Belind Këlliçi live në emision: Më nxehet teΙefoni, po më ρërgjojnë

Politikani demokrat Belind Këlliçi ka ngritur mbrëmjen e djeshme dyshime se edhe mund të jetë vënë nën përgjim nga segmente të caktuara. Teksa fliste në një emision, lidhja live ju ndërpre disa herë.

Kur u rikthye, Këlliçi i tha drejtueses së emisionit Erla Mëhilli, se po i nxehej telefoni dhe mund të ishte duke u përgjuar.

“Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, u shpreh ai.

https://www.instagram.com/euronews_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=da4a2c0c-822e-4c74-a933-61630118243d&ig_mid=316D8846-7A02-44FA-BFE4-0D0ABA8B0C00

Skandali që zbυloi ρastruesja, si kërkonte Kaç Myftaraj arrestimin e Alda Klosit muaj para se të ndërronte jetë

Gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj më 29 mars 2022 bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy “Stela Gugallat” TNLD, Alda Klosi (Ciko) dhe Rovena Beqiraj në emisionin e tij “Ju flet Moska”. Një nga këto emra, Alda Klosi, sot është në qendër të vëmendjes për grabitjen e miliona lekëve.

Pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali Havier Dobi, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë grabitur miliona lekë në valuta të ndryshme në shtëpinë e Alda Klosit dhe personave të tjerë.

Në atë kohë Myftaraj tha se SPAK kishte lëshuar urdhër-arrestet për disa persona lidhur me aferën e inceneratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Ciko) dhe Rovena Beqiraj ishin persona kyç në çështjet e këtyre koncesione, në këto 9 vite të qeverisjes.

“Të dyja janë Trup i Nivelit të Lartë Drejtues të shërbimit civil. Gratë më e lartë në administratë. Të dyja këto nuk janë arrestuar sot, edhe pse janë shumë të përziera. Alda Klosi ka dalë foto së bashku me Rovena Beqirajn, që ka qenë drejtoreshë e agjencisë së trajtimit të koncesioneve dhe PPP-ve në ministrinë e zhvillimit ekonomik.

Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e inceneratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme”, u shpreh atëherë Kastriot Myftaraj.

Ndërkohë, Beqiraj doli në komisionin parlamentar të inceneratorëve duke thënë se për Elbasanin nuk kishte lidhje sepse nuk kishte kërkesë për agjencinë e saj. Në atë komision ishte dhe Alda Klosi, por qëndronte pas ish-ministrit Arben Ahmetaj, për ta ndihmuar me dokumentet.

“Më ρëlqen Kiara”/ Njihuni me banorin e ri që është gati të trazojë ujërat në BB VIP

Eni është banori i fundit i ri që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai merret me modeling dhe duket se hyrë me synime të qarta!

Në klipin e tij prezantues, Eni tha se banorja që i pëlqen më shumë është Kiara Tito.

“Quhem Eni, jam nga Skrapari, aktualisht profesion model. Pjesëmarrës në disa dalje të ndryshme televizive, gjithashtu në videoklip dhe fotoshooting të ndryshëm. Do kisha dashur të mos isha kaq i drejtpërdrejtë, kaq i sinqertë sa jam. Ajo që do sillte Eni ndryshe mendoj se do ishte buzëqeshja, e cila po mungon aty brenda. Ajo që më pëlqen më shumë nga gocat është Kiara. Kiara më ka pëlqyer edhe jashtë, jo vetëm aty brenda. Më shumë më pëlqen buzëqeshja e saj, të cilën e kemi të përbashkët”, tha ai në klipin prezantues.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe Bjordi Mezini, Nita Latfi, Diola Dosti.

Luizi trazoi gjithë Shqipërinë me deklaratën e tij! Mjekja i kthehet Arbanës dhe ‘Top Channel’ dhe ia numëron të gjitha: Kjo që po bëni me Luizin është shumë e tυrρshme

Luiz Ejlli ka trazuar fort ujrat në shtëpinë e BBV për faktin se i ka treguar Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë. Mbrëmjen e djeshme kjo çështje është folur dhe vendimi i marrë nga produksioni ishte që Luizi të shkonte në spital për kontroll.

