Humbi ndjen jat në fushë, futbollisti 27-vjeçar vd* s pas 5 ditësh qëndrimi në spitaI

Futbolli uruguaian është zhytur në zi. Pas pesë ditësh në spital, Juan Izquierdo i Nacional dha frymën e fundit sot në moshën 27-vjeçare.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Montevideos ishte rrëzuar në orët e para të së premtes së kaluar në fushë, gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur ta kapërcejë problemin, i cili ka shkaktuar humbjen e ndjenjave dhe pak orë më parë ka ndërruar jetë.

Ekipi i tij, Nacional he i gjithë futbolli i vendit, është zhytur në zi pas ngjarjes së rëndë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në minutën e 75-të të ndeshjes në stadiumin “Morumbi” në Sao Paulo. Mbrojtësi nga kryeqyteti uruguaian u rrëzua në fushë. Izquierdo rifitoi vetëdijen përpara se të hynte në ambulancë dhe u dërgua në spital për analiza të mëtejshme. Por, për fat të keq, ai nuk arriti ta kapërcejë problemin (aritmia e zemrës sipas raportimeve), e cila e shkaktoi humbjen e vetëdijes dhe më pas vdekjen.

https://twitter.com/Nacional?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1828606877048950830%7Ctwgr%5Eb6272709012c1f1c744e9f1cfa3ed5ec2af279db%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Ffutbolli-ne-zi-humbi-ndjenjat-ne-fushe-futbollisti-27-vjecar-vdes-pas-5-ditesh-qendrimi-ne-spital%2F

Zbulohet dyshja e re e Fiks Fare/ Rikthehen në një pozicion krejt ndryshe dy prej figurave ikonike të ekranit

Sezoni i ri në ekranin më të dashur të shqiptarëve nis plot surpriza.

Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.

Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet 21 vitesh Fiks fare.

Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ‘Fiks Fare’. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.

Çdo mbrëmje,Juli dhe Xhemi do t’ua bëjnë më të bukura mbrëmjet shqiptarëve, duke u servirur investigime, kronika denoncuese, apo edhe intervista humoristike nga çdo cep i Shqipërisë.

Programi më i ndjekur investigativ, i cili bazohet te denoncimet dhe korrupsioni i të gjitha hallkave të administratës, ka punuar gjatë këtyre javëve, duke zbuluar nga çdo skaj i Shqipërisë problematikat e shumta.

Xhemi Shehu dhe Julian Deda do të pasojnë drejtimin e Fiks Fare pas një 7—vjeçari të suksesshëm nën moderimin e Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut! Dyshja me humorin dhe batutat pikante, ironinë e hollë dhe ndjeshmërinë njerëzore, mbajtën të mbërthyer para ekranit shikuesit, ndërsa u bënë zëri për problemet e shumë qytetarëve, që morën zgjidhje përmes Fiks Fare.

I kërkon shokυt ti ruajë g. rυan, ndοdh e ρ αpritυra me ÇlFTlN në Durrës! (Video)

Një burrë i cili emigronte për të fituar para për familjen e tij kur është larguar i ka kërkuar shokut të tij të kujdesej për gruan.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se pasi burri ka ikur gruaja ka nisur një lidhje me shokun e tij.

Sipas gazetares, ata janë dashuruar me njëri-tjetrin dhe gruaja i ka kërkuar burrit divorcin.  

Aks ident  në aksin rrugor Korçë-Maliq, dy makina bëhen co pash

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur të mërkurën në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet tip Benz i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur një mjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në aksin tjetër të rrugës nacionale, manovër kjo që ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve.

Vetëm një ditë më parë në këtë aks ka mbetur e plagosur rëndë një 53-vjeçare pasi u godit nga një mjet i shërbimit publik.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.7 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.3 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Ka harruàr mb athjet në shtëρi, kush është aυokatja që i doΙi b..tha? (foto)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje elegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.


Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.

Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.

Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:

Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”.
Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Vetë Milana bën me dije:

Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”.
Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.

V. αjzat shqiρtare sh. esίn trυρίn në mes të rrugës, “ç’mεndet” shqiptari…

Pros*titucioni është një fenomen i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i pranishëm,

teksa në Itali disa vajza fotografohen në rrugë, ndërsa shihet qartë qëllimi i vajzave si dhe një makinë dhe disa karrige. 

Ka qenë një qytetar, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë të JOQ Albania,

ka vënë në dukje fe/nomenin, ndërsa shkruan se makina është me targa shqiptare dhe se vajzat shesin trupin për pak lekë. 

Qytetari shkruan: Po sh/iten te shkr/etat. Me erdhi inat se kishin parkuar automjetin me targa shqiptare.

Shesin veten per pak leke dhe parkojnë automjetin qe ti shef e gjithë bota. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 28 Gusht 2024

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft interesante nga pikëpamja sentimentale, ku nuk do të mungojnë takimet e reja. Përfshirja në eksperienca të reja profesionale, do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja.

