Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën, pasi është shtypur nga makineria e përpunimit të mbetjeve.
Viktima është Zevxhet Halili, 59 vjeç, i cili jetonte në bashkinë e Ospedaletto Euganeo. Ngjarja ndodhi në Ospedaletto Euganeo në “Sesa”, një kompani e shërbimeve mjedisore Este.
Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet për momentin nëse ai ishte viktimë e një pakujdesie të parëndësishme, një sëmundje apo një makinë ku punonte kishte një prishje. Ky është aksidenti i dytë fatal që nga fillimi i vitit në provincën e Padovës.
Shtetasi shqiptar, nga një rikonstruksion fillestar i kryer nga karabinierët e stacionit Este dhe nga teknikët e Spisal, ishte punonjës i Sesa, kompanisë së shërbimeve mjedisore Este.
Papritur, gjatë disa punëve të mirëmbajtjes, ai u shtyp brenda një shtypësi. Një skenë e tmerrshme që ndodhi para syve të kolegëve të shumtë që ngritën menjëherë alarmin.
Pas pak minutash punonjësit shëndetësorë Suem 118 mbërritën në Ospedaletto Euganeo. Përpjekjet për të ringjallur 59-vjeçarin që vdiq praktikisht në vend ishin të padobishme.
Prokurori i Prokurorisë Publike të Rovigo u vu në dijeni të aferës. Është sekuestruar zona ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa trupi është transportuar në institutin e mjekësisë ligjore në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
I ftuar në Euronews Albania, në emisionin Balkan Talks me Franko Egron, ishte profesori Enver Bytyçi, i cili tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qëndruar pa qëllim jashtë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se roli i tyre ka qenë i pranishëm, por i deleguar te autoritetet e Brukselit.
Sipas tij, përgjegjësia dhe aktiviteti i këtij dialogu janë mbuluar nga autoritetet e Brukselit dhe jo nga Uashingtoni, ndërsa qëndrimi i SHBA-ve jashtë procesit do të sillte një moment në të cilin ato do të deklaronin qartë pozicionin dhe interesat e tyre jetike në Kosovë, duke çuar edhe në mënjanimin e një dialogu tashmë të përfunduar, pasi SHBA-të besojnë se procesi ka marrë fund që në Vjenë, me përcaktimin e statusit të Kosovës.
“SHBA kanë qëndruar jo pa qëllim jashtë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë qenë prezent, por përgjegjësia dhe aktiviteti i këtij dialogu është mbuluar nga autoritetet e Brukselit dhe jo Uashingtonit. Qëndrimi jashtë këtij dialogu do të sillte një moment ku SHBA-të do të deklaronin pozitën e tyre dhe interesat e tyre jetikë në Kosovë, dhe për pasojë edhe mënjanimin e dialogut tashmë të përfunduar, sepse SHBA-të besojnë se dialogu ka përfunduar në Vjenë për statusin e Kosovës.
Me lëshimet që janë bërë në Vjenë, lëshime kushtetuese për pozitën e minoritetit serb dhe minoriteteve të tjera në Kosovë. Janë lëshime që nuk i ka bërë asnjë vend tjetër evropian dhe demokratik. Ato lëshime do të mbeten në fuqi sepse kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e pakicave. SHBA-të mendojnë se janë kundër çdo lëshimi tjetër përveç atyre çfarë përcakton kushtetuta e Kosovës.
Rekomandime dhe disa rregullime mund të bëhen, por pa cënuar sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetutën e Kosovës. Në këtë aspekt, është një hap pozitiv, por edhe një hap madhor në funksionimin e shtetit dhe në zhvillimin e shtetit të Kosovës. Problemi që qëndron është njohja reciproke e të dyja vendeve, kjo do të ndodhë sepse SHBA-të kanë përshpejtuar hapat për të vendosur autoritetin e tyre në disa vende, të cilat kanë qenë satelite të Rusisë edhe të Kinës.
Vendosja e autoritetit tek Venezuela, Siria, Irani dhe vende të tjera ka dërguar mesazhe të qarta dhe SHBA-të janë përpara një riformatimi të rendit botëror, e cila do të thotë që duhet të jesh real. Edhe ky dokument i SHBA-ve për Kosovën bëhet në këtë kuadër, që do të thotë se edhe Kosova, ashtu si vendet e tjera, është në interes të SHBA-së dhe do të jetë pjesë e ardhshme e rendit botëror”,u shpreh profesori.
“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se “Lidl Shqipëria” SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin “LVM Real Estate Investments”, me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.
Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Më herët nga viti 2019-2021, Bajrami ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve në Lidl Zvicër. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K.
Kalimi i “LVM Real Estate Investments” në “Lidl Shqipëria” SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime në poste, ku brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Referuar dokumentit të publikuar nag Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe dhe Inovacionit në lidhje me historikun e regjistrit të pronarit përfitues, rezulton se ‘LVM Real Estate Investments’ u bë ‘Lidl Shqipëria’ në shkurt të vitit 2023.
Asakohe pati ndryshime në drejtim, ku nga Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë, në vend të tyre u vendosën ‘NIKOLAOS Dr. iur. ATHANASIADIS, MBA, PRZEMYSLAW ROBERT PAKULA, Adriatik Dedej, Dragos Ionescu, Marc. Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, ‘Lidl’ kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njejtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë.
Në intervistën për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi gjithashtu se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar, me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar. Ahmetaj theksoi se kjo ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat, çka sipas tij duhet të jetë objekt hetimi. Ahmetaj deklaroi se shpronësimet janë kryer praktikisht për llogari të Lidl, duke vënë seriozisht në dyshim konceptin e “interesit publik” që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit.
Por çfarë thotë statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë”
Komiteti i Investimeve Strategjike në mbledhjen e datës 10 prill 2025 miratoi dhënien e statusit investitor strategjik për “LIDL – Shqipëria Qendër Logjistike” me subjekt “Lidl Shqipëria” sh.p.k. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 105 milionë Euro. Ai do të zhvillohet brenda gjurmës së Projektit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit me Zhvillues Autoritetin Portual Durrës, sipas Vendimit të KKTKU me nr. 09, datë 27.07.2022. Investimi synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës.
Lidl është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje, me mbi 12,000 dyqane, të pranishme në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, Serbi, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh.
Teksa ardhja e ‘Lidl’ ka ngritur dyshime dhe thashetheme mbi aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, deri tani emrat e lartë përmendur janë ata të cilët u takon administrimi./Zëri.al
Lëkundjet patën një fuqi me magnitudë 6.8 ballë të Shkallës Rihter.
Autoritetet thanë se tërmeti goditi brigjet e kompleksit ishujsh Talaun dhe kishte një thellësi fokale prej 77 kilometrash.
Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) konfirmoi forcën e lëkundjeve, ndërsa ende nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara dhe për të lënduar.
Por ka pasur panik të madh të qytetarëve për shkak të rrezikun nga një tsunami.
Një aksident me vdekje në ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Fier-Shegan.
Viktima është identifikuar si Enver Pepa 60 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë rrugën teksa është përplasur për vdekje nga fqinji Orgest Kasa, 35 vjeç, me mjetin tip Benz.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit një 35 vjeçar.
“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”–njofton policia.
Për Anis Mehmetin është kthyer në normalitet, që të kontribuojë me gola prej dy sezonesh në Angli.
I radhës nga ana e tij u shënua në Kupën FA, ndërsa dyfishoi shifrat në favor të Bristol Sitit kundër Uatford.
Ishte minuta 37-të, kur Mehmeti u vendos në vendin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë për 2 me 0. Dje mbushi 25 vjeç dhe për të ishte goli i dytë në këtë fillimviti.
Kujtojmë se shënoi edhe në Championship, më 1 janar.
E ardhmja mbetet në dyshim te Bristol Siti. Kontrata i përfundon në fundin e sezonit dhe rinovimi deri tani ka munguar.
Mehmeti ndërkohë nuk ftohet te Kombëtarja e Shqipërisë prej vitit 2023.
Aktualisht është një prej futbollistëve më të vlerësuar shqiptar. /Panorama Sport/
Këtë të shtunë në emisionin televiziv u diskutua rreth ecurisë së SPAK-ut nën drejtimin e Klodian Brahos dhe mbështetjes së SHBA-së për këtë strukturë.
Gjatë emisionit, gazetari Xhoi Malësia dha detaje shtesë mbi këtë mbështetje.
“Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm, edhe pse zoti Braho u emërua zyrtarisht në dhjetor. Këto kanë qenë ditët e para të vitit 2026, ku ka pasur një ndryshim ose ripërcaktim të roleve.
Në postimin e Ambasadës Amerikane shihet edhe zoti Dumani, i cili do të jetë dhe më tej drejtuesi i seksionit të jashtëm.
Mendoj se është një tranzicion i rëndësishëm, pasi të gjithë prisnin ndoshta një ngadalësim të ritmit pas largimit të Dumanit.
Por duket se do të ketë një vazhdimësi të qartë. Direkt pas këtij takimi, puna vazhdoi me dy dosje, dhe presim një dosje të bujshme në vijim. Ka një mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për SPAK-un,”tha gazetari Malësia.
Për rreth 500 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat”, këtë vit prindërit përveç detyrimit ligjor për të plotësuar DIVAN, mund të kenë edhe mundësi përfitimi.
