Keni dëshirë të jetoni në Itali? Ja sa ju paguan Toskana nëse përzgjidheni,si të aplikoni

E keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni nën diellin toskan?

Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet, falë një nisme të re në këtë rajon të bukur italian që ofron stimuj financiarë për njerëzit që dëshirojnë të lëvizin në qytetet e tij simpatike dhe më pak të populluara.

Programi “Residenzialità in Montagna 2024” në Toskanë po përpiqet të tërheqë banorë të rinj në komunitetet e saj malore rurale me grante prej 10,000 € (rreth 10,715 dollarë) deri në 30,000 € (rreth 32,145 dollarë) për të ndihmuar në mbulimin e kostos së blerjes dhe rinovimit të një shtëpie.

Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Idealista, çmimi mesatar për të blerë një shtëpi në provincën më të lirë të Toskanës, Pistoia, ishte 1,472 € për metër katror në 2022. Pra, për një shtëpi rreth 100 metra katrorë mund të paguash 152 mijë euro.

Kjo nismë synon rinovimin dhe stabilizimin e popullsisë në këto zona, të cilat kanë shënuar një rënie të ndjeshme ndër vite.

Sipas New York Times, Ministria e Mjedisit e Italisë publikoi një studim në vitin 2016 që tregonte se gati 2500 qytete ishin aq të shpopulluara sa nuk do të mbijetonin më shumë se 25 vjet.

Me një fond total prej 2.8 milionë eurosh të dedikuara për rigjallërimin e këtyre komuniteteve malore, Toskana është e angazhuar të sjellë jetë të re në peizazhet e saj të bukura.

Aplikantët duhet të jenë shtetas italianë, qytetarë të BE-së ose shtetas jo-BE me leje qëndrimi afatgjatë dhe duhet të marrin përsipër të regjistrohen si banorë në një qytet italian dhe nuk mund të jenë banorë të komuniteteve malore.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është i shkurtër, mbyllet deri më 27 korrik.

Për të aplikuar, kolonët e mundshëm mund të vizitojnë faqen zyrtare të rajonit të Toskana dhe të plotësojnë formularët e nevojshëm në internet.

‘Tragjedia’ e stuhive në Mal të Zi/ Raportohet për dy viktima nga fatkeqësisa natyrore

Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar të paktën dy viktima.

Një punëtor vdiq në një kantier ndërtimi në qytetin bregdetar të Canj, ndërsa një person tjetër vdiq nga rrufeja në Lustica, më në veri përgjatë bregut të Adriatikut.

Stuhia rrëzoi vinçat, dhe përmbyti rrugët.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ka sjellë ndryshime të motit, me stuhi gjithnjë e më të paparashikueshme dhe valë të nxehti.

Xhaka vendos gishtin në plagë: Kurrë s’kisha parë Itali si kjo, i mundëm pa zbritur në fushë

Zvicra arriti të siguronte një vend në çerekfinale të Euro 2024 pasi mundi 2-0 Italinë në Berlin, në një ndeshje ku nuk pati shumë histori pasi kampionët në fuqi u dorëzuan pa luftuar.

Këtë ide kishte edhe Xhaka, i cili në një intervistë të fundit i rikthehet edhe njëherë ndeshjes në fjalë ndërsa thekson se ai kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanzhi zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bolonja. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh.

Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz.

E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

E rëndë, 17-vjeçari shembet përtokë në mes të lojës, ndërron jetë duke luajtur (VIDEO)

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në qytetin indonezian të Yogyakarta, ku u mbajt Kampionati Aziatik i Badmintonit për të Rinj (U18). 17-vjeçari Zhanke Zhiye, përfaqësues i Kinës, po përballej me Japonezin Kazuma Kawano me rezultatin e barabartë 11-11, në setin e parë kur papritur u rrëzua në tokë me konvulsione.

Kundërshtari i tij u hutua, edhe gjyqtarët dhe kur trajneri tentoi të ishte pranë tij. Këto rezultuan të ishin momentet e fundit të jetës së, i cili ndërroi jetë në vend.

Zërat e spektatorëve zgjuan organizatorët nga gjumi, por në kohën kur mjekët e ndihmës së parë mbërritën në majë të Gilet, kishte kaluar pothuajse një minutë.

Pikërisht kjo vonesë, plus fakti që nuk kishte defibrilator shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të lëshuar nga Federata e Badmintonit e Azisë dhe Shoqata e Badmintonit të Indonezisë, ata thanë se sportisti i pafat u dërgua në spital nga ambulanca e lojërave në më pak se dy minuta, por fatkeqësisht aty u shpall i vdekur.

