Ngrin buzëqeshja në kampin e kombëtares shqiptare, Gjimshiti dëmtohet rëndë

Berat Gjimsiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë.

Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të largohej nga fusha duke i zëvendësuar nga Isak Hien, pas një përplasjeje me ish-shokun e skuadrës Duvan Zapata të Torinos, i cili u përplas me të pas një gjuajtjeje nga jashtë zonës.

Sipas raportimeve fillestare, mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, pësoi një traumë të rëndë të kockës së kofshës së majtë e majtë, që përfshin edhe muskujt fundor të barkut.

Mbrojtësi u dërgua menjëherë në spital për analiza diagnostikuese; informacione të mëtejshme mbi afatin kohor të rikuperimit të tij do të jenë të disponueshme në orët në vijim./Top Channel

Dalin votat e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5.

Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen:

Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta?

Çfarë po fshehin dy kunatat?

Për herë të parë këtë sezon Kutia e Pandorës, kush do të jetë përballë saj?

Eshte edhe nominimi shume i forte mes: Mirit, Selin dhe Juxhinit.

Keto jane Votat e publikut te rrjeteve sociale ku me i votuari per tu shpetuar eshte Juxhini
dhe me pak e votuara eshte SELIN me 13% te votave:

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 10 Janar 2026

Dashi

Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te kenë frike ta kërkojnë kudo dashurinë dhe te hedhin ndonjë hap me tej. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi do ndiheni me te lire për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me te një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar vetëm me kujdes dhe maturi mund te arrini ta mbani situatën te stabilizuar.

Binjaket

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ndiheni rehat aspak përkundrazi do doni t’ia mbathni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Gjendja sa do vije dhe do përmirësohet. Do i rregulloni problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Mos iu kundërvini për çdo gjë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me te. Mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do iu vije rreth e rrotull dhe do mbeten serish vetëm. Financat do jene te turbullta dhe delikate. Mos shpenzoni shume te mëdha sepse do vuani me vone.

Luani

Jeta ne çift do jete me e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do provoni emocione te reja se bashku. Beqaret me ne fund do e gjejnë lumturinë ne krahët e një personi te cilin e kane njohur prej vitesh, por e kane pare thjesht si mik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mira sa ju te kryeni investime.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë dhe do bëni atë qe do ju ndieje zemra. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete dike dhe nuk do ndalen derisa t’ia dalin. Nëse nuk tregoheni te matur me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje, prandaj do qëndrojnë vetëm. Miqtë nuk do i lënë asnjë moment te meritën, përkundrazi do iu organizojnë edhe surpriza. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund.

Akrepi

Do keni shume vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por me pak përkujdes, tolerance dhe mirëkuptim ne fund te ditës do sqaroni gjithçka. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ju duhet te bëni kujdes. Shpenzimet e mëdha mund te kenë pasoja te renda tek buxheti.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft pozitive gjate kësaj dite. Do kujdeseni edhe me tepër për njeri-tjetrin dhe do kaloni çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me takime. Do e kenë ata ne dore se cilin person te zgjedhin. Ekuilibri financiar do filloje te stabilizohet fale ndihmës se disa te afërmve.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift pritet te jete e trazuar sot. Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri dhe mos i flisni atij me ironi. Beqaret do takohen me një person mjaft tërheqës ne pamjen fizike dhe me plot bote. Bëjnë mire te mos e humbin këtë mundësi te mire qe po iu jepet. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Ujori

Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ja dëgjoni njeri-tjetrit fjalën. Beqaret duhet te njihen mire me disa persona përpara se te vendosin te bëjnë diçka. Financat do jene te mira për ata qe kane një biznes te tyren, te tjerëve do ju duhet shume kujdes dhe maturi për t’ia dale.

Peshqit

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do jene ne ankth para takimeve me disa persona dhe do qëndrojnë vetëm ne heshtje. Po vazhduat kështu askush nuk do kërkojë te qëndrojë me ju. Te ardhurat do fillojnë te rriten fale një shpërblimi te marre nga puna.

“Rama ka 4 depozita” të mëdha, Ahmetaj zbulon se si kryeministri bën paratë dhe kush janë ato që ia “mbajnë”

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.

Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.

Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.

-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…

Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.

Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.

Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.

Sikur te mos mjaftonin permbytjet, vjen nje lajm i keq nga Greqia

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke).

Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq,

do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Post navigation

Skam qënë kurrë në qeveri që të tregoj cbëj me lekët e mia! Blendi Fevziu ia thotë troç Ramës, ja çfarë ndodhi në Venezuele me Baton Haxhiun

Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit hodhi poshtë deklaratat e gazetarit se ministra të qeverisë, përgjatë fundjavave janë në udhëtime private.

Fevziu shkruan se është çuditur se në kohën kur Shqipëria ishte “nën ujë” dhe një zjarr i madh shpërtheu në Tiranë, problemi “i vetëm që meriotonte polemikë ishin daljet në TV të Ministrave”.

Më tej gazetari shkruan se postimi i Ramës tregoi një ngërç që ka shoqëria shqiptare nuk e ka kaluar, ndryshe nga shoqëritë e tjera që e kanë kapërcyer. Ndërsa thekson se kryeministri kishte rënë pre e mendësisë së qeverisë së tij.

Duke rrëmuar në profilin tim në Instagram kishte parë postimet e mia të ditëve të fundit gjatë një turi në Amerikën e Jugut. Turi është bërë në Gusht, kur ishim pushim, ndërsa postimet e videove shtesë i postova këto ditë. Dmth ishin si videot e ministrave të tij, por me një ndryshim: Unë s’kam kurrë në 33 vitet e fundit punonjës publik, as jam paguar nga taksat e qytetarëve dhe as e kam detyrim t’ju përgjigjem atyre”, thekson gazetari në postimin e tij.

Më tej Fevziu kishte një thirrje për qytetarët, teksa shkruan se nëse i shqetësojnë udhëtimet e tij dhe problemet e tyre, të qeverisë, është problemi i tyre.

Postimi i plotë i Fevziut:

Per postimin e Edi Rames…

Kryeministri i Shqipërisë ishte shqetësuar nga një fragment i emisionit të djeshëm në Opinion, ku ministrat dhe drejtorët e tij sfilonin mes sipërfaqeve të përmbytura duke bërë muhabet me vete. Po po, me vete, duke u parë në sy, ndjekur nga një kameraman i ministrisë që ecte mbrapsht. Këto pamje të transmetuara live thuajse kudo, ishin për mua, jo vetëm një shëmtim moral, por edhe një lloj papërgjegjshmërie, që ministrave të sotëm i vjen nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar. Por s’do zgjatem në këtë pikë se meriton një shkrim më vete. Dhe javët e fundit kanë plot histori që mund të tregohen për këtë gjë…

U çudita që me 1/3 e Shqipërisë nën ujë; me një zjarr që shkumboi miliona dollarë të tregtarëve të vegjël të Tiranës, me krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një anëtare të Kabinetit dhe nga akuzat për problemet në AKSH, problemi i vetëm që meriotonte polemikë ishin daljet në TV të Ministrave.

Po, daljet në çdo ekran të ministave që bëjnë muhabet me vete, ose që diskutimet e zyrës i bartin në ndonjë cep të Shqipërisë duke shpenzuar kohën që duhet t’ja kushtojnë qytetarëve, është vërtet një shëmtim. Shumica nuk i pranojnë gazetarët, i montojnë lajmet me ekipet e tyre dhe i përcjellim pa asnjë mundësi verifikimi. Ndaj dje, vura bashkë me imazhin e tyre, atë të Presidentit të SHBA, ose Prokurores së Përgjithshme, ku tregohej se kudo, shtetarët i japin llogari shtypit, jo kameramanit të Ministrisë.

Akoma më shëmtim, është fakti që këto kronika transmetohen edhe disa ditë më pas, kur protagonistët e tyre janë në impenjime të tjera ose s’janë fare në Shqipëri. Nëse doni një shembull, mjafton të kujtoni se si Veliaj ishte në një event të bashkisë “Live”, kur BKH e mori nga zyra e tij. Dhe shikuesit nuk kuptonin më lëjmet që ju vinin me njoiftim për arrestimin, ndërkohë që ai vijonte të fliste në ekran. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Ministra të tjerë kanë qenë në Vienë apo Emirate dhe ndërkohë shfaqeshin në ekran. Por të jap të drejtë, kjo ska ndonjë rëndësi. Rëndësi kanë dy fake:

1. E para që llogaridhënia përpara shtypit nga ministrat është zero, po zero

2. E dyta që shtypi është përgjegjës më i madh se Ministrat që jua transmeton kronikat e tyre. Po, përgjegjësia është e JONA!

