Gazetari Marrin Mema: Kam 11 υjet që Greqia më ka shpallur non-grαda, asnjë reagim nga shteti shqiptar

Gazetari Marin Mema tregoi në “Top Story” se pretendimet se ai është shpallur non grata në Greqi janë të vërteta dhe se sipas tij më e keqja është se qeveria shqiptare nuk ka reaguar.

“Non grata prej 11 vjetësh tashmë sepse po bëja punën e gazetarit. Po shkoja të raportoja të vërtetën, siç kam bërë në vazhdimësi. Armët e mija në thonjëza ishin stilolapsi edhe një bllok shënimesh”, tha Mema.

“Ajo që është për të të ardhur keq është mosreagimi i autoriteteve shqiptare. Unë në vazhdimësi e kam thënë edhe me doza ironie se “kush mund ta vazhdojë rrëfimin vetë”.

Pra unë isha thjesht një gazetar, një njeri i parrezikshëm, pavarësisht se u konsiderova rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi. Apelasi për ata që e dinë është pesë vjet, unë e kam kaluar dhe maksimumin e kam 11 vjet, pra jam shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

“Autoritet shqiptare kurrë nuk kanë reaguar, ndërkohë në rastin konkret ja çfarë ndodh, për një gjë që në fakt është e drejtë e shtetit shqiptar”, tha gazetari referuar rastit të burgosjes së Fredi Belerit në Himarë, vendim për të cilin qeveria greke ka reaguar.

Kυjdes kur shkoni në hoteΙe, këto janë 6 υendet ku mund të fshihen kamerat

Një stjuardese ka postuar një video në TikTok ku tregon rutinën e saj të ecjes në një dhomë hoteli për të qenë të sigurt nëse ka apo jo kamera.

Me avancimin e teknologjisë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vigjilent ndaj shkeljeve të mundshme të privatësisë. Kjo është arsyeja pse duhet të siguroheni të inspektoni tërësisht dhomat e hoteleve për ndonjë kamera spiune të fshehur.

Këtu janë gjashtë vende ku këto pajisje mund të fshihen

Detektorë tymi: Një nga vendet më të zakonshme për t’u fshehur kamerat spiune është brenda detektorëve të tymit. Këto pajisje zakonisht montohen në tavan, duke siguruar një pikë të favorshme ideale për të regjistruar vizitorët që nuk dyshojnë.

Pasqyrat: Pasqyrat ofrojnë mbulim të shkëlqyeshëm për fshehjen e kamerave të vogla. Shumë kamera spiune janë krijuar për t’u dukur si pasqyra të zakonshme, duke i bërë ato tepër të vështira për t’u zbuluar.

Priza elektrike: Një vend tjetër ku kamerat spiune mund të fshihen në mënyrë diskrete është brenda prizave elektrike. Është relativisht e lehtë për dikë me qëllim keqdashës të instalojë një aparat fotografik pas kapakut të një prize.

Orët me zile: Orët me zile janë pajisje të zakonshme në dhomat e hoteleve dhe, për fat të keq, mund të shërbejnë edhe si vende fshehjeje për kamerat spiune. Disa orë alarmi kanë kamera të integruara që mund të regjistrojnë audio dhe video pa tërhequr shumë vëmendje.

Pastruesit e ajrit: Pastruesit e ajrit po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në dhomat e hoteleve dhe pamja e tyre që nuk bie në sy i bën ata një vend të mundshëm fshehjeje për kamerat spiune. Këto pajisje përzihen pa probleme me mjedisin, duke e bërë të vështirë zbulimin e ndonjë pajisjeje të fshehur të mbikëqyrjes.

Piktura në mur: Kornizat e fotografive ose veprat e artit mund të përdoren për të fshehur kamerat spiune. Këto pajisje të fshehura mund të instalohen pas kornizës ose brenda vetë veprës së artit, duke siguruar një pikë shikimi që është sa diskrete dhe efektive.

Ndërsa këto gjashtë pika janë zona të zakonshme ku mund të fshihen kamerat spiune, është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë pika të tjera inovative fshehjeje.

Kristjan Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2, duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit, duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

Pas kësaj sfide, për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh se fitorja është e rëndësishme për rrugëtimin e skuadrës në Ligën e Kombeve, ndërsa tregoi edhe për hatërmbetjen me Manaj teksa ky i fundit mori përsipër goditjen e një faulli duke i marrë topin Asllanit.

“Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.

Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.

Faulla që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Rey, por u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.

Me sa po blihen e shiten sot monedhat e huaja? Ja kursi i këmbimit valutor për këtë të djelë 8 Shtator 2024

Sot, më 8 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë.

Euro blihet me 99.3 lekë dhe shitet 100 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.7 lekë, ndërsa në shitje me 106.9 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Bashkë me gushtin largohen dhe temperaturat e larta, java e re ‘sjell’ zyrtarisht vjeshtën, ja moti sipas SHMU

Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme.

“Por në çfar përkthehet kjo? Kjo përkthehet në rradhë të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marrim ditët me rradhë”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura.

Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.
Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

Rama “fshin” Ballën, Gjiknurin dhe Klosin nga qarqet politike për zgjedhjet e 2025!

Partia Socialiste ka tashmë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve të vendit që do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të 2025.

Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues të politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve.

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.

Në Vlorë drejtues politik do të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Rama ka larguar nga ky Qark Blendi Klosin, i cili do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Asambleja Kombëtare e PS

Kryetar i Asamblesë – Blendi Klosi

Nënkryetar të Asamblesë – Ilva Gjuzi dhe Besa Spahon

Sekretar i Asamblesë – Onit Beleri

Sekretariati ekzekutiv i partisë

Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi

Sekretari i organizmit dhe zgjedhjeve- Damian Gjiknuri

Sekretare e gruas –Evis Kushi

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi

Sekretare për Diasporën – Zerina Bruçi

Sekretare e Marrëdhënieve ndërkombëtare – Romina Kuko

Sekretari i rinisë – Roi Bashaj

Rama i hoqi kontrollin e Tiranës, Erion Veliaj nuk e fsheh mërzinë (Video)

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste po ndante krerët e qarqeve që do të drejtojnë fushatën elektorale në qarqe, duket se Erion Veliaj nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrin, për heqjen e kontrollit të plotë për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, teksa vendimi i Ramës që këtë funksion ta ndajë me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu, duket se nuk e ka pritur mirë.

Teksa Rama ia komunikoi publikisht, kamerat u fokusuan tek Veliaj, i cili u shfaq i mërzitur.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i Bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu”, tha Rama.

https://streamable.com/e/57iycl?quality=highest

“Më vjen tυrρ që jam shqiptare”, G. rυαja nga Berαti shρέrthen: Kisha FAT që u m. αrtουa me një italian

“Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht. 

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar, por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.

Ajo tregon më tej se i tha mikut të saj se femrat shqiptare janë të vuajtura pasi marrin rroga qesharake dhe nëpërkëmben.

Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje qytetares është komenti, që ka bërë një grua shqiptare, e cila kishte prenotuar një dhomë në të njëjtin hotel ku kishte prenotuar edhe miku i saj italian.

Gjatë një bisede të shkurtër me burrin italian, gruaja tregon se bashkëatdhetarja e saj, rreth 45-vejçe, filloi të shante Shqipërinë dhe njerëzit këtu.

Ajo tregoi se ndihej me fat që ishte e martuar prej 17 vjetësh me një burrë italian dhe kishte shpëtuar nga Shqipëria.

(Video) Shqiptarίn e zë haΙΙi me komshien pasi deΙ në baΙΙkon

Kemi dëgjuar shpesh histori nga miqtë tanë apo mund edhe t’i kemi përjetuar vetë ato momente të sikletshme

kur dalim në ballkonin e shtëpisë dhe në pallat dëgjojmë disa ulërima “qejfi” të komshijeve tona.

Një rast i ngj/ashëm i ka ndodhur një djali tek Kodra e Diellit, i cili i shqe/tësuar nga zhur/mat që lëshon komshija e tij, i bën thirrje pub/likisht ta ulë pak zërin…

“Pershendetje joq. I bej thirrje komshies ta uli pak zerin. Anonim ju lutem”,-shkruan ai.

Emίgranti deΙ në t αkimin e ρarë me një υα jzë shqiρtare, ai shkυΙ fΙokët nga kërkesα e s. αj

Një vajzë është takuar me një djalë emigrant nëpërmjetë hallës së saj për t’u njohur dhe për të krij uar një lidhje.

Por sipas gazetares  vajza pasi ka dalë në një tavolinë vetëm me djalin e ka pyetur për

gjendjen ekonomike dhe më pas i ka kërkuar para me pret.ekstin se do te rregullonte shtëpinë.

Pas kërkesës së vajzës, djali i ka thënë hallës së saj se nuk do që ta takoj më. Ndërkohë vajza e ka quajtur djalin kur.nac.