Nëse analizat do të dilnin mirë ai mund të kthehej brenda në shtëpi dhe te vazhdonte normalisht dhe të sqaronte banorët pse e bëri këtë.

Ndërkohë sinjalizohet një reagim nëpër rrjetet sociale nga një mjeke Shqiptare qe punon në në Gjermani.

E dashur Arbana dhe Top Channel smund te dergoni dike qe luan urgjent ne spital ne oren 22:00! Kjo eshte e pa pranueshme!

Ne kete ore urgjenca punon per urgjenca dhe jo per semundje ge jane te diagnostikuara apo jo me që qofte kjo dhe καncer!

Kjo eshte e paprueshme qe Resurset Njerezore te ezaurohen per Spektaklin tua!

Ate mjek apo infermiere qe eshte sot ne QSUT roje, per te mund te kete nevoje DIKUSH QE KA SIMPTOMA AKUTE!

KJO OE BENI ESHTE E PAPRANUESHME! KETE E THEM ME BINDJE TE PLOTE DHE EKSPERIENCE 11 VJECARE NE GJERMANI! TURP!”

Shqiρtarët ρresin me muaj ρërgjigjen e anαΙizave, Big Brother-i i nxjerr për 20 minuta

Vëmendjen e të gjithë mbrëmjes së sotme e mori rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili tha se vuan nga një sëmundje e rrallë, jo tumor dhe për këtë shkoi në spitalin Shefqet Ndroqi.

Luizi rrëfeu se prej disa ditësh kishte gjakderdhje nga goja dhe për këtë nuk kishte treguar aspak.

Pavarësisht se nuk donte që të shkonte në spital, Luizi u bind të bënte analizat pas bisedës me Arbanën. Ajo që u duk e çuditshme ishte fakti, që për një sëmundje të rrallë analizat u bënë për 20 minuta.

Kjo ka shkaktuar reagimin e shumë qytetarëve dhe personazheve publikë, ku vënë në dukje se për popullin e thjeshtë analizat vonohen dy muaj dhe më shumë, ndërsa për një person që thotë se vuan nga nga një sëmundje e rrallë përgjigjia del për pak minuta.

Epo jetojmë në Shqipëri, vendin ku bëhet show me shqiptarët.

D egjenerimet në televizion/ Aktori Amos Zaharia: Καm bërë s ..ks tek Lana, edhe në stadiυm!

Amos Zaharia është gjithashtu një nga personazhet më të komentuar në Big Brother. Ai e ka nisur me vrull javën e dytë të spektaklit, pasi ka pasur debate me aktorin Gent Hazizi, por edhe me këngëtarin Luiz Ejlli.

Mirëpo, ai po tërheq vëmendje tashmë edhe me deklaratat e tij për seksin. Së fundmi, aktori ka treguar se me ish-të dashurën e tij ka bërë seks në vendet më të çuditshme dhe pothuajse në të gjithë cepat e Shqipërisë.

Vendet që ai ka përmendur janë lumi Lana, në stadium, në ashensor, por edhe në pyllin e Llogarasë.

“Unë kam pasur një lidhje kur punoja në televizon dhe na ka rastisur që të lëviznim në të gjithë Shqipërinë, erdhi një pikë që nuk ishim më kolegë dhe s’kemi lënë cep të Shqipërisë pa bërë dashuri, vendet nga më të çuditshme. Në stadium, në tren, në ashensor, edhe tek Lana madje, vendet nga më të çuditshme, edhe në majë të Llogarasë ”- ka thënë aktori.

Kjo deklaratë është shoqëruar me reagime të shumta, pasi, sipas shumë komentuesve, ky program nuk po edukon breza, por po i degjeneron ato.

Greqia po vυan për shqiptarë: Ndërtimi po lυlëzon, por ρunëtorët kanë ikur në Angli e Gjermani

Në ditët e sotme në Greqi, ndërtimi është duke lulëzuar por mungojnë njerëzit për të ndërtuar. Te njerëzit, mediat greke ndalen te shqiptarët, si forca kryesore që prej vitesh ka punuar në këtë sektor të vështirë e ndonjëherë jo shumë të paguar.

Protothema” në një artikull kushtuar ndërtimit thotë se sot në Greqi ka një interes të madh për ndërtimin e pronave të reja, por ka mungesë të punëtorëve dhe zejtarëve në këtë sektor.

Kështu, një përqindje e madhe punëtorësh dhe zejtarësh, kryesisht me origjinë shqiptare, ose morën (përsëri) rrugën e emigrimit, duke u zhvendosur në vendet e tjera të BE-së ku ka punë, ose kanë qëndruar në Greqi, por kanë ndryshuar orientim profesional. Shumica janë zhvendosur në industrinë e ofrimit të ushqimit, e cila po lulëzon. Kushtet në këtë industri janë më të mira dhe pagesa është e mirë dhe nuk ka pasiguri për të ardhmen.

Shqiptarët thuhet se janë larguar në Angli, Gjermani, Itali dhe Suedi pasi rrogat janë më të mira dhe punëdhënësit po u ofrojnë edhe fjetje e ushqim falas.

Pjesë nga artikulli:

“Ndërtesat ekzistojnë, njerëzit për t’i ndërtuar ato nuk ekzistojnë.” Kjo parafrazë mund të përshkruajë me vend atë që po ndodh sot në industrinë e pasurive të paluajtshme. Tingëllon si një farsë, por pas një dekade krize të rëndë, gjatë së cilës aktiviteti ndërtimor ishte pothuajse zero, sot ritmi i saj është sa shpërthyes dhe shumë i ngadaltë. Dhe kjo sepse ka një interes të madh për ndërtimin e pronave të reja, por ka mungesë të punëtorëve dhe zejtarëve nga ndërtimet.

Athina është plot me vinça që qëndrojnë të palëvizur në majë të ndërtesave të papërfunduara. Selaniku është i njëjti. Ndërtesat duken si ndërtesa të përhumbura, të braktisura të epokave të tjera. Punëtorêt për të vazhduar punën nuk ekzistojnë. Dhe ato që ekzistojnë, janë të mbyllur dhe punojnë në dy turne mëngjes dhe mbrëmje. Dhe kompanitë në të cilat punojnë ekuipazhet nuk janë në gjendje të gjejnë punëtorë dhe zejtarë të tjerë.

Në vitin 2008 në sektorin e ndërtimit ishin të punësuar gjithsej 595 mijë persona, ndërsa në vitin 2019 fuqia punëtore në të njëjtin sektor mezi arrinte në 150 mijë. Në vitin 2020, duke cituar të dhënat e Eurostat, industria e ndërtimit në Greqi kishte 61,511 kompani, nga të cilat 4,830 të specializuara në ndërtimin e ndërtesave. Në vitin 2009, numri i kompanive të sektorit ishte 112,952, ndërsa ato të specializuara në ndërtimin e ndërtesave ishin 17,372.

Për t’iu përgjigjur pyetjes “ku shkuan punëtorët e ndërtimit?” nuk është e lehtë, pasi arsyet janë të shumta dhe ndryshojnë edhe në specialitete apo edhe kombësi që zakonisht përbëjnë mozaikun shumëngjyrësh të punëtorëve në një godinë. Por sigurisht dëmin e parë dhe të madh e bëri kriza dhjetëvjeçare në Greqi, gjatë së cilës pati një dalje të paprecedentë të fuqisë punëtore nga sektori, e cila po bëhet e dukshme sot. Punëtorët në atë kohë kishin dy mundësi: ose të linin pas ndërtimet në Greqi ose të vdisnin nga uria, pasi nuk kishte punë (nga të dhënat e ELSTAT-it duket se ndërtimi i shtëpive të reja në Greqi ka shënuar një rënie prej rreth 95% nga viti 2007 deri në fund të tremujorit të dytë 2016, ndërsa rënia e aktivitetit privat të ndërtimit në periudhën nga viti 2005 deri në fund të gjysmës së parë të 2016 arriti në 93%).

Kështu, një përqindje e madhe punëtorësh dhe zejtarësh, kryesisht me origjinë shqiptare, ose morën (përsëri) rrugën e emigrimit, duke u zhvendosur në vendet e tjera të BE-së ku ka pasur punë, ose kanë qëndruar në Greqi, por kanë ndryshuar orientim profesional. Shumica u zhvendosën në industrinë e ofrimit të ushqimit, e cila po lulëzon. Kushtet në këtë industri janë më të mira dhe pagesa është e mirë dhe nuk ka pasiguri për të ardhmen.

