“Janë hapur disa çështje”/ Llabani, deklaratë të fortë: Rama drejt SHBA në 20 janar për të dëshmuar si person në dijeni

Moderatorja Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me disa dosje të hapura nga drejtësia amerikane.

Sipas Llabanit, data e përmendur është 20 janari, një moment që ajo e cilësoi si kritik dhe të paprecedent për një kryeministër shqiptar në detyrë. “Shpresojmë të mos i zënë rrugë Ramës në 20 janar, ku ai do të thirret në SHBA për të dëshmuar si person në dijeni për disa dosje që janë hapur andej,” u shpreh ajo.

Moderatorja theksoi se ky hap përbën një “verdikt” i cili për herë të parë e vendos kryeministrin shqiptar në kushte të pabarabarta përballë drejtësisë. Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë që as vetë Rama nuk e pret plotësisht se si do të zhvillohet dhe çfarë pasojash mund të ketë.

Llabani deklaroi se informacioni që ajo posedon tregon se kryeministri nuk do të udhëtojë i vetëm drejt SHBA-së, por i shoqëruar nga një avokat. Kjo, sipas saj, lidhet me faktin se dëshmia do të ketë të bëjë me çështje të hapura prej kohësh nga drejtësia amerikane, të mbështetura mbi dëshmi që ajo i cilësoi si tronditëse.

“Në këto dosje ka elementë shumë interesantë për gjeopolitikën shqiptare,” tha Llabani, duke shtuar se bëhet fjalë për zhvillime që mund të kenë ndikim të fortë politik dhe institucional.

Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Aktori i madh Sandër Prosi u vetëvra për shkak të artistes Nexhmije Pagarusha. Deklaratën e ka bërë mbrëmë në studion e “Top Story” në Top Channel gazetari Milaim Zeka.

Ai tha se ka parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se ka kryer aktin e vetëflijimit në Durrës pasi është takuar me këngëtaren.

“Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata janë takuar dhe vetëm pse janë takuar dhe kanë ndenjur me njeri-tjetrin, sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, por të dosjes, Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Sandër Prosi ka bërë vetëvrasje në hotel Vollga. Ka ekzistuar një lidhje miqësie shumë e madhe mes Nexhmiije Pagarushës dhe Sandër Prosit, kjo është e dokumentuar”, deklaroi Zeka.

Sipas versionit zyrtar, aktori i madh shqiptar Sandër Prosi u vetëvra më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”. Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë të hotelit ku ishte i akomoduar ku gjeti vdekjen.

Megjithatë, prej vitesh kanë qarkulluar dyshime dhe polemika mbi aktin e Sandër Prosit.

Sipas njerëzve që e njihnin aktori ishte i lodhur psikologjikisht, vuante nga pagjumësia dhe ankthi, Ishte tepër i ndjeshëm dhe perfeksionist dhe kishte pakënaqësi profesionale dhe ndiente se nuk vlerësohej sa duhet.

Lidhja mes Sandër Prosit dhe Nexhmije Pagarushës ka qenë artistike dhe miqësore, por rreth saj kanë qarkulluar edhe thashetheme për një afeksion më të thellë, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht.

Kur është pyetur publilisht për Sandër Prosin, Pagarusha ka folur me respekt të madh, por vetëm kaq.

Sandër Prosi ka luajtur rreth 20 filma artistikë shqiptarë ku ndër kryesorët kanë qenë • “Tana” (1958) – një nga filmat e parë shqiptarë ku spikati; “Debatik” (1961); “Ngadhënjim mbi vdekjen”; “I teti në bronz” (1970); “Malet me blerim mbuluar” (1971); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1981).

Nexhmije Pagarusha ishte një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të muzikës shqiptare, e njohur gjerësisht si “Bilbili i Kosovës”. Këngë më të njohura janë “Baresha” (kënga e saj simbol); “Mora testin”; “Ani mori nuse”; “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”./Top Channel

I FUNDIT/ E dhimbshme, ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte janari ku ish-ministri dhe ish-zv.ministri i Financave, Qemal Disha, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Disha, një nga figurat më të njohura dhe me ndikim në historinë e ekonomisë shqiptare, të pas viteve ’90, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë e zemrës dhe kolegët e shumtë që i pati përgjatë jetës së tij.

Qemal Disha shërbeu si Zv/Ministër i Financave në vitet 1990–1991 dhe më pas u emërua Ministër i Financave në shkurt të vitit 1991, duke e mbajtur këtë detyrë deri në prill të po atij viti. Më vonë, ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për vitet 1991–1992.

Disha, një njohës i mirë i shifrave dhe strateg i Financave, lë pas një trashëgimi të rëndësishme në administratën publike dhe në sektorin e sigurimeve, ku ndikimi i tij ndihet ende sot.

