Krimi në Lushnje/ “Vajza pυnonte në Tiranë”, flαsin fqinjët me Ιot në sy: Kohët e fυndit…

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.

Babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten, flet i afërmi: Vajza ishte divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati…

I afërmi i familjes ka treguar se 40-vjeçarja ishte e divorcuar, ndërsa fëmijët qëndronin me babain e tyre.

“Se si kanë qenë ata nuk e di. Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte mbajtur dhëndri.

Vajza jetonte vetëm në Tiranë. Unë e kam baxhanak. Nuk e di si i kanë pasur rrethanat.

Nuk kanë pasur më parë probleme”, tha i afërmi i familjes .

Presidenti iranian është zhdukur, helikopteri që po udhëtonte pëson ulje të menjëhershme

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është zhdukur, disa media flasin për një aksident të mundshëm pasi helikopteri me të cilin ai po udhëtonte ka pësuar një ulje emergjente.

Në zonë, rreth 600 kilometra larg Teheranit, sipas dëshmitarëve, kishte mjegull të dendur. Në bordin e helikopterit ishte edhe ministri i Jashtëm.

Ndërkohë që po zhvillohen kërkime nga ekipe të pajisur me dronë, por kushtet e motit janë të pafavorshme.

Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi ka konfirmuar për televizionin kombëtar se një nga helikopterët ku udhëtonte presidenti ka pasur një ulje të vështirë.

Ndërkohë udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.

Batuta për të shoqin u bë virale, Françeska tregon çfarë i tha Ergysi kur e takoi! Ish-banorja e BBV zbulon kush fshihej pas veshjeve të saj të shtrenjta

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip 3, e cila u largua mbrëmjen e djeshme (18 maj) nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që ka bërë për të shoqin, gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, e cila u bë virale.

Ajo, në emisionin Big Brother Fun Club, tregoi se çfarë i tha bashkëshorti kur e takoi.

“U përqafuam, u puthëm dhe gjëja e parë që më tha ishte ‘zemra, unë jam bërë viral me dorinën. Edhe sot në mëngjes, kur kemi dalë në lagje për të pirë kafe, asnjë nuk e përshëndeste në emër por të gjithë e përshëndesnin si dorina. Thashë obobo ç’paskam bërë. Unë isha me mikrofon të fikur”, u shpreh missi.

Françeska gjithashtu ka shuar kuriozitetin e shumë njerëzve, se kush fshihet pas veshjeve të saja luksozve.

“Unë kam tre shoqet e mia shumë shumë të mira që janë kujdesur për mua gjatë gjithë kohës dhe nuk më kanë lënë asnjë sekondë të mos shkëlqej në atë shtëpi. Janë shumë shumë të mira dhe për çdo prime janë kujdesur në mënyrë kategorike që unë të isha e kombinuar me këpucë, me vëthë me fustane”.

Gjithashtu, ish-banorja ka zbuluar se fustanin e finale, Egla do e marrë nga ajo..

“Fustanin e Eglës për finale vetëm prisni që ta shihni se kam filluar që tani përgatitjet dhe do të jetë perfekt.”

“Dje isha në këtë avion, ja si rrezikohet jeta në Shqipëri”

Kohët e fundit, Shqipërisë i janë bashkuar disa kompani ajrore që ofrojnë fluturime me çmime të ulëta ose siç njihet ndryshe “low-cost”.

Kompania iralandeze “Ryanair” është një ndër të fundit që ka mbërritur në Shqipëri, por siguria e avionëve të saj lë shumë për të dëshiruar.

Një qytetar që ditën e djeshme ka udhëtuar me një avion të kësaj kompane ka dëshmuar sigurinë e saj.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihet se si para nisjes, tekniku rregullon një prej krahëve të avionit.

Por gjatë fluturimit, kjo pjesë e rregulluar nga tekniku duket se ka rënë pasi mungon në krahun e avionit.

Nuk dihet se si ka rënë kjo pjesë dhe as çfarë ka ndodhur me të…

Mesazhi i qytetarit:

Dje isha ne kte avjon. Ja si rrezikohet jeta ne shqipri

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë.

Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policiët.

