Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli ‘kunata’? Ja detajet që shtojnë dyshimet

Rike Roçi është ndër ish banoret e BBVA më të komentuara në media rozë dhe jo vetëm. Miqësia e saj me Meriton Mjekiqin ka pasur krisje brenda shtëpisë më të famshme, por si duket me të vëllain po ia kalon mirë.

Çfarë po kurdisin dyshja, a mund të bëhen Ilnisa dhe Rikja kunata?

Deri në një deklaratë konkrete neve na mbetet të presim. Rike Roçi ka postuar një instastory me Rinor Mjekiqin, foto kjo që po komentohet pafund në rrjete sociale. Çfarë po kurdisin dyshja, a mund të bëhen Ilnisa dhe Rikja kunata? Deri në një deklaratë konkrete neve na mbetet të presim.

Saimir Tahiri s’heq dorë nga zakoni i vjetër/ Zbulohet investimi i ri i familjes së tij në transportin detar

Jo vetëm në biznesin e ndërtimit, agroturizmit apo mjekësisë estetike. Duket se familjarët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë investuar edhe në biznesin e transportit detar të udhëtarëve.

VNA ka siguruar dokumentat, sipas të cilave rezulton se kompania “HTC Group” me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, bashkëshorten e ish-ministrit të Brendshëm, ka marrë licensë për trasportin detar të mallrave dhe udhëtarëve

Sipas dokumentave zyrtarë në QKB, kompania “HTC Group” e Fatlinda Tahirit zotëron 30% të kuotave të kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k. që i është dhënë licenca për të transportuar udhëtarë me traget. Subjekti në fjalë rezulton se është themeluar me 7 dhjetor 2023, ndërsa data e regjistrimit është 04/01/2024. Ortakët e tjerë të kësaj kompanie janë Evangelia Barmpagianni që zotërin 12.50 %, Stefan Kolonja, 15 %, Lori Sina 7.50 %, Konstantinos Antiochos, 12.50 %, Oltian Kapa 15.00 %, Entela Mekuli 7.50 %.

Licenca e kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k është miratuar me 11 qershor 2024 me afat deri më 31 dhjetor 2024. Objekti i veprimtarisë është: “Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe njerëzve”.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm është dënuar për shpërdorim detyre nga drejtësia dhe aktualisht ndodhet duke vuajtur dënimin në shtëpi, sipas një vendimi të gjykatës së Elbasanit. Më herët, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzoi z.Tahiri për favorizimin të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës.

Dosja penale ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Tahiri përmes familjarëve ka biznese të shumta ku së fundmi investimet përfshijnë dhe atë të trasportit detar, e pikërisht në Sarandë, ku lufta për kontrollin e Portit ndër vite ka shkaktuar viktima dhe përplasje të forta mes pronarëve të anijeve.

Aq të forta janë përplasjet sa vetëm pak ditë më parë, biznesmeni Armandi Nelaj, thuri plan për të hedhur në erë, anijen ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë Korfuz në pronësi të Andrea Qirjakos.

Pasioni i ish ministrit të brendshëm për detin ka qenë i njohur për publikun. Pak kohë pasi u shkarkua nga detyra, prokuroria gjeti në makinën e biznesmenit Orest Sota patentëm për mjetet motorrike detare të Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij. Që mesa duket pasionin e kanë shndërruar në investim për transportin detar. Me pikëpyetjen e vogël: nga burojnë këto para për investime? /VNA

Italia ul çmimet, shkak konkurrenca nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë

Për të disatin vit me radhë, turistët italianë e kanë bërë Shqipërinë dhe plazhet e saj si zgjedhjen e tyre të parë të pushimeve.

Kjo ka ndikuar që në vendin fqinj të ulen çmimet. Përmes artikulli të gjatë prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” veçon plazhet e Milano Marittima, një fshat i Cervias në provincën e Ravenës, i njohur për turizmin.

Ndryshimet e viteve të fundit, shkuan Corriere, i kanë detyruar bizneset e turizmit në këtë fshat të zhytur mes detit e pishave të ulin çmimet. Turistët italianë po shihen aty gjithnjë e më pak. Në fund të korrikut dhe në këtë fillim gushti, për të qëndruar në plazhet me rërë një shezlong kushton vetëm 10 euro.

Fshati që u popullua dhe ndërtua nga milanezët e vjetër në vitet 1900, sot vuan mungesën e turistëve vendas. Ndonëse ka qenë një plazh që frekuentohej nga shtresa e mesme e popullsisë italiane, duket se edhe ata e kanë braktisur për shkak të largësisë, shkruan Corriere. Që të mbërrish në Milano Marittima duhet më shumë se tre orë e gjysme, trenat dhe autobusët janë të vjetër.

I ndërtuar mbi filozofinë milanezë, vendasit atje ruajnë me fanatizëm hotelet e vjetra, që trashëgohen brez pas brezi nga të njëjtat familje dhe që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtesat e reja dhe moderne si plazhet e zonës ballkanike të Adriatikut, si Kroacia e më së shumti Shqipëria që po i josh turistët italianë. Për ta, shkruan Corriere della sera, ndër të tjera Shqipëria nuk është kthyer vetëm në një dashuri vere, por në një vend ku edhe investojnë për të blerë shtëpi e për t’u kthyer në çdo stinë.

Gushti fillon me fluks pushuesish, shqiptarët e Kosovës ‘pushtojnë’ bregdetin

Fillimi i muajit gusht, ka sjellë fluks pushuesish, që i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Raportohet se kryesisht, janë pushuesit nga Kosova që preferojnë të kalojnë pushimet në bregdetin tonë.

Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, është krijuar dhe trafik i rënduar pranë kryqëzimit në Fushë Milot.

Ndonëse me forca të shtuara të punonjësve të qarkullimit, mbetet sërish problematik pranë këtij kryqëzimi, ndersa pas hapjes së rrugës së re Thumanë-Kashar udhëtimi bëhet më i lehtë.

E NDlHMOl me Iekët e QlRASË pa u njohur, Elona kërkon d jaIin pas dy vitesh: I Iutem ZOTlT që..

Shqiptarët shquhen edhe për humanizëm mbi të gjitha dhe më poshtë do të lexoni një histori mjaft interesante.

Një vajzë me emrin Elona, ka rr;ëfyer se si e ka ndihmuar një i ri në një ditë mjaft të vë;shtirë, por që tani kërkon të Iidhet me të për ta falënderuar pasi nuk ka pasur mundësinë të bëjë gjatë dy viteve.

Elona shkruan:

Përshëndetje ! Hapa këtë adresë për një ndihmë nga ana juaj.
Dje ndeza cel tim të vjetër që nuk e kam përdor prej kohësh dhe më bëri përshtypje një foto e ruajtur në WhatsApp.

Ishte personi i cili kohë më parë ka bërë një gjest që nuk e bën kushdo sot.
Para rreth dy viteve më ndodhi diçka dhe isha shumë e më;rzitur e pa zgjidhje, më kishin hu;mbur lekët e qirasë së shtëpisë dhe prindërit i kisha të së murë e me il açe. Kështu që nuk doja t’u bija në qafë por as në dorë të kujt, përveç të një shoqeje pasi nuk isha fort mirë ekonomikisht.
Lashë takim me shoqen në një kafe por nuk erdhi.

Gjithsesi, ngjitur me tavolinën time më tutje ishte një djalë.

Se di se si më erdhi një guxim dhe shkëmbyem disa fjalë me shaka dhe mbase e dalloi tri;shtimin në fytyrën time.

As vetë nuk e di se si u shpreha, isha në pa nik dhe ia shpjegova situatën. E mori me shaka, por unë u p;reka dhe po q aja. Ai u afrua dhe më kërkoi t’ja shpjegoja, ku i tregova për gjendjen time dhe pa hezitim më ofroi ndihmë me ato lekë që kishte me vete e nuk më kërkoi asgjë në këmbim.

Thjesht më tha nëse situata ime rregullohej të ja ktheja me një kafe, asgjë më tepër.
Emrin nuk donte të ma tregonte, por ja mora numrin e celularit dhe e lashë me të që do ta telefonoja kur të kisha zgjidhur probIemin tim.

Padyshim e ndjeu që isha e sinqertë ndaj edhe më besoi dhe më ofroi ndihmë, kështu mendoj unë…

E falënderova pa masë atë njeri që nuk e mendoi dy herë rastin tim.
Kur u largova u ndjeva e lehtësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër ndihesha keq sepse nuk besoja që ekzistonin njerëz të tillë me një zemër kaq humane

Pas dy ditësh e telefonova por më dilte i fikur numri. tentova disa ditë më radhë por më kot.

Pas disa muajsh e shikoj që kishte hapur WhatsApp me atë numër. Ishte fytyra e tij në profil dhe nuk ngurrova t’i shkruaja “djalit pa emër”.

Folëm vetëm pak herë, por përsëri nuk më foli asgjë për veten, Më pas shoh që kishte mbyllur numrin, nuk munda kurrë ta falënderoja.

Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga ajo ngjarje dhe do të ndihesha e lumtur nëse ai e sheh këtë mesazh nga unë dhe do të doja t’më jepej rasti t’ja ktheja 10-fish atë që bëri për mua.

Kam një foto të tij, e i lutem Zotit që ta shohë dhe kush e njeh mund ta bëjë tag në komente. Vëmendja ime do të jetë këtu, nga Elona!”
Epo, nëse e njihni të riun, mos ngurroni…

“Ai më Ç MENDl me atë që më b. ëri në magazinë, dua të Ië B URRlN për të

Një vajzë e re i është drejtuar psikologe Deidre për ti kërkuar ndihëm pas një situate të vështirtë në të cilën është ndodhur.

