Moderatorja tregon si trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget nga porti i Barit në Durrës!

Pushimet të kthehen në hall”, kështu thotë mes rreshtave moderatorja e njohur Bieta Sulo, teksa ka rrëfyer “tmerrin” e një natë me parë ku iu desh të udhëtonte me traget nga porti i Barit për në Durrës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, Sulo ka ngritur shqetësimin se si qindra qytetarë të cilët duhet të vinin në Shqipëri iu desh të “strapacoheshin” në qiell të hapur teksa prisnin nisjen e tragetit të tyre, lundrimi i të cilit u anulua e u shty disa herë, pa asnjë arsye specifike.

“Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura”, shkruan moderatorja ndër të tjera.

Teksa ka kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet për të marrë masa, pasi është e patolerueshme të ndodhin ngjarje të tilla, Sulo ia ka bashkangjitur postimit dhe fotot ku qindra qytetarë shihet teksa presin nisjen nga porti i Barit për në Durrës.

Postimi i plotë i Bieta Sulos:

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget. Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht.

Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura.

Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim. “Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar cfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh. Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh. Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur.

https://www.instagram.com/p/C-mqLJetQ_9/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Flifestyle%2Fskandaloze-moderatorja-tregon-si-trajtohen-pasagjeret-qe-udhetojne-me–i72098#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1374%2C%22ls%22%3A654%2C%22le%22%3A765%7D

Një ditë më pas. Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja. Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites. U futëm në traget. Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”. Në atë moment sapo ishin bërë. Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.

Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30. Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën. Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë. Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall.

Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024!

E reja ARRESTOHET në Turqi se shau Erdoganin! (Video)

Një gjykatë turke urdhëroi të hënën, arrestimin e një gruaje me akuzën e nxitjes së urrejtjes dhe fyerjes së presidentit, Recep Tajip Erdogan.

E gjitha sepse në Turqi u ndalua për disa javë përdorimi i rrjetit social Instagram.

Në një intervistë të postuar në një kanal në YouTube javën e kaluar, kur Instagram ishte ende i bllokuar, Dilbura Y. ishte një nga kalimtarët që u pyet për ngjarjen.

Nëse ne e lëmë sistemin parlamentar dhe ia japim të gjithë pushtetin një burri të vetëm, ai do ta përdorë atë si “stallin e babait të tij. Ndër të tjera në intervistën e saj, e reja komentoi edhe personat që mbështesin ndalimin e Instagramit dhe vrasjen e qenve endacakë (2 nisma të ndërmarra nga qeveria e Erdogan): Ju jeni idiotë. Ju po ia dorëzoni të gjitha të drejtat tuaj një personi të vetëm”, tha e reja, sipas mediave lokale.

Për të gjitha ato që tha, e reja u arrestua me urdhër të një gjykate në Izmir.

Grida Duma dhe Ervin Salianji “ar ratisen” nga Shqipëria, kapen mat në…

Ervin Salianji dhe Grida Duma janë kapur mat në aeroportin e Frankfurtit.

Në fotot e siguruara nga “CNA”, të realizuara mbrëmjen e kaluar, Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar.

Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike.

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.

Emrat, pasuria/ Kush janë 5 miliarderët Shqiptarë për vitin 2024?

Njihuni me miliarderët më të mëdhenj shqiptarë të cilët po korrin suksese të mëdha duke qënë pronar të firmave të ndërtimitt, kompani celulareve, si edhe biznese të shumta anembanë botës.

Vendi i parë: Nazif Destani – 3 miliardë dollarë

Pasuria e tij është më shumë se tre miliardë dollarë, derisa numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botë. Miliarderi është vëllai i aktorit Blerim Destani. Babai i tij është Lazim Destani dhe është president i “Ecolog International”, që gjithashtu ka në pronësi klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova.

Vendi i dytë: Nicolas Berggruen (Moisiu)- 2 miliardë dollarë

Nipi i aktorit të famshën me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është një miliarder që zotëron një pasuri mbi 2 miliardë dollarë.

Ai ka refuzuar të ketë të mira materiale, duke preferuar të shëtisë në mbarë globin. Nipi miliarder që jeton si “endecak” i aktorit të njohur me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, djali i së bijës së aktorit Moisiu, Nicolas Berggruen, ka zgjedhur të jetojë nëpër hotelet dhe avionët më në zë të botës.

Në 2011 nipi i Aleksandër Moisiut ka shpenzuar rreth 12 milionë paund në një fushtatë për të shpëtuar Kaliforninë nga borxhet e saj rrënuese.

