Vαjza shqiρtare: I bΙeva b.υrrit br…kë të kυqe, m’ka b. ërë atë që nuk e imαgjiηoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne. Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer.

 “Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi. Përshëndetje lexues të Shkodrës, unë jam një 29-vjeçare pukjane.

Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo. Ja futi gjumit zotëria tërë turinj.

Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.

Fierαkja habit me kërkesën : Dυa b υrrë për…

Ma ndihmo të lutem. Vajza ime duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë” kështu tha Elsa nga Fieri

teksa me këmbëngulje ka kërkuar njohje në emisionin “Aldo Morning Show” për vajzën e saj.

Ajo tha se vajza e saj ka mbaruar studimet në Itali dhe punon në një bankë, por ende nuk ka gjetur dikë.

Ndërkohë Elsa e shqetësuar për vitet e vajzës shtoi se ajo duhet të krijojë familje dhe se sipas saj nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë.

“Jam Elsa nga Fieri. Dëgjo nënën, do më ndihmosh? Unë nuk dua njohje për vete.

Kam vajzën 35 vjeç jeton në Itali, ka mbaruar studimet atje dhe punon në një bankë, akoma nuk është lidhur dhe kërkoj një njohje për të.

Ajo do të lidhet, por nuk i kanë dalë rastet e volitshme.

Na ndihmo të lutem. Ajo duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull, të bashkëjetojë me ndonjë”, tha Elsa.

Njihυni me dy Iagjet ku bαnojnë personat “VIP” të Tiranës, do shtαηgeni nga Ιυksi i miΙionerëυe(Foto)

Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave.

Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë.

Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë në një nga apartamentet luksoze. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve.

Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si “komshi”, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë asaj të kryebashkiakut.

Komshinj të tyre janë edhe gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati. Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda.

Mundësitë janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda Huta-Turjan Hyska, Julka Gramo-Andi Gramo, Gaz Paja-Ira. Luanën gjithashtu e gjeni aty.

Pak kohë më parë, Olti Curri, pasi u sigurua që të ishte pastruar mirë, na “mirëpriti” në shtëpinë e tij te Kodra e Diellit. Në po të njëjtën lagje me Oltin, jetonin edhe mikeshat e ngushta Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, por kjo e fundit u largua pas divorcit. Xhemi jeton në po të njëjtën banesë.

Emra të tjerë komshinj me VIP-at e mësipërm janë: Ermira Causholli, Vikena Kamenica, DJ Olti e balerina Lori Bala.

Largohemi nga Kodra e Diellit dhe nisemi drejt lagjes së dytë VIP, në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për Rolling Hills, një zonat më ekskluzive të kryeqytetit. Kompleksi me vila luksoze është një ndër zonat e preferura për disa nga njerëzit më të pasur shqiptarë, si për shembull sipërmarrësi Samir Mane.

Emra të njohur të medias, autori i “Opinion”, Blendi Fevziu, gazetari dhe kryeredaktori i ABC News, Armand Shkullaku dhe autori i “Zonë e lirë” Arjan Çani banojnë gjithashtu në vilat e Rolling Hills.

Si një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, Rolling Hills u zgjodh edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano. Pak kohë më parë, Ami dhe Ermali u bënë pronarë të një prej vilave luksoze të kompleksit.

Akuzoi të atin se e ka αbυzuar sek* υ@Ιisht, 15-vjeçarja refuzon të krγejë ekzαminimet mjekësore

Foto ilustruese

Qyteti i Kavajës u trondit sot nga lajmi se një 15-vjeçare ishte abuzuar prej disa vitesh nga babai i saj. Ky i fundit u ndalua menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa ngjarja është nën hetim.

Vajza e cila është nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte folur me psikologen e kësaj shkolle Edona Kollçaku.

Ndërsa edhe nëna e vajzës i ka hedhur poshtë akuzat në polici. Ajo është shprehur se nuk ka gjasa që bashkëshorti i saj, shtetasi me inicialet B.R, të ketë abuzuar me vajzën.

Vajza është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejnë marrëdhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti.

Gjatë ditës se sotme vajza është sjellë nga Golemi në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por ajo nuk ka pranuar.

48-vjeçari është dërguar gjithashtu në spital në Durrës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve për probleme mendore.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 22 Maj 2024

DASHI

Në dashuri dëshira për t’u përfshirë është e madhe dhe duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të deklaruar ndjenjat tuaja. Në punë, fokusojeni gjithçka tek të qenit diplomatë dhe ndërmjetësues.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo është koha e duhur për të dashuruar dhe për ta lënë veten të dashuroheni. Në punë, nëse ka pasur krizë, duhet kapërcyer me përkushtim dhe vendosmëri.

BINJAKËT

Fatkeqësisht në dashuri jeni larg partnerit dhe kjo po ndikon negativisht në marrëdhënien tuaj. Në punë është një moment qetësie dhe force.

