Futbollisti nga Shkodra, Andreas Ndoj është grumbulluar në kombëtaren greke për dy ndeshje miqësore të radhës.
Ndonëse Greqia mbeti jashtë Europianit 2024, Ndoj duket se ia ka arritur t’i bashkohet fqinjëve jugorë, teksa është grumbulluar mes 27 lojtarëve të tjerë për ndeshjet miqësore me Gjermaninë dhe Maltën.
Ndoj kërkoi te FIFA të largohej nga 17-vjeçarët kuqezi, për t’iu bashkuar Greqisë. Më pas ai u largua nga 19-vjeçarët grekë, për të luajtur me Shpresat e Shqipërisë. Lëvizjet e shpeshta bënë që FIFA ta bllokonte për gati 1 vit e gjysmë trasferimin e tij sërish te grekët.
Ndoj është me origjinë nga Shkodra dhe ka lindur në Athinë. Ai është mbrojtës me ekipin grek të Olympiacos-it dhe më herët raportohet se kishte shprehur dëshirën të luante me kombëtaren shqiptare.
Megjithatë, sipas edhe raportimeve në media, ka qenë babai i tij ai që ka preferuar që djali të luajë për Greqinë, dhe siç ka thënë ai “të bëjë edhe ushtrinë në Greqi”.
Ethniki Squad 🇬🇷
Interim manager Nikos Papadopoulos has announced the call ups for Greece's upcoming friendlies with Germany 🇩🇪 & Malta 🇲🇹
Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 3, ku pas gati 4 muajsh të gjatë plot lojë, emocione të bukura por edhe debate, do të mësojmë finalistin e këtij edicioni.
Prej pak ditësh, mijëra lexues të Voxnews.al kanë patur mundësinë të votojnë të preferuarin e tyre në disa sondazhe të hapura në rrjetet sociale dhe faqen e ueb-it.
Ajo që bie në sy, nga dy sondazhet e realizuara në faqet e Voxnews.al në Facebook (këtu dhe këtu) është mbështetja e madhe për Meriton Mjekiqin. Jo më kot artisti nga Kosova ka mbërritur deri në finale, madje tashmë shihet si një prej fituesve potencialë.
Sondazhi në Facebook
Mbështetja për Julin dhe Romeon është gjithashtu e madhe, të renditur përkatësisht i dyti dhe i treti. Rezultatet e ngushta nxjerrin në pah se gara për fituesin në “prime”-n e të shtunës vërtet ka për të qenë e fortë.
Sondazhi në Facebook
Në total në Facebook kanë votuar 6500 lexues, ndërsa renditja e vota të kombinuara është si më poshtë:
Meritoni – 2699 vota
Juli – 1624 vota
Romeo – 1229 vota
Egla – 650 vota
Heidi – 331 vota
Megjithatë, në sondazhin e Voxnews.al të realizuar në Youtube, mesa duket falë një audience më të ndryshme, ka edhe një rezultat të përmbysur. Aty rezulton fitues Romeo.
Sondazhi i Youtube për BBV3
Ndërsa sondazhi në faqen e ueb-it në voxnews.al vijon të mbetet i hapur, ku aktualisht kryeson Julian Deda, dhe mund të votoni të preferuarin tuaj.
Finalistja dhe pretendentja për fitoren e ”Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno ka një karrierë të larmishme dhe jo të gjithë e dinë se ajo ka qenë pjesë edhe e serialit televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”.
Në një intervistë të para gjashtë viteve për “Panorama”, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël: ”Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina në fakt dhe e tregonte duke më ulëritur nga kopshti i saj: ‘Eglaa je te 100 Vitrinat!’”.
Egla ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali dhe para 10 vjetësh është rikthyer sërish në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj mbi 100 ditor në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ky fakt nuk është vënë në pah dhe Egla nuk ka folur shumë mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
Analisti Arben Meçe i ftuar në një emision televiziv u shpreh se dy faktorë kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ato janë : kriminalizimi i politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe korrupsioni në nivele të larta në administratë.
Ai theksoi se këto dy faktorë janë bërë pengesë kryesore për ecurinë e vendit drejt Evropës.
“Shqipëria në momentin që flasim paralizohet për kriminalizimin të politikës nëpërmjet grupeve kriminale dhe janë me dhjetëra artikujt të tillë. Së dyti, për një korrupsion të lartë endemik në administratë. Këto janë pengesa për Shqipërinë, për tu futur në ato struktura që ne duhet të futemi sa më shpejt. Duhet një vullnet që ta zhveshë politikën nga strukturat kriminale dhe korrupsionit. Cili është instrumenti? I pari është vullneti dhe së dyti ky kriminalizimi i grupeve kanë prodhuar një imazh, i cili në perceptimin e shoqërisë është imazh suksesi”, tha ai.
