Hera e parë historike me medalje, ja ku renditet Shqipëria në klasifikimin e përgjithshëm të Lojërave Olimpike

Shqipëria ka shkruar emrin e saj për herë të parë në listën e medalistëve të Lojërave Olimpike, duke siguruar në këtë edicion të aktivitetit madhor sportiv dy medalje të bronzta.

Fillimisht mundësi Çermen Valiev në peshën 74 kg të stilit të lirë dhe më pas mundësi Islam Dudaev në peshën 65 kg të stilit të lirë, bënë që në podiumin e Lojërave Olimpike në Paris 2024 të valëvitej edhe flamuri shqiptar, si asnjëherë më parë.

Kësisoj, Shqipëria e sheh veten më në fund mes ekipeve që kanë siguruar medalje në një Olimpiadë dhe ka bërë të mundur që të renditet jashtë listës së zakonshme të “pjesëmarrjes dinjitoze” ku renditej zakonisht. Falë dy medaljeve të bronzta, Shqipëria e sheh veten në vendin e 80 në klasifikimin e përgjithshëm, me po aq medalje sa Grenada, Malajzia dhe Porto Riko.

Në total janë 91 vende (përfshirë edhe ekipin e refugjatëve) që kanë fituar medalje në këtë edicion të Lojërave Olimpike, ku morën pjesë 207 delegacione të vendeve të ndryshme.

Si e ëma dhe e bija! Vajza e Linda Halimit ndjek hapat e saj në muzikë (Video)

Vajza e Linda Halimit, Kaimana po ndjek hapat e nënës.

Ajo ka realizuar këngën e saj të parë dhe copëza të saj, artistja i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

“Make me feel” quhet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.

“Ju prezantoj me yllin e ri, Kaimana. Kënga e parë që do të dalë së shpejti prodhuar nga unë. Ajo ka studiuar mamin për një kohë të gjatë dhe donte të realizonte vetë një këngë dhe ja rezultati. Shpresojmë që do t’ju pëlqejë dhe do ta mbështesni atë”, ka shkruar Linda.

https://www.instagram.com/_u/linditaworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cad84262-e038-476d-bddb-4bcdcd0e2835&ig_mid=BBD778C5-189A-4C09-A7FD-0C15E3A11322

Revoltohet keq Rama, shpjegon gjerë e gjatë pse arritjet në olimpiadë dhe futboll janë meritë e qeverisë

Kryeministri Edi Rama, përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, ka shpjeguar se nga se vjen pakënaqësia e shqiptarëve ndaj dy medaljeve të bronzta që vendi ynë ka arritur të marrë për herë të parë në Lojërat Olimpike, falë dy sportistëve rus dhe çeçen.

Edi Rama sulmon me epitete derogatore kundërshtarët e tij politikë, por edhe ata qytetarë që mesa duket jo vetëm nuk e shijuan këtë moment historik, por kritikuan gjendjen e mjerueshme të Komitetit Olimpik Shqiptar me një numër të vogël sportistësh dhe me rezultate zhgënjyese.

Rama i quan këta kritikë si “Miza dhe mushkonja”. Ai në fund shpjegon se sa shumë ka bërë qeveria e tij për ta sjellë sportin në këtë nivel.

Shkrimi i plotë i Ramës:

MEDALJA E PARË OLIMPIKE DHE MIZA NËN KËSULËN POLITIKE

Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së saj në Lojrat Olimpike

Normalisht nuk duhet të kishte asnjë nevojë për të dhënë shpjegime sot, por ja që ne, shqipot, e kemi të vështirë të gëzohemi që të gjithë njëlloj kur Shqipëria bën një sukses.

Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit. Fatmirësisht jo të gjithë më, sepse ka në Shqipëri prej kohësh sot, një shumicë solide, përgjithësisht të heshtur, e cila është mjaftueshëm e emancipuar për të menduar me kokën e saj e për t’iu gëzuar çdo suksesi të Shqipërisë, pa u ndikuar hiç nga tallagjarizmi masiv i kanaleve, portaleve e socialeve, e pa marrë mend hiçasfare nga shitmendësit e zhurmshëm të kënetës së madhe politiko-mediatike.