Vendi i tretë: Sahit Muja – 2 miliardë dollarë

Sahit Muja është një biznesmeni i cili zotëron Kompaninë Bytyci të mineraleve, nje rrjet restorantesh firme ndertimi etj. Ne Turqi ai behet aksioner i nje nder aksionereve me te fuqishem te Turk Alpanslar dhe partise se tij.Me pas ai ka shkuar si nje biznesmen i fuqishem ne Amerike ku atje shtoi pasurine e tij duke hapur nje firme ndertimi. Pasuria e tij shkon deri në 2 miliardë dollarë.

Vendi i katërt: Samir Mane- 1.2 miliardë dollarë

Samir Mane është president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik.

Zamir Mane ka lindur ne Korce. Pas renies se komunizmit ka emigruar ne Austri ne kohen kur ishte student per gjeologji dhe punoi disa kohe si perkthyes atje.Me pas startoi kompanine e tij atje ne vitin 1992 ku tregtonte pjisje elektroshtepiake me cmim te lire. Pasuria e tij shkon deri në 1.2 miliardë dollarë.

Vendi i pestë: Behgjet Pacolli- 1 miliard dollarë

Ai është politikani më i pasur në Kosovë, ku nga deklarimi fillestar në vitin 2014 i janë llogaritur rreth 215 milionë euro, ndërkohë që sa i përket bizneseve të shumta të tij ai është shprehur se bëjnë me tepër se 1 miliardë euro.

Ernest Muçi drejt Aston Vilës, turqit presin 19 milionë euro… Ja detajet e kontratës

Karriera e Ernest Muçit mund të marrë një tjetër kurs. Fantazisti pritet të shitet nga Beshiktashi pas vetëm 6 muajsh dhe në Turqi thonë se oferta e Aston Vilës për lojtarin e Kombëtares shqiptare është pranuar nga klubi.

Është gazetari i njohur turk, Mehmet Demirkol, i cili konfirmon se diçka të tillë e ka dëgjuar nga një burim serioz. Sipas asaj që kam dëgjuar nga një burim serioz, Ernest Muçi do të shitet nga Beshiktashi. Ekipi anglez flitet se ka ofruar 19 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, me 15 milionë euro direkt dhe 4 milionë të tjera në formë bonusesh.

SITUATA

Ernest Muçi u ble këtë dimër për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve luajti si titullar. Me ardhjen e trajnerit holandez Xhovani Van Bronkorst, shqiptari e humbi fanellën e titullarit. Muçi pëlqehej nga holandezi, por ai preferoi Rafa Silvën, një përforcim që ekipi turk mori nga Benfika dhe kjo u pa në dy ndeshjet zyrtare, me Gallatasarajin në Superkupën e Turqisë dhe Samsunsporin në kampionat, ku ish-lojtari i Tiranës nuk u aktivizua asnjë minutë.

Të dyja ndeshjet janë fituar bindshëm nga Beshiktashi. Duket se trajneri e ka projektuar formacionin ideal për të fituar trofe këtë sezon në Turqi dhe me përforcimet e fundit me Imobile, Silva apo Keles dhe Paulista, Muçi shihet nga Van Bronkorst si zëvendësues. Kështu klubi nuk do të kishte dëshirë që Muçit t’i bjerë vlera dhe nga sa raportohet, ata kanë pranuar ofertën e Aston Vilës e cila konsiston me 15 milionë euro dhe 4 të tjera në formë bonusesh.

KONTRATA

Nga kalimi i mundshëm në Premier Ligë, Muçi do të firmosë një kontratë katër vjeçare me Aston Vilën, ku do të përfitojë pagë vjetore 2.5 milionë euro nga skuadra angleze. Gjithashtu, një tjetër bonus do të ishte edhe promovimi në një kompeticion si Liga e Kampioneve, aty ku Aston Vila do të luajë këtë sezon. Kur ishte pjesë e Legias në Poloni, Muçi i shënoi 3 gola në dy ndeshje kundër Aston Vilës, një prej tyre ishte spektakolar.

Bleona Qereti kalon pushimet në jug të Shqipërisë, mahnit me bi kini

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është rikthyer për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ajo po shijon pushimet në jug të vendit tonë, së bashku me familjen. Bleona ka shpërndarë foto e video, për t’ju treguar fansave pushimet që po kalon.

Bukuroshja ka vendosur që të dalë edhe me bikini. Ajo gjithmonë ka mahnitur fansat me fizikun e saj atraktiv.

Disa nga komentet për të ishin “Gruaja më e bukur në Shqipëri”, “E mahnitshme”, “Shumë e bukur” etj.

SHIKO FOTOT KËTU

IRONIA E DITES/ Shqipëria shumë shpejt do të jetë superfuqia olimpike e botës!

nga Lutfi Dervishi

Pse të shpenzojmë kohë dhe para për të rritur talentet vendase kur mund të “punësojmë” atletët më të mirë nga e gjithë bota?

