Modeles shqiptare i del huq: Këtë Europian jam me Brazilin!

Për të diskutuar Europianin, në televizionet shqiptare, më së shumti ftohen politikanë, artistë, modele, dhe rrallë ndonjë specialist futbolli apo ish-futbollist.

Dhe normalisht, nëse hap TV, dëgjon çmendurira.

Një modele e ftuar në RTSH, e pyetur se me kë është këtë Europian, pasi u mendua pak, tha se është me Brazilin.
Epo, suksese!

Policia e Shtetit s’ndalon degjenerimin në TikTok, bën trimin me policin që foli me turistet gjermane!

Edhe pse degjenerimi në rrjetin social TikTok ka arritur aty ku s’mban më, Policia e Shtetit zgjedh të bëjë trimin dhe ndëshkojë efektivët e saj,

Kështu efektivi i Policisë Rrugore që bëri foto me turistet gjermane që ndaloi për t’i gjobitur dhe u kërkoi emrin e Instagramit, është pezulluar nga puna.

Insepktori me iniciale R. Xh është pezulluar nga puna për sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës.

Policia thotë se përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, efektivi ka vepruar konform ligjit pasi shtetaset gjermane janë ndaluar pasi qarkullonin me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Për këtë arsye ato janë ndëshkuar me gjobë 1000 lekë, por duke qenë se e kanë paguar në vend, gjoba është përgjysmuar në 500 lekë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, ka vepruar konform ligjit, konkretisht:

Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

SHIKO VIDEON KËTU

Nga Korça në Kukës, kush është 30-vjeçarja që u nxorr e pajetë nga liqeni

30-vjeçarja që një ditë më parë u nxorr e pajetë nga liqeni i Kukësit, është identifikuar.

Policia thotë se 30-vjeçarja me iniciale E.A që u gjet e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, është nga Pojani i Korçës.

Por policia është rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes apo shkakun e vdekjes.

Ka qenë një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit ai që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Banorët e Kukësit kanë dyshime se 30-vjeçarja mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion nga persona të tjerë, por kjo i takon policisë për ta vërtetuar.

Njoftimi i Policisë Kukës

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Vajza e Silvinjos nuk mban dot lotët, çfarë e bëri të qajë në stadium gjatë ndeshjes së Shqipërisë

Emocione të forta nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, por edhe Tati, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare Silvinjo.

Familja e teknikut brazilian ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut, duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

Bes Kallaku fle, Meta e filmon: Eh mor Loku…kështu është kur bën hare gjithë natën

Ilir Meta filmon aktorin Bes Kallaku teksa fle. I lë edhe një mesazh, ta lexojë kur të zgjohet.

“Eh mor Loku, kur bën hare gjithë natën, detyrohesh të flesh gjithë ditën dhe të mos i shijosh këto bukuri të papara të lumit të Shalës që do na ketë pranë sërish shumë shpejt. Rikthimi është i shpejtë dhe i pashmangshëm,”-shkruan Meta.

Ka ende shpresë! Ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupet

Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg.

Kështu, ekipi kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.

Gjithsesi skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.

Ka ende shpresë! Ja çfarë i duhet Shqipërisë për

Rrëfehet gazetari italian që fiksoi zbarkimin e anijes “Vlora” në Bari më ‘91: Italia s’tregoi humanizëm, u përpoq t’i ‘blinte’

Nga Rubens Shima

“Në agimin e datës 8 gusht 1991, anija shqiptare ‘Vlora’, e nisur nga Durrësi një mbrëmje më parë, mbërriti në portin e Brindizit.

Në bordin e saj, të ngjeshur në mënyrë të pabesueshme, gjendeshin më shumë se njëzet mijë shqiptarë që po iknin nga një regjim i egër në ditët e veta të fundit. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, pasues i tij ishte bërë Ramiz Alia”. Kështu e rrëfen fotoreporteri i gazetës italiane “Avvenire”, Giovanni Ruggiero, zbarkimin e refugjatëve shqiptarë në vitin 1991. Ato ditë ndoqi kalvarin e këtyre njerëzve, duke provuar ndjesi të forta profesionale dhe njerëzore.

Për herë të parë koleksioni i fotografive të realizuara prej tij zbulohet përmes “Fototeka.al”, duke na rikthyer pas në kohë dhe duke reflektuar për këtë ngjarje, që do të trondiste Shqipërinë e lodhur nga vitet e gjata të diktaturës. Në një intervistë për “Panorama”, Ruggiero tregon njohjen e tij me Shqipërinë jo vetëm përmes eksodit, por edhe në vizitat që pasuan gjatë fillimeve të demokracisë, deri sot.

Ju jeni mik i vjetër i Shqipërisë dhe si gazetar keni ndjekur me kujdes këtë vend në tranzicionin e tij të trazuar pas rënies mjerane të regjimit komunist. Si lindi kjo lidhje e veçantë?

Kur isha fëmijë koleksionoja pulla postare. Kisha dy nga Shqipëria, disi të vjetra, 2 dhe 50 qindarka, dhe ato paraqisnin, me vizatim të thjeshtë, kalanë e Gjirokastrës dhe kështjellën e Rozafës në Shkodër, legjendën e trishtë të së cilës do ta mësoja më vonë. Përpiqesha të mësoja sa më shumë për vendet e pullave që zotëroja, por për Shqipërinë nuk gjeja dot asgjë. Babai më fliste për të. I ri kishte qenë ushtar në luftën e frontit greko-shqiptare.

Por, kujtimet e tij ishin të vagullta. Më vonë mësova se shqiptarët i kishin ndihmuar ushtarët tanë pas kapitullimit të Italisë. I thërrisnin “Pepino”. Por im atë u zu rob nga gjermanët dhe u dërgua në Dakau. Shqipëria mbeti kështu një mister, por kureshtja për të nuk më ndahej. Më pas ky mister m’u zbulua në mënyrë dramatike, me zbarkimin e “Vlorës” në Bari…

Arkivi digjital “Fototeka” ka privilegjin të botojë serinë e këtij zbarkimi të gushtit 1991. Çfarë ndjesish kishit ju si korrespondent i posaçëm i gazetës “Avvenire” kur u përballët me ata njëzet mijë të dëshpëruar?

Mëngjesin e 8 gushtit 1991, kur u nisa nga Roma me ngut për në Bari ku ishte ankoruar “Vlora”, u emocionova. Para syve kisha një copëz të dëshpëruar të Shqipërisë: të vogël, pikërisht si një pullë poste. I pashë ata të rinj të lodhur, të dërrmuar, të etur, të rraskapitur, të detyruar të rrinin nën një diell përvëlues. Në ditët e para u përdorën mbi ta edhe shkopinjtë e gomës. Ishte e tmerrshme. Priremi të besojmë se gazetari është cinik. Nuk është gjithmonë kështu. Isha i tronditur. Ato ditë qenë mjaft të dhimbshme për mua. Faktet që tregon, në një farë mënyre, mbeten brenda teje. I kalova ato ditë duke vrarë mendjen se nga çfarë ferri kërkonin të shpëtonin që largoheshin kështu.

Ndjeva të njëjtën dhimbje vitin pasues, kur ndoqa në Palermo vrasjet e gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino. Fletoret e mia të asaj dite mezi lexohen nga njollat e lotëve që nuk i mbaja dot. Më pas tragjedia u përsërit të Premten e Madhe të 1997-s, kur “Katër i Radës” u fundos në det përballë Brindisit për shkak të një përplasjeje. Unë isha atje dhe kur intervistova Aleksandrin, një nga refugjatët që kishte humbur gruan e re dhe foshnjën gjashtëmuajshe Kristi, ai mbështeti kokën mbi supin tim dhe qau. Ndoshta i kujtoja babain e tij, që në Vlorë ende nuk e dinte nëse ishin ende gjallë.

Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Italia priti dhe integroi qindra mijëra shqiptarë, por me fatkeqët e “Vlorës” u gjend e papërgatitur dhe e frikësuar. Si e gjykoni pas kaq vitesh sjelljen e shoqërisë dhe të politikës ndaj atyre refugjatëve?

Italia pati një frikë të pamotivuar që ushqehej nga qeveria jonë, për të pasur një justifikim për dëbimin e tyre. Ata u përpoqën t’i paraqisnin refugjatët si njerëz të rrezikshëm, madje edhe si “të pagdhendur”, të gatshëm për çdo ligësi. Po, është e vërtetë, u gjetën ca kallashnikovë, por ato u përkisnin policëve shqiptarë, të cilët në Durrës, në vend që të ndalonin të arratisurit, u bashkuan me ta. “Avvenire”, me artikujt e mi, nuk e përkrahu tezën e qeverisë.

