Gjeti ύα jzën 15-νj eçαre në shtrαt me të dα shύrin, babai i bën të dγ për spital

Një baba ka dhunuar vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i gjeti së bashku në shtrat në dhomën e gjumit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pallavicino, Palermo ku policia dhe punonjës shëndetësorë kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar dy të rinjtë dhe i kanë dërguar në spital. Të dy pësuan lëndime në të gjithë trupin dhe u shtruan në spital në Villa Sofia pasi mbërritën në urgjencë me kodin e kuq.

Sipas mediave italiane, kur burri hyri në dhomën e vajzës së tij e gjeti atë në pozicione të pahijshme bashkë me djalin. I inatosur, ai kapi një send të mprehtë të gjetur në shtëpi dhe filloi t’i rrahë të dy, duke i goditur edhe në kokë. Dy 15-vjeçarët kanë pësuar trauma të shumta në kokë dhe trup, ndërsa djali ka edhe hundën e thyer.

Policia lokale mori raportet mjekësore të të dyve, por edhe dëgjoi vajzën, e cila mbërriti në spital së bashku me nënën e saj në një ambulancë dhe të dashurin e saj. Nuk dihet nëse e reja e kishte lënë fshehurazi pesëmbëdhjetëvjeçarin brenda, ndoshta natën, me idenë se ai do të ikte fshehurazi pa u zbuluar.

Babai i vajzës është akuzuar nga policia për dhunë në familje, ndërsa ngjarja është mësuar pasi fqinjët kanë ngritur alarmin kur kanë dëgjuar britmat e babait të vajzës.

Jaht 300 mijë eυro dhe 97 makina, ky është biznesmeni trαfikant në Shkodër

Prokuroria e Shkodër ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj, i akuzuar për ‘Pastrim të Produkteve të veprës penale’.

Ago Gjolaj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, gjithashtu është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas së bashku me dy vëllezëtit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregëtim mallrash kontrabandë etj). Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e shtetasit A.Gj. dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

“I akuzuar për ‘Pastrimi të Produkteve të veprës penale’, Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e shtetasit A.Gj nga biznesi, pasuritë të paluajtshme e 97 automjete

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit A.GJ., nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Shtetasi A. Gj., ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare S.Gj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Dimër në ρranverë, dëbora zbαrdh Thethin

Në Qarkun e Shkodrës temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, Bogë, Theth, Qafë Thore ka pasur reshje dëbore.

E gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm këtë javë me rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash.

“E kisha kap prej flokësh po të isha jαshtë”/ Liami nuk ρërmbahet në BBV, bën dekΙaratën shokύese ndaj banores

Liami është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar kohët e fundit. Deklaratat e tij, sipas ta cilave pretendonte se Heidi kishte flirtuar me të, kanë krijuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale.

Debatet mes Liamit dhe Heidi kanë qenë të shpeshta javën e kaluar, ku kjo e fundit e ka etiketuar si manjak për shkak të situatës së ndodhur mes tyre.

Ndërkohë se fundmi rrjetet sociale po “ziejnë” për shkak të një video që është bërë menjëherë virale, në të cilën shihet Liami teksa bisedon me Gracianon, duke bërë një deklaratë shokuese.

”Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokësh, për Zotin”, dëgjohet të theksojë Liami në një bisedë me Gracianon, ku sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar menjëherë në lidhje me këtë deklaratë të Liamit, duke kritikuar banorin për qëndrimin e tij pro dhunës.

Video Player

Soni MaIaj dhe dy këngëtarë të njohùr janë arrestuar në Zvicër teksa po performònin live! Detajet çfarë ndodhi

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të njohur shqiptarë ka dështuar, pasi ata janë arrestuar nga policia vendase.

Gazeta Insajderi raporton se të arrestuarit janë Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Ka qenë këngëtari, Labinot Rexha, i cili ka treguar se gjatë kontrollit ku u arrestuan këngëtarët ishin të pranishëm afro 150 policë.

Rexha kishte leje punë prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka nisur kontrolli. Kur kam dal jashtë kam parë afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mua, unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku“, tha Rexha.

Më tej ai bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai për Gazetën Insajderi.

Don Phenom duket se e ka konfirmuar edhe vetë arrestimin e tij, ku në story ka thënë “jam jashtë tani”.

Në vitin 1920 një vogëÌush shqiptàr habiti amerikanët duke foIùr pesë gjùhë të huaja

Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë, shkruan KultPlus.

“Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA (Marrë nga fotografitë që kanë bërë historinë)./ KultPlus.com

Aksidenti e la të paraIizuar të riun shqiptar, italiania nuk e bràktisi, i thote po propọzimit për martesë (VIDEO)

Edison Hasani, një i ri nga Elbasani dhe partnerja e tij italiane, Alexandra Dimache janë bërë viralë në Tik Tok me videon e tyre të propozimit për martesë. Përveçse një moment i rëndësishëm dhe shumë romantik i tyre, propozimi vjen në një periudhë të vështirë për Edisonin i cili ndodhet në karrige me rrota.

Gjatë një lidhjeje Skype me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Edisoni dhe Alexandra rrëfejnë historinë e tyre. Ata janë njohur 3 vite më parë ndërsa aksidenti ndodhi vitin e shkuar.

Edison Hasani: E njoha para 3 vitesh që unë duke dalë me shoqërinë, kështu e njoha dhe thashë hajt të bëjmë një dalje më shumë se shokë.

Katerina Trungu: Bukur. Ti ishe në karrige me rrota ndërkohë?

Edison Hasani: Jo, jo.

Katerina Trungu: Pra ka ndodhur diçka gjatë këtyre tre viteve?

Edison Hasani: Po. Vitin që kaloi bëra një aksident me makinë.

Katerina Trungu: Kuptoj. Le të thuash ishte një surprizë në jetën tuaj kjo gjë, për të dy një moment… nuk është se të ka njohur në karrigen me rrota Alexandra.

Edison Hasani: Jo, jo. Më ka njohur në këmbë.

Agida Koçi: Çfarë ndodhi në atë aksident?

Edison Hasani: Dola jashtë rruge dhe humba gjithë lëvizjen e këmbëve, trupit.

Agida Koçi: Po tani si je?

Edison Hasani: Mirë, të themi.

E fejuara e Edisonit, Alexandra shprehet se për të gjendja e tij nuk përbën asnjë ndryshim.

Alexandra Dimache: Normale, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Katerina Trungu: Por faktikisht jeta ndryshon, apo jo?

Edison Hasani: Po, në kuptimin e plotë po.

Katerina Trungu: Megjithatë, si e keni ndihmuar ju njëri-tjetrin për ta zgjidhur dhe për të mos e ndierë gjithë këtë peshën që vjen pas një aksidenti të tillë?

Edison Hasani: Duke i ndenjur afër njëri-tjetrit. Them që është ajo gjëja më kryesore. Të paktën për mua ka qenë ajo.

Agida Koçi: Ju a jetonit bashkë më përpara dhe a jetonit bashkë tani?

Edison Hasani: Po, jetonim bashkë më përpara, po.

KA0NET fise iIire me origjinë Trojàne

Shkruan: Shqipe HOXHA

Kaonët pretenduan se shtëpia e tyre mbretërore ishte me origjinë Trojane, duke pohuar prejardhjen përmes heroit Chaon i cili i dha emrin e tij Kaonisë. Historitë nuk janë të qarta nëse ai ishte mik apo vëllai i Helenit, birit të Priamit të Trojës, por në të dy rastet, ai e shoqëroi atë në gjykatën e Neoptolemusit, birit të Akilit, i cili u besua me themelimin e qytetit të Butrintit.

“The Chaonians claimed that their royal house was of Trojan descent, asserting ancestry through the eponymous hero Chaon who gave his name to Chaonia. The stories are unclear as to whether he was the friend or the brother of Helenus, the son of Priam of Troy, but in either case, he accompanied him to the court of Neoptolemus, the son of Achilles who was credited with founding the city of Buthrotum.”

Virgil. Aeneid, 3.295.

Fqinjët e Kaoneve, Molosët dhe Thesprotët, gjithashtu pohuan prejardhjen e Trojanit.e sygjeruar që origjina shumë e ngjashme me origjinë kaone mund të ketë lindur si përgjigje ndaj vetëpërcaktimeve të Molosëve dhe Thesprotëve.

“The Chaonians’ neighbours, the Molossians and Thesprotians, also asserted Trojan ancestry. It has been suggested that the very similar Chaonian origin-myth may have arisen as a response to the self-definitions of the Molossians and Thesprotians.”

Malkin 1998, p. 138.

Historitë në lidhje me vdekjen e Chaonit janë aq të paqarta sa ajo e marrëdhënies së tij me Helenin. Kaoni u vra ose në një aksident gjuetie ose u ofrua si flijim perëndive gjatë një epidemie, duke shpëtuar kështu jetën e bashkatdhetarëve të tij. Në të dy rastet, kur Heleni u bë sunduesi i vendit, ai emëroi një pjesë të mbretërisë pas Kaonit.

“The stories concerning Chaon’s death are as unclear as that of his relationship to Helenus. Chaon was either killed in a hunting accident or offered himself as a sacrifice to the gods during an epidemic, thus saving the lives of his countrymen. In either case, when Helenus became the ruler of the country, he named a part of the kingdom after Chaon.”

Grimal & Maxwell-Hyslop 1996, “Chaon”, p. 98.

Kalaja e Porto Palermos është një kështjellë afër Himarës në jug të Shqipërisë.