Pastaj nuk është se na ka dale aq keq që terrenet sportive i kemi kthyer në kulla.

Fundja, ne në ekonomi tregu jemi. Kur importojme çdo gjë pse të mos importojme edhe sportistë?

Përderisa mundësit nga Rusia na zbardhën faqen dhe na bënë krenarë me medaljen e parë olimpike, pse të mos hedhin vështrimin nga vendet aleate të NATO-s dhe fqinjët?

1.Basketbollistët nga Amerika

Pse të mos marrim disa yje të NBA-së? P.sh; Steph Curry nuk luajti keq mbrëmë në finalen me Francën. Me çmimin e duhur ai dhe shoket e tij me siguri do të shkëmbejnë fanellën amerikane me fanellën kuq e zi. Me pagesën e duhur dhe një premtim për një pronë buzë detit në Durrës, Shqipëria do të bëjë një tri pikësh që do të mbahet mend gjatë.

2. Yjet e Ping-Pong-ut nga Kina

Skena e ping-pongut në Shqipëri është po aq aktive sa një stuhi bore këto ditë, por pse të lodhemi pas nje topi ping-pong kur mund të marrim disa lojtarë kinezë të klasit botëror? Me to e kemi pak më të thjeshtë: u ofrojmë shtetësi shqiptare dhe vakte makaraonash falas meqë janë velur nga orizi.

3. Çiklistë nga Holanda

Të gjithë e dinë që holandezët janë makina të çiklizmit. Pse të mos i ftojmë disa prej tyre për një udhëtim me biçikletë… nën flamurin shqiptar? U premtojmë disa shtigje malore dhe një peizazh të instagramueshëm dhe së shpejti do të kemi çiklistë holandezë që shkojnë drejt finishit të garës duke bërë simbolin e shqiponjës me duar nën thirrjen: O sa mirë qenka me qen shqiptar!

4. Atlete nga Xhamajka

Ëndrra e Shqipërisë për pista vrapi i ngjan një filmi të vjetër me xhiro të ngadalta. Tani që Luiza Gega është pranë “pensionimit” të sportit aktiv, nuk ka kuptim të trajnojmë atletë vendas dhe të ndërtojmë pista vrapi kur mund të huazojmë disa xhamajkanë të shpejtë si rrufeja. Besoj s’ka diskutim!

5. Zhytës nga Australia

Plazhet tona mund të jenë mahnitëse, por nuk kanë prodhuar ende zhytës olimpikë. Por Australia ka shumë për të ofruar. Do t’u ofrojmë atyre një qëndrim të përkohshëm në Sarandë, mundësinë për të shmangur krokodilë dhe së shpejti do të kemi një ekip zhytjeje që do të bëjë botën të na marrë seriozisht.

6. Shpatarët nga Franca

Shpatat nuk kanë qenë një arma jonë e preferuar që nga koha e Skënderbeut, por kush thotë që historia nuk mund të përsëritet? Me disa shpatarë francez në radhët tona, Shqipëria mund t’i kthehet së shpejti lavdisë olimpike. Gjithçka që na duhet është një baguette dhe një beretë për çdo rekrut.

7. Waterpoli nga Kroacia

Të mos harrojmë waterpolin. E vërtetë që nuk kemi traditë dhe nuk e levrojme si sport. Por hobi kombëtar i Kroacisë mund të bëhet arma sekrete e Shqipërisë. Thjesht u ofrojme atyre disa vila të bukura në Rivierën Shqiptare, dhe befas, ekipi ynë i waterpol-it do të jetë i paarritshëm.

8. Xhudot nga Kosova

Xhudistet i marrim me lehtë nga Kosova. Madje nuk kemi nevojë të shpenzojme asnjë euro. Thjesht i kercenojme me rritjen e tarifes se traut në Kalimash. Duke qene patriot, lojtaret dhe traineri tyre do të vënë interesant e Kosovës para interesave personale dhe do të pranojnë të garojne per Shqipërinë.

9.Gjithologë nga Shqipëria

Falë një lobimi të fortë që është duke u bërë vitet e fundit, burime të sigurta brenda kupolës së Lojërave Olimpike, njoftojnë se është marrë në konsideratë propozimi për të futur si disiplinë garuese “Gjithologjinë”, një sport i cili ka lulëzuar akoma edhe më shumë në Ballkan. Shqipëria është pretendente kryesore për medalie të artë, por i vetmi problem mbetet niveli i garës së brendshme e cila është mjaft e fortë ku pretendentët mbeten të shumtë. Përmes kësaj disipline, sportistët tanë të gjithologjisë të lindur në Shqipëri kanë shfaqur ambicje jo vetëm për medalje të artë apo të broxtë, por edhe prej diamanti nëse do lipset nevoja.

Me këtë plan strategjik të “rekrutimit”, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi numër një per medalje të arta olimpike.

Sigurisht, atletët fitues nuk do të jenë lindur dhe rritur në Shqipëri, por a ka kjo rëndësi para faktit se do të ngrihet Flamuri shqiptar dhe do të degjohet himni kombëtar!

#KrenarpërShqipërinë2030-2100

Deputetët s’futin dorën në xhep, ja shpërblimet që marrin për udhëtime, telefona, karburant, paga..

Pushtetarët e vendit tonë, sipas një vëzhgimi që ju është bërë pasqyrave financiare të muajit qershor, ku janë publikuar si rrogat, ashtu edhe dietat e deputetëve, rezulton se një pjesë e mirë e tyre marrin më shumë shpërblime për telefonat, karburantin, hotelin dhe vizitat brenda e jashtë vendit, se sa rrogë për punën e tyre në komisione dhe seancë plenare. Pra, dyfishimi që deputetët i bënë rrogave të tyre, duke e çuar pagën bruto në 310 mijë lekë, e kombinuar edhe me dietat që marrin në Kuvend, bën që në fund të muajit ligjvënësit e Shqipërisë të kenë në llogaritë e tyre bankare mbi 4 milionë lekë, pas taksave. Deputetja e PS-së në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima rezulton se në qershor ka marrë një rrogë neto 215 mijë lekë, ndërkohë që përfitimet e tjera (neto) kapin shifrën 254 mijë lekë, duke e çuar totalin në 465 mijë lekë.

Deputeti socialist i Korçës, Ilirjan Pendavinji ka marrë në qershor 225 mijë lekë rrogë pas taksave, ndërsa përfitime të tjera nga dietat 256 mijë lekë, në total 481 mijë lekë. Nuk mbetet pas edhe Fadil Nasufi, deputeti socialist i Beratit që ka marrë 225 mijë lekë rrogë dhe 240 mijë lekë dieta. Nuk mbeten mbrapa edhe deputetët demokratë. Lindita Metalia raportohet se ka marrë në qershor rrogën fikse pas taksave 225 mijë lekë, ndërsa dietat e përfituara kanë qenë 220 mijë lekë, në total 445 mijë lekë. Sorina Koti, deputetja demokrate e Korçës, përveç rrogës 225 mijë lekë, ka marrë gjithashtu edhe 239 mijë lekë dieta, ndërsa Greta Bardeli përveç rrogës 225 mijë lekë, raportohet të ketë marrë në llogarinë e saj bankare edhe 256 mijë lekë dieta.

Deputetët ndëshkohen me gjoba

Ligjvënësit janë penalizuar gjithashtu dhe me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione. Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar. Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë. Por, rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në radhët e së djathtëve, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës. Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto. Pikërisht në maj të vitit të kaluar Parlamenti votoi për rritjen e pagave për deputetët, ministrat, presidentin, kryeministrin dhe punonjësit e administratës publike. Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve u dyfishua nga 156.770 lekë në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 euro). Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga iu në thuajse 400.000 lekë (3.636 euro) nga 228.000 lekë.

Paga e presidentit shkoi në 425 mijë lekë (3.863 euro) nga 257 mijë lekë. Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit. Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj. Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament. Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër. Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

Ish banorja e “Big Brother Vip” aksi dentohet me makinë

Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother Vip në Kosovë, është përfshirë ditën e djeshme në një aksident me makinë.

Mjeti i saj BMW, për të cilin disa ditë më parë në një emision tha se kushtonte plot 200 mijë euro, u përplas nga pas nga një G-Class.

Vesa, mesa duket ka shpëtuar pa dëmtime serioze, teksa ka postuar edhe një fotografi nga spitali ku shihet duke marrë serum.

Ajo thotë se është mirë, por ka dy fjalë për mediat dhe personat që iu gëzuan aksidentit të saj, të cilët do i adresojë në një moment tjetër.

Tr* gjike në Itali! Ndërron je të pas aksi dentit 16-vjeçari shqiptar!

Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.

I riu me origjinë shqiptare, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 17-të muajin tjetër, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij tronditi qytetin ku jetonte.

Pasditen e djeshme, në vetëm pak orë, qindra persona shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

‘Një goditje në zemër për këtë lajm shumë të trishtë. Xhaxhai yt Klodi ishte shumë krenar për ty, për arritjet dhe për arsimimin tënd të mrekullueshëm’, tha xhaxhai i tij.

I riu me origjinë shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin: luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.

‘Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura’, thuhet në reagim.

Vëllai i tij Davide është gjithashtu i shkatërruar nga dhimbja.

Ndërkohë nga policia vazhdojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit.