Aks identi në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në makinë dhe përpIaset për v* *kje, i riu shkrυ mbohet nga fΙ akët brenda automjetit

Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë.

Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.

I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehen në banesë ë tij pas një feste me miqtë.

Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

“Vjen shiu në…”/ Sinoptikania tregon çfarë na pret gjatë muajit GUSHT, 10 ditët e para…

Sinoptikania Tanja Porja ka parashikuar që ditën e shtunë pas mesdite do të ketë reshje shiu në veri dhe veri-lindje të vendit, kurse zonat bregdetare do të shoqërohen nga mot i kthjellët.

Pas fundjavës, Porja parashikon që në 10 ditëshin e parë të Gushtit moti do të jetë i favorshëm për pushuesit në plazh.

“Të shtunë dhe të diel pritet të kemi reshje lokale vetëm në disa zona të izoluara të vendit. Duke filluar nga pasditja e së shtunës pritet të kemi reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit, kurse në pjesën tjetër të Shqipërisë do të jetë mot i kthjellët. Kosova të shtunen do të përballet me një stuhi mjaft të fuqishme dhe vetëm një pjesë e vogël e territorit tonë do të preket nga reshjet e shiut, kryesisht në veri. Kurse bregdeti mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta, rreth 37-38 gradë Celcius. 10 ditëshin e parë të Gushtit ne nuk presim reshje shiu. Për ata që janë me pushime moti për muajin gusht do të jetë shumë i favorshëm për plazh, me temperatura të larta“, tha Porja.

Pamjet brenda kampit/ Sky News vjen në Shqipëri: Strehimi në Shëngjin, Italia ia doli, Britania dështoi me Ruandën

Rrjeti britanik Sky News ka parë nga afër punimet në kampin e Lezhës që do të presë refugjatët nga Italia.

‘Italia ia doli’ shkruan Sky News për dërgimin e emigrantëve drejt Shqipërisë, ndërsa jep të gjitha detajet brenda kampit ku do të strehohen emigrantët.

Artikulli i Sky News

Plani i diskutueshëm i Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të nisë brenda pak javësh, pas shumë vonesave dhe kritikave të forta.

Marrëveshja u njoftua fillimisht nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar në Romë.

Marrëveshja lejon deri në 36,000 emigrantë – të shpëtuar nga anijet italiane, të dërgohen në Shqipëri çdo vit.

Dy qendrat e emigrantëve të drejtuar nga italianët po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër, rreth 45 milje në veri të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

I pari në portin e Shëngjinit përmban katër ndërtesa të mëdha dykatëshe me një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Menaxheri i policisë së shtetit italian, Evandro Clementucci, mbikëqyr qendrën dhe na tregoi rreth dhomës së kontrollit e cila monitoron 40 kamera CCTV në gardhin metalik me perimetër pesë metra të lartë.

Clementucci shpjegoi se vetëm burrat beqarë të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare do të dërgoheshin këtu. Ata që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga grupe emigrantësh, të cilët hyjnë direkt në tokën italiane, ose gjenden në ujërat italiane, do të përjashtohen nga skema.

Plani zbatohet për njerëzit nga vendet që konsiderohen “të sigurta” nga qeveria italiane si Tunizia, Egjipti, Algjeria, Nigeria, Maroku dhe Bangladeshi.

Do të thotë, në rast të një kërkese azili të refuzuar , ata mund të riatdhesohen për shkak të marrëveshjeve të Italisë me ato vende.

Shëngjini është qendra fillestare e pritjes së emigrantëve. Ereth 70 persona, duke përfshirë oficerë policie italiane dhe kontraktorë privatë menaxhojnë të dyja qendrat.

Emigrantët që mbërrijnë këtu do të marrin një kontroll shëndetësor, do t’u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe kanë akses në këshilla të pavarura ligjore.

“Dua të jem i qartë: Unë nuk i shoh ata si kriminelë. Ne do t’i trajtojmë ata si mysafirët tanë, ne duam që ata të jenë të sigurt,” na tha zoti Clementucci.

Ne pamë gjithashtu zona pritjeje, objekte mjekësore, dushe dhe parking për autobusët që do të nisen për në Gjadër – një ish-bazë ushtarake dhe hapi tjetër për emigrantët në udhëtimin e tyre.

Gjatë udhëtimit 25-minutësh atje, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, hodhi poshtë çdo krahasim me skemën e dështuar të azilit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë .

“Të dy planet nuk janë të krahasueshëm dhe lidhja e pretenduar mes tyre është e papërshtatshme. Brenda qendrave tona në Shqipëri ka juridiksion italian: pra ligjet italiane dhe rregullat italiane. Ne kemi studiuar gjithashtu legjislacionin shqiptar për migracionin dhe e dimë se përputhet me legjislacionin evropian. “- tha zoti Bucci.

Ndërtimi në qendrën e Gjaderit duket se ka mbetur prapa planit – materialet e ndërtimit, dritaret dhe dyert mbushin vendin – por zyrtarët janë të bindur se do të jetë gati “brenda disa javësh”.

Hapja tashmë është shtyrë tre herë. Ndër arsyet e vonesave ishin kushtet e të nxehtit.

Kampi është i ndarë në tre fusha kryesore:

I pari pret kërkesa për azil të shpejtë, një proces i kufizuar në një maksimum prej 28 ditësh. Dushet përfshijnë tabela informuese në italisht, anglisht dhe frëngjisht.

Një pjesë tjetër e faqes përmban qendrën e ndalimit të riatdhesimit, për personat, rastet e të cilëve janë refuzuar dhe janë në pritje të riatdhesimit.

Dhe një zonë e tretë është një mini burg i lyer me ngjyrë blu – me një derë të blinduar të stilit të burgut dhe dritare me hekura – për këdo që kapet duke kryer krime brenda qendrës.

Kapaciteti për qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit supozohet të jetë 3000 persona në muaj, por ne e kuptojmë që fillimisht do të ketë më shumë gjasa rreth 1000 persona.

Azilkërkuesit me ‘fat’ do të dërgohen në Itali me traget.

Sipas nënsekretarit shtetëror të presidencës italiane dhe delegatit të inteligjencës italiane, Alfredo Mantovano, ky është një “model inovativ për menaxhimin e flukseve të paligjshme të migracionit dhe po merr konsensus të gjerë në Evropë”.

Hulumtimi ynë sugjeron se 15 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Italisë të ndajë detajet e skemës së tyre.

Zyrtarët italianë kanë refuzuar të thonë se sa do të kushtojë projekti, por ne e kuptojmë se marrëveshja pesëvjeçare do të kushtojë pothuajse 1 miliard euro.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për Sky News se po monitoron nga afër skemën.

Sky News ka folur edhe me partinë e qendrës së majtë dhe kryesore opozitare të Italisë, për planin. Pierfrancesco Majorino, kreu i politikave të migracionit, e përshkroi atë si “të turpshme”.

https://www.instagram.com/skynews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1ec9107f-c6cd-4fa6-82d6-1e3621f88003

Flet sërisht Medi,personazhi i TikTok-ut që u rrah pabesisht:Noizy më dha 30 mijë euro për të vënë Cllevion në pritë

Medi Iseni ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku u dhunua nga këngëtari Noizy, Rigles Rajku, dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij.Duke folur për mediat në Kosovë, ai akuzon reperin Stresi, Arkimed Lushaj, se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë, ndërsa thotë se në prapaskenë e kanë rrahur brutalisht.M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra”.
Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.


Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”.Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi.

Dh* noi personazhin e TikTok në klubin e natës, Noizy-t i ndodh e papritura

Reperi i njohur Noizy është shoqëruar në polici pasi akuzohet se dhunoi së bashku me grupin e tij me personazhin e TikTok, Medi Iseni, brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Reperi, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj.

Noizy ka lajmëruar fansat se s’mund të zhvillonte koncerin për shkak se ishte shoqëruar në polici.

“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë

“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”

Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë.

Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë

“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shësësh Clevion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por u në nuk jam spiun.

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Iseni, për emisionin “Kosova Today”

Ai pretendoi se është dhunuar në mënyrë brutale në prapaskenën e klubit të natës nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vet Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.

“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.

Mehdi Malkaj shfaq probIeme me zemrën, shtrohet në reanimacion në QSUT!

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT pasditen e djeshme, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Mehdi Malkaj ndodhej në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij kur papritur ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë.

Ai mësohet se ndihmën e parë mjekësore e ka marrë nga mjekët e Traumës dhe më pas është transportuar me ambulancë në QSUT.

Gjendja e aktorit paraqitet e qetë, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Lamine Yamal dhe djali i Ronaldos bëhen bashkë, fotoja që po qarkullon në rrjet

Javët e fundit pas fitimit të Kampionatit Evropian, gjithçka ka bërë Lamine Yamal ka qenë lajm dhe aq më tepër kur këtë të premte në rrjetet sociale po qarkullonin disa fotografi të anësorit të ri të Barçës me djalin e Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr.

Lojtari i ri i Barçës dhe djali i ish-yllit të Real Madrid pozuan për foton dhe ishte vetë babai i Lamine Yamal ai që postoi imazhin në profilin e tij në Instagram

Yamal u shpall kampion Europe me Spanjën dhe mori çmimin si lojtari i ri më i mirë i turneut.

https://www.instagram.com/p/C-K8RYMNnE4/?igsh=MWhjMGV3MXE1OXdwbA==

Konfliktet me produksionin pas BBV, çfarë po ndodh me binjakët Veshaj, pezull edhe fati i Bora Zemanit ndërsa Heidi…

Kofliktet me produksionin pas BBV, çfarë po ndodh me binjakët Veshaj, pezull edhe fati i Bora Zemanit ndërsa Heidi…
Për Romeon dhe binjakun e tij kjo verë ka qenë e gjitha e përfshirë me emocione. Pasi mbylli eksperiencën e tij në “Big Brother”, aktori ka preferuar që të pushojë gjatë. Pasi ka kaluar disa ditë në jug dhe në Itali, ai dhe Heidi kanë qenë në Berlin, ku dhe kanë ndjekur koncertin e Justin Timberlake.

Natyrisht që nuk ka munguar as Donaldi, së bashku me Borën, për ta bërë këtë eksperiencë edhe më të bukur. Por teksa jeta sentimentale shkon për mrekulli për binjakët, karriera e tyre në televizion ka bërë disa hapa mbrapa. Formati i tyre “Më lër të flas” është mbyllur përfundimisht, duke bërë që të dy të jenë jashtë ekranit. Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Romeo pati jo pak hatërmbetje me produksionin, për faktin se u rendit i treti në këtë garë, edhe pse përflitej si fituesi.

Ai nuk u shfaq në asnjë nga emisionet, për gati 1 muaj, ku edhe theu heshtjen tek Manushi. Aktori u përpoq ta justifikonte këtë mungesë të tij si nevojë për të shkëputur pak nga ekrani pas 4 muajve në “Big Brother”. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Romeo dhe produksioni nuk janë ndarë dhe aq mirë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Donaldi, që në kohën që i vëllai ishte në “Big Brother” nuk linte pa hedhur disa kunja si për Ledionin ashtu edhe për të gjithë produksionin.

Problemet kanë vijuar edhe kur “Big Brother” është mbyllur, ku Romeo nuk i është përgjigjur disa ftesave, ndonëse pjesëmarrja e tij ishte në kontratë. Kjo ka bërë që raporti i tyre të marrë fund njëherë e mirë, duke mbyllur çdo projekt që kishin së bashku. Por kjo krisje, ka sjellë edhe penalizimin e Heidit. Finalistja e “Big Brother” përflitej se do të ishte një nga personazhet që do ta shihnim në sezonin e ardhshëm televiziv në ‘Top’.

Dhe ftesa e parë mbërriti, ku Manushi e ftoi që të ishte pjesë e “Procesit Sportiv” gjatë kohës së Europianit, por vetë Heidi e refuzoi këtë ftesë. Dhe duket se kjo është ftesa e fundit që konkurrentja ka marrë nga ‘Topi’. Natyrisht që edhe raportet e të dashurit të saj me produksionin, duket se edhe Heidi në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në ekran.

