Përfυndojnë në υrgjencë tre anëtarë të një familjeje, dγshohet se… u rrahën me njëri-tjetrin

Ρolicia e stacionit në Shtime të Kosovës ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “12 Qershori”. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje, si pasojë e së cilës janë lënduar tre persona.

Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore, por janë dërguar në urgjencë në qytetin e Ferizajt.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për trajtim të mëteshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Miçotaqis presion Shqipërisë: Integrimi i vendit tuaj në BE, kalon nga Greqia

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet me vendet fqinj si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sa i takon takimit që kryeministri Edi Rama pati me shqiptarët në Athinë, Mitsotakis u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për ta ndaluar një organizim të tillë pavarësisht thirrjeve të bëra nga krahu i djathtë i politikës greke.

“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Kjo, natyrisht, nuk i pengoi populistët e njohur dhe “patriotët e kanapit” që të na drejtonin gishtin, duke kërkuar ndalim verbër, pa shpjeguar sigurisht se si dhe pse”- tha Mitsotakis.

Ndërsa vijoi të theksonte kushtet që sipas tij, Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE.

“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe euroshqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, bazën e prezumimit të pafajësisë. Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”– shtoi kryeministri grek.

Ndërsa sa i takon zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut ku të zgjedhurit e rinj të shtetit nuk pranojnë t’i referohen vendit të tyre me emërtimin e dalë nga Marrëveshja e Prespës, tha se ecuria e procesit të integrimit europian të vendit varet nga respektimi i këtyre marrëveshjeve.

E punësoi për t’i pastruar shtëpinë/ Arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Greqi, t entoi të ρërdh *υnonte ρυnonjësen, i shqeu rrobat dhe…

Një 53-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e thjeshtë”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois”.

Aty kishte shkuar për te pastruar një 53-vjeçare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i shqyejë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistencën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka nxjerrë jashtë banesës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë vënë në pranga 53-vjeçarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.

Me plagë të rëndë në bark, 40-vjeçarja që u qëllua me armë gjahu nga babai transportohet drejt Traumës

Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai gjatë pasdites së sotme (19 maj) është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

40-vjeçarja ka plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Kujtojmë se i ati 82-vjeçar, pasi plagosi me armë të bijën pas një sherri të momentit, ka qëlluar dhe veten duke mbetur i vdekur.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen , rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Erërat fryjnë me shpejtësi 200 km në orë/ Përmbytje në Itali, Francë e Gjermani

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.

Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan.

Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.

Guvernatori i rajonit të Venetos e ka përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.

Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, ku një valë e pazakontë e të nxehtit po mbretëron derisa temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius.

Në perëndim të Gjermanisë, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Saarland.

Saarbrucken dhe komunat e tjera gjermane kishin vështirë në evakuimin e banorëve, për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha.

As në Francë nuk është aspak më e mirë gjendja, ku Meteo France i ka vendosur 39 rajone nën flamurin e verdhë që paralajmërojnë stuhi të fuqishme.

Edlira e Alba, ç ifti i së njëjtës g jini kυrorëzojnë dashύrinë! Kërkojnë të mαrtohen në gjendje ciνile! Sot ceremoni në tarracën e bashkisë

Në betejën për tu martuar ligjërisht, Edlira dhe Alba, të cilat bashkëjetojnë prej 14 vitesh, do të festojnë dashurinë e tyre në një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës sot, bekuar nga 2 pastorë anglezë. Për Report Tv ato thonë se ky është një hap simbolik drejt lejimit të martesave brenda së njëjtës gjini.

Të premten, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

https://youtu.be/0Zsim3ocCbM?si=Ci2fhQQ0xfkVxp8p

Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë.

Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore do ta konkretizojnë sot duke u veshur të dyja nuse.

“Dasma jonë do bëhet në tarracën e bashkisë sepse është publike dhe mund të përdoret nga të gjitha taksapagues të rregullt, siç jemi dhe unë dhe Eda. Nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë vend. Dasma në vetvete është mesazh se jemi çifte si gjithë të tjerët. Mund të hasim vështirësi, kush nuk has vështirësi fundja? Dashuria është dashuri dhe nuk ka pse të mohohet nga askush”, thotë Alba.

“Emocionet janë shumë të mëdhaja. Provuam të dyja fustanet. Zgjodhëm fustanin e parë. Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi të emocionuara, ngarkuara, siç ndjehet çdo çift.”, u shpreh Eda.

Në tarracën e bashkisë ku shpesh janë kurorëzuar në ceremoni simbolike çifte nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në festën e tyre, Edlira dhe Alba thonë se nuk do të ketë përfaqësues nga bashkia, por kanë marrë dy pastorë nga Anglia.

“Nga Anglia sepse në Shqipëri nuk kemi gjetur askënd që të jetë i hapur për të transmetuar fjalën e zotit ashtu siç është. Jemi të detyruara ta gjejmë mirëkuptimin jashtë Shqipërisë”, tha Alba.

Të pranishmet më të veçanta në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, do të jenë patjetër vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

“Na u desh të regjistronim vajzat vetëm në emër të Edës për shkak të procedurave”, tregoi Alba.

Me 25 maj në Tiranë do të ketë edhe një paradë, e cila është bërë e përvitshme me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve se çdo individ ka të drejtë të meritojë të jetojë i lirë dhe pa frikë

“Është momenti që politikanët të flasin hapur dhe t’i shohin të drejtat e komunitetit LGPT me përparësi”, tha Alba.

Emigranti shqiptar vjen nga Anglia dhe i ρrezanton famiΙjes të dαs. hurën, nënës i bien të fi kët pasi…!!

Një djalë shqiptar që jetonte në Angli disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.

Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.

Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeç are ishte shta tzënë.

Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fi kët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.

“Një djalë është rikthyer nga emig racioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze.

Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë,

sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shta tzënë.

Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fi kët”, tha gazetari.

Mbi 90 mln paund pasuri, Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Britani nën 40 vjeç

Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç.

Në të njëjtën listë ka qenë edhe emri Harry Styles.

Sipas mediave të huaja pasuria neto e të dy këngëtarëve u publikua si pjesë e edicionit të parë të Listës së të Pasurëve të ‘The Sunday Times 2024Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024, dhe në pozitën e përbashkët të 29-të me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe.

Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.

Në listë ishte Ed Sheeran ai që u emërua si muzikanti me pasurinë më të madhe në 2024.

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të vështira emocionalisht…

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.

“Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!”-shkroi Arbana Osmani krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë.

Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur. Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështirë dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.

“Meqë po më vijnë shumë pyetje “Si je dobësuar?”, që pas ardhjes nga Meksika kam pasur ca ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë dhe kam humbur oreksin. Do shëndoshem prap shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook.”– shkroi ajo.

Një foto në Facebook u bë shkak, fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bυrri ta qëΙΙonte 15 herë me th ikë

40-vjeçarja Enkelejda Limaj, Danaj ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje, vijojnë të përshkruajnë mediat greke historinë tragjike të shqiptares së vrarë në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj. Raporti mjeko-ligjor i trupi të vlonjates përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17 vjeç dhe të dy lanë Vlorën për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

‘Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha’, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në Facebook e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

‘Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Tregues i kësaj apatie te autorit është fakti se 4 orë para vrasjes ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet. Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash. Të hënën në 20 maj shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.