GAFORRJA

Më në fund po filloni të shihni dritën në dashuri dhe kjo periudhë do t’ju japë mundësinë të përjetoni emocione të mëdha. Në punë duhet të vendosni limite dhe të pohoni më shumë veten.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, dashuria po ecën në mënyrën më të mirë dhe nëse jeni beqar do të keni mundësinë të takoni dikë të veçantë. Në punë duhet të përkulni kokën dhe të vazhdoni pavarësisht gjithçkaje. Lajmet janë afër.

VIRGJËRESHA 

Me hënën përballë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Mund të ketë një ndryshim të madh në punë, jini gati.

PESHORJA

Më mirë do të ishte të qëndroni të qetë në dashuri, sepse planetët shkaktojnë pak agjitacion në çift. Në punë po kaloni një periudhë të vështirë. Rezultatet duket se nuk arrijnë kurrë, por duhet të jeni të durueshëm.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, qielli flet për lajme të mira në dashuri, por kujdes që të mos bëni gjithmonë të njëjtat gabime. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe të përjetoni gjithçka me qetësi.

SHIGJETARI

Kini kujdes në dashuri të mos ekspozoheni shumë sepse mund të mos merrni përgjigjen e dëshiruar nga i dashuri juaj. Në punë jeni pak në dyshim por shumë shpejt do të gjeni përgjigjet e duhura.

BRICJAPI

Në dashuri duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht nëse jeni të pavendosur mes dy personave. Së shpejti do të keni ide edhe më të qarta. Është më mirë të mos ndaleni në punë. Bëni goditjen derisa hekuri është i nxehtë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri do të ketë një mënyrë për të përjetuar momente të mira edhe nëse mund të jeni pak më polemikë se zakonisht. Në punë mund të mungojë një takim i rëndësishëm por do të ketë një mënyrë për ta riplanifikuar.

PESHQIT

Hëna është në anën tuaj, ndaj mos kini frikë ta lëshoni. Në punë duhet të bëni kujdes me paratë por nga fundi i muajit do të ketë një rikuperim të bukur.

Shkoi të operonte këmbën e majtë, ia operuan të djathtën, denoncimi i pazakontë i shqiptarit

Remzi Toçilla nga Kosova ka treguar se ka përjetuar një përvojë jo të mirë në në spitalin privat “Acibadem Sistina” në Shkup.

Remzi Toçilla nga Ferizaj ka thënë se mjekët në këtë spital ia kishin operuar gjurin e këmbës së djathtë, në vend të së majtës, ani pse në fund rezultoi sipas tij se nuk kishte pasur nevojë që të kryente operacion për asnjërën prej tyre.

“Pas operimit, pasi më kaloi anestezioni, e pashë që nuk ishte këmba e majtë, por e djathta. I thash mjekëve çfarë u bë kështu, mjeku më tha: E operova, sepse e vërejta që ke tentu ta mbrosh këmbën e majtë, dhe e ke lënduar të djathtën dhe vendosa ta operoj. I pyeta se si mund të ndodh pa ndonjë analizë, e më tha ashtu vendosa dhe pas tri jave ta bëjë dhe të majtën”, tregon Toçilla për PortalX.

“Të gjithë familjarët u habitën”, shton ai.

Madje, sipas tij, spitali kishte një “ofertë” për të, t’ia operonte falas këmbën e majtë.

“Jam konsultuar me një mjek tjetër, e më ka thënë shyqyr që s’ta kanë bërë edhe këmbën e majtë. Më mirë, kanë tentuar të bëjnë diçka por s’kanë bërë asgjë. Të kisha propozuar mos bëjë asnjë intervenim tjetër”, tregon Toçilla.

“Për atë operacion kamë paguar 1700 euro”, tregon tutje qytetari nga Ferizaj që u operua në këtë spital.

Në anën tjetër, nga spitali privat Sistina kanë thënë rasti është në procedurë gjyqësore, dhe nuk mund të flasin.

Shqiρtarja m@sakrohet me thikë sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte ρrobleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër.

Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Ngjarja ka tronditur dëshmitarët në vendngjarje të cilët thanë për DailyMail se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjaku”.

Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë.

Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.

Nderimi më i madh për Berat Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e nesërme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

Kjo u konfirmuar sot në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave. Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

Breshëri sa kokrra e arrës, shkatërron makinat në Hanin e Elezit (Video)

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit.

Në media janë publikuar pamje nga atje, ku shihet se rënia e breshërit ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Nga breshëri janë thyer edhe xhamat e veturave të parkuara në një pjesë të kësaj komune.

Sipas dëshmitarëve breshëri ka qenë me madhësinë e kokrrës së arrës.

Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në minierën e Martaneshit

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit, ku dy minatorë të cilët punonin si vagonistë, u zunë poshtë nga shembja e një masivi.

Nga ky aksident, kanë humbur jetën Armond Peshku, 29-vjeç ndërsa Hajdar Bala 40-vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti, është ‘Ylberi sh.p.k”

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.