Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës

Është publikuar video e plagosjes mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në fshatin Shënavlash, Durrës, ku një 24-vjeçar u qëllua në këmbë nga kushëriri i tij.

Në momentin që i riu futet nga porta kryesore e shtëpisë, dhe shkon dhe qëllon me tre plumba kushëririn e tij.

Një nga plumbat e kap në këmbë të riun, i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

I vodhi “Rolex”-in në semafor, 64-vjeçari përplas me “Lamborghini” hajdutin me motor (Video)

Një 64-vjeçar në Brazil, ka tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Rolex. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të shtunën në Sao Paulo, 64-vjeçari ndoqi me Lamborghini- n e tij hajdutin i cili i kishte marrë orën pak minuta më parë teksa ai ishte ndalur në semafor.

Në të njëjtën video, është regjistruar momenti kur 64-vjeçari përplas motorin në semaforin e radhës me makinën e tij luksoze.

Pavarësisht përplasjes së ashpër, hajduti ia mbath duke u larguar në këmbë duket lënë pas atë që kishte mbetur nga motori i tij.

Përveç motorit, hajduti ka lënë pas një celular dhe një pistoletë.

Oficerët e policisë që identifikuan autorin, e kërkuan atë në shtëpinë e tij, por ai ishte zhdukur pa e ditur askush nëse dhe sa ka mbetur i plagosur, pasi është tërhequr zvarrë nga makina Lamborghini e 64-vjeçarit.

Partneri i Eglës do shfaqet në finalen e madhe? Ish-banorja e BBV habit me deklaratën e saj: Ai quhet…

Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma.

Teksa ishte në një lidhje live për një emision televiziv, Fiori Dardha e pyeti atë nëse do të jetë partneri i Eglës në finalen e madhe?

“E mbi të gjitha ke arritur të gjesh kush është”, shtoi më pas Fiori.

“Françesko…”, tha gazetarja e njohur duke qeshur dhe më pas shtoi: “Kush është e di vetëm Egla”.

Ndërkohë Paloma u shpreh se në fakt do dëshironte të shihte ndonjë Massimiliano Varrese në finalen, që të sqarohet njëherë e mirë me Heidi Bacin.

Po e ndiqte bashkëshorti për ta dh*nuar, gruaja përplaset nga makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë.

Policia e Kosovës njofton se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur nga një veturë.

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’.

Aksident i frikshëm/ Furgoni përplaset me traktorin, humbin jetën 8 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin qendror të Perusë Pasco, pasi një furgon pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një traktor-rimorkio, ku tetë persona humbën jetën, njoftuan mediat lokale.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit, me orën lokale në kilometrin 157 të autostradës qendrore kur automjeti i përfshirë, po shkonte nga Pasco në Huariaca.

“Deri më tani kemi tetë vdekje, përfshirë tre të mitur, studentë në Institucionin Arsimor Antioquia”, tha Martin Berrospi, kryebashkiak i qarkut Huariaca, duke shtuar se autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit

Berrospi tha se autostrada kishte nevojë urgjente për riparime dhe i bëri thirrje qeverisë kombëtare, të mirëmbajë më mirë rrugën për të shmangur aksidente të mëtejshme.

“Ervis Martinaj donte të përfitonte nga siguria e Ramës”/ Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme: Ja si tentuan t’i bënin atentat ‘bosit të kumarit’ shumë pranë shtëpisë së kryeministrit në Surrel

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisjonin “Opinion”. Teksa po fliste për zanafillën e ngjarjeve kriminale në Shqipëri dhe arrestimet e SPAK, Hoxha u ndal edhe në një episodë të Ervis Martinaj. Gazetari tregon se si Martinaj shkoi pranë vilës së kryeministrit Rama, për të përfituar nga siguria dhe nga mbrojtja e tij.