Italia nuk tregoi kurrfarë humanizmi. Ishte një bllokadë e vërtetë detare. “Caritas” dhe organizata të tjera ndërkombëtare u ngritën kundër. Presidenti i Republikës, Francesco Cossiga, kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Barit, sikur çështja varej vetëm prej tij. Vendi im nuk dinte çfarë të bënte, madje qeveria u përpoq t’i “blinte”, duke i bindur refugjatët me 50 mijë lireta, një bluzë apo pantallona të shkurtra të ktheheshin në vendlindje.

Ishte dëshpëruese dhe e turpshme. Shkrova që ëndrra shqiptare filloi me mbathje dhe përfundoi me pantallona të shkurtra Bermude me lule. Ndërsa shoqëria u hapi dyert këtyre fatkeqëve. Ata që arritën të arratiseshin nga stadiumi komunal, gjetën mikpritje dhe më pas edhe punë.

Dhe kështu nisi kjo vëmendje ndaj Shqipërisë…?

Vëmendje e cila më pas u kthye në dashuri. Në dhjetor të po atij viti pata rastin të vizitoja më në fund Shqipërinë, që vetëm e kisha imagjinuar. Agjencitë raportuan për familje italoshqiptare, që ishin penguar për dyzet vjet rresht nga regjimi i Hoxhës të kontaktonin me të afërmit e tyre italianë. Mbërrita në Tiranë i etur për të kuptuar. Fillova të mblidhja dëshmitë e para mbi vendin tuaj, që nuk kishte gjetur kurrë paqe që nga pavarësia më 1912. Druaja t’i tregoja se nuk do të më besonin: këto histori ishin kaq të pabesueshme! U shpallën zgjedhjet e marsit 1992. Telefonova redaksinë dhe u thashë se kisha takuar njerëz të jashtëzakonshëm, se duhej të ndiqnim Shqipërinë dhe se ato zgjedhje ishin të rëndësishme edhe për ne. Meqenëse dija pak për Shqipërinë, për ta kuptuar, vendosa të dëgjoj ata që në një farë mënyre janë zëri i një vendi: poetët, shkrimtarët, artistët, priftërinjtë, historianët…

Më kanë ngelur në kujtesë Agim Isaku, Frederik Reshpja, vëllezërit jezuitë Zef dhe Gjergj Simoni, françeskani Zef Pllumi, Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha e shumë të tjerë. Doja t’u thosha italianëve: Kjo është Shqipëria, pas një lëngate të gjatë.

Pra, u kthyet sërish në Shqipëri?

Për të ndjekur zgjedhjet e rëndësishme që shënuan fitoren e Sali Berishës dhe më pas shumë herë të tjera. I kam ndjekur si gazetar të gjitha ngjarjet shqiptare deri në vitin 2012 dhe, falë Zotit, erdhi edhe dita kur mund të flisja për rimëkëmbjen dhe rilindjen në të gjitha fushat. Kam bredhur lart e poshtë në të gjithë Shqipërinë dhe e kam fotografuar shumë herë. Në vitet e para vija re se të gjithë njerëzit jo vetëm shikonin drejt e në kamerë, por ishin mëse të lumtur që fotografoheshin.

Sikur donin të më thoshin: “Tregoji botës se çfarë kemi hequr!” Pastaj, vite më vonë, një zonjë më qortoi sepse doja të fotografoja një të moshuar që shiste diçka në rrugë. Më tha: “Do t’i tregosh dynjasë se jemi të varfër?”. Mohova me kokë dhe i buzëqesha. Dhe mendova se çfarë hapash përpara kishte bërë Shqipëria. Ç’fytyrë të fisme kishte e moshuara!

Madje, keni regjistruar dhe 1997-n, vitin e tmerrshëm të Shqipërisë. Si ishte të shkrepje foto nën breshëritë e kallashnikovëve?

Një herë u gjenda në mes të të shtënave. U futa nën një kamion. Nuk i thashë gjë gazetës. Mund të më urdhëronin të kthehesha. Edhe në vitin 1998, me revoltat në Shkodër, ishte e rrezikshme. Një herë më ndoqën edhe teksa kthehesha për në Tiranë. Fatmirësisht i riu shqiptar që ishte shoferi im u tregua më i shpejtë. Herë pas here qëllonin në qiell, siç bënte Zani Çaushi para kamerave televizive.

