Aktiviteti që mblodhi vajzat VIP! Anita Haradinaj “dështon” me make-up, Bleona Qereti e veshur me golf në mes të vapës (FOTO)

Jemi mësuar ta shikojmë shpesh në Tiranë dhe gjithnjë është një kënaqësi teksa e hasim nëpër ekrane, apo evente të ndryshme. E kemi fjalën për gazetaren Anita Haradinaj, bashkëshorten e Ramush Haradinajt.

Me disa eksperienca televizive, ajo tashmë është padyshim ndër personazhet më të lakuar edhe në botën e “showbizz”-it. Ndaj edhe nëse ka një aktivitet në Tiranë, ajo do të shfaqet. Gjithnjë në top-formë u shfaq edhe këtë herë, ku ka qenë duke shijuar mbrëmjen e organizuar nga miqtë.

Natyrisht që miqtë e saj të famshëm janë shumë, por këtë darkë, Anita ka zgjedhur të shpenzojë më shumë kohë me këngëtaret Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri. Por kur pamë këtë shkrepje nuk kishte sesi të mos të vinim re, se diçka ka shkuar keq në makeup-in e saj.

Si duket, konturet e bëra në fytyrën e saj nuk janë sistemuar siç duhet, ndaj edhe ndryshimet janë mëse të dukshme në këtë shkrepje. Nuk e dimë nëse Anita ka zgjedhur të lyhet vetë, apo ia ka besuar dukjen e saj një make-up artiste. Por ajo që dimë me siguri është fakti se ky ‘look’ nuk është aspak në nivelin e duhur.

Edhe kur ishte pjesë e “Big Brother Kosova” si opinioniste, shpesh në rrjet kishte kritika për dukjen e Anitës dhe atëherë problem ishte pikërisht konturimi i fytyrës. Ndaj ndoshta për Anitën ka ardhur momenti që të ndryshojë formulën e grimit, apo ndoshta makeup artisten.

Ndërkohë vëmendje ka marrë edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila është shfaqur në aktivitet e veshur me golf në temperatura të larta./Panorama Plus

Konflikti mes Medi Isenit dhe Noizyt! Videoja që ngre dyshimet, a ishte gjithçka e përgatitur për të futur në grackë reperin?

Rrjetet sociale janë kthyer në një shesh përplasjesh mes personazheve të ndryshme që dalin nga asgjëja dhe duke sharë apo kërcënuar persona të tjerë publikë, arrijnë të marrin audiencë dhe të gjenerojnë të ardhura. Kjo ndodh kryesisht në Tik-Tok.

Mirëpo, kjo sjell në jo pak raste edhe konflikte reale. Ngjarja e fundit që ndodhi në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh TikToku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.

Por, si është e vërteta e ngjarjes dhe zhvillimeve para ngjarjes me aq sa dimë deri tani?

Një natë përpara ngjarjes ku Muhamet Iseni u përlesh në një klub në Pejë, ai ishte live në Tik Tok me rreperin Clevio, kundërshtar i njohur i Noizyt, të cilit i thoshte se do shkojë në klubin ku do performojë Noizy dhe do ‘bënte pompa në prapaskenë”.


E thënë ndryshe, Medi, lë të kuptohet gjatë live me Clevion se do të shkojë dhe të tregojë forcën në koncertin e Noizyt.

Kjo ishte faza e parë që paralajmëronte atë që do të ndodhte një natë më pas.

Të nesërmen në mbrëmje, Medi shkon sëbashku me dy familjarë siç i kishte premtuar Clevios në klubin ku Noizy po bënte punën e tij, po mbante një koncert. Në prapaskenë nuk dihet qartë se çfarë ka ndodhur, por Medi ka deklaruar sërish në Tik Tok (që ka hyrë pasi ka dalë nga spitali ku ka marrë shërbimin e parë) se e ka dhunuar grupi i Noizyt sebashku me Noizyn. Në videon që qarkullon në disa media në Kosovë që po luajnë rolin e policisë, nuk duket askund Noizy.

Atëherë si qëndron e vërteta? Pse organet e Kosovës kanë lëshuar urdhër-arrest për Rigels Rajkun?

Për këtë organet e Kosovës nuk prononcohen dhe nuk japin sqarim, por vetë Noizy, ka dhënë shpjegimin  tij në Instagram ku ka sqaruar se së pari, ai është një person që nuk i shmanget kurrë organeve të drejtësisë dhe se është gati të deponojë me fakte të vërtetën e ngjarjes.

Konflikti që përfundoi me dhunë në Pejë mes Medi Isenit

Nga ana tjetër, Noizy pasqyron videon e planit për konflikt një natë para të Medit si dhe sqaron se ai nuk e ka prekur me dorë, por sapo është futur në prapaskenë ka parë përplasjen e disave që nuk i njihte dhe sëbashku me stafin e tij është marrë nga sigurimi dhe e kanë shoqëruar në makinë.

Reagimi i plotë i Noizy-t:

Një tik-toker që për të rritur audiencën premton dhe insinuon se do shkojë t’i prishë koncertin Noizyt duke i treguar forcën me pompa në prapaskenë, dhe pasi dhunohet atje, akuzon këngëtarin dhe biznesmenin se e ka dhunuar edhe pse nuk ka asnjë fakt apo provë që e vërteton këtë. Nga ana tjetër, Noizy shprehet i gatshëm të japë versionin e tij me fakte dhe prova që nuk e ka dhunuar Medin.

Konflikti që përfundoi me dhunë në Pejë mes Medi Isenit

2

Gazetari: Policia fshehu ngjarjen. 38-vjeçari në Ksamil u ρërpΙαs për υde* je nga një JetSki, autori ka njohje me pushtetarët

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tijë “Facebook” ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e nje 38-vjeçari në Ksamil. Policia në njoftimin në lidhje me ngjarjen raportoi se viktima ka humbur jetë pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë lundrimin me kanoe. Në lidhje me këto raportime Vezaj nga publikuar një version tjetër duke u shprehur se policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga një “JetSku”.

Sipas tij drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, gjë e cila ndodhi edhe sot. Ai shtoi se policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte kaluar “atak kardiak”.

Vezaj në postimin e tij shton se e vërteta është ndryshe. Ai shkruan se 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend. Më tej ai shton se falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”. Në postim gazetari ka theksuar se autori I. Doda ka njohje me pushtetarët.

Postimi i plotë:

Policia që s’duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”. Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t’i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo “sëmundje” nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).

Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte “atak kardiak”!

“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.” – njoftimi i policisë!

Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”!

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e “miqve” në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!

Nations League/ UEFA përcakton ku do të luhen ndeshjet e Shqipërisë në transfertë

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 të UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që ky takimin të luhet në Çeki, në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.

Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në ora 20:45

Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.

Ndeshja Çeki – Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më datë 11 tetor, në ora 20:45. Ndërsa sfida Gjeorgji – Shqipëri e programuar për t’u luajtur më 14 tetor do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi I Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ndeshja do të startojë në ora 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League në grupin B1 kuqezinjtë do t’i luajnë në shtëpi në stadiumin “Air Albania”. Sfida Shqipëri – Çeki do të luhet më 16 nëntor, në ora 20:45, ndërsa takimi Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 19 nëntor, në ora 20:45.

Bardhi Idrizi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni, ka publikuar sot një moment emocionues të partnerit të saj, Bardhi Idrizit, i cili ka martuar të motrën.

Sara ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentin kur këngëtari përcjell të motrën. Në pamjet e publikuara nga Sara ata shihen duke u përqafuar mes lotësh.

“Një burrë i fjalës që sot përcolli motrën më fisnike”, ka shkruar Sara në postimin e saj në Instastory.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë një ndër çiftet më të përfolur të edicionit të tretë të BBV, dyshja u njohën gjatë garës dhe vazhduan romancën mes tyre edhe jashtë shtëpisë.