Ndërkohë postimi i Ramës dhe mesazhet që mora, më bënë të kuptoj më mirë pse shoqëria shqiptare ka një ngërç që shumë shoqëri të tjera e kanë kapërcyer. Për fat të keq, Rama ishte pre e mendësisë së qeverisë së tij. Duke rrëmuar në profilin tim në Instagram kishte parë postimet e mia të ditëve të fundit gjatë një turi në Amerikën e Jugut. Turi është bërë në Gusht, kur ishim pushim, ndërsa postimet e videove shtesë i postova këto ditë. Dmth ishin si videot e ministrave të tij, por me një ndryshim: Unë s’kam kurrë në 33 vitet e fundit punonjës publik, as jam paguar nga taksat e qytetarëve dhe as e kam detyrim t’ju përgjigjem atyre. Dhe. Und të postoj kur të dua sepse nuk gënjëj njeri. Aq më shumë që pjesa më e madhe e tyre mban shënimin Gusht 2025. Unë jam një qytetar i lirë, që e ndërtoj jetën si dua, dhëntë zoti ta kem ndërtuar mirë,. Kur Rama të jetë edhe ai i lirë, do ta kuptojë që kjo jetë e imja, është më interesante se sa ajo që ka zgjedhur ai, dhe të cilën, ai e di shuuumë mirë, unë e kam refuzuar më shumë se sa një herë. Kam bërë gabim a jo pak rëndëesi ka. Dhe vijoj ta refuzoj.

Së fundi, më lanë pa mend komentet dhe kurioziteti i njerëzve se përse më kishin kthyer mbrapa nga Venezuela. Të dashur ndjekës, nuk e di pse Rama zgjodhi Venezuelën, çështje subkoshience, por po tallej. Dhe e thoshte vetë që tallej. Mos i merrni edhe talljet dhe shakatë për të vërteta se pastaj problemi nuk është ai që bën shaka, por ai që e beson dhe e bën temë bisede shakanë.

Kategoria e fundit e këtij postimi janë “konspiracionistët”. Ata që më thoshin mos ju përgjigj se heq vëmendjen, ose të tjera që thoshin është strategji për të hequr vëmendjen.

Zonja dhe zotërinj, nëse një diskutim se si duhet të dalin ministrat në tv tërheq vëmendjen më shumë se hallet dhe problemet tuaja, pastaj problemi nuk është Rama, por jeni JU!

E fundit, Rama e di shumë mirë se si ka qenë përballja e shtypi me politikën. Dhe mbase ende është i vetmi që vijon të ketë kurajo të përballet në emision me gazetarë ose intervista. Ndaj unë e pres në studio me 4 nga panelistët e djeshëm, për të folur për gjithçka që e shqetëson. Të paktën deri më sot, Rama nuk e ka patur vesin e vartësve të tij, që kërkojnë të caktojnë edhe gazetarët me të cilët do dalin në TV. Nëse vjen mirëse të vijë…

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1611111090046365%2F&show_text=false&width=267&t=0

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1611111090046365%2F&show_text=false&width=267&t=0

Skandali “Smart City”/ Taulant Balla firmosi në Abu Dhabi koncesionin 140 milionë dollarë: 52 mijë dollarë për një kamera!

Mbrëmjen e djeshme, ish-zv.kryeminitri Arben Ahmetaj në Syri TV denoncoi, projektin ‘Smart City.

Projekti që parashikon instalimin e mijëra kamerave të sigurisë në të gjithë vendin.

Ahmetaj u shpreh se me vizitën e një ish-ministri të Brendshëm, është zgjedhur një kompani “X”, por pa përmendur emrin e ish-anëtarit të qeverisë.

VoxNews ka mësuar se ish-ministri i Brendshëm është Taulant Balla, sot kreu i grupit parlamentar socialist.

Siç e dëshmon edhe fotoja e mëposhtme ish-ministri Balla me datë 23/04/2024 firmosi gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Abu Dhabi, marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY nës disa qytete të Shqipërisë.

Skandali "Smart City"/ Taulant Balla firmosi në Abu Dhabi

Marrëveshja për zhvillimin e projektit SMART CITY në disa qytete të Shqipërisë

Sipas të dhënave të zbuluara, kostoja e cila ishte 60 milionë dollarë është shumëfishuar në 140 milionë një fond i siguruar si kredi nga Abu Dhabi dhe i dhënë pa tender një kompanie specifike.

Shifrat alarmante sipas Ahmetajt: një kamerë trupi për efektivët e policisë, e lidhur me sistemin qendror, kushton 15,723 dollarë, ndërsa një kamerë për monitorimin e trafikut arrin vlerën 52,000 dollarë.

Këto kosto konsiderohen gjashtë deri në shtatë herë më të larta se vlera reale e tregut.

Ish-zv.kryeministri Ahmetaj shtoi se kontrata i jep një kompanie nga një vend jashtë NATO-s akses në infrastrukturën kritike dhe në të dhëna sensitive të qytetarëv.

Sipas tij, flitet për rrezikun e përdorimit të një “teknologjie armiqësore” (hostile technology), duke e vënë sigurinë e vendit në duar të paçertifikuara sipas standardeve të Aleancës.

©Copyright Vox News

MISTERI çfarë fshihet pas “Lidl Albania”? Kush po e merr koncesionin e terminalit doganor në Porto Romano për 35-vjet!

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur publikisht pikëpyetje të forta mbi projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional për mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strategjike.

Sipas Ahmetajt, Lidl ka përfituar një terminal doganor me kontratë 35-vjeçare dhe rinovim automatik, ndërsa në një rreze prej 5 kilometrash nuk lejohet asnjë aktivitet tjetër i ngjashëm.

Ai theksoi në syri TV se kjo situatë ka sjellë shpronësime masive të pronarëve privatë, jo në funksion të një interesi të gjerë publik, por në favor të drejtpërdrejtë të një subjekti privat që sipas tij duhet investiguar.

Ahmetaj deklaroi se pronarët janë shpronësuar për llogari të Lidl, duke vënë në dyshim konceptin e interesit publik që justifikon ndërhyrjen e shtetit.

Sipas tij, magazina doganore po jepet pa u ndërtuar ende porti përkatës, gjë që e bën edhe më të paqartë gjithë skemën.

Ahmetaj ngriti dyshime të forta se ligji për investimet strategjike është shfrytëzuar në mënyrë kriminale, duke e cilësuar këtë praktikë si grabitje të pasurisë publike dhe private.

Sipas Ahmetajt, dhënia e një magazine doganore në këto kushte, pa plotësuar kriteret bazë infrastrukturore, është një precedent i rrezikshëm që duhet ndalur.

Në deklaratën e tij, Ahmetaj theksoi se rreth projektit Lidl ka shumë thashetheme për aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, duke bërë thirrje që kjo çështje të hetohet nga gazetarët, opinioni publik dhe institucionet shqiptare.

Kush qëndron pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur”, u shpreh Ahmetaj, duke e cilësuar rastin si një test serioz për transparencën, ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik në vend.

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi, nuk ka përjashtime as për amerikanët

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në rast të një pushtimi të huaj të territorit të saj, përfshirë edhe Groenlandën, pa pritur urdhra nga zinxhiri më i lartë komandues.

Lajmi është raportuar nga The Telegraph, duke cituar Ministrinë daneze të Mbrojtjes, e cila thekson se rregulli zbatohet ekskluzivisht në rast të një pushtimi ushtarak dhe jo për incidente diplomatike apo prani të zakonshme ushtarake.

Sipas këtij parimi, nëse trupa të huaja zbarkojnë në territor danez, ushtarët në terren kanë detyrimin ligjor të reagojnë menjëherë me forcë, pa pritur konfirmim apo udhëzime shtesë nga komanda qendrore. Doktrina përmblidhet qartë: “mbro fillimisht, heto më pas”.