E njëjta gjë, por në një shkallë më intensive, vlen edhe për ata që u larguan nga Greqia për të punuar në vende të tjera. Kryesisht, shumica u zhvendosën në Angli, Itali, Suedi dhe Gjermani.

Aty pagat ditore janë katërfish e më shumë se ato greke, pasi arrijnë në 200 euro në ditë. Përveç kësaj, vendet por edhe kompanitë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore dhanë disa stimuj për zhvendosje, si strehimi falas për disa muaj ose kompensime.

Gjithashtu, punëtorët kryesisht me origjinë shqiptare, një pjesë e madhe e atyre që qëndruan në vend, gjatë gjithë këtyre viteve duke përfituar nga mungesa e konkurrencës së konsiderueshme, u ngritën në nivel profesional. Ata tani u bënë punëdhënës, pronarë punishtesh ndërtimi, kontraktorë. Dhe ata që punonin në periferi u shpërngulën në qendrat e mëdha urbane, kryesisht në Athinë, ku rrogat ditore janë më të mira.

Në çdo godinë ka, siç thamë edhe më sipër, një mozaik kombësish të specializuara për punë. Shqiptarët janë në suvatim, polakët, rumunët dhe egjiptianët në ndërtim, polakët në lyerje.

Lodhja e madhe dhe rroga jo e përshtatshme janë faktorë të tjerë që ndikojnë në largimin e punëtorëve.

Ndërkohë të rinjtë nuk lëvizin por shmangin punën në ndërtim. Kjo tregohet qartë edhe nga numrat. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2008 përqindja e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit që ishte nën moshën 25 vjeç arriti në 9.5%. Në vitin 2019, të rinjtë përbënin vetëm 2.1% të potencialit të sektorit, me përqindje në rënie të vazhdueshme.

Ήoroskoρi, e mërkύrë 11 janαr 2023

DASHI

Po kërkoni risi në historinë tuaj të dashurisë ose, ndoshta, edhe diçka trans-gresive. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë, mund të keni marrë tashmë edhe oferta të rëndësishme. Çfarë po prisni në vend të kësaj? Kjo mund të jetë koha e duhur.

DEMI

Nuk jeni në formë të mirë dhe kjo ndikon edhe në jetën tuaj të dashurisë. Jeni duke jetuar në një periudhë pasigurie të thellë. Kjo gjendje e pakënaqësisë ka pasoja edhe në aspektin e punës. Mundohuni të mos i nxitoni gjërat.

BINJAKËT

Prej disa kohësh po kaloni një periudhë konfuzioni, keni një dëshirë të fortë për të rivendosur në rregull jetën tuaj të dashurisë. Nga pikëpamja profesionale, megjithatë, mundësitë e mira janë duke fluturuar. Mund të mbyllni një marrëveshje të mirë.

GAFORRJA

Ka ardhur koha për të marrë masat tuaja. Ata prej jush që janë vetëm kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë dhe duhet të fillojnë të takohen. Vetëm në këtë mënyrë do të keni mundësi të takoni shpirtin tuaj binjak. Shmangni nxitjen e fërkimit, në vendin e punës.

LUANI

Kjo që po përjetoni nuk është sigurisht një moment kthjelltësie, veçanërisht në dashuri. Mos merrni vendime në këtë moment konfuzioni, por prisni që të vijnë kohë më të favorshme. Sa i përket punës, së shpejti mund të ketë mundësi të mira.

VIRGJËRESHA

Nëse keni probleme pezull në historinë tuaj të dashurisë, kjo është dita e duhur për të folur dhe për të kërkuar një zgjidhje. Mos ngecni si deri tani. Do të duhet të punoni pak më shumë nëse doni të kapërceni këtë fazë të stazhonimit të punës, prandaj gjithçka varet nga ju, sepse keni atë që duhet për të pasur sukses.