Si e gjithë kjo shumicë ku bëj pjesë, u gëzova shumë edhe unë duke parë flamurin kuqezi të ngjitej për herë të parë në shtizat e sukseseve olimpike dhe e postova fotografinë e medalistit tonë të parë olimpik në histori, pa e fshehur dot kënaqësinë e frytit të punës që qëndron pas këtij suksesi historik.

I menjëhershëm ishte rebelimi i mizës së lartpërmendur dhe mushkonjave pas saj, që u turrën ta ngrinin nga varri legjendën e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampurin, duke vënë kujën e nxjerrë gjuhën e infektuar, pse unë shkruajta që e mbrëmshmja ishte medalja e parë në histori. Sipas tyre e para ishte medalja e artë e Ymer Pampurit në Lojrat Olimpike të Mynihut në vitin 1972!

Por e vërteta është siç e thashë dhe siç e thotë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në postimin e tij të mbrëmshëm e në tabelën e tij të medaljeve në historinë e lojrave olimpike. Ymer Pampuri bëri një sukses e bujë të jashtëzakonshme duke dalë i pari në stilin e forcës (asokohe kishte tre stile gara e ngritjes së peshave), por i nënti në klasifikimin e garës olimpike të Mynihut, si rrjedhojë e rezultatit shumë më të ulët në tre stilet e kombinuara. Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike.

Ky fakt nuk ia heq assesi shkëlqimin paraqitjes befasuese të Ymer Pampurit në atë kohë kur Shqipërinë nuk e njihte askush dhe kur rezultati i tij në stilin e forcës i dha vendin e parë në botë në atë stil, po jo medaljen olimpike, e cila jepet gjithnjë për rezultatin e kombinuar jo për një stil të vetëm. Kaq dhe kështu është historia e paharrueshme e Ymer Pampurit, i cili po atë vit doli edhe i dyti në Europë në stilin e forcës.

Miza dhe mushkonjat prapa saj, nuk e lanë pa e vënë kujën e pa e nxjerrë gjuhën edhe për faktin se medalisti ynë i parë në histori, Chermen Valiev, është një talent nga Osetia – zona e pushtuar e Gjeorgjisë prej trupave ushtarake ruse – i cili erdhi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe derdhi shumë lotë pse një gjykim i dyshimtë i katër sekondave të fundit në ndeshjen e mëparshme, i hoqi mundësinë të garonte në finale për medaljen e arit, pasi ishte kualifikuar për në Paris duke eliminuar në mes të Stambollit kampionin olimpik turk të Lojrave të Tokios.

Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë mbrëmë, të cilët janë përgjithësisht po ata që nxjerrin gjuhën për çdo sukses ndërkombëtar e çdo progres të vendit tonë të përbashkët, jo vetëm nuk duan t’ia dinë se në kohët e sotme, në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, në gjithëfarë disiplinash sportive, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate për flamujt e tyre, po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve. Dhe patjetër, nuk kam as si dhe as pse e fsheh, që fakti se Shqipërisë sot nuk ia birëson më as Greqia fqinje si deri dje, e as ndonjë vend tjetër, jetimët e braktisur nga atdheu i tyre si Luan Shabani, që u detyrua me pahirin e kushteve mjerane dhe indiferencës së injorancës sportive në pushtet në Shqipëri, që medaljet olimpike t’i synonte e t’i merrte si i birësuar nga Greqia, sepse sot, Shqipëria ka krijuar kushte optimale jo vetëm për talentet e veta në sportet individuale, po edhe pikërisht për të birësuar talente të ardhur nga vende të tjera.

Sot sportistët elitarë të ngjyrave të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare, jo vetëm shpërblehen më mirë se sa në shumë vende të Europës për rezultatet e larta në arenën e më të mirëve, po as nuk mbeten më rrugëve kur varin këpucët e garave në gozhdën e fundit të aktivitetit sportiv. Ata janë të integruar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me grada sipas rezultateve, pagë deri në fund të jetës aktive, si edhe pension në bazë të gradës. Madje në këtë grup nderimi kombëtar, përfshihen edhe kampionët olimpikë të Kosovës, vajzat fantastike të trainerit gjenial Driton Kuka, i cili së bashku me të vëllanë, ka krijuar në palestrën e Pejës një oaz suksesesh mbarëbotërore.

