‘Më shaυ dhe e shaνa’/ Vrαsja e ρolicit, Azgan Mërnica: Nuk jam ρenduar!

Ka dhënë dëshminë e tij Azgan Mërnica, autori i krimit të rëndë i cili vrau efektivin e ‘shqiponjave’ Novruz Cenaliaj. Bëhet me dije se 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Azgan Mërnica ka deklaruar se ishte duke lëvizur me makinë, ku si pasagjere kishte nënën e tij, dhe ishte duke kaluar në një rrugë të fshatit Baltëz, është shkëmbyer me efektivin Novruz Cenaliaj.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë, sipas tij ai e ka ofenduar dhe sharë, me pas Mërnica i është kthyer po me ofendime.

Më pas ai ka dalë nga makina e tij për tu sqaruar me Novruz Cenaliajn, në këtë moment sipas Mernicës, efektivi ka vënë dorën tek arma e shërbimit, veprim që e ka trembur dhe ka qëlluar i pari. Kjo pasi ka menduar menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

‘Më shau dhe e shava, dola të sqarohesha, vuri dorën tek arma i pari, qëllova pasi mendova se do më vriste ai i pari. Nuk jam penduar që e vrava’ është shprehur Azgan Mërnica.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

“PoΙici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”- Vrαυ efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mernicës: Dola jαshtë për t’u sqarυar, por…

Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale. Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

Vrαυ efektiνin e ‘Shqiponjave’, rrëfehet aυtori: Mendova se më shau, shkova të sqαrohesha me të dhe…

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia. Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

Krimi në Greqi! Akuzohet se vrau ish-bashkëshorten dhe e la në rrugë, ja kush është 50-vjeçari nga Vlora (FOTO)

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi.

BalkanWeb mëson se Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili është burri i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë. Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

“Azgan υdeksha unë… Hajt rrugë e mbarë! Zoti para”- I bυzëqeshur, momenti kur vrasësi i efektiυit të “Shqiponjave” futet në makinë dhe shoqërohet nga familjarët drejt ρolicisë

Ky është momenti kur Agzan Mernica, i cili dyshohet se qëlloi me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia u vetëdorëzua në polici.

23-vjeçari shoqërohet nga familjarët e tij teksa futet brenda në automjet tek vendi i pasagjerit në pjesën e pasme të makinës.

“Azgan vdeksha unë.. Hajt rrugë e mbarë! Zoti para ”, dëgjohet duke thënë një grua.

“Ik dorëzojeni”, dëgjohet një zë tjetër në sfond. Më pas tre prej të afërmve të tij e shoqërojnë me makinë drejt policisë.

Azgan alias Asllan Mernica u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj), dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të policisë me familjarët e autorit.

“Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier”, njoftoi policia.

Njoftimi:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

Këmbimi valutor 16 maj/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.1 lekë dhe do shitet me 93.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.1 lekë dhe do shitet me 100.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.7 lekë dhe do shitet me 102.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.3 lekë dhe do shitet me 117.3 lekë.

U vra nga ish-burri në rrugë, del fotoja e shqiptares në Greqi. Si i shpëtoi 50-vjeçari nga Vlora disa herë burgut pas denoncimeve për dhunë

Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur sot në rrugë në Greqi, ndërsa dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit, Eduart Danaj, 50 vjeç, edhe ai nga Vlora, është shpallur në kërkim nga policia greke.

BalkanWeb ka siguruar foton e viktimës, e cila kishte denoncuar disa herë dhunën e ish-burrit. Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

foto galeri

SI U LA I LIRE AUTORI
Më datë 03.04.2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më datë 18.09.2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.
Më datë 07.05.2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-burrit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa për të premten e datës 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe material i shtypur, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte.
(BalkanWeb)

Tronditëse në Greqi/ Shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës

Alarmi është ngritur këtë mëngjes në Greqi pasi një grua shqiptare është e gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi.

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja rreth të 40-tave me origjinë shqiptare është goditur me thikë në barkë, ndërsa pran saj është gjetur një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje me autorin ose autorët që e kanë lënë gruan në rrugë pas rrahjes.

Pas identifikimit të viktimës, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes, ku provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje me viktimën e gruas fatkeqe, e cila dyshohet se ka bërë të paktën një ankesë përkatëse në fillim.

“Azgan…, Zoti para”/ Momenti kur vrasësi i policit futet nga familjarët në makinë, 23-vjeçari buzëqesh (VIDEO)

Vox News ka siguruar pamjet kur Azgan Mërnica 23 vjeç futet në makinën private të familjarëve të tij dhe niset drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për t’u dorëzuar.

Në video dëgjohen zërat e familjarëve të tij, teksa 23-vjeçari futet në makinë për të shkuar në ambientet e policisë.


Ai është bindur nga familjarët që të dorëzohet, ndërsa në video dëgjohet një grua që i thotë: “Azgannn… Zoti para, hajt rruga e mbarë”.

23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

Azgan Mërnica ishte lokalizuar në një banesë në fshatin Dërmenas dhe forcat RENEA kishin kërkuar që të vetëdorëzohej. Për këtë të fundit negociuan babai dhe daja i 23-vjeçarit.

RENEA iu kishte lënë afat për vetëdorëzimin dhe në rast të kundërt do të ndërhynin, edhe duke e neutralizuar fizikisht nëse do të kishte kundërpërgjigje.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Enjte 16 Maj 2024

Dashi

Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.

Demi

Ne lidhjen qe keni krijuar tensioni do vije duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni me atë qe keni ne krah dhe do filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime premtuese, por nuk duhet te hedhin asnjë hap me tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Binjaket

Do jeni shume posesive dhe xheloze ne lidhjen qe keni krijuar gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër mos kërkoni as te dominoni mbi tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Gaforrja

Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet. Do ndiheni me te qete tashme.

Luani

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkoje ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqaret do i marrin me seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe ne fakt ato do jene te shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do vazhdoje te mbetet e njëjtë.

Virgjeresha

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe atmosfera ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet. Do i pranoni gabimet qe keni bere dikur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa mase. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni direkt për ato qe keni pëlqyer.

Peshorja

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do jete ndryshe nga disa dite me pare dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr pa një fund. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë te kryeni shpenzime te pamenduara apo te jepni hua.

Akrepi

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjate kësaj dite dhe çdo gjë pritet te shkoje me se miri ndërmjet jush dhe [partnerit. Mund te merrni vendimin edhe për te jetuar se bashku. Beqaret do njihen me një person joshës me te cilin mund te fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u menduar sepse problemi me i vogël do sjelle rrënimin.

Bricjapi

Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin t’i kuptoje gabimet qe ka bere dhe lidhja juaj do marre një tjetër drejtim. Ju do tregoheni me te hapur dhe me tolerante gjithashtu. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe do meditojnë. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Ujori

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë ne një lidhje duhet te jete reciproke. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk do jete dita e tyre më me fat. Ne planin financiar disa probleme te vogla do ju motivojnë te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit

Beni disa lëshime sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar qe ka ekzistuar deri me sot. Beqaret, duan apo jo, do duhet te bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar qe sot jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur. Për këtë arsye situata do jete me e qëndrueshme se kurrë me pare.