Greqia i kërkoi të anulojë vizitën në Athinë, Rama nuk ndryshon qëndrim. Ja çfarë paralajmëron

Pavarësisht nga qëndrimet e palës greke të cilët i kërkuan të anulojë vizitën, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka kujtuar të gjithë bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë.

Ai do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Athina është etapa e parë e turit që kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani.

Mediat nga Greqia kishin paralajmëruar se qeveria e këtij vendi kishte kundërshtuar ardhjen e kryeministrit shqiptar, për shkak të raporteve të acaruara mes dy shteteve. Një burim tha se Ramës i është kërkuar të shtyjë vizitën pas datës 9 qershor kur në Greqi, sikurse dhe në vendet e tjera të BE do të votohet për Parlamentin Europian. Pas Athinës, më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Duseldorf. Një nga arsyet e këtij turi është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

Pak ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini”, shkruante se vizita ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare dhe lidhet më shumë me frikën se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian. Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Kathimerini, shkruante se i referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kryeministria nuk pati ndonjë reagim për

kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Dyshohet se ishte me shpejtësi skëterrë, automjeti del nga rruga dhe bie mbi lumin Lanë, raportohet për një të vdekur

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, më konkretisht rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sherret mes Graciano Taganit dhe Argjira Spancës, balerini kërkon një mundësi të dytë, por moderatorja i vë “kapakun”! Si përfundoi lidhja 6-vjeçare e çiftit

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre, ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.

“E kam parë atë moment, më ka prekur shumë, sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për familjen e tij”. Në studio ajo u pyet edhe për ndarjen nga Argjira. “Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim, sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm. Pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij, edhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj”.

Që pas hyrjes për herë të dytë në shtëpinë e BBV të balerinit, moderatorja s’ka bërë asnjë postim në mbështetje të tij. Gjithashtu, gjatë bisedave me banorët, Graciano ka lënë të nënkuptohet se gjërat nuk po shkojnë mirë mes të dyve. Në bisedë ai tregoi një episod të ndodhur 1 vit parë, kur moderatorja shprehu dëshirën për t’u bërë prind, por ai nuk ishte gati. Megjithatë, të dy ranë dakord se ndoshta fëmija do të vinte në një moment në tjetër në të ardhmen.

“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë, pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje, sepse varet nga rrethanat, kështu që… Kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara”.

Por duket se krisja mes çiftit ka nisur shumë më herët dhe shkak nuk janë bërë fëmijët. Kanë qenë angazhimet e tyre të shumta dhe distancimi nga njëri-tjetri. Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se edhe në ambientet e punës nuk janë parë bashkë. Kjo nënkupton se kriza mes çiftit nuk është më një grindje momentale, por një raport që vështirë se mund të rimëkëmbet. Të dy kanë ndarë qëllime të tjera, çfarë ka sjellë përplasje mes balerinit dhe moderatores, që tashmë po sprovon veten edhe në biznes.

Teksa partneri i saj është pjesë e “Big Brother”, Argjira ka vendosur që të prezantojë linjën e saj të buzëkuqve, duke zgjedhur të mos flasë më për atë çfarë ka ndodhur në “Big Brother”. Nga ana tjetër, Graciano, shpreson për një ribashkim. Pak ditë më parë, kur atij iu kërkua të bënte një telefonatë imagjinare, ai telefonoi pikërisht Argjirën.

“Kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë”, tha ai, por duke mos zbuluar më shumë, ndërsa më parë ka treguar se Argjira ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë, por vetë Graciano s’ka qenë gati të bëhet prind.

Në mesazhin drejtuar Argjirës, Graciano u shpreh se synon finalen e “Big Brother VIP” dhe se po lufton për të dy.

“Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu, nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë, sepse nuk ta kam thënë përpara, por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të them më fal që nuk isha korrekt, isha shumë i ftohtë në çdo lloj gjëje, por e di shumë mirë që të dua pafund, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli e dashuria për ty”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon, konkurrenti tha që Gjira nuk e lë atë kurrë në baltë dhe do të vijë ta takojë atëherë kur duhet, gjë që sipas balerinit, ajo e di shumë mirë. E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në “BBV”, sepse është shumë i qetë dhe nuk ka asnjë lloj meraku. “Shyqyr! Në fillim ishe pak kështu…”, – iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.

E rëndë! Studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh…

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në SHBA, ku një studente 19-vjeçare e Universitetit të Tampas, ka braktisur në koshin e mbeturinave foshnjën e saj, pasi e lindi në tualetin e konviktit.

Pasi foshnja e pajetë është gjetur, autoritetet kanë identifikuar të renë, e cila ka deklaruar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls.

Ajo ka rrëfyer se në sekondat e parë të lindjes vajza ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.

Sipas të resë, ajo e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë.

Pasi është zgjuar ka thënë se vajza nuk kishte më puls dhe e panikosur, ajo e ka hedhur në kosh.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së fëmijës dhe ‘fazën e saj zhvillimore’.