Tashmë këngëtari dhe ish-missi janë në pritje të një vajze, e cila do t’i bëjë ata prindër për herë të parë.

Shqiptari dh υnon pronarin në Larisa, shpallet në kërkim nga autoritetet greke

Një shqiptar është shpallu në kërkim nga autoritetet greke. Mësohet se shqiptarinë orët e mëngjesit të së shtunës në tregun e perimeve të Larisës ka dhunuar pronarin e një biznesi.

Më tej bëhet me dije se shqiptari ishte punonjës në biznesin e 45-vjeçarit. Sherri ka ndodhut mes dy burrave ku për pasojë është plagosur pronari.

Siç raporton onlarissa.gr, ende nuk dihet se pse ka ndodhur sherri mes punonjësit dhe pronari e cila çoi në përplasje fizike mes tyre.

Për pasojë, 45-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës. Ngjarja u raportua në polici e cila është në kërkim të autorit me origjinë shqiptare.

Vde* ja e 38-υj eçαrit në Ksamil, dë shmia: PoIicia fshehu ngjarjen, u υ ra nga një Jet Ski

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ksamil ku një 38-vjeçar u gjet i vdekur.

Policia njoftoi se në shkëmbinjtë te “Gjiri i Barxhos” në Ksamil ka gjetur trupin e pajetë të një 38-vjeçari.

Policia tha se 38-vjeçari me banim në Tiranë dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak. 38-vjeçari kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë, njoftoi policia.

Por e vërteta duket se është ndryshe dhe akoma më e rëndë, pasi policia ka manipuluar ngjarjen.

Një qytetar, dëshmitar në vendngjarje thotë për Vox News se 38-vjeçari është vrarë Jet Ski. Qytetari hedh akuza edhe me emra, duke thënë se në krye të komisariatit të Kufirit është emëruar Agim Çumani, mik i ish-kryepolicit Ardi Veliut, që sipas dëshmisë është i korruptuar dhe si pasojë ka ardhur edhe fshehja e ngjarjes së rëndë.

Dëshmia e qytetarit për Vox News:

Ca po ndodh me keto policet e korruptuar, keto miqte e Ardi Veliut. Nga kusheriri i vet Fadil Veliu, shperblen dhe Agim Cumanin, ogurziun e ngjarjes se pak diteve me pare ne Memaliaj, ku mbeten te vrare 3 persona, duke e shperblyer me postin e shefit te kufirit, qe sa erdhi filloi me rrushfete, dhe si pasoje ja c’fare ndodhi, nje djal i ri humbet jeten ne Ksamil, nga Jetskit.

Kjo eshte policia qe duam dhe qe paguajme taksat. Asgje skemi te sigurt ne ket vend.

VIDEO/ Gol në ndeshjen e parë të kampionatit, Hoxha shkëlqen në Kroaci

Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur golin me Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e parë të kampionatit kroat.

Në sfidën shtëpiake ndaj Istrës, Hoxha u shërbye nga Pjaca, për të zhbllokuar llogaritë në minutën e 13-të. Një gol shumë i rëndësishëm ky, i cili i hapi rrugën atyre të Theophile dhe Kulenovic.

Për anësorin e njohur Hoxha, një nga futbollistët që u ftua në Europian nga Sylvinho, është një fillim mjaft i mirë i kampionatit.

(VIDEO) 

(J.S/BalkanWeb)

Bota miste rioze e Dubait: ModeΙja tregon të vërtetën e festaυe në jahte Ιυksoze

Është mesi i verës dhe për rrjedhojë edhe sezoni i jahteve – të paktën për shumë pak njerëz të pasur në botë që mund ta përballojnë këtë luks. Qoftë në jug të Francës, Ibiza apo Dubai – jahtet e super të pasurve janë aktualisht në funksion. Por çfarë ndodh në të vërtetë në det.