Elvis Martinaj shkon e blen vilën në Surrel ngjitur me kryeministrin. Dhe për shkak të sigurisë që Garda e Reublikës ka për kryeministrin e Shqipërisë, ai shkoi atje ngjitur. Pra, ai e bleu për siguri, pra ai donte nga siguria që i ofrohej kryeministrit. Rruga sigurohej se kalonte kryeministri. Të dy ata lëviznin me ekskorde. Katër makina kishte Rama, katër ose pesë makina kishte Martinaj. Ka qenë një moment, se atëherë rruga ka qenë e ngushtë , makina të blinduara, me armë brenda, pasi i kishin me leje se ishin bizesmen. Dhe vendosja e tij ngjitur me vilën me banesën e kryeministrit, i jepte atij siguri nga shteti, prandaj nuk i afroheshin dot. Ndërkohë Garda e shikonte Martinajn si kërcënim.

Tani Dukët nuk i afroheshin dot, se ishte Garda, sepse po ruante personalitetin. Dhe në këto kushte, meqenëse ai po rrinte aty dhe ata e kishin të vështirë t’i afroheshin, dhe që t’i afroheshin Ervis Martinajt, porosisin një dron. Dhe i thotë, droni dua të mbajë një peshë prej 12 kg. E blejnë dronin, dhe donin t’ja conin sipër shtëpisë. Por duke qenë Garda aty, ajo ka sinjalizues, ka bllokues valësh dhe droni rrëzohet. Pastaj Garda mund ta shikonte dronin dhe ta qëllonte. Ata kane studiuar versionin që ta çojne natën, por prezenca aq afër e kryeministrit mund të çonte në një tërmet.

Ky është 24-vjeçari që humbi jetën në lule të moshës teksa punonte në gurore

Pasditën e djeshme, humbi jetën 24-vjeçari Jurgen Veshi, në Brataj të Vlorës. I riu po punonte me skrep në një gurore.

Jurgen Veshi, ishte punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

I riu nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pas vdekjes se 24-vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.

Rrëmbyen me forcë një 15-vjeçar, policia arreston 4 autorët. Çfarë ndodhi në Durrës

Një 15-vjeçar është rrëmbyer me forcë nga disa persona në Durrës, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar.

Policia thotë së në bashkëpunim me njëri-tjetrin, personat morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin”, tha policia.

Njoftimi:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Case”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i dy personave për vrasjen e 25-vjeçarit në Athinë pas përplasjes mes dy grupeve shqiptare, Prokuroria jep detaje nga zbardhja e ngjarjes pas 16 vitesh! Si ndodhi krimi

Prokuroria Korçë urdhëron arrestimin e shtetasve G.L dhe A.T. të akuzuar për vrasjen e bashkëkombasit të tyre në Greqi në vitin 2008

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u arrestuan dy shtetasit G.L. dhe A.T. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

Shtetasit në fjalë, janë paraqitur më datë 07.05.2024 në ambientet e DVP-së Korçë për t’u pyetur në lidhje me përfshirjen e tyre në vrasjen e shtetasit A.Xh., më 23.12.2008, në Athinë, Greqi, për të cilën prokuroria po kryhen hetime të cilat janë rifilluar më 28.12.2013, në kuadër të procedimit penal 23.12.2008.

Nga veprimet hetimore si më lartë cituar, të kryera në dinamikë dhe në funksion të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje penale, është krijuar një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova dhe indicie se nga ana e shtetasve G. L. dhe A. T. alias J.C., janë konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 të Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A.Xh.

Në këto kushte, u urdhërua nga prokurori i çështjes ndalimi i menjëhershëm i personave të dyshuar. Pas ekzekutimit të urdhrave të ndalimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit G.L dhe A. T. alias J. C., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal, me viktimë të veprës penale shtetasin A. Xh., me qëllim qenien e tyre në dispozicion të organit të hetimit, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje kriminale.

Vrasja u krye në Athinë, Greqi, në lulishten “Karamali Kipseri”, ku pas një konflikti fizik midis dy grupe personash, shtetas shqiptarë, duke përdorur mjete të forta si thikë, dru (shkopinj), ka mbetur i vrarë shtetasi A. Xh.