Shαntaz.honte υ αjzαt me foto i ntime dhe kërkonte para, zbυΙohet imazhi i ‘Nona Fare’ në Tik-Tok

Shantazhet në rrjetet sociale duket se po shtohen çdo ditë e më shumë. Në këtë puntatë një vajzë 22 vjeçare banuese në shtetin Belg ka treguar për Piranjat se një 19 vjeçar e shantazhon prej disa muajsh në rrjetet sociale me pretendimin se atij i kishin mbërritur disa foto dhe video nudo tl vajzës në fjalë dhe kur të dëshironte ai mund t’i publikonte.

Për të mos ndodhur kjo vajza i bindet kushteve të tij, që edhe ai të përjetonte vetëkënaqësinë online. 22 vjeçarja pranon që ka pozuar nudo për të dhe gjatë kësaj kohe ai ka arritur të ruaj disa fragmente të cilat do t’i publikonte më pas.

Për t’mos u arritur kjo gjë, ai kërkonte që vajza t’i dërgonte herë pas here shuma të ndryshme parash. Dërgesa e parë ishte prej 100 eurosh, e ndërsa e radhës do të ishte me 400 euro. Gjatë afatit së dërgesës së dytë, 19 vjeçari shantazhonte vajzën se duhej të niste me patjetër lekët ose në të kundërt do t’i publikonte videot dhe do dhunonte familjarët e saj.

Pasi gazetarët e Piranjave komunikuan me të riun ai ishte Bledi Kola dhe jetonte bashkë me familjen në Milano. Pasi kishte mohuar disa herë të ishte ai personi që kërkohej, kur u vendos përballë audios së tij, pranoi që me 22 vjeçaren kishte patur një lidhje dashurie. Ai premton që nuk do të kishte të bënte fare më me vajzën dhe se i kërkonte falje publike.

Bledi Kola kishte dhe adresë në Tik Tok me emrin ‘Nona Fare’ me rreth 20 mijë ndjekës ku asnjëherë nuk dilte me imazhin e tij, por me maskën e një gruaje në moshë. /Syri/

Krim i rëndë në familje, 49-vjeçarja vret babanë (Detajet)

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçare ka vrarë të atin.

Sipas mediave greke, 49-vjeçarja ka rrahur për vdekje me mjete të forta të atin,

ndërsa raportohet se po përballet me probleme psikologjike.

Gruaja është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga Policia, ndërsa në vendin e ngjarjes po vijojnë hetimet për zbardhjen e saktë të shkaqeve të ngjarjes tragjike.

Vrau me gjakftohtësi tri gra brenda pak orësh në Tiranë/ Dan Hutra dëshmon në SPAK dhe trondit me deklaratën: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK.

Sipas informacioneve, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.

Burime jo zyrtare thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.

Data 1 mars do të mbahet mend gjatë për një nga masakrat më të rënda të ndodhura ndonjëherë, tre gra u vranë vrenda ditës nga i njëjti person.

Dan Hutra në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, me pretekstin se i fshehu paratë që i la për t’i ruajtur.

Më pas shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në Paskuqan, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa, dhe nusen e vëllait Hasime Dafku.

Nga aty, Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kallash Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharrë.

40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në Tiranë tentoi arratinë nga burgu i Fierit më 4 janar tw këtij vitit, ndërsa u kap flagrancë.

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se në dhomën ku ishin të akomoduar, Hutra dhe 3 të paraburgosurit e tjerë kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

“Zhduket” nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur, burri ngre alarmin në polici!

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e mitur, e cila është larguar nga banesa.

Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A.

31-vjeçari ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.

Larg Meritonit e duke shijuar pushimet, turisti Italian e pyet a je e famshme? Ja si përgjigjet Ilnisa Agolli (Video)

Ish banorja e Big Brother Vip në edicionin e tij të tretë Ilnisa Agolli mesa duket po shijon lirinë duke pushuar jashtë Shqipërisë.

Gazetarja teksa po ecën në rrugët e qyteteve italiane ndalohet nga dy të rinj të cilët e pyesin se a je e famshme?

Ilnisa nuk ka nguruar dhe menjëherë i është përgjigjur djemve kureshtarë.

Djali: A je e famshme në Instagram?

Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës real

Djali: Do të na bësh reklamë?

Ilnisa: Patjetër, si e ke instagramin ti?

Për më tepër ndiqni videon

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.tiktok.com/embed/v2/7364839296450186502?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Flarg-meritonit-e-duke-shijuar-pushimet-turisti-italian-e-pyet-a-je-e-famshme-ja-si-pergjigjet-ilnisa-agolli-video%2F

Mikeshat e Heidit në Itali dalin kundër lidhjes me Romeon. Ja pse

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi. Teksa në çdo spektakël komentohet ky raport, tashmë edhe nga jashtë shtëpisë kanë nisur të vijnë mesazhe për Heidin.

Një dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” javën e shkuar, ku edhe ka trazuar sërish çiftin. Në këtë dron kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Ky dron erdhi pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë. Heidi shprehej vazhdimisht që nuk po ndikohej nga droni, por në disa video të transmetuara ajo shihet tejet e shqetësuar. Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni.

