Gara mes ‘Ferrarit’, ‘Bugattit’ dhe ‘Lamborghini’, gjobiten shoferët e ‘BISHAVE’ luksoze!

Njësia për Kontroll të Autostradave në Kosovë ka identifikuar edhe një rast tjetër të garave ilegale në autostradë.

Policia i ka gjobitur shoferët e Ferrarit, Bugattit dhe veturave tjera luksoze.

Ata u dënuan me nga 400 euro secili dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Vlera minimale se secilës prej këtyre veturave shkon mbi 100 mijë euro.

“Ç menden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër arsyet kryesore të dështimit të sezonit turistik gjatë muajit të korrikut.

Të shumtë janë ata që ankohen për çmimin e shtretërve në plazh, apo edhe dhomave të gjumit. Por duket se Himara ka vendosur një rekord të ri!

Në një “sufllaqexhidhiko” të qytetit bregdetar, disa turistë kanë mbetur të shokuar kur u ka ardhur fatura.

Ata janë faturuar plot 40 mijë lekë të vjetra, apo rreth 40 euro për 4 sufllaqe! Një sufllaqe me mish pule në Himarë kushton plot 10 euro, ndërkohë që edhe në vendet më piktoreske të Greqisë nuk i kalon 4, 5 apo 6 euro.

Me një faturë prej 50 euro, me siguri pushuesit do kishin drekuar më mirë nëse do i shpenzonin në market.

M*sakra me tre v*ktima në Memaliaj, pubIikohen pamjet e automjetit të autorëve pak para atentatit (Foto)

Automjeti që shihni në foto, është automjeti i përdorur nga autorët e atentatit me tre viktima mbrëmjen e së shtunës (20 korrik) në Memaliaj.

Makina në fjalë është filmuar nga kamerat e sigurisë, para se autorët të kryenin krimin makabër duke lënë pas tre të vrarë në një lokal, 74- vjeçarin Shyqyri Kalemi dhe dy persona të tjerë të pafajshëm, klienti Marsel Çela dhe kamarieri Gledio Muka.

Kujojmë se automjeti i përdorur nga autorët, tip BMW që u gjet e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Si ndodhi ngjarja?

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri mbrëmjen e 20 korrikut rreth orës 21:20. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë, të pafajshëm. Kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

SHENJESTRA

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

PISTAT E HETIMIT

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea (Adriatik) Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

HoteIet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë.

Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%

Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt.

Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut.

Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi.

Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde).

Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomë që do të marrësh.

Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihet akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.

Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në Instagram ose Facebook dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit.

Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit edhe pse në një nivel të mirë nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia.

Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre./MONITOR

Rrahu nënën e saj, e pëson e reja në Tiranë

Një 26-vjeçare ka përfunduar në pranga nga efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga Policia, T.S., 26- vjeçe rezulton banuese në Tiranë.

Policia thotë se e reja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Teksa do të përballet me akuzën e ‘’Dhuna në familje’’, vijojnë hetimet zbardhjen e plotë të rastit.

Flet gjyshja e kamarierit që u v*ra në Memaliaj: Ishte djalë i mrekullueshëm, punonte për bukën e gojës

Këtë të hënë, Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, ka dhënë një deklaratë për media.

Gjyshja e moshuar kërkon drejtësi për nipin e ndjerë. Ajo thotë se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale.

Gjyshja thotë se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.

“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që pu nonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djal i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja per Euronews Albania.

Shënjestër e atentatit në Memaliaj, ku vra gabimisht kamarieri Gledion Mukja dhe klienti Marsel Çela, ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili mbeti i vrarë gjithashtu.

QëIIoi i pamaskuar/ Krijohet profili i autorit të atentatit të trefishtë në Memaliaj, i gjatë dhe i veshur me të zeza

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mesnatën e të shtunës në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për mediat, se është krijuar profili i autorit të vrasjes, i cili ka zbritur nga makina i pamaskuar. Sipas pamjeve që janë analizuar nga grupi hetimor, autori ka qenë i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40 vjeç dhe i pamaskuar.

Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë pa mëngë. Po sipas te njëjtave burime, në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte. Personi i dytë në timon nuk është identifikuar dot, për shkak se pamjet filmike nuk kanë pasur fushëpamje brenda mjetit.

Sipas burimeve në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Mesnatën e të shtunës, nga një mjet BMË, zbriti një person që qëlloi me breshëri arme në drejtim të një lokali, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, kamarieri i lokalit Gledio Mukën dhe Marsel Çela, klient. /ZËRI

‘Javë me ndikime pozitive! Vëmendje shenja e…’/ Horoskopi javor 22-28 korrik nga Jorgo Pulla

I ftuar në një emision televiziv ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e katërt të muajit, 22-28 korrik.

”Kjo javë është shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha” tha Jorgo në fillim të bisedës.

Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë. Por si do të jetë parashikimi për secilën shenjë të zodiakut?

Dashi

Ka shumë mundësi në aspektin profesional për këtë shenjë. Puna, karriera, si dhe ndryshime të rëndësishme, i keni të gjitha mundësitë, veçanërisht 10-të ditëshi i parë dhe i tretë. Koha ka treguar që ju jeni me fat dhe ju ndihmon shumë shansi. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet më të mira afatgjata janë me Peshore dhe me Dem, ku duket se lidhjet janë solide dhe mund të arrijnë majat.

Demi

Këtë javë shenja e Demit lidhet me biznesin, ku kanë një favorizim shumë të mirë. Nisin gjëra të mëdha për ju Dem, edhe pse për Demin e 10-të ditëshit të dytë mund të themi se janë pak nevrikë në këtë periudhë. Demi bën punën e botës dhe punën e vet e lë pa bërë. Në çështjet që lidhen me punën, kanë shumë mundësi edhe pse kanë pak frikë nga pasiguria, por ia arrijnë qëllimit të gjërave që marrin përsipër. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Binjak janë ideale.

Binjakët

Në këtë javë Binjakët do të përqëndrohen shumë tek financat, pasi duhet të kontrollojnë disa shpenzime të tepërta që mund të shmangen. Binjakët këtë javë edhe pse mund të lëvizin nga puna, kanë një tjetër punë gati. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Shigjetar janë ideale, por pak kujdes duhet të bëjnë me Ujorin, pasi mund të kenë grindje të kota.

Gaforrja

Një trekëndësh që bën Hëna, Mërkuri dhe Saturni ju jep një shtysë në planin ekonomiko-financiar. Gaforret janë shumë sekrete, nuk e shfaqin atë që mendojnë zakonisht. Është momenti më i mirë i mundshëm në fushën e biznesit dhe mund të arrihen majat. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë të Peshores dhe 10-të ditëshin e parë të Akrepit janë ideale.

Luani

Luani në këtë periudhë, por jo vetëm, thotë: Jam i gatshëm të bëj dy punë, vetëm të mos ngel pa punë. Punëdhënësi e di se çfarë bën Luani dhe do i japë dyfish vetëm të mos shprehet në atë moment. Pritet që Luani të arrijë majat dhe të jetë në rol drejtues! Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Dem dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë dhe me Bricjap, janë shumë të favorizuara.

Virgjëresha

Ekziston një ndjenjë nxitimi për këtë shenjë. Do të kënë një shans shumë të madh sa dhe vetë ato do të çuditen. Nga tani deri në fund të muajit dhjetor, Virgjëreshat kanë mundësinë që të kenë sukses të padiskutueshëm në çdo fushë të jetës. Në anën e dashurisë është momenti më i mirë për të palidhurit veçanërisht, pasi lidhjet që bëhen tani kanë mundësinë të jenë afatgjata dhe serioze.

