsa kohë nuk merr gaz.

“TAP-i është për mua një tubacion që kalon në Shqipëri dhe kaq. Tashmë është e domosdoshme që ato probleme që ju i keni trajtuar në emisionet që keni bërë me ekspertët, është e nevojshme të zgjidhet sasia e gazit që duhet siguruar.

E dyta, mënyra se si do të zgjidhet TEC-i i Vlorës, pasi kjo që kanë bërë tani është provizore. TEC-i i Vlorës do furnizim të
pandërprerë. Në kushtet kur Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz, edhe në Shqipëri ka pasoja.

Dua të flas pak infrastrukturën e TAP në ato zona ku kalonte gazsjellësi. TAP-i nuk ka bërë infrastrukturë në Berat se ishte human. E ka bërë sepse ia ka dashur puna. Ndaj ka bërë diçka edhe për ne.

Ka numëruar karrot e dheut dhe thoshin kaq karroca me dhe i hoqëm për të bërë një urë kalimi me hapësirë 34 metra. Të thotë ky grupim i tillë me një potencial kaq të fuqishëm u mora me karrocat e dheut, nuk më duket normale. Thonë që kanë shpenzuar 19 milionë dollarë për Shqipërinë, por kjo është thikë me dy presa”, tha Rrokaj.

E KRYER/ Arlind Ajeti drejt Superligës turke, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare arrin akordin me…

Arlind Ajeti drejt transferimit në Superligën Turke. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Rumania.

Bëhet me dije se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me skuadrën e Bodrumspor, ku së fundmi firmosi edhe Taulant Seferi.

Nga ky transferim klubi i Kluzhit, që disponon kartonin e Ajetit, pritet të përfitojë 300 mijë euro. Një hap i rëndësishëm ky në karrierë për 30-vjeçarin, i cili dëshiron të japë kontributin e tij edhe për disa vite me fanellën e Shqipërisë.

Pavarësisht se prej kohësh i dëmtuar, Ajeti arriti të jepte një kontribut të çmuar te skuadra e Kluzhit, duke u shndërruar në një lider.

Ai u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë pas largimit nga Pordenone.