“Ervis Martinaj ka marrë peng Roan Brahimin”, Artan Hoxha: “Mbretin” e lotove e kanë vrarë persona që s’na i merrte mendja

Një atentat mafioz në Greqi i mori jetën Roan Brahimit, 32-vjeç, të enjten e 9 majit, teksa ndodhej në automjet bashkë me gruan e tij, Kateria Beqo.

Gazetari Artan Hoxha, thotë se Brahimi, i njohur me pseudonimin “Sidi”, ka pasur lidhje me emra të rrezikshëm të botës së krimit, si Ervis Martinaj apo Gentjan Bejtja, ndërsa tregon se për herë të fundit e ka takuar në Dubai.

“Ervis Martinaj nuk do ishte ai që ishte, nëse nuk do të kishte bërë kaq shumë armiq. Nuk do t’i kishin ndodhur ato që i ndodhën, nëse nuk do kishte bërë aq shumë armiq. Një ndër armiqtë ishte edhe ky”, thotë Hoxha i ftuar në “Top Talk”.

Sipas Artan Hoxhës, Roan Brahimi është marrë peng nga Ervis Martinaj dhe është dhunuar, për këtë ai ka thënë që do të hakmerret.

“Rasti i Sidit është thirrur për një takim. Ka negociuar një kushëriri i vet, Ylli Brahimi. Ka shkuar me mirëbesim të Ervis Martinaj dhe Sidi është marrë peng, kanë ushtruar dhunë. Që nga ajo kohë ka thënë që ‘nëse më lini gjallë unë do të reagoj’. Është përpjekur ta bëjë. Ka dalë një video që disa të rinj me maska vinin vërdallë në zonën e Fushë Kuqes dhe kërkonin Ervis Martinajn, një ndër ta ishte edhe Sidi”, tregon gazetari.

Ai e cilëson 32-vjecarin si një person me rrezikshmëri të lartë dhe që nuk mund të vritej lehtë, por fakti që ndodhej në Athinë nuk e ka ndihmuar, sepse sipas Hoxhës është një ndër vendet me sigurinë më të ulët.

“Sidi nuk është një njeri që mund të vritej kollaj, goditja e tij në Athinë, në një vend ndër më të rrezikshmit në Evropë. Ka një problematikë të madhe me sigurinë Greqia. Jeta që bënte i ndjeri kishte një kosto, financohej nga aktivitet që i bënte si një person në kërkim dhe me rrezikshmëri. Ata as në Shqipëri nuk e realizonin dot as lehtë sa çe bënë në Athinë”.

Pse po vriten kundërshtarët e Ervis Martinajt, kur jeni i bindur që është vrarë, ka lënë pas një grup funksional?

Hoxha: Për Martinajn kemi disa hetime të hapura. Shteti shqiptar që nga data 9 gusht e vitit 2022 nuk ka dhënë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, ata e dinë që nuk është gjallë, por nuk kanë trupin. Është kërkuar fillimisht në det për tre muaj, për tre muaj të tjerë është kërkuar edhe në tokë, afër vendit që është parë për herë të fundit. Por nuk është gjetur, e kanë idenë kush e ka bërë. Njerëz që nuk ka shkonte mendja. Që të eliminiohej Ervis Martinaj u bënë shumë kundërshtarë bashkë.

A lidhjet vrasja e Roan Brahimit lidhet me grupin e Ervis Martinajt?

Hoxha: Lidhja më direkte për Sidin është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që janë arrestuar sot për vrasjen e tij, janë njerëzit e Sidit. Njëri nga ata ishte shoferi që i çonte fëmijët në shkollë. Familja e Sidi banonte në një rezidencë në Sauk. Dy njerëzit kryesor për vrasjen e Bejtjas, një personazh i rëndësishëm në këtë trekëndësh, janë njerëzit e Sidit. Nëse ka një motiv më të afërt është kjo, pse duhet të shkojmë në ngjarje të para dy viteve./albeu.com

Para një muaji e martuan, sot familja e efektivit 28-vjeçar hapi dyert e mortit! Kamerat filmuan vrasjen

Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja”, Nevrus Cenalia, nga autori 23-vjeçar, Azgan Mernica, është regjistruar e gjitha në kamera!

Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.

Në vendin ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, e cila është marrë nga policia dhe po bëhet këqyrja e pamjeve.

E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes./albeu.com

“Hummer”-i u përplas me “Smart-in”, identifikohen të plagosurit

Identifikohen dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në një aksident mesditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë.

Ata janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.

Ahmeti ka qenë në drejtim të mjetit “Hummer” dhe Islami në drejtim të mjetit “Smart”.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur Islami dhe pasagjeri Vendim Tozo, të cilët po marrin ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 28-vjeçari Ahmeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

“A je normal?”/ Heidi-Gracianos: Μe ek sitoνe, nυk ρërmbahet Romeo: Unë këtu ti… (Video)

Debatet mes trekëndëshit Graciano, Romeo dhe Heidi vazhdojnë, ku balerini vazhdimisht tenton të nxjerrë nga vetja çiftin.

Një pjesë nga debati:
Graciano: Fillove në fillim me Alfion, pastaj fillove me Fatjonin

Romeo: Unë këtu ti më përmend emra, çfarë po bën more? A je normal ti? O gjigand.

Graciano: Ti mbyllja gojën kur thotë “më eksitove”, se po i thotë burrit të huaj. Në krahun tënd po më thotë mua “më eksitove”. Mua më vjen keq për ty.

Romeo: Mos të të vij fare keq, rri rehat.

Për më tepër ndiqni videon këtu

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura(Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen, por fatmirësisht nuk pati probleme.

Ajo që u vu re ishte reagimi i saj, i cili edhe pse dukshëm u vra edhe në fytyrë edhe në dorë, ajo vazhdoi punën e saj, duke intervistuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Trαgjike në Francë, 3 të rinj gjenden të mbγtur

Tre të rinj të moshës 19 deri 21 vjeç janë gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.

Të rinjtë mësohet se udhëtonin me një makinë, e cila dyshohet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një rezervuar.

Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët, teksa policia më tej ka nisur kërkimet, duke gjetur automjetin nën ujë. Edhe rrjetet sociale e ndihmuan policinë që të shkojë tek vendi i aksidentit të tmerrshëm.

(Balkanweb)

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të ρaktën 20 υiktima dhe 32 të zhdυkur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George,

në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa 32 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në total, 29 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Që nga aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Shqiptari rreh klientin e lokalit dhe kafshon policin

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është përfshirë në një sherr të ashpër me klientin e një lokali. Jo vetëm kaq pasi shqiptari ka vazhduar dhunën duke goditur dhe kafshuar oficerin e policisë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.

Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.

Sot mbaron kontrata, ja mesazhi i Luizit për “Top Channel”

Ditën e sotme mbaron zyrtarisht kontrata 1-vjeçare e Luiz Ejllit me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit i cili u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’ vitin e kaluar.

Në një story në instagram, Luiz Ejlli falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.

”Faleminderit për bashkëpunimin 1-vjeçar”- shkruan Luizi në postim.

Armik i Ervis Martinajt/ Policia greke: Roan Brahimi u vra për….

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Roan Brahimi më 9 maj në Athinë.

Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj. Ai njihej si armik i Ervis Martinajt.

32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.

Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.

Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç, ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.