Por, në pikëpyetje është edhe fati i Bora Zemanit. Moderatorja sezonin e shkuar nisi edhe formatin e ri, “Cherry on top”, veç “Dancing with the stars”. Por anulimi i formatit të kërcimit vë në pikëpyetje edhe formatin e ardhshëm për Borën. Kjo për faktin se të shumtë kanë qenë ata se kanë shprehur se emisioni i Borës është një format i parë dhe i përsëritur, si dhe i ngjashëm me formatin e binjakëve. Mbetet për t’u parë nëse organizatorët do ta rikthejnë në ekran sërish këtë sezon të ri Borën. Hedi Baçi e ftuar në emisionin “Top Arena” ka folur për raportin që ka me Donaldin, vëllain binjak të Romeos dhe partneren e tij.

Por pas përjashtimit nga televizioni, dyshja do të shfaqet së bashku edhe në një film. Kjo do të jetë edhe eksperienca e parë e Heidit që do të ketë në ekranet shqiptare. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëritjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media. Heidi Baci dhe Romeo Veshaj është çifti më i përfolur për momentin. Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë.

Heidi dhe Romeo ishin këto ditë në Itali dhe sigurisht përveç talljeve që bën Romeo me komshijet e Hedit, nuk mund të mungonte dhe takimi me prindërit e saj. Duket se tashmë historia e dashurisë së çiftit është konsoliduar dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’u hyjnë projekteve që kanë për filmin.

Sara Hoxha e shkuar e harruar, pas ndarjes Ledri Vula në një romancë të re! Historia e dashurisë që po mbahet sekret! Kush është vajza misterioze që i rrëmbeu zemrën

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus. Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë.a

Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Por teksa gjithnjë e më shpesh po i shohim veç e veç me projekte të reja, flitet se jeta sentimentale e reperit ka ndryshuar. Thashethemet nga Kosova flasin se tashmë Ledri ka një të dashur të re.

ledri vula

Advertisement
Vajza në fjalë është nga Kosova dhe shumë shpesh është shfaqur në koncertet që Ledri ka mbajtur në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Nga ato çfarë flitet, partnerja e re e reperit nuk është një imazh i njohur, ndaj edhe deri më tani identiteti i saj nuk bëhet publik.

Të shumtë janë njerëzit pranë tyre që janë në dijeni të këtij raporti, por Ledri është shumë diskret për detaje të reja, duke preferuar që të fokusohet vetëm te jeta profesionale, duke mos dashur të flasë për jetën private.

ledri2

Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”.

“Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja. ”Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet ti kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë.

Ndër të tjera, gazetarja e pyet se kush ka qenë një rast që ai i ka ‘ngrirë gjakun’ dikujt dhe ku Ledri Vula për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht humoristike me ne.

sara hoxha ledri vula6

“Prindërve! Prindërve ua kam ngrirë gjakun ditën e parë të shkollës, në klasë të parë, pasi ka përfunduar orari mësimor nuk kam ikur në shtëpi, por kam ikur tek një shok dhe atëherë nuk ka pasur telefona për t’u marr vesh dhe kanë dalë të më kërkojnë në gjithë qytetin”, shprehet duke qeshur Ledri. Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës.

Reperi i njohur Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes në median rozë për shkak të ndarjes së tyre të shumëpërfolur. Dyshja nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes

Provë për këtë është rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e influenceres, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë. Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother VIP 3”.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku rikthehen së bashku? Fotot që po trazojnë rrjetin

Bes Kallaku ka postuar një foto me vajzën e tij ditën e sotme. Ajka dhe aktori i njohur i humorit shihen në pushime së bashku. Por, gjithashtu dhe ish-bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj ka postuar një video ku shihet në pushime së bashku me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amen.

Ndjekësit hodhën menjëherë dyshime nëse ish-çifti kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë, pra nëse ka ndodhur një rikthim mes dyshes më të përfolur kohëve të fundit.