Ndërkohë, janë vendosur gjithsej 11.039 masa administrative të vendosura. 99 masa ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. Në pamjet e sjellja nga Policia e Shtetit, duken disa mjete luksoze, që u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë. 205 masa u vendosën për përdorim celulari gjatë drejtimit, 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 8042 masa për qëndrim të gabuar.

Nuk kanë munguar as pezullimet e patentave, në 9 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit, në 54 raste për tejkalim shpejtësie, ndërsa u bllokuan 9 mjete, tre prej të cilave me targa të huaja.

https://top-channel.tv/video/top-channel-gara-shpejtesia-me-mjete-luksoze-policia-ndalon-drejtuesit/embed/#?secret=cUARRhGtNm

Pirro i Epirit shkatërronte ushtritë romake dhe Kartagjene, si dhe ideoj një urë midis Shqipërisë dhe Italisë

Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushtincën e Otrantos. Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) në jug të Italisë, një koloni Spartane, e kishte hale në sy flotën Romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshtim me marrëveshjen) dhe i kërkoi ndihmë Pirros…

Pirroja ëndërronte të ngrinte një perandori në perëndim, të ngjashme me atë të 40 vjetëve më parë nga kushëriri i atit të tij, Aleksander Molosi. Roma, që tradicionalisht konsiderohet e themeluar në vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti më i fuqishëm në Itali dhe, më pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme në një konfederatë nën udhëheqjen romake. Si rrjedhojë, ajo ishte bërë gati një republikë e bashkuar edhe mjaft e fuqishme.

Pushtimi i galëve apo i keltëve vërshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr dhe duke dominuar një pjesë të madhe të Italisë për njëfarë kohe. Luftërat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr kishin përfunduar kur Pirroja nisi të hidhte një sy nga Perëndimi i frymëzuar ndoshta nga ura portative që kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet më parë. Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari që konceptoi një urë të ngjashme përmes Adriatikut në pikën e tij më të ngushtë, në ngushtincën e Otrantos.

Rasti i volitshëm erdhi në vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) në jug të Italisë, një koloni Spartane, e kishte hale në sy flotën Romake në portin e vet (gjë që binte në kundërshtim me marrëveshjen) dhe i kërkoi ndihmë Pirros. Pa pritur që të zgjidhte problemet inxhinjerike të urës, ai shfrytezoi metodën konvencionale, duke kaluar me anije përmes Adriatikut me 25.000 trupa.

Përveç 3000 kalorës, ai mori dhe 19 elefantë lufte, kafshë gjigande të cilat italianët i shihnin për herë të parë. Kur panë ushtrinë romake që afrohej Tarentit ia dhanë Pirros komandën supreme të forcave antiromake, duke preferuar që më mirë t”i nënshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakëve Barbarë. Në fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kërkuar që të vepronte si arbiter, midis Romës dhe Tarentit, mirepo konsulli ia preu shkurt duke i thënë që të shihte punët e veta e të kthehej në Epir. Kur prapavija romake kapi një ushtarë spiun Epirot,

Levini i tregojë atij një loje stërvitore dhe pastaj e lëshoi që ti thoshte Pirros se, nëse e brrente kureshtja për ushtarët dhe taktikat romake, duhej të shkonte e t”i shihte me sytë e vetë. Në betejen që u zhvillua me pas në Heraklea, afër Tarentit(280 para Kr.) Pirroja u ndesh me një ushtri romake dy herë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shumë oficerë dhe ushtarë, saqë thirri: “Edhe një betejë tjetër si kjo dhe me duhet të kthehem vetëm në Epirë “Prej këtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros’.

Ky ishte kontakti i parë ushtarak i Romës me botën e lindjes por jo i fundit. Duke shpresuar për Paqen dhe Lirinë e bashkësive greke në Itali. Pirro dërgoi në Romë ministrin e tij më të zotë në artin e oratorisë, Linean, kujtesa fenomenale e këtij të durguari e habiti Plinin, pasi ai “kishte fiksuar emrat e senatorëve dhe të kalorësve romake vetëm një dite mberritje në Romë. Por Roma nuk pranoi të hynte në bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Në pamundësi që ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht që të kalonte dimrin në Jug.

