Dhυnohet nga bashkëshorti, këngëtarja e mυzikës popullore Maya ρajiset me urdhër mbrojtje (VENDIMI)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya, është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj, Arben Ulbrich.

Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.

Kujtojmë se Maya dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali. Nga ana e tyre nuk ka ende ndonjë reagim mbi rastin.

VENDIMI

SHKURTIM VENDIMI

“PER LËSHIMIN E URDHËRIT TË MENJËHERSHËM TË MBROJTJES ”

Gjykata e Shkallës Së Parë E Juridiksionit Të Përgjithshëm Tirane e përbërë nga: GJYQTARE FAHRIJE STRINGA (BUDO) Asistuar prej sekretares gjyqësore Geralda Pirra, në Tiranë sot në date 19.03.2024, mori në shqyrtim ne seancë gjyqësore çështjen civile që u përket:

PADITËS/E: Fatbardha Ulbrich me nr.tel. 069…….

I/E PADITUR DHUNUES: Arben Ulbrich me nr.tel..0039324…… në mungesë.

OBJEKTI: Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

BAZA LIGJORE: Ligji Nr. 9669 dt. 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marredhëniet familjare”.

Gjykata, pasi dëgjoi shpjegimet e pales paditëse, në mungesë të palës së paditur administroi provat shkresore nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, dëgjoi ne pretendime e fundit per paditësen, e shqyrtoi në tërësi çështjen, Dhe për sa më lart:

Gjykata në mbështetje të nenit 306 e vijues të K.Pr.Civile, dhe të Ligjit Nr. 9669 dat 18.12.2006, i ndryshuar, neni 17, 18;

VENDOSI

Pranimin e kërkese-padisë.

Aksident i rëndë në Itali/ Përplasen dy kamiona, hυmb jetën i riu shqiρtar

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugët e Italisë.

I riu shqiptar i cili po drejtonte një kamion, u përplas me një tjetër kamion i cili kishte ndaluar në autostradën A22.

Shqiptari i cili jetonte në Piza, ndërroi në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë reshjet e dendura të shiu dhe pamja e dobët, me viktimën që duket se nuk i ka parë mjetet e ndaluara në kolonë dhe ka goditur automjetin e fundit të rreshtit.

Feston 85 vjetorin, Bes Kallaku organizon festën sυrρrizë për gjγshen e tij

Gjyshja e Bes Kallakut ka festuar sot ditlindjen e saj. Ija reflekton padyshim mirësinë e gjysheve shqiptare, por me një ndryshim të vogël, ajo është e famshme.

Në këtë 85-vjetor, Bes Kallaku ka organizuar një festë për gjyshen e tij që siç thot edhe në urimin e tij, Ija është e të gjithëve.

Ija, jo vetem e imja por Ija e t’gjithve bon 85 vjece sot. Zoti na i rujt gjysherit, duart e tyre qe na rriten, dashuria e tyre trendafil dhe lule dele. Urime o Trendafile (ky eshte emri i vertete i Ijes) “, shkruan aktori krahas një videoje shkëputur nga festa e ditëlindjes.

“Jam i sigurtë që unë do e fitoj, e di çfarë do ρυbliku”, aktori ua thotë “troç” banorëνe të BBV3

Aktori i humorit, Julian Deda ka shprehur bindjen se do të jetë ai fituesi i këtij edicioni të “Big Brother ViP”. Gjatë një bisede, moderatori Meriton Mjekiqi e ka pyetur aktorin nëse i shikon vajzat e famshme si finaliste të “Big Brother VIP”, por aktori është përgjigjur se: “Nuk jepet si përgjigje pasi s’jam publiku”.

Ndërsa më pas, Jul Deda, shtoi se për një gjë është i sigurtë, që është pikërisht ai fituesi i çmimit prej 100 mijë euro.

“Unë shikoj vetëm veten time fitues, të tjerët nuk i shoh”, theksoi ai.Biseda mes dy banorëve:

Meritoni: A i shef vajzat si finaliste

Juli: Kjo nuk jepet si përgjigje se s’jam publik

Meritoni: S’ka lidhje

Juli: Unë shikoj vetëm veten time fitues, të tjerët nuk i shoh

Meritoni: A e shikon se nuk i sheh vajzat si finaliste

Juli: S’dua të të jap përgjigje se nuk jam publiku

Meritoni: A e shef se nuk e beson

Juli: As për ty nuk e besoj more. Ti duke e zgjat sa po e zgjat (Meriton qesh)

Juli: Pse je i sigurtë ë? A je a s’je

Meritoni: Unë jam fitues, si ti që thua këtë gjë

Juli: Unë jam i sigurtë për këtë gjë

Meritoni: Edhe unë jam i sigurtë që e fitoj

Juli: A e din ti se çfarë voton publiku ë?