Po ashtu, një prej ish-banorëve të BBV, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin. I ftuar në “Fun Club” ishte edhe i piloti i BBVA, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar aludimet që këtë dron mund ta kishte dërguar Jetmiri.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, – tregoi piloti.

Dhe nga ato çfarë ka mundur të mësojë Panorama Plus, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të Heidit, që ka dërguar një dron të tillë. Duket se për mikesha e saj, historia me Massimiliannon që ndodhi në “Grande Fratello” po përsëritet. Sipas tyre, Romeo është maskilist si dhe fals, ndaj edhe një mesazh të tillë, këtë herë kanë vendosur që t’ia dërgojnë mikeshës së tyre.

Ndonëse publikisht, asnjëra nuk ka pranuar të flasë, tashmë e kanë të vulosur idenë që ato kanë krijuar për të dashurin e ri të mikeshës së tyre. Por teksa situata mes mikeshave duket e nderë për këtë lidhje, familjarët e Heidit e kanë pranuar tashmë. Babai i Heidit ende nuk ka pasur asnjë takim me familjarët e Romeos, madje as edhe një bisedë telefoni, ndërkaq që mamaja është treguar e gatshme që të vendosë një raport me Romeon, duke treguar kështu edhe mirëkuptimin që ka për lidhjen e së bijës.

Sakaq, Genti, baba i Heidit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, duke na bërë të mendojmë se ndoshta as këtë herë ai nuk është dakord me zgjedhjen e së bijës, ashtu si ndodhi edhe në tetor, kur Heidi ishte pjesë e “Big Brother” italian. Megjithatë, duket e afërt dita, kur familjet edhe do të takohen. Babai i Heidit, një natyrë disi më serioz se bashkëshortja e tij, pritet që në javët në vijim të futet në lojën e “Big Brother”, për të inkurajuar të bijën në këtë rrugëtim.

Ka qenë pikërisht Donaldi, ai që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke vendosur dhe kontakt me nënën e Heidit, duke formalizuar disi lidhjen e dashurisë që dy të rinjtë kanë ndërtuar brenda “Big Brother”. Nga ana tjetër, familjarët e Romeos duket se e kanë mirëpritur këtë lidhje. Fakt ky që u pa edhe kur të dy prindërit e aktorit u fut në shtëpinë e “Big Brother” dhe takuan fillimisht Heidin. Ishte nëna e Romeos, që dhe shprehu publikisht mbështetjen e saj për këtë çift.

“Dasma na pëlqeu shumë. Heidi një super nuse, por edhe Romeo një yll”, ishte komenti i nënës së Romeos për dasmën. Sakaq, edhe mami i Heidit gjatë telefonatës që pati me të bijën, javë më parë u shpreh e mbëshet në këtë rrugëtim të sajin, por zgjodhi mos të komentonte lidhjen e saj me Romeon. “Zemër të kam parë të stresuar këto ditë të ka ikur buzëqeshja fare, ti je vajzë e zgjuar intuita të dërgon gjithmonë tek e drejta, ne jemi shumë krenar me ty, ne të shohim 24/7”, – u shpreh ajo në telefonatën që “Big Brother” i mundësoi.

Prania e prindërve të Romeos në shtëpi ka evidentuar edhe ftohtësinë që Heidi tregoi ndaj tyre. E diskutuar edhe gjatë spektaklit, Heidi u shpreh se është në natyrën e saj kjo sjellje, fakt që nuk u prit dhe shumë mirë nga Romeo. Edhe Romeo ka kërkuar që Heidi të jetë më e afërt me prindërit e tij, ndërsa modelja ka theksuar se nuk do të jetojë me familjen e aktorit. Diskutimi mes tyre vijoi edhe në spektakël. Sipas Romeos, mes tyre ka ndryshime mentaliteti, por dashuria është e njëjtë. Lidhur me faktin se nuk mbante mend as emrat e prindërve të aktorit, Heidi u shpreh se “nuk iu kujtua për momentin”.

“Jemi të ndryshëm në mënyrën si i mendojmë ca gjëra, jemi të ngjashëm në mënyrën si duhemi. S’di çfarë të them. Mendoj se është problematike sa kohë nuk mundohemi ‘të veshim këpucët e tjetrit’. Unë jam shumë tradicional, ia kuptoj mentalitetin Heidit. Duke toleruar, mendoj se mund të gjendet gjuha e përbashkët”, u shpreh aktori.

“Kemi ndryshime, më pengon që unë vihem më shumë në vendin e tij se sa ai në timin. Unë do bëj maksimumin të mbaj këtë gjë, por dua të bëj pak zhurmë që ai të më dëgjojë. Kam gabuar ca gjëra që janë të vogla. Unë e ndiej veten që me gjërat serioze mbaj mend, por me datat s’mbaj mend. Kam harruar edhe ditëlindjen time. Nuk më erdhi në atë moment. Është krijuar ideja që unë jam njeri i akullt, kur nuk është kështu”, u shpreh më tej Heidi. Heidi ka pasur mundësinë ta lërë), për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”, surprizë që e fitoi pas shtypjes së pulsantit./Panorama Plus