Presidenti kolumbian kërcënon Trumpin: U betova se nuk do të prek më armë, por …

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u zotua se “do të marr armët” në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Petro e bëri këtë deklarim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj Trump i cili tha se një operacion ushtarak në Kolumbi i dukej “i mirë” pas kapjes së suksesshme të presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro të shtunën.

“U betova se nuk do të prek më armë… por për të ardhmen do të kap përsëri armët”, shkroi Petro.

“Unë nuk jam i paligjshëm, as nuk jam narkoman”,shtoi ai.

Trump kishte paralajmëruar më parë se Petro duhet të “ketë kujdes” pas operacionit në Venezuelë, percjell lajmi.net, transmeton Periskopi.

“Isha i varur tek ajo…”, Miri flet për bashkëshorten e tij: Ajo ka qejf të vijë në …

Ditën e sotme, Miri ka biseduar me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” në lidhje me bashkëshorten e tij.

Teksa ndodheshin në oborrin e akuariumit, këngëtari i njohur tregoi se gruaja e tij ka qejf që në verë të vijë me pushime në Shqipëri.

Miri u shpreh se kur ajo ka planifkuar ditët e pushimit, i ka planifikuar dhe ai, pasi ishte i varur prej saj.

“Sa ditë ke pushime ti, 21. Dëgjo i thashë, ta rregulloj unë. I thashë bëj si e sëmurë, mos të rrish 21 ditë por 30. E më tha jo, se ashtu është sistemi.

Ato pushimet e atij viti ishin të planifikuara. Ajo ka qejf që në verë të vij këtu. Edhe thotë, verën tjetër nga filan datë në flian datë, se ma kërkon puna thotë.

E kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo, se unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija”, tregoi mirë”, tregoi artisti.

Klodian Braho firmos strukturën e re të SPAK! Ja detyra që i caktoi Altin Dumanit

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho ka miratuar strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK pas procesit të përzgjedhjes dhe votimit, duke pasuar Altin Dumanin në krye të kësaj stukture të drejtësisë. /Top Channel

Berisha: Ne kemi forcat tona ‘delta’, zbarkojnë në Surrel nëse marrin urdhër

Partia Demokratike mbajti të hënën foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë.

Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PD Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40 për qind të shqiptarëve.

Ai paralajmëroi Ramën se do ketë fundin e Maduros dhe për këtë sipas Berishës nuk ka nevojë për Deltat Amerikane.

‘Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë deltat tona, ja ku i ke deltat, këta delta që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha Berisha.

Maduron e “shiti” zëvendësja e tij! Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim

Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas. Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez.

Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit, duke siguruar bashkëpunim nga brenda. Emri i Delcy Rodríguez del vazhdimisht si hallka kryesore që mund të ketë hapur rrugën për rrëzimin e Maduros, në emër të pragmatizmit politik dhe kontrollit të dëmeve.

Media amerikane kanë raportuar më herët se Rodríguez kishte tentuar të ndërtonte ura besimi me Uashingtonin, përmes ndërmjetësimit të Katarit, duke u paraqitur si një interlocutore e besueshme për të ardhmen e Venezuelës.

Sipas “New York Times”, administrata Trump ishte impresionuar nga mënyra se si ajo kishte menaxhuar sektorin e naftës dhe e shihte si një alternativë të mundshme për tranzicionin e pushtetit.

Në këtë kontekst, interpretimi më i përhapur është se Delcy Rodríguez mund t’i ketë ofruar SHBA-së atë që kërkonte më shumë: Maduron si “trofe” politik, në këmbim të hapjes së rrugës për marrëveshje të reja energjetike dhe mbijetesës së një pjese të elitës në pushtet.

Ndërkohë, operacioni në terren u zhvillua me lehtësi të pazakontë. Pavarësisht rrethimeve të shumta të sigurisë rreth Maduros, bastisja e Delta Force u krye pothuajse pa rezistencë, duke forcuar dyshimet se struktura e komandës ishte paralizuar qëllimisht nga brenda.

Edhe pse asnjë provë zyrtare nuk e konfirmon publikisht këtë skenar, fakti që Maduro u kap kaq shpejt dhe pa një reagim real nga aparati i tij i sigurisë ka ngritur një pyetje që po dominon diskutimin politik në Venezuelë: a u rrëzua Maduro nga armiku i jashtëm apo u sakrifikua nga njerëzit më të afërt të tij?