Meritoni: A e din ti?

Juli: Po

Meritoni: Po edhe unë e di

E rëndë në Itali/ Dy qen ρitbull kαfshojnë për υdekje foshnjën 15 mυαjshe

Një foshnjë 15 muajshe është kafshuar për vdekje nga dy qen të rracës pitbull në Campolongo të Salernos.

Qentë mësohet se janë në pronësi të një shoku të nënës së vogëlushit.

E ëma e foshnjës ka tentuar të shpëtojë djalin, por edhe ajo është sulmuar nga qentë dhe ka mbetur e plagosur.

Raportohet se gruaja nuk është në rrezik për jetën.

Djali 15 muajsh është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij dhe në trup i janë gjetur plagë të thella të shkaktuar nga kafshimi i qenve.

Nëna, pas përpjekjes së dëshpëruar për ta shpëtuar, ka pësuar lëndime në këmbë nga kafshimet e qenve.

Sipas Corriere Salerno, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një kukull, si një objekt me të cilin ndonjëherë i bënin të luanin, ose mund ta kenë konsideruar atë një element “të huaj” duke e sulmuar.

Sherr për νiΙat në Mullet, bashkëshorti dhυnon Maγan, këngëtarja pajiset me υrdhër mbrojtjeje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj është dhunuar nga bashkëshorti dhe është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës.

Këngëtarja e cila në dokumente ka emrin, Fatbardha Ulbrich ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj, Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) pas konflikteve të vazhdueshme që kishin.

Me vendim të Gjykatës së Tiranës, bashkëshorti nuk duhet t’i afrohet këngëtares shqiptare në një perimetër prej 200 metrash. Gjithashtu Shuaipi duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.Ka dyshime se konfliktet mes çiftit kanë nisur për motive pronësie, pasi ata kanë tre vila luksoze në zonën e Mulletit në Tiranë. Këto vila dhe pasurinë që posedojnë, çifti nuk ka nguruar ta reklamojë edhe në daljet publike dhe intervista televizive.

Por duket se kjo pasuri ka prishur harmoninë mes çiftit duke sjellë edhe dhunën.

8-νjeçari me tυmor në tru ρërΙot në Britain’s Got Talent, anëtarja e jurisë merr vendimin e ραpritur

Një 8-vjeçar me tumor në tru mahniti dhe përloti studion e Britain’s Got Talent me këngën e tij.Jo vetëm kaq, por vogëlushi siguroi Pulsantin e Artë në episodin e dytë të audicioneve të këtij sezoni.

Në puntatën e së dielës, Ravi’s Dream Team, një kor që përfshin persona nga mosha 5-78 vjeç, i udhëhequr nga 8-vjeçari Ravi, u aprovua menjëherë për në netët ‘live’ pasi anëtarja e jurisë, Alesha Dixon shtypi pulsantin e veçantë.

Kur hyri në skenë, Ravi i prezantoi nënën, motrën dhe babain jurisë si dhe arsyen e pjesëmarrjes.

E kam parë BGT gjithë jetën time dhe kam dashur gjithnjë të bëj një audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar që nuk ka rëndësi se çfarë sjell jeta, sërish mund t’i arrish ëndrrat e tua”.

8-vjeçari dhe kori performuan “A Million Dreams” nga filmi musical ”The Greatest Showman” duke përlotur Alesha dhe Amanda Holden.

Pulsanti i Artë është diçka shumë personale dhe unë them gjithnjë që e shtyp vetëm kur më uket e drejtë dhe ti je një djalosh fantastik”, shpjegoi Alesha.

Juria dhe publiku u ngritën në këmbë ndërsa kori që përfshin miqtë, familjarët, mësuesit, mjekët e Ravi-t dhe fëmijë të tjerë me të njëjtën sëmundje, përqafuan njëri-tjetrin duke festuar.

Ήeidit i shfaqin ρjesët nga “Grande Fratello”, ja si reagoi Romeo kur pa Massimilianon (Video)

Mbrëmjen e djeshme, gjatë “primet”, Heidi ishte banorja e cila u surprizua nga ish-finalistja e “Grande Fratellos”, Beatrice me të cilën ka qenë shumë e afërt.

Para se aktorja të bëhej pjesë e shtëpisë, Heidit iu shfaq një klip me rrugëtimin e saj në spektaklin televiziv italian.