Një vajzë e re zbulon detaje nga bota misterioze ku të rejat paguhen për të festuar me burra të pasur. Ajo ka pasur përvoja shumë të ndryshme – ajo që dikur ishte një punë ëndërr, u kthye papritur në një makth. Por jo që në fillim.

Sarah është një modele 28-vjeçare nga Anglia, e cila emigroi për një kohë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Birmingham tre vjet më parë.

“Kur jetova në Dubai për herë të parë në vitin 2021, vështirë se mund ta besoja fatin tim. Po bëja një xhirim për një katalog të rrobave të banjës kur një modele tjetër më pyeti nëse do të isha e interesuar të paguhesha për të festuar në një superjaht”, thotë ajo për The Sun. Ajo mori 600 paund britanike nga një DJ i njohur për pesë orë.

“Gjithçka që duhej të bënim ishte të bisedonim me të ftuarit, të kërcenim dhe të pozonim me bikini”, kujton Sarah. Kishte vetëm dy ndalime: të mos pish shumë dhe të mos bësh seks me askënd. “Por nëse na pëlqente dikush, ne mund të flirtojmë”, thotë ajo. “Kam kaluar momentin më të mirë të jetës sime. Pas kësaj më ftonin në një ose dy festa në muaj”.

Shumica e organizatorëve të festave i kërkuan asaj të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi “sepse ka kaq shumë njerëz të famshëm të pranishëm”, thotë Sarah. U kthye në Evropë dhe në një festë me varkë në jug të Francës ndryshoi gjithçka.

“Ishin dymbëdhjetë vajza dhe gjashtë burra në bord – na u ofruan 1200 £ për pesë orë.” Në bord ishin edhe një kripto-milioner dhe një reper i njohur.

Sara vuri re se atmosfera ishte ndryshe nga ajo në Dubai. Gratë e tjera do të kishin bërë gjithçka për burrat. “Ata na bënë të dukemi si eskortë, gjë që na vuri në rrezik”. Dhe me të vërtetë: “Një burrë më kapi nga pas dhe u përpoq të më prekte. Ai ishte i dehur dhe i turbullt,” kujton Sarah. “Isha e tmerruar dhe e frikësuar. Ne po lundronim në oqean dhe nuk kishim shpëtim. U ndjeva e bllokuar”.

E përlotur ajo u kërkoi organizatorëve ta kthenin në breg me një skaf. “Ne po dridheshim. E kuptuam se sa naivë kishim qenë”.

Supozohej të ishte festa e fundit luksoze e Sarës në një jaht. “Pas kësaj u zotova të qëndroja larg skenës së festës me pagesë. Festat e pakontrolluara të jahteve kanë gjithashtu anët e tyre negative, veçanërisht në Evropë”.

Rrogë sheikësh në Katar apo Champions me Atalantën? Ja zgjedhja e kapitenit kuqezi Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ka qenë në mënyrë të papritur një emër shumë i lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali në javët e fundit.

Shkak është bërë një ofertë e Al Rajan të Katarit e mbërritur në adresë të kapitenit të Kombëtares shqiptare,

Klubi nga Katari i ofronte atij një rrogë marramendëse, prej mbi 4 milionë eurosh në sezon për një kontratë trevjeçare me klubin në fjalë. Një ofertë që ka tunduar mbrojtësin shqiptar, i cili në këto ditë ka peshuar mirë çfarë zgjedhje të bëjë për të ardhmen e tij, nëse në vitet e ardhshme të mendojë për përfitimet financiare, apo të vazhdojë të paraqitet në nivelet më të larta me Atalantën.

Sipas mediave italiane, zgjedhja e tij tashmë është bërë, “Tuttomercatoweb” bën të ditur se Gjimshiti ka vendosur që të qëndrojë të Atalanta, ku është një titullar i padiskutueshëm dhe ku në ditët në vijim do të luajë Superkupën e Europës ndaj Real Madrid, teksa në shtator do të jetë protagonist në Ligën e Kampioneve me zikaltrit.