Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë teksa këndon e kërcen me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi(VIDEO)

Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar. Së fundmi, Meta ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

Një ditë pas “festës”, ish-presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.

VIDEO

E rëndë në Greqi! Shqiptari dh*non gruan në sy të fëmijëve, godet me grusht pas koke edhe vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi mbrëmjen e 26 gushtit, ku një 36-vjeçar nga Shqipëria, pasi ka ardhur nga puna në gjendje të dehur, ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

greqi

Siç bën me dije Protothema, më pas i akuzuari ka vazhduar të dhunojë gruan e tij para fëmijëve të tyre me shprehje të turpshme, më pas ka shkuar drejt vajzës së tij dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka rrëfyer se një natën para se të ndodhte kjo skenë dhune, 36-vjeçari e kishte dhunuar dhe përdhunuar.

Shqiptari tashmë është arrestuar, ndërsa ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

I paraburgosuri ndërron jetë pas takimit me babanë në Korçë

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas shfaqjes së komplikacioneve shëndetësore në qeli.

I paraburgosuri, Aurrel Sabriu, shfaqi probleme në burgun e Korçës, pas një takimi që pati me të atin. Ai humbi ndjenjat në dhomën e tij pasi takoi babanë dhe u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës. Më vonë 49-vjeçari u dërgua për trajtim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

“Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë”, thuhet në njoftimin e burgut të Korçës.

Përse u tërhoq nga politika? Ish-kryeparlamentarja Topalli tregon arsyet e distancimit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli foli në një emision televiziv lidhur me jetën e saj politike pas një shkëputje prej 10 vitesh nga Kuvendi. Zonja Topalli në emisionin Dekalog tregoi se pse ka qëndruar e distancuar nga politika muajt e fundit. Një ndër arsyet, rrëfen zonja Topalli kanë qenë edhe kohët e vështira që ka kaluar politika shqiptare, por kryesisht opozita.

“Ka momente kur njeriu do të flasë, por ka edhe momente kur flet heshtja. Unë kam 10 vite që nuk jam pjesë e Parlamentit, por kjo nuk më ka penguar që të jem aktive në politikë. Por kam marrë kohë për të marrë iniciativa të rëndësishme.Shkëputja ka qenë qoftë edhe për arsye familjare, private.

Në politikë duhet të dish edhe kur të flasësh apo guxosh. Nuk kanë qenë kohë të lehta këto për politikën, sidomos për opozitën. Por ka kohë, kur duhet të flasësh dhe të reagosh”, u shpreh zonja Topalli në intervistën e saj.

Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra

Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion.

“Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për pensionistët janë parashikuar dy fonde. Fondi i parë është shpërblimi i fundvitit në masën 5 mijë lekë të rinj për çdo pensionist.

Fondi i dytë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve. Në zbatimin e buxhetit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë dhe i bie për çdo muaj me 481 lekë.

Ky fond do zbatohet për tre muaj, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, i bie që mesatarisht që një pensionist të marrë 1910 lekë të rinj në muaj.

Unë prisja që me mbarimin e shtatorit, nga ana e qeverisë me paratë e grumbulluara të dërgojë në dikastere para për të shpërndarë sipas efekteve që do japë në ekonomi.

Të gjithë pensionistët pa përjashtim se kur kanë datë, në 1 tetor do marrin indeksimin. Aktualisht, nuk ka një shifër të përcaktuar. Ka hamendje se do jetë më e lartë se rritjet e kaluara. Me buxhetin që është, pensionet e ulëta do marrin më shumë nga indeksimi. Ndërsa sa i përket shtesës, është parashikuar të marrin nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra bonus, përveç asaj që marrin si bonus”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.

I mori më qafë luksi dhe nuset e huaja! Londra u heq vizën vëllezërve Dauti

Dy vëllezërit Fation dhe Isuf Dauti shkruan në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, por më vonë iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar pasi ata u martuan me gra nga vendet e BE.

Gazeta britanike “Express” shkruan se Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) dyshon se ata kanë qenë në krye të një bande të madhe të krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës në Londër.

Fation Dauti 39 vjeç dhe vëllai më i vogël Isuf Dauti vijon më tej gazeta se ata nuk mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria pasi të dy kanë humbur ankesat kundër urdhrave të ndalimit të Home Office.

“Të dy erdhën në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, por iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar pas çdo gruaje të martuar nga vendet e BE-së, Letonia dhe Bullgaria”.

Edhe pse kishin të ardhura jo të mjaftueshme, ata bënin jetë luksi duke shpenzuar për makina sportive apo duke bërë blerje në Harrods, një nga dyqanet me të shtrenjta.

Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) më 28 gusht hodhi poshtë ankesën e Isuf Dautit, 32 vjeç, i cili kishte kundërshtuar refuzimin e Home Office.

Dy motrat Iagin njëra-tjetrën me shampanjë, Marina nxjerr pamjet nga festa e ç mendur e Luanës në jug

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Për këtë moment të veçantë për të, ajo ka organizuar një festë me miqtë e saj më të afërt.

Eventi është zhvilluar në Jug, ndërsa kanë qenë të ftuar dhe shumë personazhe VIP.

Sakaq, në rrjtetet sociale janë publikuar edhe pamjet nga festa e çmendur e moderatores. Është motra e saj, Marina e cila ka ndarë më ndjekësit momentet më të nxehta të festës. Në një video të publikuar nga kjo e fundit, ajo dhe Luana shfaqen duke lagur njëra-tjetrën me shampanjë.

Në festë ka qenë po ashtu i pranishëm edhe Krenar Çoçaj, i dashuri i Luanës. Dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhjen, por ishte kunati i saj Geti ai i cili publikoi foto me Krenarin nga festa e moderatores.

Dri dhet Zelensky, jep dorëheqjen edhe ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka dorëzuar dorëheqjen.

Zelensky po përgatitet për një riorganizim të qeverisë që do të prekë më shumë se gjysmën e ministrave, teksa vendi përballet e luftën e nisur prej Rusisë, dy vjet më parë.

Dorëheqja e tij pason dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë, të Mjedisit dhe të Industrive Strategjike një ditë më parë.

Sk αndaI në lοkaIin në Tiranë, qγtetari fiΙmοn sk.enαt e n χehtα mes një ÇlFΤl

Disa pamje të t.urpshme janë duke qarkulluar në internet, pasi personi që e ka fotografuar kete skene thote

se behet fjale per nje situate qe ka ndodhur në ambientet e një lokali të njohur në Tiranë pranë Fakultetit të Histori Filologjise. 

Ky cift qe shihni edhe ju ne foto, kanë shkëmbyer puthje pasionate dhe madje vajza i ka hipur mbi prehër të dashurit të saj.

Foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ një qytetar dhe shkruan se nuk e kupton se si të rinjtë lejohen të dhurojnë skena +18 në ambiente të tilla pu/blike.

Siç dallohet në foto djali i ka futur duart në pjesët intime vajzës.

Dhe më keqja është se askush nga drejtuesit e kafes në fjalë nuk u kanë thënë asgjë.

HABlT shqiptarja: Nuk kαm b.υrrë, ama çdo natë e b. ëj me..

Një 34 vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë. Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit.

Kjo është historia emocionuese e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht. 

Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë.

Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull. Ndaj nuk i futem aspak njohjeve.

Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët.

Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.