I lindur në Zerqan të Dibrës në vitin 1951, Disha ndërtoi një karrierë të pasur, duke kombinuar dijen akademike me eksperiencën në qeverisje dhe financa. Nën drejtimin e tij, institucionet që drejtoi u pozicionuan si modele profesionalizmi dhe besueshmërie, ndërsa ai vetë u bë mentor i shumë brezave të rinj të profesionistëve.

Ceremonia mortore do të zhvillohet pranë Funeral Home ALBA 2000, ndërsa varrimi mbahet të shtunën, më 10 janar 2026, në orën 11:00, në Tufinë.

“Nuk dua t’ia degradoj motrat…”/ Babai i Selin NUK KURSEHET ndaj Mirit: Është ΡERVERS! Ai mund edhe të…

Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka shpërthyer ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.

“Kam shumë mendime po nuk mund ti them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit. Siç kanë bërë të tjerët me mua, që kanë vënë në pikëpyetje a njoh vajzën time. Do ja them nëse do kem mundësi për ta takuar ndonjëherë.

Një sugjerim për produksionin, duhet të merrni dy tre psikologë për të parë nivelin e persivitetit. Atje me nder jush s’ka ça të bëjë, po për lekë i errën sytë, është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ai.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që ditën e parë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte një avantazh që pati Kristi dhe i la ata që të flinin në një krevat, që i bëri ata që të afroheshin me njëri-tjetrin.

Edhe pse Miri ka thënë se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë nuk e konsideron si të tillë raportin e tyre.

E frikshme/ “Kapërcen banakun dhe i drejton thikën kasieres”, Grabitet Eco Market në Tiranë (Video)

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga Eco Market, duke kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.

Sipas informacionit paraprak, shuma e marrë nga autori dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve. Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

VIDEO

“Kadri Roshi, mik me Fatos Nanon, pse duhet t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”, djali i aktorit kundërshton dëshminë e Hamdi Jupes: Pse, kisha vdekur unë?

Djali i aktorit të madh Kadri Roshi, Kliti Roshi, ka kundërshtuar me forcë dëshminë e gazetarit të njohur Hamdi Jupe, i cili pak ditë më parë rrëfeu se Kadri Roshi, i kërkoi ndihmë ekonomike ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi nga shtrati i spitalit.

Në një intervistë për Top Channel, Kliti Roshi u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë te dëshmia e Hamdi Jupes në cilësinë e shefit të kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, që pretendon se Kadri Roshi kërkoi para për bashkëshorten, teksa vetë ndodhej i sëmure në spital.

“Gjallë është ai Hamdi Jupe?! Si mundet të ngrihet dhe të bëjë një denigrim të tillë të shëmtuar me gënjeshtra.

Kadri Roshi mund të ketë ndihmuar të tjerët, por që t’i vdesë e shoqja për bukë, kurrë! Le të vijë ballë për ballë nëse ka guxim të matet me mua”, u shpreh Kliti Roshi.

Sipas gazetarit Jupe, që në në atë kohë ka qenë pjesë e kabinetit të Kuvendit, si zgjidhje për të ndihmuar Artistin e Popullit u vendos që vetë Jupe të merrte dy rroga shpërblim për punën e mirë dhe paratë më pas t’ia dorëzonte Roshit.

“Urdhri për shpërblimin tim për punë ‘shumë të mirë’ ndodhet në arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është ‘shpërblimi’ më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja ‘shpirtakull’ e financave”, shkruan Jupe në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Por, sipas Kliti Roshit, mamaja e tij nuk ka marrë asnjë lekë, “pasi nuk kishte nevojë”.

“Lekët janë vënë në emër të Hamdiut dhe ai i ka futur në xhep, kjo mund të jetë e vërteta. Se prit se nuk kisha vdekur unë, nuk kishte vdekur nëna ime. Si po vdiste nëna ime për bukë dhe doli Hamdi Jupe ta respektojë?!”

Djali i “Nderit të Kombit” kujton dhe raportin e ngushtë që babai i tij kishte me kryeministrin e kohës, Fatos Nanos, dhe ky fakt, sipas tij, tregon që Roshi nuk kishte pse “t’i kërkonte lëmoshë Servet Pëllumbit”.

“Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e ka pasur idhull Kadriun. Nuk ia zgjidhte dot ai? Duke ditur se kush ishin për njëri-tjetrin? Në fillim, shkoi presidenti Alfred Moisiu në spital. Dhe duhet t’i kërkonte lëmoshë një profesori të nderuar si Servet Pëllumbi?”

Kliti Roshi pretendon po ashtu se pensioni i posaçëm i të atit ishte i mjaftueshëm për të mbuluar kostot e familjes./Top Channel

E rëndë, shqiptari th er me th,ikë babë dhe bir! Refuzuan t’i shërbenin më shumë alkool dhe e nxorën jashtë, por …

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi akuzohet se gjatë një sherri në lokal gjatë fundjavës, ka goditur dhe plagosur me thikë pronarin e lokalit që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier.