Grabiti vilën natën e Vitit të Ri/ Arrestohet hajduti shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar, rreth 19-vjeç është arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohet për grabitje të banesave.

Sipas mediave të huaja, shqiptari me predentet të mëparshëm penal, akuzohet se ka kryer një grabitje në Via Marco Emilio Lepido, në kufirin me Anzolën, natën midis 30 dhe 31 dhjetorit 2024.

Në banesë ai ka gjetur një 17-vjeçar të cilin e ka lidhur me lidhëse plastike, dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë grabitur vilën. Sipas raportimeve, shqiptari rezutonte i përfshirë në grabitje edhe më herët.

Episodi në dhjetor 2024

Në fund të dhjetorit, pak më shumë se një vit më parë, një grup prej të paktën tre individësh mbërritën jashtë vilës në rrugën Marco Emilio Lepido. Me fytyrat e mbuluara , të tre hynë në shtëpinë ku i mituri ishte i pranishëm vetëm. Ata i lidhën duart dhe këmbët me lidhëse plastike.

Ndërkohë, banda vodhi shtëpinë, duke marrë ora dore, bizhuteri, aksesorë veshjesh, një televizor dhe disa pajisje shtëpiake. Ata vodhën gjithashtu përmbajtjen e një kasaforte që ishte hapur me një trapano. Të tre më pas ikën me një makinë, një automjet që ishte gjetur i vjedhur disa ditë më parë në San Lazzaro.

Zhvillimi i hetimeve

Hetimet e Skuadrës Fluturuese u përqendruan në zhvillimin e trafikut të telefonisë celulare : u analizuan qindra të dhëna. Analiza teknike e provave ofroi prova serioze, të konfirmuara nga gjyqtari hetues, kundër 19-vjeçarit shqiptar. I riu u arrestua dhe u dërgua në burg për shqyrtim gjyqësor.

I dëbuar dy herë nga Britania, 31-vjeçari shqiptar sfidon drejtësinë angleze dhe publikon pamje nga jeta luksoze

Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, i dëbuar dy herë nga Britania, ka sfiduar drejtësinë britanike duke u parë duke festuar në seksionin VIP të klubit ekskluziv Cirque le Soir në Mayfair, Londër.

Pamjet tregojnë Pukën duke pirë shisha i rrethuar nga kërcimtare dhe shampanjë që kushton mijëra paund.

Ai ekspozon Rolls-Royce Cullinan, Lamborghini 185,000 £, dhe koleksionin e tij të shtrenjtë të Rolex-ve, përfshirë modele që arrijnë vlerën deri në 53,000 £.

31-vjeçari ishte burgosur për një seri vjedhjesh dhe dëbuar dy herë. Një herë në 2017 dhe sërish në 2020, por arriti të rikthehej gjithmonë në Britani, duke kryer aktivitete kriminale dhe duke sfiduar ligjin.

Ai përdor rrjetet sociale për të ekspozuar jetën e tij luksoze dhe festat e shtrenjta, duke përfshirë makina, ora luksoze dhe dalje në klube VIP me striptiste.

Në TikTok dhe Instagram ai ka ndarë video ku është duke i dhënë makinave të tipit ‘Lamborghini’, ‘Mercedes’ dhe ‘Ferrari’, ndërsa përdor ora ‘Patek Philippe’ dhe ‘Rolex’.

Familja e tij në Shqipëri është e tronditur dhe e turpëruar nga veprimet e tij.

Prindërit Leke dhe Gentjana Puka, të cilët janë mësues të respektuar në qytetin e Laçit, kanë deklaruar se nuk mund ta besojnë sjelljen e dy djemve të tyre.

Vëllai më i vogël, Denis, 28 vjeç, po përballet gjithashtu me burg për një seri vjedhjesh në Britani.

Një ish-nxënës i Leke Pukës tha: “Kur thua Profesor Puka në Laç, të gjithë e njohin si një njeri të mirë. Familja e tij është shumë e respektuar, prandaj kjo është një turp i madh”.