Miza dhe mushkonjat e nënkësulës politike, kinse patriotike, e përqeshën gjuhëjashtë edhe numrin e vogël të përfaqësueses shqiptare në Paris, por nuk kanë se si ta kujtojnë dot që Shqipëria e deri para dhjetë vjetëve nuk kishte as palestra shkollash, as një pallat lojrash me dorë të standarteve europiane, as stadium për skuadrën kombëtare, të cilën e gjetëm në kushtin e tmerrshëm të FIFA-s dhe UEFA-s për t’i luajtur ndeshjet e shtëpisë jashtë Shqipërisë, që kishte një stadium për faqen më të zezë të futur në listën e zezë të UEFA-s e FIFA-s dhe që nga ana tjetër, nuk e kishte as një Komitet Olimpik Shqiptar që meritonte të quhej i tillë.

Sporti kombëtar nuk ngrihet as me frymën e shenjtë, as me dritëshkurtësinë kinse patriotike të mizës nën kësulën politike e të mushkonjave që i shkojnë mbrapa, e as thjesht e vetëm pse do një qeveri e radhës, po ngrihet me vizion e strategji afatgjatë, duke kultivuar farën e lëvizjes sportive nga moshat më të vogla dhe duke u mbështetur në partneritete të forta me Komitetin Olimpik të vendit apo Federatën e Futbollit, e cila për vetë peshën e sportit më popullor në botë kërkon dhe ha bukë veç.

Gjuhëjashtët e pandashme të rrugës sonë, nuk kanë se si të mos e konsiderojnë rastësi faktin që në dhjetë vitet e fundit kombëtarja jonë ka shkuar dy herët e vetme në histori në finalet e Europianit dhe nuk kanë se si të pranojnë që suksesi i mbrëmshëm historik i medaljes së parë olimpike të Shqipërisë, lidhet edhe me përpjekjet e përbashkëta të këtyre viteve, kur vizioni dhe puna e admirueshme e drejtuesve të lartë të FSHF-së e të KOKSH-it, janë harmonizuar me vizionin e me punën e përkushtuar të qeverisë për sportin, duke parë larg e duke bërë përditë nga një hap të vogël në një rrugë ende të gjatë. Po natyrisht pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë.

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

Fluksi i shtuar i qytetarëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, ka krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës.

Radha është krijuar për ata qytetarë që dalin nga Shqipëria dhe futen drejt Greqisë.

Për datën 10 Gusht, në Kapshticë 8163 qytetarë hynë në Shqipëri dhe 3963 dolën në drejtim të Greqisë.

Në Qafë Thanë 7478 shtetas në hyrje dhe 6784 shtetas në dalje.

Horoskopi javor, 12-18 gusht 2024 (Parashikimi i yjeve për secilën shenjë)

Dashi

Kjo javë do të jetë plot eksperienca dhe emocione për Dashin. Yjet premtojnë mundësi të reja në fusha të ndryshme të jetës dhe do të jetë thelbësore të jeni gati për t’i kapur ato shpejt. Energjia dhe vendosmëria juaj do të kalojnë majat, duke ju bërë të aftë për të përballuar çdo sfidë me guxim . Megjithatë, është e rëndësishme të gjesh një ekuilibër midis punës dhe pushimit për të ruajtur mirëqenien optimale.

Demi

Kjo javë do të jetë veçanërisht pozitive për Demin, me suksese të shumta si në punë ashtu edhe në të ardhura . Përkushtimi dhe angazhimi juaj do të shpërblehen, duke ju lejuar të avanconi projektet tuaja dhe të shijoni frytet e punës suaj. Megjithatë, është e rëndësishme të përgatiteni për disa sfida të vogla që mund të lindin drejt fundjavës.

Binjakët

Kjo javë do të karakterizohet nga një aktivitet i fortë shoqëror dhe dinamikë për Binjakët. Do të jeni vazhdimisht në lëvizje, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, do të udhëtoni dhe do të ndërveproni me shumë njerëz. Aftësia juaj për të komunikuar dhe promovuar idetë tuaja do të jetë në kulmin e saj, duke ju bërë të aftë të gjeni partnerë dhe aleatë të rinj për projektet tuaja të ardhshme. Yjet premtojnë gjithashtu një rritje të financave tuaja, duke ju lejuar të bëni blerje të dëshiruara prej kohësh.