Demi

Do t’iu duhet të përshtateni me ndryshime të ndjeshme në rutinën tuaj, të cilat do të rezultojnë më të frytshme nga sa mendoni, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja. Kjo e mërkurë do të sjellë rezultate të mëdha. Rikthimi i pasionit është mjaft i mundshëm.

Binjakët

Takime dhe angazhime të ndryshme janë mjaft të favorshme dhe kjo gjë do ju vjedhë shumë kohë, por mos u dekurajoni. Kjo është një fazë me luhatje emocional, ndaj shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme brenda fundit të muajit. Kjo e mërkurë parashikohet të jetë relaksuese, pasi do ju lejojë që të keni më shumë kohë për veten.

Gaforrja

Në vendin e punës nuk duhet të tregoheni negativ, pasi ka disa të reja të papritura të cilat do jenë mjaft të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaj. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti ideal për të rikuperuar.

Luani

Mos u tregoni shumë impulsiv dhe të nxituar në marrjen e vendimeve të caktuara lidhur me ndjenjat, pasi shpesh nga frika se mos zhgënjeni, rrezikoni që të shkoni kundër impulseve tuaja. Nëse keni diskutuar me një person të shtrenjtë në jetën tuaj, ky është momenti për të rikuperuar.

Virgjëresha

Duhet të jeni vetja juaj, sidomos në dashuri, ndaj mos ndryshoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Intuita juaj e shkëlqyer do të vlerësohet pa masë në vendin e punës. Kjo është një periudhë mjaft interesante dhe e mbushur me të reja të cilat duhet ti vlerësoni, lidhur me karrierën tuaj.

Peshorja

Disa ndryshime që kanë ndodhur javëve të fundit ju kanë bërë konfuz dhe të paqëndrueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Puna ecën mirë, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni përsipër përgjegjësi të reja, për tu siguruar se projektet tuaja do të realizohen në kohë.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më të vendosur dhe profesional. Shmangni humbjen e kohës me diskutime aspak produktive, pasi rrezikojnë që t’iu bllokojnë.

Shigjetari

Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese, lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Bricjapi

Jini të qetë lidhur me karrierën tuaj aktuale, pasi lodhja e akumuluar mund t’iu ngadalësojë, shkruan noa.al. Në dashuri nuk duhet të jeni të ndrojtur, pasi takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori

Ka disa mundësi premtuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë dhe të rifitojnë siguri. Së fundmi keni qenë shumë dembelë dhe të shkëputur dhe për këtë arsye duhet të përvishni mëngët. Horoskopi i kësaj dite sjell mundësi të mira, për të mbyllur një çështje që keni nisur prej kohësh.

Peshqit

Jeni shumë kokëfortë, sidomos në dashuri, por disa keqkuptime duhen trajtuar me kujdesin maksimal. Pasi në të kundërt rrezikoni që të ushqeni tensione të rrezikshme për stabilitetin e raportit tuaj.

Ndezi dy zjarre se donte… të fIirtonte me zjarrfikësit, arrestohet 44-vjeçarja në Greqi

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një 44-vjeçare në Tripoli të Greqisë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve.

Gruaja dyshohet se ndezi dy zjarre në ditët e fundit, të cilët dolën nga kontrolli dhe dogjën një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por rrezikuan dhe banesat pranë.

Por ajo që e bën të veçantë këtë histori, është që gjatë marrjes në pyetje gruaja e ka pranuar se i ka ndezur zjarret me qëllimin e vetëm që të vinin zjarrfikësit, pasi siç tha ajo kishte shumë dëshirë që të flirtonte me ta.

Kjo gjë i ka çuditur autoritetet të cilët kanë ngritur akuzat për 44 vjeçaren që tashmë rrezikon një dënim të rëndë, por edhe gjobë.

Dasma përfundon në tr agjedi! Goditi me shuplakë nusen pse i shkeli këmbën, të afërmit e vajzës d hunojnë dhëndrin

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar gjatë një dasme në Greqi ditën e djeshme në Pirgos, ku po zhvillohej një ceremoni martesore, e cila është kthyer në arenë boksi.

Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur në momentin, ku gjatë ceremonisë së kurorëzimit nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit. Gjë kjo që s’i ka pëlqyer aspak dhëndrit dhe ka goditur me shuplakë nusen.

Menjëherë kanë reaguar të afërmit e nuses të cilët kanë nisur të dhunojnë dhëndrin. Dasmorët e tjerë kanë vrapuar në panik për të dalë nga kisha, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë.

Dita më e bukur për çiftin është kthyer në një makth dhe nusja për shkak të situatës ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital. Në spital është dërguar edhe një nga të ftuarit pasi ka marrë disa goditje gjatë përplasjes.

Nusja ka deklaruar se ajo nuk është qëlluar kurrë më parë nga bashkëshorti i saj.

“Nuk më ka goditur kurrë në fytyrë. Kur unë i shkela në këmbë, ai hoqi kurorat, më shtyu në shpatull dhe u largua nga Tempulli i Shenjtë”, tha ajo.