Groenlanda në qendër të vëmendjes strategjike

Rikujtimi publik i këtij rregulli vjen në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, ku Groenlanda ka marrë rëndësi të veçantë strategjike për shkak të pozicionit të saj në Arktik, burimeve natyrore dhe interesit në rritje të fuqive të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse Danimarka dhe SHBA-të janë aleate në kuadër të NATO-s, autoritetet daneze sqarojnë se ligji nuk bën përjashtime për aleatë, nëse skenari përfshin një pushtim të mirëfilltë ushtarak pa pëlqimin e Kopenhagenit.

Doktrinë e Luftës së Ftohtë, ende aktive

Rregulli daton nga periudha e Luftës së Ftohtë, kur frika nga një sulm i papritur e bënte të domosdoshme reagimin e menjëhershëm në terren.

Fakti që ai mbetet ende në fuqi tregon se Danimarka vazhdon ta konsiderojë sovranitetin territorial si një vijë të panegociueshme, pavarësisht ndryshimeve në arkitekturën e sigurisë globale.

Ministria e Mbrojtjes thekson se ky është një mekanizëm mbrojtës ekstrem, i projektuar për skenarë po aq ekstremë, dhe se politika zyrtare e Danimarkës mbetet bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatët.

Megjithatë, mesazhi është i qartë: në rast pushtimi ushtarak, armët flasin para diplomacisë.

SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, por çfarë ndodh nëse një shtet i NATO-s sulmon një shtet aleat?

Shtëpia e Bardhë nuk ka përjashtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Si Danimarka, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë vende anëtare të NATO-s, çka e bën këtë skenar veçanërisht të ndjeshëm në aspektin e sigurisë ndërkombëtare.

1- Çfarë do të ndodhte nëse një shtet i NATO-s do të sulmonte një tjetër?

Një situatë e tillë nuk parashikohet nga NATO-ja. Aleanca, e themeluar në vitin 1949, është ndërtuar si një organizatë mbrojtëse për të garantuar sigurinë kolektive të vendeve anëtare. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka deklaruar se “nëse Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin të sulmonin një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka do të merrte fund, përfshirë vetë NATO-n dhe arkitekturën e sigurisë që është ndërtuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.

2-  A parashikohet në traktatin themelues i NATO-s një sulm mes aleatëve?

Jo. Traktati i NATO-s nuk parashikon as mundësinë që një vend anëtar të sulmojë një tjetër, as procedura për përjashtimin e një shteti. Neni 1 i Traktatit përcakton se palët angazhohen, në përputhje me Kartën e OKB-së, të zgjidhin me mjete paqësore çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare dhe të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në mënyra që bien ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

3- Çfarë parashikon neni 5 i NATO-s?

Neni 5 është themeli i Aleancës Atlantike. Ai përcakton se një “sulm i armatosur” kundër një ose më shumë vendeve anëtare në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, duke aktivizuar mbrojtjen kolektive. Komandanti suprem i NATO-s është gjithmonë një gjeneral amerikan dhe mbrojtja e Evropës është ngushtësisht e integruar me atë të Amerikës së Veriut.

4- A është i vetë-mjaftueshëm shtylla europiane e NATO-s?

Jo. Kontributi kryesor financiar dhe ushtarak në NATO vjen nga Shtetet e Bashkuara. Në samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë në qershorin e kaluar, 32 vendet anëtare u angazhuan, nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump, të rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Sipas vlerësimeve të NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes të SHBA-së në vitin 2025 arritën në rreth 980 miliardë dollarë, krahasuar me 99 miliardë korona daneze (rreth 15,5 miliardë dollarë).

5- A parashikon Bashkimi Europian mbrojtje të ndërsjellë mes shteteve anëtare?

Nga 27 vendet e Bashkimit Europian, Austria, Irlanda, Malta dhe Qiproja nuk janë pjesë e NATO-s. Neni 42.7 i Traktatit të Lisbonës përcakton se, në rast se një shtet anëtar i BE-së sulmohet ushtarakisht në territorin e tij, shtetet e tjera anëtare janë të detyruara t’i ofrojnë ndihmë dhe asistencë.