Gaforrja

Këtë javë, Gaforret do të duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë menaxhimit të financave . Do të jetë e rëndësishme të zgjidhni të gjitha çështjet financiare deri të premten, duke përfshirë të ardhurat dhe shpenzimet. Në fundjavë, do të ishte mirë të shmangni shpenzimet apo investimet e rëndësishme, si dhe udhëtimet e gjata, eventet publike dhe vendet e mbushura me njerëz. Planifikoni komunikimin me familjen dhe miqtë midis të mërkurës dhe të enjtes, mundësisht në një vend neutral për të shmangur tensionin.

Luani

Këtë javë, Luanët do të kenë sukses të dukshëm në komunikimet profesionale gjatë gjysmës së parë të javës. Roli juaj si diplomat dhe pajtues do t’ju lejojë të gjeni kompromise në situata komplekse, duke përmirësuar kështu reputacionin tuaj. Ofertat për ndryshime pune, pozicione apo promovime do të vijnë shpejt. Biznesmenët duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet financiare deri të premten dhe të shmangin shpenzimet në fundjavë, të cilat më mirë kalohen të qeta me familjen.

Virgjëresha

Këtë javë, Virgjëreshat duhet ta nisin të hënën me një listë të qartë të detyrave . Është thelbësore që të prioritizohen detyrat më të rëndësishme për të shmangur humbjen në aktivitetet dytësore. Tendenca juaj për të “ngecur” në detaje të parëndësishme mund të dëmtojë qëllimet tuaja kryesore. Gjysma e parë e javës është ideale për të punuar me numra, dokumente dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore. Deri në fundjavë, njëfarë përkeqësimi i mirëqenies dhe shpërqendrimi i shtuar mund të shkaktojnë gabime, ndaj është më mirë të jeni të përgatitur.

Peshorja

Kjo javë do të jetë e begatë dhe produktive për Peshoren. Do të ndiheni në qendër të vëmendjes dhe shëndeti juaj i mirë do t’ju lejojë të udhëheqni një mënyrë jetese shumë aktive, duke marrë pjesë në ngjarje, duke luajtur sporte dhe duke udhëtuar. Ndjenja e lumturisë së brendshme do të zgjasë deri në fundjavë, kur mund të ndjeni njëfarë ankthi dhe një përkeqësim të mirëqenies. Megjithatë, ndihma e miqve do të jetë e paçmueshme në neutralizimin e emocioneve negative. Lini kohë për pushim dhe aktivitetet tuaja të preferuara për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Akrepi

Këtë javë, Akrepat mund të përjetojnë një paqëndrueshmëri emocionale dhe vështirësi në kontrollin e emocioneve të tyre. Megjithatë, për ata që punojnë në profesione krijuese, ka perspektiva të mira për sukses dhe njohje. Situata financiare duket se premton përmirësime të ndjeshme, por këshillohet të shmangni marrjen e përgjegjësive shtesë apo premtimet e nxituara. Në fundjavë, do të jetë më mirë të shmangni drejtimin e automjeteve, ngjarjet masive dhe vendet e mbushura me njerëz, si dhe të kufizoni konsumimin e ëmbëlsirave dhe alkoolit.

Shigjetari

Këtë javë, Shigjetari do të jetë në qendër të vëmendjes, duke ndjerë një rritje të forcës dhe energjisë duke filluar nga mesi i javës. Humori i mirë do të forcohet nga perspektivat e favorshme si në fushën financiare ashtu edhe në atë profesionale, me mundësi të reja për vetërealizim. Udhëtimet e planifikuara premtojnë të jenë të suksesshme, edhe pse ato mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar. Ata që janë prindër do të duhet t’i kushtojnë kohë fëmijëve të tyre dhe punëve të shtëpisë në fundjavë. Sfera romantike do të jetë në plan të dytë, me vëmendje ngjarjet me rëndësi globale.