PESHORJA

Dita juaj do të karakterizohet nga nervozizëm. Mos e lini veten të tërhiqet nga kjo gjendje shpirtërore. Mundohuni të flisni qartë për atë që po përjetoni. Vetëm atëherë mund të gjeni një zgjidhje. Puna? Nuk është një periudhë emocionuese nga pikëpamja profesionale…

AKREPI

Gjatë orëve në vijim mund të mbështeteni në ndihmën e yjeve për të zgjidhur çështjet sentimentale që i keni zvarritur prej disa kohësh. Për punën, nga ana tjetër, mendoni se gjithçka që po bëni sot është një investim për të ardhmen tuaj.

SHIGJETARI

Përpiquni të mos merrni provokime, mund të rrezikoni diçka të rëndësishme nga pikëpamja sentimentale. Jeni gati të merrni oferta pune që do t’ju japin mundësinë të rriteni profesionalisht. Por ende do të duhet pak durim.

BRICJAPI

Nuk është rasti që të përballeni me një çështje sentimentale shumë kokë më kokë. Nuk është as koha e duhur për të zgjidhur problemet e disa marrëdhënieve. Për sa i përket punës, nuk do të ketë lajme të mëdha gjatë orëve në vijim. Ky fillim viti është mjaft i qetë për ju, por gjërat do të ndryshojnë së shpejti…

UJORI

Është një moment pozitiv për dashurinë, por mos i humbisni mundësitë që ju presin. Në vend të kësaj, do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme nga pikëpamja profesionale. Po vijnë ndryshime, që do t’ju bëjnë të rriteni.

PESHQIT

Përpiquni të ruani qetësinë, nuk ka kuptim të shqetësoheni. Gjithashtu kjo ndodh sepse është e vetmja mënyrë që ju keni për të arritur qëllimet tuaja sentimentale. Nuk po dilni nga një periudhë e favorshme pune, por edhe kjo do t’ju ndihmojë për të ardhmen.

Ky është ishυΙΙi ku gjarρërinjtë po marrin ρërmasa të frίkshme

Një ishull i vogël në brigjet e Tasmanisë është pushtuar nga gjarpërinjtë tigër të cilët kanë pësuar një mutacion duke u rritur në dyfishin e madhësisë së të ngjashmëve të tyre australianë.

Ishulli Mount Chappell, i njohur gjithashtu si Hummocky që ndodhet në ngushticën Bass, thuhet se është shtëpia e gjarpërinjve tigër më të mëdhenj dhe më helmues të Australisë. Këta të fundit gjuajnë zogj dhe e kanë “zaptuar” ishullin.

Gjarpërinjtë gjigantë janë dy herë më të mëdhenj se të afërmit e tyre në kontinent dhe tasmanianët shpesh tregojnë “histori mitike” rreth takimeve me zvarranikët gjigantë.

Zvarranikët mund t’i gjesh kudo në ishull, por më së shumti qendrojnë në atë që quhet Lugina e Gjarpërinjve. Kjo luginë është e mbushur me një lloj zogu bishtshkurtër që gjuhet, ushqimi i tyre i preferuar.

Gjarpërinjtë tigër kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në strofulla, duke u ushqyer me zogj të vegjël përpara se të bien në letargji me kafshët me gjak të ngrohtë gjatë dimrit për të qëndruar ngrohtë.

Ngjarje trόnditëse/ 17-υjeçari υret me thikë mësυesin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani ku një 17 vjeçar ka vrarë me thikë një mësues.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një shkollë profesionale në Münsterland. Mësuesi 55-vjeçar ndodhej vetëm në një klasë kur 17-vjeçari dyshohet se e sulmoi me thikë, sipas policisë.

Sulmuesi më pas thirri policinë dhe kur oficerët e prangosën, ai nuk bëri rezistencë, tha policia gjermane në një deklaratë, e cila nuk specifikoi motivin e sulmit.

Është e paqartë nëse i riu ka vepruar për shkak të problemeve shkollore, private apo nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas hetimeve të deritanishme për vrasje, i dyshuari thuhet se e ka vizituar 55-vjeçarin në shkollë pasdite. Në atë kohë, mësuesi ishte vetëm në një klasë. Autopsia e trupit të mësuesit dhe paraqitja e mundshme e 17-vjeçarit para gjykatës do të bëhet të mërkurën më herët, tha një zëdhënëse e policisë.