E trishtë/ Injoroi simptomat, 35-vjeçarja humb jetën në lule të moshës nga tumori në kokë

Grimierja e të famshmëve në Rumani, Anca Molnar, rreth një vit pasi u diagnostikua me tumor në kokë, ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare.

Anca Molnar, e cila ishte e njohur për punën e saj me të famshëm në vendlindjen e saj, Rumani, u diagnostikua me një tumor në kokë, pas ankesave të vazhdueshme se përjetonte dhimbje të forta koke.

Sipas shoqes së saj të ngushtë, Alina Radi, 35-vjeçarja i kishte injoruar këto shenja, deri sa dhimbja ishte bërë e papërballueshme dhe shumë e shpeshtë.

Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për ta kuruar, e reja nuk ka mundur dot të fitojë këtë betejë.

Pak para se të ndahej nga jeta, ajo ka postuar disa foto nga spitali në profilin e saj TikTok.

Sylvinho ka gati 11-të “luftëtarët” kundër Italisë, ky është formacioni i mundshëm

Jemi vetëm disa orë para ndeshjes së parë që kombëtarja shqiptare do të luajë në Euro 2024. Sonte në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Kuqezinjtë do të vihen përballë Italisë në një ndeshje mjaft të veçantë dhe të rëndësishme për rrugëtimin e ekipit tonë.

Sylvinho ka patur mundësinë që prej disa ditësh të shikojë gjendjen e të gjithë lojtarëve.

Braziliani në stërvitje ka provuar një skemën që do të vërë në punë ndaj italianëve.

Qendra e mbrojtjes është një nga repartet që i ka shkaktuar më shumë “dhimbje koke” 50-vjeçarit.

Në balotazh mes tyre për një vend titullari janë Ismaijli dhe Ajeti. Vetëm pak para ndeshjes do të vendoset se cili prej tyre do të vendoset në krah të Berat Gjimshitit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Broja

Ndeshja Itali-Shqipëri/ Ja cilat janë rregullat e publikuara nga FSHF për tifozët

Kampionati Evropian nis sonte me ndeshjen Gjermani-Skoci me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa nesër në mbrëmje do të luajë Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Italisë, ndeshje kjo e cila përbën një interes tepër të madh nga sportdashësit shqiptarë.

Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi. Dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

“Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj,“-thuhet në njoftim e FSHF.

Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.

Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Disa janë paraqitur më poshtë, ndërsa mund të klikoni butonin “lista e plotë” për t’i shikuar të gjitha. Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

-Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

-Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

-Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen.

E rëndë/ Nusja υret me thikë bυrrin dhe vjehrrin, dγshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Kratovës në Maqedoninë e Veriut, ku një 63-vjeçar dhe djali i tij janë vrarë me thikë nga nusja e këtij të fundit.

Nusja 36-vjeçare, e identifikuar me inicialet V.I. është arrestuar, ndërsa trupave të dy viktimave, përkatësisht 38 dhe 63 vjeç, po u bëhet autopsia.

“Më datë 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa 36 vjeçarja V.I. është arrestuar dhe ndaluar në stacionin policor”, njoftojnë nga ministria e Brendshme maqedonase.

Sipas ministrisë ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje të dyfishtë.

Avokati i njohur grek: Këtë Evropian jam tifoz me Shqipërinë, me miqtë e mi dhe shokët e fëmijëve të mi në shkollë

Sot nis kampionati evropian i futbollit në Gjermani, me emocione të pafundme për të gjitha kombëtaret e kualifikuara.

Por fqinji ynë jugor, Greqia nuk ia arriti të kualifikohet, e megjithatë grekët sportdashës nuk do e lënë pa ndjekur këtë kompeticion magjik.

Por vëmendjen e ka tërhequr një avokat i njohur grek, i cili ka deklaruar se do të jetë tifoz me kombëtaren shqiptare.

Vassilis Papastergiou në një shkrim në rrjetet sociale, ai shkruan se kjo është zgjedhja më emocionale por edhe logjike për të. Miqtë, klientët e tij të shumtë por edhe shokët e shoqet e fëmijëve të tij në shkollë janë shqiptarë thotë ai.

Avokati shkruan se shqiptarët janë integruar më së miri në Greqi, ndërsa nuk harron të prekë edhe ato episode raciste mes dy vendeve.

“Dhe një skuadër tjetër, Shqipëria.

Është një zgjedhje emocionale, por edhe logjike.

Shqipëria është një grup i fqinjësisë sonë, Ballkanit.

Klasat e fëmijëve të mi janë plot me fëmijë shqiptarë. Imagjinoj se ata do të kenë një gëzim të fshehur për ekipin e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, edhe pse luan në grupin e vdekjes me Italinë, Spanjën, Kroacinë.

Shqiptarët tani mund të konsiderohen shembull i integrimit të suksesshëm, por që mund të harrojnë (jo veten gjithsesi!) çfarë dëgjuan bashkëqytetarët tanë të mirë në vitet 90.

E kush mund të harrojë se festimi i një fitoreje ndaj Kombëtares sonë, që atëherë ishte kampione e Europës, i kushtoi jetën një të riu nga Shqipëria në vitin 2004 dhe shkaktoi një shpërthim urrejtjeje raciste kundër tyre nga tifozë të ndryshëm kundër bashkëkombasve të tjerë”, shkruan ai.

Më tej ai shkruan se racizmi që dikur kanë vuajtur shqiptarët, sot i drejtohet kombësive të tjera si atyre nga Azia apo Afrika. Ai thotë se do e mbështesë Shqipërinë edhe si shenjë ndjese për atë që kanë vuajtur gjatë kësaj periudhe në Greqi.