Bricjapi

Këtë javë, Bricjapët do të përballen me sfida emocionale në punë dhe në biznes. Ata do të jenë më të prirur ndaj nervozizmit dhe zemërimit, gjë që mund të çojë në konflikte me kolegët, punonjësit dhe menaxherët. Një strategji e mirë për të sublimuar negativitetin do të jetë përkushtimi ndaj sporteve ose hobive të preferuar, duke ju lejuar të shmangni shumë probleme dhe të shmangni çdo qëllim të keq. Gjatë fundjavës këshillohet të kaloni kohë në natyrë, pranë detit ose liqeneve, për të ribalancuar shqisat dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Ujori

Këtë javë, Ujorët do të jenë plot burime dhe energji. Veçanërisht të suksesshëm do të jenë ata që punojnë në fushën e shkencës, politikës, projekteve sociale dhe IT. Këtu mund të prisni rezultate të rëndësishme, popullaritet, famë dhe perspektiva të rëndësishme financiare. Aftësia juaj për të lundruar në rrjedhën e informacionit dhe për të nxjerrë përfundimet e duhura do t’ju lejojë të promovoni në mënyrë efektive idetë ose interesat tuaja. Situata financiare pritet të përmirësohet, ndërsa shëndeti do të mbetet i qëndrueshëm. Në sferën romantike priten ndryshime pozitive për ata që ëndërrojnë një lidhje serioze.

Peshqit

Këtë javë, Peshqit do të përballen me sfidën e menaxhimit të veprimeve të ndikuara nga emocionet . Kjo e fundit mund të dominojë pothuajse të gjithë pjesën e punës të javës, duke shkaktuar konflikte me punonjësit, kolegët dhe drejtuesit. Njerëzit e biznesit gjithashtu mund ta gjejnë veten duke debatuar me partnerët e tyre të biznesit për arsye më pak se të vlefshme, duke e bërë të vështirë rivendosjen e marrëdhënieve. Megjithatë, potenciali i lartë energjik i Peshqve do t’i ndihmojë ata të arrijnë sukses në punët profesionale dhe të përmirësojnë situatën financiare në gjysmën e parë të javës. Duke shkuar drejt të premtes, mund të ketë një rënie të energjisë, duke i bërë Peshqit të hyjnë në një modalitet kursimi emocional. Fundjava duhet t’i kushtohet takimeve me miqtë, të cilat do të përmirësojnë humorin dhe mirëqenien e tyre.

5 vite abuzonte të bijën, gjenden video rrëqethëse, 40-vjeçari: Po të isha djall, viktimat e para do të ishin fëmijët

Nacionalist, i krishterë i devotshëm, kështu përshkruhej nga ata që e njihnin 40-vjeçari që përdhunoi për 5 vite vajzën e tij 9-vjeçare. Sipas mediave greke, komuniteti lokal i Spartës është tronditur nga rasti i përdhunimit të të miturës. Tmerri i vogëlushes ka nisur që kur ajo ishte 5 vjeç, teksa i ati e kërcënonte se nëse ajo do të tregonte, ai do të përfundonte në burg.

Kështu e mitura heshtte ndaj abuzimit, ndërsa i ati manjak, filmonte momentet intime me të miturën. Gjithsej në telefonin e tij janë gjetur gjithsej 79 foto të të miturës. Në një video që ai kishte postuar dëgjohej shprehja: Po të isha djalli, viktimat e mia të para do të ishin fëmijët.

Avokati i 40-vjeçarit, Giorgos Lymberis, duke folur për MEGA, theksoi se: 40-vjeçari më ka thënë se do të rrëfejë për disa gjëra që ka bërë. Më tha që do ta nxjerr nga vetja, do t’i them hetuesit gjithçka, gjithçka di, gjithçka ka ndodhur.

Në të njëjtën kohë, nëna e të miturës theksoi se gjithçka që u intereson është shëndeti mendor i fëmijëve të saj

“Dua një psikolog që t’i ndihmojë të kapërcejnë atë që ka ndodhur me babain e tyre. Është e vetmja gjë që më intereson”.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4-vjeçare e deri më sot, pra për gati 5 vite. Sipas informacioneve, abuzimi filloi të zbardhej kur djali i vogël i 40-vjeçarit gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që ka ndodhur nënës së tij dhe para të motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjuar historinë ka shpërthyer në lot dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

Mos, mos…”, burri ν*et me 3 ρIumba ish-gruan në mes të rrugës në Turqi (Video)

Vrasja e një 35-vjeçareje nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Turqi.

