Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në kanalet e komunikimit pasi u “kryqëzua” nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të Euro 2024.
Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës.
Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që mesa duket i ka rihapur.
Java e tretë e qershorit duket se do të sjellë verën e vërtetë. E gjithë Shqipëria gjatë kësaj jave do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius.
Sipas të dhënave të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja klimatike e muajit qershor.
Kulmin e tyre temperaturat do ta shënojnë ditën e premte, me me vlerat maksimale që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius në qytetet Fier, Berat dhe Elbasan.
Ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë në Gjirokastër, Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, në vlerat mimimale që do të variojnë nga 12 në 22 gradë celcius.
Kryeministrja Italisë, Giorgia Meloni, ka mbyllur me një kërcim mjaft special samitin e G7, i cili u mbaj në Puglia, Itali.
Në pamjet e postuara nga vetë kryeministrja në rrjetet sociale, ajo shihet duke kërceyer “pizzica” një kërcim tipik popullor pulian.
“Ishte një nder për Italinë të organizonte dhe të priste G7. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme”, ka shkruar ajo krahas videos e cila u bë menjëherë virale.
Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marwan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.
Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre.
Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit.
Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.
Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.
Hungaria pësoi disfatë 3-1 nga Zvicra, në ndeshjen e Europianit. Përtej rezultatit, ajo që bëri më shumë bujë, është një futbollist mbipeshë i hungarezëve.
Sulmuesi Martin Adam u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 79-të, në vend të Milos Kerkez. 29-vjeçari, i cili luan për skuadrën koreano-jugore Ulsan HD, u përshkrua si “absoluti” nga tifozët.
Një ndërtesë guri e madhe, e rrumbullakët, 4.000-vjeçare e zbuluar në majë të një kodre të Kretës po i huton arkeologët dhe kërcënon të prishë një projekt të madh aeroporti në ishullin turistik grek .
Ministria e Kulturës e Greqisë tha të martën se struktura është një “gjetje unike dhe jashtëzakonisht interesante” nga qytetërimi Minoan i Kretës, i famshëm për pallatet e tij luksoze, artin madhështor dhe sistemin enigmatik të shkrimit. E ngjashme me një rrotë të madhe makine e parë nga lart, rrënojat e ndërtesës labirintike 1.800 metra katrorë dolën në dritë gjatë një gërmimi të fundit nga arkeologët.
Vendi ishte caktuar për një stacion radar për një aeroport të ri në ndërtim pranë qytetit të Kastelli. I vendosur të hapet në vitin 2027, ai parashikohet të zëvendësojë aeroportin e dytë më të madh të Greqisë në Heraklion dhe i projektuar për të trajtuar deri në 18 milionë udhëtarë në vit.
Arkeologët nuk e dinë ende se për çfarë ishte struktura në majë të kodrës. Është ende nën gërmim dhe nuk ka paralele të njohura minoane. Pra, për momentin, ekspertët spekulojnë se mund të ishte përdorur për një funksion ritual ose fetar.
E rrethuar nga tetë mure guri me shkallë deri në 1.7 metra të larta, struktura e brendshme u nda në hapësira më të vogla, të ndërlidhura dhe mund të ketë pasur një çati të cekët konike.
Deklarata e ministrisë tha se nuk duket të ketë qenë një banesë dhe gjetjet nga brenda përfshinin një sasi të madhe eshtrash kafshësh. “Mund të jetë përdorur periodikisht për ceremonitë e mundshme rituale që përfshijnë konsumimin e ushqimit, verës dhe ndoshta ofertave”, thuhet në deklaratë.
Ministrja e Kulturës Lina Mendoni, një arkeologe, u zotua se gjetja do të ruhet ndërsa do të kërkohet një vend tjetër për stacionin e radarit.
“Ne të gjithë e kuptojmë vlerën dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe potencialin e rritjes të projektit të aeroportit të ri. Është e mundur të vazhdohet me aeroportin, ndërkohë që u jepet antikiteteve mbrojtjen që meritojnë”, tha ajo. Ministria tha se ndërtesa u përdor kryesisht midis viteve 2.000 dhe 1.700 pes dhe u themelua rreth kohës kur pallatet e para të Kretës po ndërtoheshin, duke përfshirë Knossos dhe Phaistos.
Trashëgimia e pasur kulturore e Greqisë shpesh rezulton në konflikt interesi gjatë projekteve të ndërtimit.
Në fund të shekullit të kaluar, një vendbanim i tërë i fortifikuar në majë kodre nga mijëvjeçari i tretë pes u gërmua dhe më pas u shkatërrua gjatë punimeve të ndërtimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.
Deri më tani, të paktën 35 vende të tjera arkeologjike janë zbuluar gjatë punës në aeroportin e ri të Kastellit dhe lidhjet e tij rrugore, tha ministria./ CNN
“Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë”, ka denoncuar prestigjiozja britanike BBC, duke cituar dëshmitarë.
Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur, si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose që janë nxjerrë sërish në det pasi arritën në ishujt grekë, sipas BBC.
Roja bregdetare greke, ka kundërshtuar të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.
Media britanike, shkruan se ka publikuar pamjet e 12 personave, duke u futur në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas janë braktisur në një gomone.
Qeveria greke është akuzuar prej kohësh se i ka kthyer emigrantët me detyrim, duke i shtyrë drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Por, BBC ka publikuar shifrat që tregojnë se emigrantët kanë vdekur rezultat i veprimeve të rojes bregdetare greke.
A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit? Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë.
Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.
Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami, kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.
Gjithashtu, rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.
Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens, përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.
“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë.
Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni.
Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë”.
Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin sulmuesit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami në EURO 2024, i cili theu rekordin e tij duke çuar topin në rrjetë pas vetëm 22 sekonda lojë.
Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë, Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes dhe theu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.
“Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Pra, pse të habitemi? Epo, ata shënuan në sekondën e 22-të. I lumtë”, tha ish-sulmuesi rus.
Ai shtoi se: “E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për njëzet vjet! 67 sekondat nuk janë aq të shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse ma kujtojnë atë”.