Policia ka paralajmëruar se ligji do të zbatohet ndaj kriminelëve të huaj, por Puka aktualisht nuk mund të dëbohet për shkak të kërkesës së tij për azil.

Autoritetet britanike kanë thënë se çdo veprim i mëtejshëm do të bëhet vetëm pasi të përfundojë shqyrtimi i azilit të tij.

Ish-bashkëshorti i Violeta Kukaj shpërthen me akuza tronditëse: “I infektoi fëmijët dhe u largua nga shtëpia, përfundova 7 muaj në spital”

Faik Retkoceri ka thyer heshtjen për “Prive By Liberta Spahiu”, duke prezantuar versionin e tij mbi arsyet e dramës familjare, ku pretendon se zanafilla e krizës martesore ishte e natyrës ekonomike.

Sipas deklaratave të tij, gjithçka nisi gjatë renovimit të banesës, moment të cilin ai e cilëson si pikënisjen e problemeve që çuan në prishjen e harmonisë familjare.

Në rrëfimin e tij, ai aludon se shkaktari kryesor ishte një kredi bankare e marrë për shtëpinë.

Faiku pretendon se vështirësitë e hasura në shlyerjen e kësaj kredie sollën tensione të mëdha, të cilat, sipas këndvështrimit të tij, u bënë shkaku vendimtar për krisjen e marrëdhënies me ish-bashkëshorten.

Ai foli edhe për Malin në Big Brother VIP teksa mall për të shprehu gjyshja Metije.

E PAPRITUR/ Selin PUTH në buzë… (Video)

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë dalë mbrëmjen e sotme nga akuariumi dhe u janë bashkuar pjesës tjetër të banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Vëllai i Madh u dha atyre mundësinë që të dilnin nga izolimi, por me një kusht. Gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë nga banorët e tjerë, përveçse me njëri-tjetrin.

Me të dalë nga akuariumi, banorët e tjerë kanë nisur menjëherë me provokimet që ata t’a humbasin sfidën.

Pasi nëse njëri prej tyre flet me pjesën tjetër të shtëpisë, të gjithë do të rikthehen në izolim për një kohë të pacaktuar.

Në një moment teksa banorët ndodheshin te divanët jashtë në oborr, Selin shkoi dhe iu afrua Gretës. Teksa kishte një buzëkuq ajo nisi t’i lyente buzët dhe më pas i jep edhe një puthje në buzë.

Greta nuk foli fare me të, vetëm iu ktheu përgjigje banorëve që kanë qenë në akuarium me të.

VIDEO

32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduros

UASHINGTON, 5 janar  /ATSH-DPA/ – Tridhjetë e dy anëtarë të forcave kubane të sigurisë u vranë gjatë sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, njoftoi sot  qeveria e Kubës.

SHBA-ja goditi objektiva në Venezuelë të shtunën, duke kapur presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe i nxorri ata jashtë vendit.

Sipas qeverisë kubane, oficerët kubanë ishin dërguar në vendin e Amerikës së Jugut me kërkesë të autoriteteve venezueliane.

“Besnikë ndaj përgjegjësive të tyre për sigurinë dhe mbrojtjen, bashkatdhetarët tanë e përmbushën detyrën me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë, pas rezistencës së ashpër, në përleshje të drejtpërdrejtë me sulmuesit ose si pasojë e bombardimeve të objekteve”, thuhet në deklaratë.

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel shpalli dy ditë zi kombëtare.

Maduro ndodhet tani në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku pritet të dalë në gjyq për akuza që përfshijnë komplot për narco-terrorizëm dhe komplot për importim kokaine.

I pyetur nëse Kuba mund të jetë e radhës pas operacionit dramatik ushtarak amerikan në Karakas, presidenti amerikan Donald Trump pranoi vdekjen e kubanëve.

“E dini, shumë kubanë u vranë dje. E dini këtë, shumë kubanë u vranë”, u tha ai gazetarëve në bordin e “Air Force One”.

“Pati shumë vdekje nga pala tjetër, asnjë vdekje nga pala jonë. Por, shumë kubanë u vranë dje duke u përpjekur ta mbronin atë”,  tha ai, duke iu referuar Maduros./  /Ad.Ab./ a.jor.