Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 17 Gusht 2024

Dashi

Kjo e shtunë do të jetë disi e ngadaltë, por mos u dekurajoni. Të paturit e ditëve jo shumë pozitive është mjaft e pranueshme, sidomos në këtë periudhë stresuese për punën. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm për tu rikthyer në lojë, pasi në çështjet e biznesit, parashikohen mundësi shumë të mira.

Demi

Në dashuri mos u tregoni shumë cinik, pasi parashikohet një ditë mjaft e mirë për të rigjetur harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerin/en. Në vendin e punës duhet të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm, sa i takon realizimit të një projekti të ri.

Binjakët

Advertisements

Parashikohen mundësi shumë të mira për tu relaksuar më shumë dhe për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj. Vlerësoni më mirë kohën e kaluar me familjen apo partnerin/en.

Gaforrja

Duhet të shfaqeni më të vendosur në gjykimet që do të keni, pasi jeni duke kaluar një periudhë shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Megjithatë kjo e shtunë do të sjellë investime të rëndësishme. Në çështjet e dashurisë nuk duhet të jeni të nxituar.

Luani

Kjo ditë do ju gjejë mjaft të zënë në punë, ku do të jeni të lodhur, por në të njëjtën kohë të mbushur me kënaqësi. Në dashuri, duhet të përfitoni nga ndonjë mundësi më shumë, pasi i keni të gjitha gjërat në rregull për të mbyllur të kaluarën dhe për të jetuar aventura të reja emocionuese.

Virgjëresha

Ky është një moment gjatë të cilit duhet të tregoni më shumë durim në çështjet e biznesit, pasi parashikohen mundësi shumë të mira për të rivendosur kontaktet me kolegët apo bashkëpunëtorët të cilët nuk i dëgjoni prej kohësh, lidhur me një projekt të ri. Në dashuri gjatë kësaj dite duhet të kërkoni më shumë kompromis.

Peshorja

Për të rikthyer harmoninë dhe stabilitetin në dashuri, keni nevojë për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull nga e kaluara. Duhet të tregoheni më të kuptueshëm dhe të dëgjoni më shumë partnerin/en. Role të reja do ju lejojnë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës.

Akrepi

Përfshirja në eksperienca të reja, do të jetë prioriteti juaj absolut, sidomos nëse ndiheni gati për tu rikthyer në lojë për projektet profesionale. Në sferën e ndjenjave, kjo e shtunë do të sjellë përgjigje të rëndësishme.

Shigjetari

Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmëritë tuaja lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet ti çoni deri në fund, shkruan noa.al. Në fushën e ndjenjave, një shkëndijë e papritur do ju bëjë euforik.

Bricjapi

Më në fund do të keni një ditë të lirë për të kaluar më shumë kohë me familjen, me miqtë apo partnerin/en. Duhet të pushoni më shumë, pasi ju presin projekte të rëndësishme. Këshillohet që të jeni më të matur me shpenzimet, sidomos nëse keni në plan udhëtime të reja.

Ujori

Kjo e shtunë do të sjellë mundësi të mëdha për të marrë në dorë disa projekte të lëna pezull prej kohësh, për të nxjerrë anët më të mira të tyre. Në dashuri do të ketë mundësi të mëdha për të përjetuar emocione të forta.

Peshqit

Disa punë në grup, do të kenë nevojë për më shumë bashkëpunim. Gjetja e kompromiseve të vlefshme, do ju lejojë që të gjeni zgjedhje interesante. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj.

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat.

Por a e dini se nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg?

Qepë

Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina, e cila largon mushkonjat. Ju mund t’i hani ato si pjesë e një vakti ose veçmas.
Uthull molle

Për ne është e padukshme, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër.

Thjerrëzat, fasulet, domatet

Këto tre ushqime janë në të njëjtin grup, sepse të treja përmbajnë tiaminë, e njohur më mirë si vitamina B1. Edhe pse mund të mos e vini re aq shumë, kjo vitaminë largon insektet në përgjithësi.

Ushqim i kripur

Kur hani ushqim të kripur, niveli i kripës në trup rritet dhe shpejt bëhet i padurueshëm për mushkonjat.

“PIas” grushti mes deputetëve në Parlament, burra dhe gra dhunojnë njëri-tjetrin (Video)

Deputetët e parlamentit të Turqisë kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës në seancën e kësaj të premteje.

Ata kanë bërë “bujë” pasi janë përleshur fizikisht gjatë seancës. Mësohet se një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.

Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.

Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarëkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat.

Pavarësisht burgimit, Atalay u zgjodh deputet në maj të vitit të kaluar me Partinë e Punëtorëve të Turqisë (TIP). Parlamenti ia hoqi mandatin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij.

Noizy futet live në Instagram sapo doli nga burgu dhe jep lajmin e rëndësishëm, por ndalon papritur makinën dhe….

Është lënë i lirë nga Gjykata e Durrësit ditën e sotme këngëtari i njohur Noizy, pasi pagoi një garanci prej 5 milionë lekësh të reja.

Sapo ka lënë ambientet e paraburgimit, ai është futur live në Instagram, ku ka folur me ndjekësit e tij pas disa ditësh izolim.

Ai u shpreh se i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve. Ndërkohë tha se ka një lajm të rëndësishëm për fansat, ku pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën që u arrestua, tha se të mërkurën e 21 gushtit do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, Selman Stërmasi.

Ndërkohë teksa ishte duke udhëtuar me makinë, i ka kërkuar mikut të tij që të ndalojë menjëherë makinë, ka hapur derën dhe ka përqafuar një djalë të vogël, i cili i kërkoi që të bënte foto.

“Sa kisha pa prek telefonin…. Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them… kam besim të drejtësia e dy dyja vendeve”, tha ai ndër të tjera.

Arrihet akordi, Kumbulla lë Romën. Ja ku do të huazohet mbrojtësi i Kombëtares

Dy ditë nga ndeshja e parë në Serinë A, vijojnë lëvizjet në shtëpinë e Romës. Largimi i radhës është ai i Marash Kumbullës.

Klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanyol për të huazuar një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Sot, po mbyllen edhe detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe Kumbullën do ta shohim në La Liga sezonin e ri.

“Espanyol ka rënë dakord për marrëveshje huazimi për të nënshkruar me Marash Kumbulla si qendërmbrojtës i ri nga AS Roma. Detaji i fundit u rendit sot pasi Kumbulla lë Romën me efekt të menjëhershëm”, shkruan gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Shqiptari hyn në korsinë e gabuar, përplaset me një mjet, një i υd* ekur, në k oma një grua dhe një fëmijë

Një aksident regjik është regjistruar ditën e djeshme në Kroaci. Mësohet se shqiptar i Kosovës është aksidentuar me një mjet tjetër ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Raportohet se aksidentin ka ndodhur dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Media kroate “Index” raporton se aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me veturën me targa sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.

Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë të cilët kanë marrë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shqiptar të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në gjëndje të rëndë në koma. Një 18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.

Gjykata e Durrësit liroi Noizyn nga burgu, reagon menjëherë Stresi

Gjykata e Durrësit liroi nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur me ermin e artit Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni, me 2 gusht në Pejë.

Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë të rinj.

Pas këtij vendimi, reperi tjetër i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reguar me anë të një insta-story në Instagram.

“Happy for u Zin” shkruan Stresi, në një foto ku shihen të dy përqafuar.

Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovar dhe për të vendos Gjykata e Pejës.

QëΙΙoi për υ* ekje tezen e tij dhe e raportoi si ν*αsje, si u zbulua kr. imi i 36-vjeçarit

Është zbardhur misteri i vrasjes së një 62-vjeçareje në Janinë, e cila u qëllua për vdekje me pushkë gjahu.

Viktima mësohet se është vrarë nga nipi i saj pas një sherri mes tyre në banesë, për motive financiare.

36-vjeçari fillimisht e raportoi si vrasje, por kur u mor në pyetje nga policia rrëfeu se ishte ai që kishte kryer krimin.

Sipas informacioneve mes tyre kishte ndodhur një përleshje dhe 36-vjeçari ka marrë pushkën duke e qëlluar për vdekje.

Nipi ka telefonuar autoritetet paraditen e së premtes, duke pretenduar se e ka gjetur të vrarë 62-vjeçaren dhe është është marrë në pyetje.

Pak më vonë ai ka rrëfyer aktin e tij dhe po vijojnë hetimet me qëllim që autori të tregojë pranë autoriteteve se ku e ka hedhur armën e krimit.

Trag jike në SHBA/ Tre vjeçari ν* es nga i nxehti në makinë

Një djalë trevjeçar humbi jetën pasi babai i tij e la brenda në makinë ndërsa shkoi të blinte në një market.

Pas pune i ati me fëmijën në makinë kishte ndaluar në një market në Kalamazoo County, Michigan. Vetë hyri në market ndërsa të voglin e la në makinën e parkuar pranë marketit.

Policia po heton për të verifikuar sa orë ka qëndruar në makinë i vogli që i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Aktualisht është e paqartë nëse prokurorët planifikojnë të ndjekin kallëzim penal kundër babait të djalit në këtë moment dhe hetimet janë duke vazhduar.