Mund të duket disi absurde, por është e vërtetë, një biletë për të parë ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës kanë shkuar deri në 12 mijë euro. Për çerekfinalen e “Euro 2024”, e planifikuar të premten në Shtutgart, çmimet kanë shkuar në “stratosferë” për një ndeshje me pritshmëri të madhe, që megjithatë nuk justifikon shifra të tilla.
Gazeta “Bild” flet për këtë , duke iu referuar shitësve me pakicë. Madje flitet për bileta që variojnë nga 6 mijë deri në 12 mijë euro për vende jo shumë të privilegjuara apo larg fushës. Në Gjermani ka një pritje të madhe për ndeshjen për një lloj hakmarrjeje kundër Spanjës.
“Furia e Kuqe”, eliminoi gjermanët si në vitin 2008, ashtu edhe në 2010. Të dyja herë ata fituan turneun, përkatësisht Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës. Gjermania nuk e ka mundur Spanjën që nga viti 1988, 36 vite në total. Ka kaluar shumë nga suksesi i fundit, kjo është arsyeja pse sfida kundër Spanjës është kaq e rëndësishme.
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se për lojtarin shqiptar është interesuar Fiorentina, që ka ofruar 22 milionë euro.
Kampioni aktual i “Serie A”, Interi ka refuzuar këtë ofertë dhe kërkon plotë 35 milionë euro për mesfushorin “kuqezi”.
Asllani luajti tre ndeshje në Euro 2024 me kombëtaren shqiptare dhe ra në sy për paraqitje e tij fantastike.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, por një klub që do i ofronte më shumë minuta do ishte i mirëseardhur për lojtarin shqiptar.
⚫️ 🇦🇱 🔵 – La #Fiorentina è interessata a Kristjan #Asllani! I viola sono alla ricerca di un regista, e avevano cercato l’albanese già la scorsa estate, offrendo 2️⃣2️⃣ mln, proposta rifiutata dall’#Inter. #Marotta chiede 3️⃣5️⃣ mln, i rapporti tesi tra i club non aiutano.
Bashkimi Europian duhet të rishikojë vizionin e tij për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgo Gjerapetriti gjatë fjalës në tryezën për zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në Athinë.
Duke trajtuar temën “Konfliktet gjeopolitike: Cilat janë parakushtet për paqen e qëndrueshme?”. Gerapetritis theksoi rëndësinë e dialogut me fqinjët për të parandaluar konfliktet, duke e krahasuar atë me një lojë futbolli pa ekipin ndihmës për të korrigjuar gabimet.
Lidhur me perspektivat evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gerapetritis theksoi rëndësinë e ruajtjes së vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimet për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe duke riafirmuar angazhimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë e Veriut.
“Shpresat e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE varen nga tre kushte: legjislacioni i BE-së, ligji dhe traktatet ndërkombëtare, si dhe demokracia dhe shteti i së drejtës. Nuk mund të ketë tolerim për këto çështje. Greqia mbështet shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, megjithëse Shqipëria po përballet me kritika për korrupsion”, tha ministri grek.
Kryediplomati grek shprehu shqetësimin për burgosjen dhe dënimin e Fredi Belerit me 20 muaj burg duke thënë: “Ka shqetësime serioze lidhur me parimet e zbatimit të sundimit të ligjit. Është thelbësore për ne, evropianët, të ruajmë diversitetin dhe të mbrojmë të gjitha minoritetet. Rruga është atje, por ne kemi nevojë për prova të qarta të respektit të plotë”.
Gerapetritis nënvizoi paqëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar imperativin historik për të ruajtur vrullin e ndërtuar mbi 20 vjet përmes Agjendës së Selanikut.
Ai tha se Greqia është angazhuar dhe ka prioritet përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai e quajti rajonin ‘një fushë të vërtetë të minuar’ dhe nënvizoi se ishte historikisht e nevojshme të ruhej dinamika e ndërtuar 20 vjet më parë me agjendën e Selanikut.
Juventus ka nisur më shpejt nga çdo ekip tjetër italian përpjekjet për të sjellë pranë vete lojtarë të rinj e të talentuar për t’i sjellë “Zonjës së Vjetër” rezultatet e kërkuara.
Pas nënshkrimit me Douglas Luiz, gjuetia në merkato vijon për bardhezinjtë.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventus tashmë interesohet për shqiptarin Mario Mitaj.
20-vjeçari i talentuar mund të transferohet nga Lokomotiva e Moskës për 12 milionë euro.
Një tjetër mbrojtës që është nën radarët e Juventusn është edhe braziliani Yan Couto.
Një mjeke ka zbuluar se cilat pesë pjesë të trupit duhet të kontrolloni çdo ditë për t’u siguruar që gëzoni shëndet të plotë. Dr. Mindy Pelz është një eksperte me famë botërore e cila shpesh jep këshilla për shpëtimin e jetës në internet.