Spitali lokal nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes, por raportet tregojnë për arrest kardiak.

Zhiye ishte një nga talentet më të mëdha të Kinës në badminton me diferenca të mëdha, ndërsa ishte rritur jetim pasi kishte humbur babanë në moshë të re. Dhe kur nëna e tij u informua për humbjen tragjike, ajo përfundoi në gjendje shoku në spital.

Të shtëna fataIe/ Ekzekutohet me 10 pIumba 54-vjeçari në Greqi

Një atentat me pasojë një të vdekur ka ndodhur në Greqi. Mediat fqinje bëjnë me dije se viktima është 54-vjeçari Panagiotis Stathis dhe ka qenë topograf.

Ai nuk kishte precedentë penalë. Ai ka qenë aktiv në Mykonos dhe sipas burimeve policore tre vite më parë ka qenë viktimë e një rrahjeje.
Ngjarja ka ndodhur teksa Stathis po parkonte automjetin përpara kompanisë së tij, kur është qëlluar me 10 plumba.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip BMW ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe 25 Marsi.

Më pas një person i panjohur me motor ka kaluar pranë vendit dhe ka hapur zjarr. Në vendngjarje janë gjetur dhjetë gëzhoja, por autori ka qëlluar më shumë herë.

Skema është e ngjashme me atë të përdorur për vrasjen e shqiptarit Roan Brahimi pak kohë më parë.

Autorët ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar fytyrat. Në momentin që Roan Brahimi po parkonte makinën, ata kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ekzekutohet biznesmeni grek, ishte në makinën e bashkëpunëtorit të tij në biznes

Makinën që drejtonte ia kishte marrë hua bashkëpunëtorit të tij në biznes – Autori është larguar me motor – Në vendngjarje janë gjetur tetë gëzhoja.

Policia është vënë në alarm mëngjesin e së martës, për një incident me armë zjarri të ndodhur në Psikiko. Sipas informacioneve, një person ka mbetur i vrarë teksa ndodhej brenda makinës së tij.

Agresori duket se ka kaluar pranë automjetit – një makinë BMV ngjyrë gri -, ndërsa ishte në një motoçikletë, hapi zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Psychikos, rreth orës 8:30. Në vendngjarje policia ka gjetur tetë gëzhoja të një arme zjarri.

Sipas informacioneve ekskluzive të “Zuglas “, viktima është vrarë jashtë një biznesi, të cilin e kishte në pronësi të përbashkët me një person tjetër, të quajtur “SKS SURVEY OE – TH. KECHROLOGOS – P. STATHIS OE”, i specializuar në ” inxhinieri dhe konsulencë teknike të ngjashme. Viktima është P.X.S.

Makina në të cilën lëvizte viktima duket se i përket partnerit të tij në biznes dhe ai e kishte marrë hua për arsye të panjohura. Vrasja është cilësuar mafioze nga EL.AS., e cila nuk përjashton që objektivi të ketë qenë bashkëpunëtori dhe jo viktima.

(Balkanweb)

“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles për Kadarenë bën xhiron e rrjetit

Modelja e njohur shqiptare, Megi Luka ka bërë një “gafë” të pafalshme ditën e sotme.
Në një postim në Instastory, ish-Miss Universe Albania 2015 ka dashur që të shprehë ngushëllimet për ikjen e të madhit Ismail Kadare, por siç duket ajo e ka ngatërruar atë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.

Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.
Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur, dhe nuk dihet nëse modelja e ka vënë re vetë gabimin, apo të tjerë i kanë treguar se është Ismail Kadare ai që humbi jetën sot, ndërsa Dritëro Agolli është ndarë nga jeta para 7 vitesh.

Granit Xhaka trondit Zvicrën, ja çfarë rrezikon mesfushori shqiptar

Kombëtarja e Zvicrës ka marrë një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024.

Kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë. Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të kësaj gare, ka zbuluar se po përballet me një lëndim muskulor i cili bëri që ai të humbasë një prej seancave stërvitore.

Ish-lojtari i Arsenalit këtë problem e ndjeu sërish në fazën e fundit të ndeshjes ndaj Italisë, por po shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë. Ngelet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë gjendja e Granit Xhakës në duelin ndaj “3 Luanëve”.

Azotiku i Fierit, vepra gjigande që u shit për skrap

Ndërtimi i Azotikut të Fierit nisi në nëntor 1965. Vepra u vu në shfrytëzim më 17 shkurt 1967.

Aty janë prodhuar plehra kimike me bazë azoti. Prodhohej Nitrat – Amoni (NH4NO3) me përmbajtje të lëndës aktive 34-35 %.

Kapaciteti i prodhimit ishte 120 000 ton/vit. Janë prodhuar realisht 90-110 mijë ton në vit.

Më pas u ndërtua linja e prodhimit të uresë me 46 % lëndë aktive me kapacitet 200 000 ton/vit.

Kështu kapaciteti i prodhimit në vitin 1989 shkoi në 320 000 ton.

Paisjet e Azotikut u blenë me financim kinez, pas nënshkrimit të një marrëveshje të posaçme kredie të nënshkruar në vitin 1966.

Kredia kineze për Azotikun, ndryshe nga afro 30 vepra të tjera të mëdha industriale, nuk u lëvrua në makineri e pajisje e teknologji nga RP e Kinës, por në vlerë monetare, duke blerë teknologjinë dhe një pjesë të makinerive e pajisjeve nga “Monte Catini” – sot “Monte Edison” një nga firmat lider në industrinë kimike në Itali e në botë, si dhe një pjesë tjetër në Gjermani.

Për montimin e teknologjisë dhe vënien në shfrytëzim të veprës kanë punuar së bashku specialistë italianë, kinezë dhe shqiptarë.

Vepra ndaloi së funksionuari pas rënies së komunizmit dhe në vitet e fundit u çmontua dhe u shit për skrap! (Adi Darsi)

Historia e rrallë: “U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…”

Ky Papë quhej Enea Silvio Piccolomini. Qysh para se të ngjitej në Katedralen e Shën Pjetrit si Papa Piu II përbën një histori kërshërore tipike për figurat e spikatura të humanizmit europian.

Enea Silvio lindi më 19 tetor 1405. Ndonëse është fjala për një rastësi, nuk mund të mos vihet re që rezulton pikërisht bashkëmoshatar me Gjergj Kastriotin.

I përkiste një dere të madhe nga qyteti i Sienës: Piccolomini.

Të dhënat gjenden në librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, me autor Aurel Plasari.

Ai na jep një vepër të plotë prej 200 faqesh që është i rrallë në gjininë e vet, për të kuptuar më mirë pozicionin që zë Arbëria në gadishullin juglindor e më gjerë. Ka shkrime për këtë temë, por janë të cunguara dhe të pa dokumentuara. Në materialet (bile në latinisht e shqip) të Plasarit, botuar në gazetën DITA, jepen detaje të jetës italiane ku kalonte Enea Silvio me intimitet e vërtetësi sikur t’i kesh para duarsh.

Në libër tregohet se depërtimi turko-osman në rajonin juglindor të Europës sot të njohur si Ballkan ishte bërë për Europën e krishtere shqetësimi i madh, dhe ç’është e vërteta, funksionoi edhe si detyrim për ndërhyrje në rajon.

Pra nën lëvizjen e humanizmit europian, Papa Piu II – ndërsa nga ana tjetër, në frontin e qendrës së luftës antiturke Gj. Kastrioti.

Ishte një front prej 500 miljesh, Hungari, Bosnjë, Serbi, Arbëri. Ndeshja në këtë front të ri kishte një sfond të qytetërimit të cilit i vishej dhe petku fetar siç theksonte Enea Silvio.

Në Romë u hap tmerri se turqit ishin gati të sulmonin Italinë. Kostandinopoja kishte rënë. Askush nuk i njihte aq mirë sa Enea Silvio vendet dhe njerëzit e Europës, ai ishte dhe Papë, dhe poet, dhe historian (shkrimet e tij i shërbyen si burime me vlerë Barletit e Nolit).

Njësoj si sot, shqiptarët haheshin mes njëri tjetrit. Ky papë donte të shuante sherret në Arbëri, mes L. Dukagjinit dhe Skënderbeut, pasi pengonin unifikimin kundër turqve.

Ekspedita do të realizohej duke ardhur në Durrës. U përfol se papa do do shpallte Pal Ëngjëllin, “kardinal” dhe Skënderbeun, mbret.

Por ekspedita dështoi. Papa vdiq nga ethet dhe meraku që s’erdhi në Arbëri.

Libri i Plasarit tani na duhet neve dhe Europës.