Peshorja

Diçka e re nis këtë javë në çështjet profesionale për ju Peshore, pasi do të merrni një përgjegjësi dhe mund të jeni në një rol drejtues. Është një periudhë shumë e mirë për rritjen e financave! Ndërsa sa i takon çështjeve shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar dhe me Peshk janë shumë të mira edhe pse kanë patur një debat me Peshqit kohët e fundit.

Akrepi

Kjo javë sjell mundësi dhe shanse të reja në lidhje me punën. Priten kontrata afatgjata në punë dhe role drejtuese, por Akrepët duhet të jenë pak të matur në shit-blerjen që do të bëjnë. Nuk kënaqen me pak, por luftojnë shumë për të ardhmen. Në çështjet shpirtërore, një diskutim që kanë patur në dashuri duket se do të zgjidhet dhe sqarohet, gjithashtu zgjidhje do të marrë dhe një problem me shenjën e Demit.

Shigjetari

Kjo është një javë shumë aktive dhe me shumë shance për Shigjetarët. Kanë patur disa çështje pune të pambyllura, por duket se tani ka ardhur momenti i duhur për të mbyllur gjithçka. Por, nuk duhet të nxitohen në marrje vendimesh. Moto për fundjavën është “Eci avash, sepse nxitoj”, ndaj duhet patur pak kujdes. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë, pasi kanë një njohje prej tre muajsh që kthehet në lidhje serioze ose në fejesë.

Bricjapi

Këtë javë kjo shenjë thotë me plot bindjen “Lërmë o Zot të rroj” sepse kanë gjetur punë tjetër dhe mendohen sesi t’i thonë eprorit të tyre për këtë gjë. Do të falenderojnë punëdhënësin dhe aty ku do të shkojnë do të jenë shumë mirë. Në dashuri është momenti më i mirë i mundshëm për të stabilizuar jetën e tyre dhe e kanë të sigurtë vazhdimësinë.

Ujori

Një javë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme, gjithashtu dhe për të nisur një punë të re. Ka ardhur momenti të stabilizoni financat tuaja njëherë e mirë! Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë ato që kanë të bëjnë me Dash dhe Binjak, do të jenë perfekte. Kujdes me Peshoren e 10-të ditëshit të dytë.

Peshqit

Këtë javë Peshqit do të kuptojnë shumë gjëra në marrëdhënien personale dhe profesionale. Një gabim që kanë bërë të tretët, do iu faturohet atyre, por në fund çdo gjë do të sqarohet dhe do t’u kërkohet e falur. Shpesh Peshqit bien viktimë e vetvetes, pasi bëjnë shumë punë dhe nuk ua dinë të tjerët. Momenti më i mirë i mundshëm për ta është tani, pasi stabilizojnë ekonominë, marrëdhënien dhe vazhdimësinë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Ujor janë perfekte dhe stabilizimi është ideal.

Ylli i Interit i jep fund beqarisë në Sarandë, i ulet në gjunjë dhe propozon për martesë modeIen me origjinë nga Kosova (PAMJET)

sh-kampioni i botës me Francën, aktualisht mbrojtës i Interit Benjamin Pavard ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të tij.

Në video dallohet momenti “përrallor” kur Pavard i propozon për martesë partneres së tij në bregdetin e një resotri turistik në Sarandë.

Partnerja e Pavardit është modelja me origjinë nga Kosova, Kleofina Pnishi që operon në Francë pranë Pandorës.

Momente të paharrueshme këto jo vetëm për Pavard, por për të gjithë shqiptarët që tashmë vendi jonë preferohet nga personazhe mjaft të rëndësishëm botëtorë, jo vetëm si vendpushimi, por edhe për të ndarë kujtimet e tyre më të bukura në brigjet tona.

Nuk përjashtohet mundësia që Kristjan Asllani të ketë patur ndikim në këtë përzgjedhje të Pavardit, pasi aktualisht ata janë shokë skuadre.