Ajo i rrëfen se prej 6 muajsh ka nisur një lidhje jashtëmartesore me kolegun e saj në punë, dhe se tashmë ndjenjat e saj për të janë rritur kaq shumë, sa ka filluar të mendojë divorcin.

Ja çfarë shkruan ajo: E dashur psikologe Deidre. Unë jam 28 vjeçe dhe jam e martuar prej 3 vitesh dhe kam një vajzë 1 vjeçe, që e dua më shumë se çdo gjë.

Me burrin jemi martuar pas disa vitesh lidhje dhe një dashurie të madhe. Pas lindjes së vajzës raporti jonë ndryshoi pak sepse ai filloi të largohej duke menduar se unë nuk i kushtoj më të njëjtën vëmendje si më parë.

Kjo gjë mua më trishtoi padyshim dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi pasur shumë grindje me njëri-tjetrin.

Këtë situatë unë e ndava me një kolegun tim në punë, unë punoj në një magazinë ku bëhen paketime të ndryshme.

Ai më qëndroi afër shumë dhe më këshillonte mjaft për tu ndjerë më mirë. Kështu dalë nga dalë nga dalë ne filluam të afrohemi shumë me njëri tjetrin, deri sa një ditë u puthëm.

Pas kësaj ne takohemi çdo ditë pas pune dhe kemi nisur një lidhje shumë të fortë intime dhe dashurie.

Ndihem shumë mirë me të dhe ai me mua dhe kemi filluar të mendojmë se mund të nisim një jetë së bashku.

E dua, por ndihem keq në raport me burrin dhe fëmijën. Nuk di nëse ia vlen apo jo të sakrifikoj dhe të nis çdo gjë nga e para me atë.

Përgjigjja e psikologe Deidre: Unë do të të këshilloja që për një periudhë të mos e takojë më të dashurin dhe ti kushtoje më shumë vëmendjen burrit tënd.

Do ishte mirë të bënit një bisedë për të gjetur të njëjtën dashuri dhe pasion që keni pasur më parë.

Nëse filloni sërish të ndjeni për burrin, jepini fund lidhjes, nëse shihni se nuk mund të jeni e lumtur dhe as ta bëni atë të lumtur, atëherë kërkoni divorcin.

G ruaja në haII të madh: Fqinjët e b. ëjnë para sγve të mi, nuk di çfarë të bëj!

Cfarë do të bënit sikur të hapnit perden e dritares dhe përballë të shihnit fqinjët tuaj që dëfrehen në një marrëdhënie intime?

Këtë pyetje ka shtruar një grua dhe një nënë në rrjetin social “Mumsnet”. 

Ajo ka treguar se nga dritarja e xhamit të saj ka parë një çift të ri teksa kryenin marrëdhënie në banjon e banesës së tyre përballë.

Gruaja, tregon se ka një fëmijë 8 vjeç dhe ka frikë se edhe ai do shikojë skenën e papërshtatshme.

Kështu, ajo shtroi pyetjen ne rrjetin social duke kërkuar një mendim.

Sugjerimet në fakt kanë qenë të ndryshme. Disa i thoshin që ti linte të qetë fqinjët.

Të tjerë sugjeruan që ti takonte e t’ua thoshte shqetësimin, ndërsa të tjerë shkruan se duhet ti fuste një letër anonime nën derën e fqinje, ku ti shpjegonte situatën.

NJlHUNl me g. rυαn eciIa paguan një b υrrë, arsyeja do ju Iërë pa f jαIë

Epo, ka edhe kështu. Mos u cudisni me këtë grua, e cila po kërkon dikë që t’i marrë ‘kontrollin’ e jetës dhe ta ndihmojë atë të marrë të gjitha vendimet e saj për një muaj.

Për këtë, ajo është e gatshme të paguajë plot 2200 euro.

Ky person, që mediat britanike nuk e kanë identifikuar, është nga Bristol, Angli.

Sipas “The Sun”, ajo ka nxjerrë njoftimin në Bark.com e po kërkon ndihmë. Thotë se ai që lamë pas, ka qenë një vit i keq.

“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime.

Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë. Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”, shkruan ajo.

Gruaja ka shpjeguar edhe gjërat e tmerrshme që i kanë ndodhur, mes tyre marrëdhënia e keqe me të dashurin, si dhe humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.

“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”, shkruan ajo.

Këmbimi valutor, 1 gusht/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 gusht 2024, dollari amerikan, blihet me 92.2 lekë dhe shitet me 93.1 lekë.

Euro, blihet me 99.8 lekë dhe shitet 100.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 66.6 lekë, ndërsa në shitje me 67.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: