Person me rrezikshmëri të lartë/ E shkuara e “errët” e 35-vjeçarit shqiptar që vdiq në burgun grek

Detaje të reja janë zbarhdur një lidhje me 35-vjeçarin Alfons Ndoci, i cili ndërroi jetë sot në burgun e Koridhalos në Greqi.

Ndoci cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë, teksa ka qenë i dënuar për vrasje. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi t’i rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartëmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap. Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Ndoci u vra sot pasnjë sherri me thika në në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë, nga e cila mbeti i plagosur dhe Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Mario Mitaj mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024, ja renditja

Mario Mitaj ishte ndër tre lojtarët e Kombëtares që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024.

Me 270 minuta, Mitaj nuk shëtiti fanellën në fushë, por vendosi statistika të konsiderueshme.

Futbollisti 20-vjeçar i Kombëtares është i shtati në listën e mbrojtësve sa i takon rikuperimeve. Plot 15 topa ka rikuperuar djaloshi që luan si mbrojtës i majtë, duke bërë që interesi për të të rritet.

Juventus, Bologna dhe Lazio nuk do e kenë të lehtë të bindin Lokomotivën e Moskës, që duket se ka në gjirin e vet një talent të madh. Bastoni, Orban, Karniclik, Gvardiol, Pepe dhe Zaleuski kanë bërë më mirë se Mitaj, me djaloshin që deri tani lë pas Mittelstadt, Rudiger dhe Cancelo.

Pas skualifikimit nga Europiani, Strakosha pëson “humbje” edhe me të dashurën. Ja çfarë ka ndodhur

Portieri i kombëtares Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.

Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë. Te paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Europian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.

Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.

Kujtojmw se katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.

Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhnie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye.

“Ashtu siç shtriheni, ashtu edhe do flini”, Mitsotakis për dënimin e Belerit: Lëvizjet e Shqipërisë s’e ndihmojnë në rrugën drejt BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Demokracisë së Re ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri, të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e Fredi Belerit.

Mitsotakis theksoi se lëvizjet e fundit të Shqipërisë nuk e ndihmojnë atë në rrugën drejt integrimit europian dhe nuk e lehtësojnë procesin e anëtarësimit.

Sipas Mitsotakis, ‘ëndrra europine e Edi Ramës kalon përmes një proverbi të njohur grek: ashtu siç shtriheni ashtu edhe do flini’.

Kreu i qeverisë helene nuk la pa përmendur as Maqedoninë e Veriut. Sipas Mitsotakis, Shkupi nuk e nisi mirë, pasi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se i kanë bërë hesapet pa hanxhijtë”, përfundoi Mitsotakis.

“E përlotur, e skuqur dhe e paaftë…”, dalin pamjet T R0NDlTËSE të Celine Dion kur pëson krizat e sëmundjes

E përlotur, e skuqur dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, Celine Dion shfaqet duke përballur një sulm të dhimbshëm 10-minutësh. Pamjet në fjalë janë pjesë e dokumentarit të saj të ardhshëm, ku nxjerr në pah betejën e këngëtares me famë botërore me sindromën e personit të ngurtë (SPS).

Ylli i muzikës shihet në kujdesin e profesionistëve që përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve, ndërsa një ekip kameramanësh filmon në heshtje përvojën e hidhur.

56-vjeçarja u diagnostikua me këtë gjendje, një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që shkakton ngurtësim të muskujve dhe spazma të pakontrollueshme. Betejat e saj të mëvonshme do të jenë gjithashtu pjesë e dokumentarit “I Am: Céline Dion”, e po ashtu edhe vendimi për t’u tërhequr nga syri i publikut duke u pajtuar me sëmundjen.

Në videon e shpërndarë, Dion pas krizës së pësuar shprehet:

“Sa herë që ndodh diçka e tillë, të bën të ndihesh shumë e turpëruar dhe kështu, nuk di si ta shpreh. Megjithatë, unë ende e shoh veten duke kërcyer dhe kënduar. Unë e kam gjithmonë planin B dhe planin C, e dini. Kjo jam unë. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Por unë nuk do të ndalem. Unë nuk do të ndalem”.

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-13568037/Celine-Dion-fans-hail-documentary-raw-honest.html?ico=embedded

Kush është shqiptari që u vra në burgun e Koridhalos në Greqi?

Një i vrarë dhe një i plagosur mbas një sherri para pak minutash në godinën 4 të burgut Korridhalos.

Në këtë godinë mbahen të dënuarit nga Shqipëria.

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i plagosuri quhet Altin Vokri nga Gjakova, ndërsa Alfons Ndoci është viktima.

Kush është Alfons Doçi

I ndjeri ka qenë i dënuar për dy vrasje. Në 2017 ai kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitje. Po ashtu pak më vonë ai do të vriste sërish një tjetër grua gjatë një grabitje.

Pas ngjarjes shqiptari ra në prangat e policisë greke. Por ai do të bëhej përsëri kryefjalë e mediave, pasi arriti të arratisej së bashku me një shqiptar tjetër. Arratisja ndodhi teksa ishin duke u transferuar nga Athina për në burgun e Kretës.

Arratia e Alfons Doçit dhe Xhilian Halilit në 2018 do të zgjaste vetëm 48 orë. Pas operacionit intensiv, policia arrestoi dy shqiptarët në një apartament në “Nea Filadelfia”.

Tragjedi në familjen lezhiane/ V*esin dy djem dhe babai. Video ekskluzive e ngjarjes. Kush ishte kosovari që..

Ditën e sotme në studion e emisionit Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 do te trajtohet rasti tragjik i humbjes së jetës së një 27-vjeçari nga Lezha, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Si pasojë e këtij aksidenti, mbeti i vdekur në vend drejtuesi e motomjetit Endrit Ndrecaj dhe u plagos rëndë pasagjeri që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasi Amarildo Pjetri.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve ligjore për të vendosur drejtësi në lidhje me këtë aksident dhe humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por deri më sot shprehen ata, asgjë nuk ka ndodhur.

Pikërisht për këtë arsye motra e viktimës ndodhet sot në studio për të rrëfyer ngjarjen. Ndiqni emisionin.

Anxhim motra i viktimës 27-vjeçar në aksident: Gjendja në familje është shumë e rëndë, sepse familja ime është shumë e varfër. Babai ka tetë muaj që ka vdekur. Ai ka ikur me zemër të plasur. Unë jam e martuar dhe bashkëshorti nuk ka dëshirë që unë të dal në mënyrë publike me fytyrë. Ne kemi qenë 6 fëmijë, 3 motra dhe 3 vëllezër, e tani jemi 3 motra dhe 1 vëlla. Njëra nga motrat është e ndarë me 3 fëmijë dhe jeton me mamin në Lezhë, një tjetër është e martuar në Serbi.

Vëllai që ka vdekur më 2010 ka pas rënë me shtyllë kurrizore në gurë, ndërsa më 2019 vëllai tjetër ka vdekur në aksident me makinë. Mua më ka marrë mama në telefon dhe mendova me vete se ka luajtur mama mendsh se e ka pasur me debulesë. Në ato momente lajmërova motrën e madhe, që të vinte në ceremoninë mortore të vëllait. Dikush nga fshati ka thënë se ka vdekur vëllai im. Vëllai ka qenë duke rregulluar një dhomë, se kemi qenë me prit që të fejohet e të martohet. Dikush nga shokët e tij e ka lajmëruar që ta marrë. Kur kanë qenë duke ardhur nga Shëngjini, kur mbarojnë dritat e rrugës, një kosovar ka humbur kontrollin e makinës së vet, ka dalë në krah të vëllait dhe i ka rënë vëllait, vëllai nuk ka pasur ku të shkojë, i ka dalë shpirti në derën e një shtëpie aty pranë.

(Balkanweb)

Serbia zhgënjen brenda dhe jashtë fushe, ultrasit sollën kaos në Gjermani, përplasje e dhunshme me policinë (VIDEO)

Serbia ishte një nga zhgënjimet e mëdha të këtij Evropiani, në çdo aspekt, brenda dhe jashtë fushë. Pavarësisht se një ekip me emra të rëndësishëm si Vlahovic etj, ekipi serb nuk dhuroi asnjë detaj pozitiv në “Euro2024”, e mbyllin Grupin C në vendin e fundit me 2 pikë.

Jo vetëm në fushë, Serbia dhuroi një shfaqe të shëmtuar edhe në rrugët e Gjermanisë, ku tifozët e tyre në të tre ndeshje sollën tension dhe kaos, duke u përplasur më tifozët rivalë dhe me autoritet lokale, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër Danimarkës.

Përpara këtij takimi, tifozët ultras goditën me sende të forta dhe me shishe policinë gjermane, skena jo të hijshme që njollosën akoma më shumë rrugëtimin e tyre në “Euro2024”.

Policia gjermane përleshet me tifozët serbë

(BalkanWeb)

Tentoi të fshihte provat, përfundon në pranga eksperti i kriminalistikës në Korçë, ja detaji që e nxori zbuluar

Prokuroria e Korçës kërkoi arrestimin e ekspertit të kriminalistikës, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin F.B., Ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë.

Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.

Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim F.B. “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”, parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Penal.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu”/ Xhensila Myrtezaj zbuIon mashkuIIin që ç mendet pas tij: Të dua sa fuqia e 100 diejve…

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj para disa muajsh i ka dhënë fund lidhjes me Bes Kallakun, ndërsa ish-çifti tashmë janë në proces divorci.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Së fundmi Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video me djalin, duke treguar se është e çmendur pas ti.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 diejve Amen”- ka shkruar Xhensila krahas fotos me të birin.

Pas ndarjes nga aktori mesa duket tashmë fëmijët janë njerëzit më të rëndësishëm që ajo ka në jetë.