Kohët e fundit, mjekja që jeton në Kaliforni, gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, tregoi pesë zonat e trupit që duhet të shikoni çdo ditë për t’u siguruar që jeni në rregull. Ekspertja vuri në dukje se kishte mënyra të ndryshme për të kontrolluar shëndetin tuaj pa shkuar te mjeku. Ajo shpjegoi se si thonjtë, gjuha, flokët, këmbët dhe sytë mund të tregojnë se vuani nga një sëmundje.
“Ju duhet një rutinë e përditshme për të parë se si funksionon trupi juaj,” tha ajo.
Dr. Mindy i këshilloi njerëzit që të fillonin duke kontrolluar pjesën e brendshme të syrit të tyre, gjë që ajo tha se mund t’ju tregojë nëse mëlçia juaj nuk po punon siç duhet. Ajo shpjegoi: “Nëse pjesa e brendshme e syrit tuaj është e verdhë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve të mëlçisë.”
Më pas, ajo zbuloi se thembrat tuaja mund të zbulojnë nëse keni toksina në sistemin tuaj.
“Kur pjesa e poshtme e këmbëve tuaja është e thatë dhe e plasaritur, kjo tregon se nuk keni qarkullimin e duhur. Është një mundësi që mëlçia të mos bëjë një punë të mirë duke nxjerrë toksinat, kështu që sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ka pisllëqe në të”, shpjegoi ajo.
Mjekja rekomandon që t’i shikoni me kujdes edhe thonjtë tuaj. Ajo tha: “Kur ka shumë plasaritje në thonjtë tuaj ose sa shpejt rriten ato, mund të jetë një shenjë e mungesës së mineraleve.’
Dr. Mindy Pelz shtoi: “Unë gjithashtu shikoj gjuhën time çdo mëngjes. Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë një shenjë e myku dhe trupi juaj po detoksohet”.
Së fundmi, mjekja rekomandon të kontrolloni edhe flokët tuaj: “Flokët që bien mund të nënkuptojnë një zbulim kyç për shëndetin tuaj”.
Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e kampionatit evropian EURO 2024.
Turqia është kualifikuar tashmë, Me dy golat e Demiral dhe do të përballet në çerekfinale me Holandën.
Në tribunë s’kishte se si të mungojë përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku.
Ajo ka festuar me plot emocion golin e Demiral, bashkë me djalin.
Aleksandër Vuçiç pasi mori pjesë në seancën e kolegjit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku tha se forca të shumta janë mbledhur në rajon ku po i vëzhgojnë.
Nga deklarata e dhënë u la të kuptohet se Vuçiç po i druhet dronëve shqiptarë se mund të zbulojnë lëvizjes e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.
“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin.
Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë.
Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka arritur një shifër rekord prej 1,067,405 pasagjerësh në qershor të këtij viti.
Kjo shifër e jashtëzakonshme e tejkalon numrin e pasagjerëve të qershorit të vitit të kaluar prej 667,521, duke shënuar një rritje prej 61.6%% nga viti në vit.
Periudha nga janari deri në qershor 2024 ka gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790,368 pasagjerë, krahasuar me 2,894,358 pasagjerë gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2023. Kjo rritje prej 65% nga viti i kaluar, pasqyron kapacitetin e zgjeruar të TIA-s, shërbimet e përmirësuara dhe investimet strategjike për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.
Gjithashtu, është zgjeruar ndjeshëm zgjedhja e destinacioneve si në qytete të mirënjohura të Europës, ashtu edhe në destinacione të largëta. Disa prej destinacioneve të reja, më të spikatura janë Nisa në Francë, Rodhos dhe Heraklion në Greqi, Barcelona dhe Valencia në Spanjë, Bukureshti në Rumani, Bodrum, Antalia dhe Stamboll në Turqi, Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si edhe një larmishmëri shumë e madhe destinacionesh drejt Italisë dhe vendeve të tjera Europiane.
Suksesi në rritje i TIA-s i dedikohet strategjisë së Kastrati Group për të zgjeruar dhe modernizuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nëpërmjet investimeve infrastrukturore, partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe përmirësimeve të vazhdueshme në shërbimin ndaj klientit.
“Tejkalimi i 1 milion pasagjerëve dhe më shumë se 5850 lëvizje avionësh në një muaj të vetëm, nuk është vetëm një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve dhe profesionistëve të TIA-s, por vërteton se investimet thelbësore të bëra në infrastrukturat ajrore, zgjerimi i terminalit dhe pajisjet e sigurisë, janë duke dhënë rezultatet e pritshme. Në TIA, të gjithë janë të përkushtuar për të ofruar standardet më të larta në funksionimin e aeroportit, duke respektuar rregulloret e sigurisë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë hapa të rëndësishëm duke patur rritjen më të shpejtë nga periudha sfiduese e pandemisë COVID-19, duke ofruar një shërbim ekselet dhe duke zgjeruar rrjetin e destinacionave. Kjo tashmë e ka pozicionuar aeroportin si një qendër kryesore të aviacionit në rajon.
Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga forcat e policisë greke.
32-vjeçari është sjellë në Kakavijë, në masa të larta sigurie, nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.
Ai shihet me pranga në duar teksa një moment kërkon që të mos e filmojnë.
32-vjeçari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Haxhiu është autor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.