Me ndryshimet e fundit në ligjin për tatimin mbi të ardhurat prindërit përfitojnë nga baza e tatueshme zbritje 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe nëse kanë shpenzime arsimore shtesë një kompensim deri në vlerën e 100 mijë lekëve.
Por çfarë hapash duhet të ndjekin për të përfituar këto zbritje?
Si fillim çdo individ me pagën më të lartë në familje, duhet të hyjë sistemin e filling te drejtorisë së tatimeve, pasi ka qenë i regjistruar ose të regjistrohet, mund te logohemi edhe më të dhënat nga e-albania. Pas hyrjes në seksionin deklarata kemi dhe opsionin e deklaratave te mia/ te padorëzuara. Në rastin konkret të një individi të vetëpunësuar shfaqet dhe DIVA me të gjitha detyrimet tatimore të padorëzuara dhe seksionet për shpenzimet e zbritshme.
“Tek ky seksioni kompensim për fëmijët në ngarkim vendosim numrin e fëmijëve e cila merr dhe automatikisht 48 mije lekë apo 96 mijë lekë apo më shumë për 3 fëmijë e sipër. Dhe sistemi automatikisht llogarit dhe pjesën e tatimit.
Për të përfituar nga arsimimi i fëmijëve kushti i parë të kemi të ardhura nën 1.2 milionë duhet të jenë dokumentet justifikues kontrata që kemi me shkollën dhe mandatet e pagesës.
Nëse kemi paguar 80 mijë lekë do të na kompensohet kjo shumë. Nëse kemi paguar mbi 100 mijë lekë do të kompensohet vetëm 100 mijë lekë dhe jo më shumë”, u shpreh kontabilisti Armand Hasko.
Si llogaritet ky 48 mijë lekësh për fëmijë?
Marrim shembullin e një qytetari i cili ka një pagë rreth 80 mijë lekë bruto mujore dhe në një total vjetor përfiton 960 mijë lekë. Zbritja tatimore që i aplikohet sipas nenit 22 në fuqi është rreth 360 mijë lekë në vit.
Vlera e tatueshme nga kjo e ardhur vjetore arrin në 600 mijë lekë. Te cilët nëse i aplikojmë tatimin 13%, rezulton se tatimi i paguar nga ky individ është 78 mijë lekë.
Por si aplikohet ky 48 mijë lekësh që prindërit konfuzohen se me të njëjtën shumë do të rimbursohen në fund?
“Nëse ky qytetarë me këtë pagë bruto ka një fëmijë. Sipas ligjit në fuqi zbritja nga baza e tatueshme do të jetë 48 mijë lekë. Vlera e tatueshme siç thamë ishte 600 mijë lekë për këtë pagë bruto.
Kësaj vlere i zbritet 48 mijë lekëshi e cila do të përkthehet në 552 mije lekë. Duke i aplikuar tatimin prej 13% rezulton se ky qytetar duhet t paguaj një tatim pas këtyre zbritjeve në 71 mijë e 760 lekë.
Në këtë rast llogarisim qe ky qytetar ka paguar tepër rreth 6240 lekë pas zbritjes nga tatimi i paguar, tatimin e paguar tepër. Dhe një përfitimi që ky qytetar ka marrë nga ky ligj që ka hyrë në fuqi nga 2026 është 6240 lekë pas shpenzimeve të zbritshme të aplikuara”, u shpreh Hasko.
Ndërsa kjo llogaritje bëhet automatikisht në sistemin e tatimeve, si duhet vepruar për rimbursimin e tepricës?
“Për ti marrë lekët ne llogari bën një kërkesë brenda 3 muajve pas 31 marsit tek zyra rajonale tatimore për të bërë kompensimin. Nëse diva te del me pagesë nuk paguan tatimin e plotë se zbritet ky përfitim që llogaritëm më parë”, tha kontabilisti.
Sistemi i tatimeve për individët pritet të hapet në 22 janar 2026 dhe afati i fundit për dorëzimi e DIVA-s është 31 mars 2026/TCH
Berat Gjimsiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë.
Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të largohej nga fusha duke i zëvendësuar nga Isak Hien, pas një përplasjeje me ish-shokun e skuadrës Duvan Zapata të Torinos, i cili u përplas me të pas një gjuajtjeje nga jashtë zonës.
Sipas raportimeve fillestare, mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, pësoi një traumë të rëndë të kockës së kofshës së majtë e majtë, që përfshin edhe muskujt fundor të barkut.
Mbrojtësi u dërgua menjëherë në spital për analiza diagnostikuese; informacione të mëtejshme mbi afatin kohor të rikuperimit të tij do të jenë të disponueshme në orët në vijim./Top Channel