Gjatë rrugës, leshoi robërit romake të veshur e të mbathur dhe me para, duke u thënë që të ndërmjetësonin për paqen në emër të tij. Ndërkohë, Kartagjena pranoi ti vinte në ndihmë Romës me një aleance ushtarake, duke shpresuar që të zgjeronte zotërimet e saja në Sicili. Kjo e alarmoi shumë kolonine greke të Sirakuzës, e cila iu lut Pirros për ndihmë ushtarake kundër Kartagjenës. Pirroja nuk priti që ti thonin dy herë.

Ai u hodh në Sicili në vitin 278 para Kr..dhe me strategjinë e tij të shkëlqyer arriti t’ua rimerrte Kartagjenasve pjesën më të madhe të ishullit/ZgjohuShqiptar.info

Si e shijonin jetën Ilirët dhe ku ndryshonin me grekët e lashtë?

Nga Marin MEMA

Përshkrimi i Ilirëve është i ndryshëm tek shumë autorë të lashtësisë, por ajo që spikat ka të bëjë me faktin se ata dinin ta shijonin jetën e mbi të gjitha ishin mjaft të hapur.

Të dhënë pas kënaqësive, ata shtroheshin në gosti dhe ndërsa pinin mbanin mbështjellë një brez rreth barkut, të cilin e shtrëngonin gjithmonë e më shumë.

Ndryshe nga ç’bënin grekët e lashtë, Ilirët në gosti shkonin sëbashku me gratë e tyre të cilat siç pohojnë disa autorë shpesh në përfundim i mbanin mbi shpinë. Edhe pse këto detaje janë dhënë nga historianët grekë Atheneu dhe Theompopi për të denigruar në një farë mënyre figurën e popullësisë që ata e konsideronin barbare , në fakt kanë bërë të kundërtën.

Kjo sepse shoqeria Ilire duke pranuar edhe gratë në tryeza të tilla, tregonte se ishte më e hapur, se ajo greke, ku bashkëshortet nuk lejoheshin apo dënoheshin me vdekje nëse merrnin pjesë.

Pija kryesore që konsumonin ilirët ishte vera. Ajo që prodhohej nga rrushi quhej “baliska” apo “kokolobos” por në rrethinat e Dyrrahut, nga treva e taulantëve vinte “hidromeli” vera ilirë e bërë nga fermentimi i mjaltit.

Ndërkohë, populli konsumonte birrë dhe sipas historianit romak Amian Marcelinit, pija që përdornin ilirët e varfër quhej “sabaia” dhe kishte përbërje elbi apo gruri.

Kënaqësitë e jetës i shoqëronin me muzikë e valle, ndërsa i binin fyellit dhe kishin një kercim te ngadalshëm të njohur si jambik molos, dy detaje këto karakteristike për dardanët de molosët.Si më të shfrenuarit në qejfe mbahen ardianët aristokratë, për të cilët thuhet se pinin dhe deheshin çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se duhen bërë përgjithësime masive.

Por përtej zbavitjes, Ilirët në Adriatik kishin famë si lundërtarë por edhe piratë duke u bërë zotër të Adriatikut dhe Jonit lindor.

Ata kishin aftësi të mira edhe në ndërtimin e anijeve dhe pikërisht sikurse tregon historiani grek Polybi, ilirët ndërtuan plot 100 të tilla me kërkesë të Filipit V, në vitin 216 para Krishtit.

E pra, që të krijosh kushtet për ta shijuar jetën padyshim që duhet të kesh edhe prirje apo zgjuarsi që krijojnë standardin, cilësi të cilat padyshim që nuk ju kanë munguar Ilirëve.

Çfarë pinin ilirët? Birrë, verë dhe ujëmjaltë

Përveç ujit dhe qumështit, ilirët e lashtë konsumonin edhe disa nga pijet më të vjetra të njerëzimit.

Sipas dëshmive të historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara kolonizimit të Adriatikut nga fiset greke.

Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë. Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën.

“Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit… Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin”. – Theopompi.

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6,000 vjet dhe përshkruhen nga qytetërimi i lashtë i sumerëve.

Birra besohet se u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase me bazë elbin, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.