Ngjarja ka ndodhur në një Bar-Pastiçeri “San Lorenzo”, në Via Roma në Occhiobello. Shqiptari doli dje në gjykatë, ku u konfirmua edhe masa e sigurisë së paraburgimit në Gjykatën e Rovigos, ndërsa ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në dy raste.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se i dëmtuar më rëndë mbeti edhe babai i kamerierit, që është njëkohësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, teksa përpiqej të mbronte të birin nga sulmi.

Policia tha se pronari ka plagë kritike në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga thika.

I dyshuari, nën avujt e alkoolit, kërkoi më shumë shërbim nga lokali. Pas një debati dhe refuzimit për t’i shërbyer më pije alkoolike, babë e bir e nxorën klientin jashtë, ku sherri u përshkallëzua në një therje me thikë.

Kur mbërritën oficerët, duke iu përgjigjur një raporti në 112, autori u gjet me dorezën e thyer të thikës ende në dorë, ndërsa tehu mbeti i ngulitur në trupin e pronarit të lokalit, i cili ishte qëlluar në gjoks pranë brinjëve.

Burri i plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin Rovigo dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale: gjendja e tij mbetet serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Gjatë ndërhyrjes, sulmuesi vazhdoi të shfaqte sjellje të dhunshme, madje edhe ndaj policisë, duke e bërë të domosdoshme imobilizimin e tij dhe më pas arrestimin e tij në flagrancë, informon media italiane.

Në fund shqiptari u arrestua dhe u mbyll në izolim.

Përmbytje në Durrës, Prokuroria nis hetimet/ Hidrovori nuk punon, tenderi u fitua nga kompania e Kovaçit, babait i …

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit. Organi i akuzës i ka nisur hetimet për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka shkaktuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin është fituar nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, i cili është babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve.

Sipas të dhënave publike, Petrit Kovaçi ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i qarkut Fier. Ndërkohë, Spartak Kovaçi është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.


Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Nga hetimet paraprake rezulton se përmbytjet dyshohet se kanë sjellë si pasojë edhe humbjen e jetës së shtetasit A.H., punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Sipas informacioneve, ai ka shkuar në zonën e përmbytur për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe vërshimet e ujit, por dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme masive, ndërkohë që sot u konfirmua edhe një viktimë, një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Në këto rrethana, Prokuroria vlerëson se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Po ashtu, në bazë të dëmeve të konsiderueshme të evidentuara deri më tani në infrastrukturën publike dhe pronën private, ekzistojnë dyshime të arsyeshme edhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 153 dhe 161 të Kodit Penal.

Bashkëshortja divorcohet nga ky banor pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5?

“Big Brother VIP Albania 5” nuk rresht së prodhuari lajme, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është banori më i ri, Erik Lloshi, i cili iu bashkua shtëpisë vetëm dy ditë më parë.

Një bisedë mes Angelos dhe Lores ka ngritur dyshime të forta për statusin e tij martesor.

Angelo ka rikthyer në vëmendje një deklaratë publike që Eriku kishte bërë më herët në emisionin “Live From Tirana”, ku kishte zbuluar ultimatumin e bashkëshortes.

Sipas Angelos, këngëtari kishte rrëfyer se partnerja i kishte thënë shprehimisht: “Nëse do të hysh në ‘Big Brother VIP’, duhet të përgatitesh për divorc.”

Duke parë që Eriku tashmë është brenda shtëpisë, Angelo ka bërë një llogari të thjeshtë, duke aluduar se martesa mund të ketë marrë fund.

“Ky i bie që është ndarë, sepse e pati deklaruar vetë se çfarë i kishte thënë gruaja,” u shpreh ai, duke shtuar me bindje se i ka studiuar me kujdes të gjithë banorët para se të hynte.

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare (Emri)

U nda sot nga jeta, në moshën 80-vjeçare, prof. Roland Çene, “Mjeshtër i Madh”, një nga figurat më të shquara të muzikës dhe kulturës shqiptare.

Me largimin nga jeta të prof. Roland Çenes, qyteti i Gjirokastrës humbi një nga bijtë dhe personalitetet më të shquar në historinë e tij. Ai ishte nxitësi, zbuluesi dhe profesori i parë i mijëra talenteve të reja që mbushën radhët e orkestrave, shkollave dhe institucioneve kulturore.

Roland Çene la një gjurmë të pashlyeshme në jetën artistike të Gjirokastrës dhe të gjithë vendit si dirigjent, pedagog, muzikolog dhe publicist.

Ai themeloi korin miks të Gjirokastrës në vitin 1968, duke frymëzuar breza të tërë artistësh me ngritjen e koreve dhe ansamble muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Roland Çene u nderua me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, si dhe me tituj nderi si “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe “Nderi i Qarkut Gjirokastër”.