E keni vizituar shpesh Shqipërinë, tanimë edhe për ekspozita fotografike. Si e vlerësoni evolucionin e saj gjatë këtyre viteve?

Një mik shqiptar më pyeti të njëjtën gjë vite më parë. Kisha kohë që mungoja, donte të dinte si më dukej Shqipëria. Thashë se ishte më bukur, por jo për shkak të aeroportit të ri, apo rrugëve më të mira, ushqimit, hoteleve apo detit… “Po atëherë pse është më bukur?”, këmbënguli ai. Unë iu përgjigja: “Sepse jeni më të bukur ju shqiptarët!”. Në vitin 1992 shoqërinë shqiptare e gjeta gri, sepse shpirtrat ishin të fashitur. Ndërsa atë ditë gjendeshim në një restorant të këndshëm në gjelbërimin e Dajtit. I tregova shokut tim një tavolinë me çifte të reja: “A i sheh ata të rinjtë? Mund fare mirë të ishin në Romë, Londër ose Paris. Nuk kanë frikë. E kaluara është larg! Në atë tryezë është e ardhmja juaj”!

Çfarë ju shtyu të bëheni gazetar?

Pasioni nisi në shkollën e mesme. Më pëlqente ideja e të qenit ndërmjetës midis një ngjarjeje dhe njerëzve që nuk janë të pranishëm në atë ngjarje. Më duket fisnike (nëse bëhet me ndershmëri) t’i rrëfesh dikujt çfarë ka ndodhur. Më pas u diplomova për Drejtësi dhe, si i rritur, për Histori. Teza ime e diplomës mbi Historinë e Evropës Lindore ishte (çfarë rastësie!) “Shqipëria 1990/ 2000 – Si lind një demokraci”. Kur filloi lidhja juaj e dashurisë me fotografinë? Që fëmijë. Edhe në fshatin tim të lindjes mbërrinin fotografë shëtitës. Më bënin shpesh fotografi dhe më dukej magjike kur e shihja veten në një copë letër. Derisa zbulova kur u rrita, si të bëja të njëjtën gjë në dhomën e errët. U bëra magjistar dhe vetë.

Si u ndjetë në epokën digjitale?

Ishte evolucion natyrshëm i fotografisë dhe e pranova me dëshirë. Por unë kurrë nuk i kam lënë mënjanë makinat analoge. Sidoqoftë, digjitali mund të modifikojë dhe shtrembërojë domethënien e mirëfilltë të fotografisë. Çdo imazh, i bukur apo i shëmtuar qoftë, para së gjithash nënkupton se fotografi dhe subjekti ishin aty në atë vend në të njëjtën kohë. Është ai uniteti i kohës, veprimit dhe vendit që njihet që nga filozofët grekë. Me digjitalin (të rënduar nga inteligjenca artificiale) nuk është më kështu. Madje, me ritmin e Roland Barthes, mund të fotografohet diçka që nuk është dhe nuk ka qenë kurrë atje.

Cilat janë subjektet që ju stimulojnë më shumë?

Për shumë vite kam fotografuar manekinë. Më duken enigmatikë. Sikur duan të imitojnë njerëzit. Janë ca të frikshëm. Në përgjithësi fotografoj njerëz. Kur fotografoj njerëz, qoftë edhe në rrugë, dua që ata të shikojnë kamerën. Më pëlqen të jenë të vetëdijshëm se po kthehen në imazh.

Çfarë këshille do t’i jepnit një fotografi të ri shqiptar?

Do t’i thosha: Pa mohuar kulturën nga vjen, fokuso botën tënde dhe trego çfarë mund të bëhet Shqipëria. Shënjo një rrugë shqiptare. Madje, rimerr këtë rrugën e nisur me Marubët dhe që më pas u ndërpre. Fotografia rilind me ty.

“Quhej Mihal dhe erdhi nga Shqipëria”, historia e kafe Albania, e ndërtuar që në 1840 në Beograd

Pallati “Albania” është qiellgërvishtësja e parë në Beograd, i ndërtuar në vitin 1939. Ndërtesa ka qenë dikur më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore.

Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë, e vlerësuar në 3.88 milionë euro është ofruar në shitje. Mediat serbe shkruajnë se duke qenë se ndërtesa është e bankës së falimentuar të Beogradit, kjo ndikon në shitje.

Administratori i falimentimit Mijo Stanarçeviç shpjegon se bëhet fjalë për një shitje në gjysëm çmimi që është shumë tërheqëse për blerësit potencial.

Palace Albania në Beograd është ndërtuar në një vend ku ka ekzistuar për një kohë të gjatë Cafe Albania. Në fotot e bëra shumë para vitit 1914 mund të shohim kafenenë që quhen me këtë emër. Ajo është ndërtuar rreth vitit 1840.

Një nga pronarët ishte një burrë i quajtur Mihal që thirrej me nofkën “Shqiptari” dhe ishte një tregtar i shpërngulur në Beograd nga Shqipëria.

V. αjza mer mamane në mυaj mjαΙti, mami kthehet sht άtžënë me dh.ëndrίn !

Një britanike tha se nuk do e falë kurrë mamanë e saj për atë që i bëri. Duket si një histori e pa.besueshme ajo që i ndodhi Lauren Well.

Mamaja, jo vetëm i mori burrin, por edhe mbeti shtatzënë me të dhe lindi një bebe fi.k.s nëntë muaj pas muajit të mjaltit.

Lauren Wall, tashmë 34 vjeç u martua me punonjësin e aeroportit, Paul White në vitin 2004, kur ajo ishte 19 vjeç dhe sapo kishte lindur beben e tyre, një vajzë.

Mamaja e Lauren, Julie, tani 53 vjeç, vendosi të paguajë faturën e dasmës, rreth 20 mijë dollarë. Në shenjë mirënjohje, e bija e ftoi në muajin e mjaltit.

Lauren mendoi se ishte një ide e mirë në atë kohë, por tetë javë më vonë, Paul iku nga shtëpia që nd.ante me Lauren.

Dhe nëntë muaj më vonë, mamaja e Lauren lindi fëmijën e Paul dhe shpalli se ata ishin zyrtarisht ç/ift.

Lauren thotë se Paul shkonte shumë mirë me mamanë e saj, por nuk e kishte menduar kurrë se gjërat do shkonin kaq larg. Pas muajit të mjaltit, Paul nisi të ruante shumë celularin e tij.

Por motra e Lauren, që po përdorte telefonin e mamasë, zbuloi disa mesazhe të pa.përshtatshme mes saj dhe Paul.

Kur u p.ë.rball me mamanë, ajo i tha se nuk kishte asgjë mes saj dhe dhëndrit. “Ti je e çmendur,” i tha të bijës.

Disa ditë më vonë, Paul e h.oqi unazën dhe br.ak.ti.si të shoqen bashkë me vajzën e vogël, për të shkuar te vjehrra.

Në atë kohë, Lauren nuk e dinte se mamaja ishte shtatzënë. “Mendova se mbaroi bota,” kujton Lauren.

“Nuk mund të besoja se dy njerëzit që doja më shumë, më kishin tra.dht.u.ar,” thotë ajo. “Për këtë, nuk do e fal ku.rrë”.

Si për të thelluar pl.ag.ë.n, Paul u martua me mamanë e Lauren f.iks pesë vite pasi ishte martuar me të bijën. Lauren ishte në dasmë, për hir të vajzës.

Mamaja te.ntoi t’i kërkonte falje, por Lauren e nxori nga makina. Më vonë i shkroi edhe një letër duke i kërkuar falje. Kurse Paul nuk i kërkoi kurër falje asaj.

U vesh si i υarfër dhe shkoi në restorant, milioneri më pas i bën stafit të tij atë që se kishin parë as në ëndërrat më të këqija

Ndodh që nga paraqitja fizike mund të paragjykohesh, por edhe të injorohesh.

Kjo ka ndodhur edhe me një 23-vj eçar që ka vendosur të bëjë një eksperiment.

Një i ri që i fiton paratë nëpërmjet Youtube quhet Coby Persin dhe ka vendosur që të tregojë se paraqitja ndonjëherë mund të mashtrojë.

I riu u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York.

Më pas ndodhi ajo që shumë veta e prisnin, një nga kamarierët afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.