Momenti i vrasjes në lagjen Arnavutkioi të Stambollit është filmuar me celular.

Në pamje shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten dhe më pas e qëllon në kokë.

Pasi ajo u rrëzua në tokë, qëllon edhe dy plumba të tjerë në drejtim të saj.

Mediat turke raportojnë se ish-çifti ishin divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë.

Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit për të parë fëmijët e saj.

Kur 40-vjeçari nuk e ka lejuar mes tyre ka nisur një sherr dhe ish-burri e vrau në mes të rrugës.

Burri, pasi e qëlloi për vdekje, qëndroi pranë trupit të saj, ndërsa u arrestua nga policia.

Një dëshmitar okular tha për Hurriyet: “Gruaja po i lutej burrit të saj: ‘Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan në rrugë dhe qëlloi në ajër, më pas tre herë në drejtim të saj.

Ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.”

Çfarë ndodhi? Capital T hedh në gjyq gazetarin e njohur, ja arsyeja

Capital T ka ndarë një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit.

Reperi bën të ditur se ka për të hedhur në gjyq për shpifje gazetarin Robert Bojaj.

Ky i fundit deklaroi gjatë emisionit bashkë me një të ftuar se Capital T i ka kërkuar një artisti, pa përmendur emër, 50 mijë euro për të realizuar një këngë me të.

Në postimin e tij, reperi shkruan: “Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre. Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy!”

“Sazani konkurron Greqinë”/ Mediat greke lavde Shqipërisë, flasin për projektin e Melanie Trump

Edhe njëherë brenda disa muajsh shtypi grek i referohet ndryshimit total që po planifikohet nga qeveria shqiptare për ishullin e Sazanit.

Me titullin Ishulli i bunkerëve po përgatitet të bëhet një “strehë” manjatësh –gazeta greke TA NEA që mbështetet tek një reportazh të agjencisë franceze të lajmeve AFP, përshkruan planet e Ivanka Trump në Shqipëri, të cilat do të transformojnë rrënjësisht ishullin shqiptar , dikur bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas Ta Nea vendin e gati 3000 bunkerëve dhe tuneleve strategjike të ndërtuar për të përballuar sulme bërthamore , do ta zënë sipas planit të vajzës si ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerit të saj Jared Kushner , vilat luksoze, bankinat e jahteve dhe pishinat , një projekt që do ta kthejë ishullin në një “destinacion turistik të nivelit të lartë”,me respekt për mjedisin.

Ishulli ku dikur jetonin mbi 2000 vetë, me shkollë, spital apo edhe sallë kinemaje dhe që u shkatërrua në vitin 1991, tani për tani ka një pamje të virgjër,ndërsa edhe ndërtesat e dikurshme ushtarake të bazës janë rënuar. Ai u hap për njerëzit prej vitit 2015 gjatë muajve të verës.

Qeveria shqiptare që ka përkrahur iniciativën e Kushnerit e cila është ende në fazat e planifikimit dhe ka nevojë për miratim të mëtejshëm, po përpiqet për rivitalizimin e ishullit në një projekt për nxitjen e ekonomisë nëpërmjet turizmit, duke krijuar rezorte dhe infrastruktura në gjithë zonat bredetare ,për të konkuruar edhe vendet fqinje si Greqia apo Kroacia.

Ta Nea theksojnë edhe njëherë se Vlora , qyteti në jugperëndim të Shqipërisë ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të bumit të turizmit në Shqipëri, me ndërtesa apartamentesh dhe resorte që shtrihen tashmë në brigjet e saj duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.

Lamtumira e fundit, kolona të gjata automjetesh për në vendlindjen e Faton Hajrizit

Ditën e sotme në orën 14:00 do te behet ceremonia e varrimit të Faton Hajzirit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga Indekonline në rrugën që të drejton tek varrezat e fshatit Klinë e Ulët, shumë qytetarë nga e tërë Kosova kanë shprehur interesim për pjesëmarrje, duke krijuar kështu kolona të gjata automjetesh.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.