“Në gjendje shoku, nuk është marrë në pyetje”, Anila Hoxha për të dashurën e Erdgys Arrazit: Ja çfarë ka thënë në qendrën ku po mbahet “e izoluar”

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa në Top News ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj për shkak të tradhëtisë dhe dhunës së bashkëshortit.

Hoxha u shpreh se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.”- tha gazetarja.

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.

“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.

Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi.

Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë”, Anila Hoxha zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit: Ja çfarë ka thënë ajo

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj për shkak të tradhëtisë dhe dhunës së bashkëshortit.

Hoxha u shpreh se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.”- tha gazetarja.

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.

“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.

Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi.

E rëndë/ Krim në familje, vëllai godet për vdekje vëllanë dhe kunatën (Emrat)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Stajkovc të Shkupit, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në orën 12:00, ku policia ka gjetur me lëndime të shumta në trup dhe në kokë dy bashkëshortët V.K 64-vjeç dhe S.K 57-vjeçe.

Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj ka humbur jetën në spital, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndëkrohë disa minuta më vonë poolicia ka gjetur të plagosur me shenja thike në trup edhe L.K vëllai i V.K, i cili është dërguar gjithashtu për ndihmë mjekësore në spital.

Dyshohet se L.K ëhstë autori i dyshuar i vrasjes.

Autori i vrasjes së efektivit në Fier ende në arrati, policia “blindon” Gjirokastër: Dyshohet se Azgan Mërnica mund të…

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica.

Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër.

Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kaloji kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po behën ne stane, në tunele etj.

“Erdgysi i dogji rrobat Almës”, Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse: I dërgoi mesazh kunatës “pse s’më tregove që…”

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga tragjedia në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi i dha fund jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Hoxha tha në emisionin “Breaking” në Top News se prej një muaji Alma dhe Erdgys Arrazi nuk shkonin mirë, dhe ndërsa ajo ishte larguar së fundmi nga shtëpia, Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.

Po sipas gazetares Hoxha, Erdgysi ishte fshirë nga telefoni të gjitha komunikimet që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit. Ky i fundit, sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon Alma Arrazit që të mos e shqetësonte.

Gazetarja Anila Hoxha tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën.

“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.

Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.

Ku fshihet Azgan Mërnica? Familja problematike e 23-vjeçarit, babai vr**ës dhe vëllezërit në…

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i dyshuar i vrasjes së efektivit në Fier. 23-vjeçari Azgan Mërnica iki menjëherë pas ngjarjes dhe pasi braktisi makinën së bashku me telefonin celular, u zhduk.

Forca të shumta policie vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe sipas asaj që mëson gazetarja Anila Sefa, dyshimet e policisë së Fierit dhe RENEA-s janë se 23-vjeçari fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleas. Ka dyshime se ai ka kaluar në zonën e Apolonisë, ndaj dhe aktualisht po kryhen kontrolle edhe nëpër banesa.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit.

Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

NDODH në Greqi/ Çifti deh me alkol 19-vjeçaren, e reja ρërdh* nohet nga burri, ndërsa gruaja e filmon!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçare ka denoncuar në polici për përdhunim një çift, një 35-vjeçareje dhe një 64-vjeçari.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lamia, ku e reja ka deklaruar para autoriteteve se makthi i saj kishte filluar të premten që lamë pas, ku një mik i saj e njoftoi se 35-vjeçarja kishte një video të sajën ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj me 64-vjeçarin.

Sipas asaj që vajza ka treguar në polici, dy javë më parë ajo kishte shkuar me gruan, identiteti i të cilës nuk dihet, në shtëpinë e 64-vjeçarit ku dhe kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Si pasojë 19-vjeçaren e kishte zënë gjumi dhe të nesërmen ishte zgjuar e veshur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Si duket çifti kishin abuzuar me të renë dhe aktin e kishin filmuar.

Në kontrollin e shtëpisë së 64-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan tre celularë, të cilët do të dërgohen për analiza laboratorike.

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në banesën e saj në Gjilan, ku ishte varur.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje në kushte të rënduara psikologjike, teksa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje. Ndërkohë, trupi i saj është dërguar në morg, ku pritet që t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante.

Arratisje si në filma në Francë/ Bosi i drogës shpëtohet nga furgoni i policisë, vriten 2 efektivë

Një bos i dyshuar droge po ndiqet nga qindra oficerë policie pasi u arratis nga një furgon burgu i zënë në pritë nga katër persona të armatosur në një autostradë në Francën veriore.

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në sulmin e nisur pak pas orës 11:00 në autostradën A154 në Val-de-Reuil në Normandi, sipas mediave lokale. Tre të tjerë janë plagosur rëndë, tha ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Morett.

I burgosuri i arratisur u identifikua në mediat lokale si 30-vjeçari Mohamed A dhe njihet me nofkën” The Fly”, i cili besohet se ka drejtuar një rrjet të trafikimit të drogës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se qindra oficerë policie ishin mobilizuar, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua se po bëhej gjithçka për të gjetur autorët.

E BUJSHME/ I kushtoi eliminimin Bayernit, UEFA merr vendimin drastik për arbitrin polak

Szymon Marciniak ishte një nga më të urryerit pas eliminimit të Bayern Munich nga Champions League, në gjysmëfinalen përballë Real Madrid, të cilën këta të fundit e fituan 2-1.

Por episodi i minutave të fundit, kur De Ligt dërgoi topin në rrjetë dhe Marciniak vërshelleu para kohe, i ka kushtuar rëndë këtij të fundit.

UEFA i ka hequr të drejtën e arbitrimit të ndeshjes hapëse të EURO 2024, Gjermani – Skoci. Polaku ishte programuar për ta gjykuar këtë ndeshje, por pas episodeve në Real – Bayern, UEFA ja ka hequr këtë detyrë.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi Szymon Marciniak mund të përjashtohet nga EURO 2024, duke mos pasur të drejtën të gjykojnë asnjë prej ndeshjeve.