Në klip u shfaq edhe Masimiliano, banor i cili pati një lidhje me Heidin brenda lojës.

Më poshtë do të shihni edhe reagimin e Romeos:

https://vm.tiktok.com/ZMMV7G78G/

https://www.tiktok.com/embed/v2/7360087840241323297?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fheidit-i-shfaqin-pjeset-nga-grande-fratello-ja-si-reagoi-romeo-kur-pa-massimilianon-video%2F

E rëndë, bie nga dritαrja e hotelit, hυmb jetën adoΙeshentja

Ditën e shtunë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë adoleshente ka rënë nga dritarja e një hoteli në qytetin gjerman të Dyseldorfit.

Vajza po qëndronte në hotel me nënën e saj. Policia fillimisht ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes dhe lojërave të ndyra, duke e cilësuar incidentin si një “aksident tragjik” të ndodhur të shtunën.

Vajza u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli afër qendrës së Dyseldorfit, kryeqyteti i shtetit perëndimor të Rhine-Westphalia .

Ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra ajo humbi jetën.

Policia ka nisur një hetim për incidentin, tha një zëdhënëse për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Celulari i vajzës është marrë nga policia për ekzaminim.

Nëna nuk ishte me vajzën e saj në momentin e ngjarjes, sipas dpa.

Inνestigimi i “Exρress UK”: Βαndat shqiptare të krimit po ρërdorin firma furgonash në Angli për të transferuar paratë e drogës drejt Shqipërisë

Metodat e reja që kanë nisur të përzgjedhin trafikantët shqiptarë të drogës për të dërguar me sukses misionin e tyre ka kthyer sytë e mediave ndërkombëtarë drejt Shqipërisë. Media britanike, “Express UK” i ka dedikuar një artikull grupeve kriminale që merren me pastrimin e parave në Shqipëri si dhe përdorimin e kamionëve ose furgonave për të arritur qëllimet e tyre. Sipas policisë, paratë që mendohet se në disa raste janë krijuar nga sipërmarrjet e kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen jashtë Britanisë me furgonë për t’u pastruar në prona dhe biznese. Hetimi medias britanike zbuloi katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të dyshuar të Agjencisë Kombëtare të Krimit të specializuar në kontrabandën e parave kriminale nga Britania në Shqipëri, u arrestuan këtë muaj. Një zëdhënës i NCA tha: “Oficerët besojnë se grupi operon nën maskën e një kompanie të ligjshme korrierësh”.

Më 13 prill, një shtetas shqiptar, 48 vjeç, u arrestua në Dover kur në automjetin e tij iu sekuestruan 200,000 £ në kartëmonedha. Në të njëjtën ditë, dy burra, të moshës 34 dhe 22, dhe një 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, në veri të Londrës, kur u sekuestruan rreth 150,000 £ para. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi zyrtarët e Forcave Kufitare ndaluan një shtetas shqiptar në tunelin e Kanalit. Brenda furgonit të tij, me destinacion kryeqytetin Tiranë, oficerët gjetën 390,000 £. 150,000 £ të tjera u gjetën nga shtëpia e tij në Haringey. Hetimet e Sunday Express zbuluan se praktika e përdorimit të firmave korrierësh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të lëvizur para të padeklaruara është e përhapur. Në maj të vitit 2021, policia shqiptare sekuestroi 123,000 £ të fshehura në një furgon Mercedes të dërguar nga korrieri Sihana Transport me qendër në Luton, i cili lëvizte mallra të ligjshme.

Paratë që mendohet se në disa raste janë gjeneruar nga sipërmarrjet e kokainës dhe kanabisit në shtëpi po zhvendosen nga Britania në furgona do të pastrohet në prona dhe biznese, sipas policisë. Një hetim i Sunday Express zbuloi se disa veshje korrierësh të regjistruara në Shtëpinë e Kompanive drejtohen nga shtetas shqiptarë. Një hetim i Sunday Express zbuloi se disa veshje korrierësh të regjistruara në Shtëpinë e Kompanive drejtohen nga shtetas shqiptarë të cilët reklamojnë në rrjetet sociale se transportojnë sende të ligjshme si mobilje midis dy vendeve. Në disa raste ata janë përfshirë në dërgimin e parave të gatshme të padeklaruara dhe të paktën në një rast të armëve të zjarrit. Javën e kaluar kjo gazetë zbuloi se gjigantët e mediave sociale po ndihmojnë në nxitjen e një fluksi të punonjësve shqiptarë të drogës duke lejuar ndikuesit të promovojnë një mënyrë jetese kriminale.