“Gjithsesi, shqiptarët dhe shqiptarët janë integruar në vendin tonë, me shumë mund dhe shumë dhimbje. Ata mësuan gjuhën tonë si askush tjetër. Ata mbushën qytetet tona, fëmijët e tyre i dhanë jetë klasave të rëna të shkollave tona. Na zbukuruan fshatrat me punimin e tyre.

Sot, të njëjtit njerëz që i shanin dhe nënçmonin atëherë e pranojnë se shqiptarët janë të shkolluar dhe shtëpiakë. Vetëm dhe vetëm natyrisht për të derdhur më tej helmin e tyre racist kundër bashkatdhetarëve tanë afrikanë dhe aziatikë, sidomos atyre që kanë fatkeqësinë e të qenit myslimanë.

Gjithsesi nuk e mbeshtes Shqiperine vetëm për këtë, dmth për të kërkuar falje për çdo gjë që shkruaj më sipër.

Sepse Shqipëria është grupi i shumë njerëzve që janë miqtë e mi, bashkëpunëtorët e mi, klientët e mi, prindërit e shokëve të klasës së fëmijëve të mi”, përfundon ai.

Mamanë e kishte e skortë, pas m@rtesës…”, Linda Pano shokon me deklaratën: Fëmijët ndjekin rrugën e nënës, ύαjzat bëhen ρrost* tυta

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se si të kufizojnë, ose ta shpallin të jashtëligjshëm.

Ndërsa Bashkimi Evropian është gati të zbatojë legjislacionin që do të detyrojë TikTok të kontrollojë në mënyrë agresive përmbajtjen e dëmshme, vendet nga SHBA-ja në Japoni po mendojnë se si ta rregullojnë aplikacionin ose madje të ndjekin shembullin e Indisë dhe ta ndalojnë atë plotësisht.

Për të folur mbi këtë temë, e ftuar në një intervistë televizive, Linda Pano nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës” u shpreh se

“Shanset janë që fëmijët të ndjekin rrugën e nënës, ka shumë shanse që të ndodh diçka e tillë, unë kam pasur raste disa vite më parë ku vajza e vogël, adoleshente e një gruaje që ushtronte prostitucion, jam përpjekur me çdo mënyrë qoftë nga ana financiare për ta çuar në shkollë për të vazhduar gjimnazin sepse nëna dëshironte ta fuste në të njëjtën rrugë, mbaroi dhe shkollën e mesme dhe u martua dhe mendova se shpëtoi doli nga ai qark, do këtë një jetë normale me fëmijët e saj dhe në fakt dëgjoj me shumë trishtim që ajo i është kthyer zanatit të nënës së saj sepse atë model kishte. Me të gjithë përpjekjet dhe mundimin disa vjeçar tonin nuk arritëm dot ta shpëtonim vajzën. Ata fëmijë që shohin nënën e tyre që bëjnë gjëra të tilla në një moment që do të gjenden në vështirësi këtë do ta kenë një ndër opsionet”, u shpreh Pano.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.

Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group, është kthyer në një qendër rajonale prej destinacioneve të shumta, zgjerimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

Pamjet që po bëjnë xhiron në internet, shikoni reagimin e Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, pamja e saj ka ndryshuar. Influencuesit e rrjeteve sociale e lexojnë pamjet e saj si një “ndjenjë dashurie”.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Dje të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë

Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Gjermani, po shihet si “halë në sy” në Serbi, më së shumti në mediat vendase, ku prej vitesh çdo gjë që ka lidhej me Shqipërinë, kujton të famshmen “Provokacija”.

Serbia dhe Anglia, do të luajnë në xhiron e parë të Grupit C në Europian, të dielën në orën 21:00. Por ndërkohë, mediat serbe i ka kapur frika nga prania e 50 mijë shqiptarëve në Dortmund, ndaj mendojnë se ata mund të zhvendosen një ditë më pas në Gelsenkirshen, që nuk është shumë larg, për të shkaktuar kaos me tifozët serbë.

Korrespondentët e “Blic.rs” nga Gjermania shkruajnë: “Sipas njohurive tona, ajo ditë do të jetë shumë “e nxehtë”, sepse në Dortmund janë 50 mijë tifozë shqiptarë.

Shumë prej tyre do të vijnë në Gelsenkirshen aty pranë, ku po luan Serbia, për të krijuar kaos. Në ditën e ndeshjes sonë me Anglinë, kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për tifozët tanë për të treguar se askush nuk mund t’i provokojë ata, veçanërisht nëse e dimë që po vijnë edhe huliganët anglezë.

Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në Dortmund sepse kombëtarja e tyre po luan atje një ditë më parë me Italinë dhe kur të jenë tashmë atje, një ditë më vonë do të shkojnë në një qytet aty pranë për të provokuar serbët”.

Por, nëse serbët druhen nga prania e madhe e shqiptarëve, mediat kroate e shikojnë me një sy tjetër këtë realitet.

Ja si e vlerëson “index.hr”: “Një numër kaq i madh i shqiptarëve nuk është për t’u habitur. Kjo është vetëm kompeticioni i dytë i madh në histori, në të cilin kombëtarja e tyre është kualifikuar. Ndaj ka eufori në vend dhe të gjithë duan ta shikojnë kombëtaren live në Euro. Përveç kësaj, ka një diasporë të madhe shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje

Bujar Kapexhiu habit me deklaratën: Femër që shkruan humor nuk ka, sepse nuk kanë kapacitet, është privilegj i të mençurve, pra burrave

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka deklaruar se “femër që shkruan humor nuk ka”.

Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij, ky është privilegj i të mençurve, pra burrave.

“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.