Ai shtoi se grupet kriminale që janë vënë në shënjestër të SPAK duhet të çmontohen sa më parë. Sipas tij, kjo duhet të jetë një agjendë shtetërore, me qëllim që të goditet çdo fije krimi.
“Tashmë ato po bëhen të evidentuar se po goditen dhe po i nxjerrë në treguan mediatik në mënyrë ligjore SPAK. Atëherë, prania e vullnetit politik për ta spastruar Shqipërinë nga këto dy faktorë është themeli kryesor i gjithë kësaj çfarë po ndodh tani. Instrumenti i pastrimit është SPAK. Marrin prioritet ato faktorë që dëmtojnë realisht Shqipërinë. Kush janë faktorët që dëmtojnë realisht Shqipërinë? Berisha dhe Meta janë futur në konservim, dhe ata nuk janë të dëmshme për shoqërinë, por kur them konservim nuk do të thotë se janë harruar. Këta grupet kriminale janë të rrezikshëm dhe duhet të spastrohen sa më shpejt, përbejnë prioritet të politikës shtetërore”, tha ai.
Është zbuluar identiteti real i shqiptarit të arrestuar dje si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në Greqi, teksa dy shqiptarë dhe një grek u kapën me 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja.
Ai është Azdren Muharremi,48 vjec nga Patosi. Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.
Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është arrestuar më parë për drogë në Turqi, nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër, ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjec, lindur në Gjirokastër.
Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të rregjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri.
Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.
Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjec nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.
Gazetari Sokol Dema teksa tha disa detaje nga aksioni i SPAK ndaj kokave të krimit shtoi se pritet që të ndërmarret një tjetër hetim dhe megaoperacion si ‘Revanshi’, brenda këtij viti.
‘Nuk dihet nëse është autori i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Flitet se vetë Durim Bami ka shprehur gatishmërinë për të shkuar për të folur me Arben Ndoka. Mesa duket ka zgjedhur të largohet. Që në momentet kur ishte i dyshuar për ngjarje kriminale, policia e ndalonte. Por i dyshuar mbetet edhe për atentatin e vrasjes së Bejtjas në mars të këtij viti. Gjithë këto vrasje e justifikojnë kërkesën e këtyre bandave kriminale për ta eleminuar. Vetëm për dosjen në fjalë janë më shumë se 20 fashikuj, imagjinoni sa shumë komunikime. Një fashikull ka 100-200 faqe.
Imagjinoni sa material ka tashmë SPAK. Sa herë SPAK kërkon ndihmë tek autoritetet franceze. Pa diskutim për këto ngjarje kriminale, mendohet se janë ngjarje që mund të zbardhen vetëm përmes kësaj mënyrë. Sky do jetë thesar i madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në fazat më të mëvonshme do ketë goditje të grupeve kriminale në Elbasan, Vlorë, Fier.
Një ngjarje në Fier, u zbulua pasi nuk ishte kuptuar kush e kishte porositur. Pritet të ketë operacione të tilla. Ka shumë efektivë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtyre aplikacioneve dhe po dalin nga SPAK. AMP nuk e ka fuqinë të godas në këtë rang. Brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm.’
Shanset e Shqipërisë për të bindur Barjan Grudën të veshë në të ardhmen fanellën kuqezi kanë pësuar një goditje nga vendimi i fundit i Julian Nagelsman.
Trajneri i përfaqësueses gjermane, ka vendosur të grumbullojë talentin shqiptar për stërvitje me ekipin i cili do të marrë pjesë në Euro 2024.
Gruda, i cili përfaqëson Gjermaninë me U21, shihet si një lojtar me të ardhme dhe nuk është aspak çudi që lojtarin e Mainc tani e kërkojnë klube më të mëdha si Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Lajpcig apo Liverpul. Djaloshi monitorohet edhe nga FSHF, që është përpjekur ta bindë të veshë fanellën kuqezi. Por ky vendim mund të bindë Grudën që të presë shansin e tij me Gjermaninë.
Ai dhe Roko Raitz do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës së grumbulluar para Europianit deri të premten e ardhshme. “Disa nga lojtarët tanë të përfaqësues do të jenë në veprim në finalen e Kupës dhe të Ligës ë Kampioneve, ndaj do i bashkohen më vonë ekipit.
Në mënyrë që skuadra të stërvitet në mënyrë optimale në pjesën e parë të përgatitjeve, ne do të dëshironim t’u jepnim dy lojtarëve të rinj premtues, mundësinë që të tregojnë veten me ekipin A”, ishte komenti i Nagelsman rreth kësaj ftese që padyshim afron edhe më shumë Grudën me përfaqësuesen gjermane.
Një nga shtetasit grekë që u arrestua mëngjesin e sotëm, 23 maj, pas sekuestrimit të 210 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë ka një të kaluar të pasur në tregtinë e armëve dhe drogës.
Sipas informacioneve të “Zougla”, Ioannis Viglakis është një tregtar ndërkombëtar armësh dhe droge.
Ai u arrestua dhe kreu një dënim 15-vjeçar në burgjet amerikane pasi akuzohet për shitje të armëve ushtarake dhe raketahedhës (RPG) te FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në këmbim të kokainës dhe parave.
Në veçanti, në nëntor 2011, Ioannis Viglakis u takua me një agjent të fshehtë të DEA (Administrata Amerikane për Zbatimin e Drogës) i cili u paraqit si ndërmjetës për blerjen dhe shitjen e armëve dhe drogës midis FARC dhe shtetasit grek.
Sipas dokumenteve të prokurorisë amerikane të drogës, takimet mes grekut dhe agjentit të DEA-s kanë vazhduar për disa kohë në Europë dhe Amerikën Qendrore.
Në korrik të vitit 2012, atëherë 53-vjeçari I.V., e ndërpreu marrëveshjen me agjentin e fshehtë të DEA-s, të cilit ia dorëzoi armët dhe gjashtë raketa RPG.
Ai gjithashtu i kishte dhënë agjentit të DEA-s 11,200 dollarë si paradhënie për të rregulluar dërgimin e kokainës në Spanjë.
Më pas “Pablo” u arratis në Panama, ku u arrestua në gusht 2012 dhe në prill të 2014 u dënua me 10 vite burg.
Pas lirimit ai duket se ka rinisur aktivitetin kriminal dhe sot u arrestua me 3 persona të tjerë (dy me origjinë shqiptare) pas sekuestrimit të kokainës në kontejnerin me karkaleca të ngrirë.
Shqiptarët e arrestuar janë Azdren Muharremin, 48 vjeç, i cili dyshohet se ishte në krye të organizatës kriminale, dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç.
48-vjeçari shqiptar është i njohur për organet e akuzës
48-vjeçari shqiptar është gjithashtu i njohur për policinë. Ai ishte në kërkim në që vitin 2017 për çështjen e 635 mijë ekstazi me vlerë rreth 10 milionë euro dhe armët që u gjetën pas një bastisjeje në një magazinë në Koropi.
Në atë kohë u arrestuan dy shqiptarë, një turk dhe një grek, ndërsa një turk, një ish-polic grek dhe shqiptari i arrestuar sot për kokainë në Pire u shpallën në kërkim.
Rolet e të arrestuave
Shqiptari Azdren Muharremi, ishte drejtues i organizatës kriminale, i ngarkuar për gjetjen e sasive të drogës në qarkullim, financimin e transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në kontejnerë të destinuar për Greqinë dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme drejt Evropës
Marsel Stafaj, bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Muharremit, i ngarkuar për gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj.
Ioannis Viglakis, i ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë Greqisë, për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.
Alexandros Merkouris, përgjegjës për mbulimin operacional dhe mbrojtjen e Muharremit duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.
Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me seli jashtë vendit, të cilët merreshin me furnizimin, blerjen, vendosjen dhe fshehjen brenda kontejnerëve të ngarkuar me ngarkesë legale me origjinë nga Panamaja dhe me destinacion Greqinë.
Anëtarë të panjohur, të paidentifikuar të organizatës me qendër në Greqi, përgjegjës për trafikimin e mëtejshëm të sasisë së sekuestruar.
Ditën e djeshme Besi publikoi këngën “Mosmirënjohja”, me një tekst të realizuar nga vetë ai, teksa u mor komplet si një dedikim ndaj Xhensilës.
Fill pas publikimit të këngës, Xhensila ka bërë këtë veprim, i cili duket si një sinjal për Besin.
Ajo ka postuar një poster me koncertin e radhës që do të mbajë, teksa na bien në sy emojit e vendosura.
Emoji me një sy të mbyllur, duket si tregues që Xhensila publikimin e këngës nga Besi e ka marrë si reklamim më të madh dhe kështu ka nisur të postojë mbi koncertet apo biznesin e saj.