Ky është lυmi më i rrezikshëm në botë: Dυket i qetë, por askush nuk i ka shpëtuar përqαfimit të tij vdekjeρrurës

Në pyjet paqësore të North Yorkshire shtrihet një mrekulli natyrore piktoreske, por ka marrë jetë për shekuj.

Shtrirja e ngushtë e shtratit të lumit, e njohur si Bolton Street, duket si një përrua në shikim të parë, por në fakt fsheh një sekret të errët të denjë për çdo film horror.

Sipas legjendës, Bolton Strid është aq i rrezikshëm sa që asnjë person nuk ka mundur të mbijetojë nëse ka rënë në të. Madje, shumë trupa u zhdukën përgjithmonë.

Lumi Wharf duket si çdo lumë tjetër, rreth 30 metra i gjerë, ujërat e të cilit rrjedhin me një ritëm të qetë dhe të lehtë, transmeton metro.co.uk.

Megjithatë, një anomali gjeologjike unike ka bërë që lumi të merr rrjedhje tjetër në një pjesë, në terma laik (duke rrjedhur vertikalisht në vend të horizontalisht).

Pastaj ndryshon plotësisht natyrën e tij të zbutur, duke u bërë i ngushtë, tepër i thellë dhe i rrezikshëm. Nën shkëmbinjtë e rrumbullakosur dhe të rrëshqitshëm fshihen çarje dhe shpella që – së bashku me rrymën e fortë – thjesht do t’ju shtypin.

YouTuber Tom Scott, i cili pëlqen të eksplorojë natyrën, pretendon se rrymat e fuqishme “krijojnë kalime dhe tunele të reja nën shkëmbinj”.

Thellësia e saktë e seksionit Bolton Strid nuk është verifikuar zyrtarisht, por YouTuber Jack Snacks përcaktoi që ajo të ishte 65 metra duke përdorur sonar.

Nuk ka të dhëna se sa persona kanë humbur jetën në këtë vend, por flitet për aksidente që datojnë në shekullin e XII-të. Pretendohet se shkalla e vdekshmërisë në incidente të tilla është 100 për qind.

“S’jemi të pasur, as të mëdhenj”/ Krγeministri Rama konferencë të ρërbashkët me Macron: Nëse keni neνojë për ndihmë thërrisni një shqiρtar

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat nga Parisi me presidentit Emmanuel Macron, është shprehur se Shqipëria ka një mik të afërt si Franca, e cila sipas tij, do të bëjë pjesë në historinë e vendit tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme.

Rama theksoi se shqiptarët nuk janë të pasur dhe as të mëdhenj, por shtoi se “kemi një aftësi besnikërie që është unike”, ndërsa i premtoi presidentit francez që “nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”.

“Franca do të bëjë pjesë në historinë tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme dhe vetëm mund t’ju them faleminderit me gjithë zemër, në emër të shqiptarëve, që kanë qenë skeptikë në lidhje me Francën para disa viteve por sot ata e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të afërt dhe ne shqiptarët nuk jemi të pasur dhe të mëdhenj, ne kemi një aftësi besnikërie që është unike.

Nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha Rama.

Momente tmerri për Elseid Hysajn/ Ferrari ρërfshihet nga flakët, futbollisti bΙΙokohet brenda makinës bαshkë me υjehrrin

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Makina “Ferrari” e lojtarit, u përfshi papritur nga flakët.

Brenda makinës ishte Hysaj së bashku me vjehrrin e tij. Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike.

Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht. Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.

VIDEO/ Djali qëΙΙon me gjashtë ρΙύmba drejt υrasësit të babait të tij në sallën e gjyqit

Pamjet horror tregojnë momentin kur një burrë tentoi të vriste vrasësin e dyshuar të babait të tij gjatë një seance gjyqësore, duke qëlluar ndaj tij gjashtë herë përpara se ta godiste me qytën e armës.

Video e kamerave të sigurisë nga brenda sallës së gjykatës në São José do Belmonte, Brazil, tregon gjyqtarët dhe anëtarët e jurisë që vrapojnë për të shpëtuar pasi Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, hapi zjarr. Në një përpjekje për të vrarë Francisco Cleidivaldo Mariano de Moura, vrasësi i mundshëm ngrihet në fund të dhomës dhe fut dorën në xhep.

Ai kalon pranë jurisë, ndërsa një grua e kap për krahun në një përpjekje të dukshme për ta ndaluar. Por ai largohet nga kontrolli i saj dhe zbret në zonën e ndenjëseve para se të nisë sulmin e tij ndaj Moura. Ai nxjerr armën dhe tërheq këmbëzënën, por Moura arrin të pengohet dhe duket se i shpëton goditjes. Ndërsa vrapon për strehë pas tavolinës, Terto i tërbuar e ndjek atë duke qëlluar drejt burrit të paarmatosur.

Anëtarët e jurisë shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa Terto vazhdon sulmin. Incidenti ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, por pamjet u publikuan vetëm të martën. Terto u arrestua një ditë pas ngjarjes dhe iu sekuestrua edhe revolja e kalibrit 38 të përdorur, sipas Policisë Ushtarake të Pernambuco. Më pas, ai u dërgua në paraburgim më 30 nëntor.Play

00:00

00:38MuteSettingsPIPEnter fullscreen

Aυokati bën dekΙaratën e fortë: Besi dhe XhensiΙa kαnë miΙiarda, po tentojnë të fshehin

Avokati i njohur Idajet Beqiri, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, ka përmendur divorcin e aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.

Arsyeja pse kanë bërë këtë gjë sipas avokatit Beqiri, është “për shkak të pasurisë që ka rrjedhur nga Ilir Meta”.

Avokati shprehet se ata u divorcuan për të fshehur pasuritë e tyre, pasi kuptuan që SPAK do e kishin shumë shpejt nga mbrapa.

Idajet Beqiri: “Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata. Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.

Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës.

Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”.

“Ik o dγΙekësh”/ ΡΙas keq në BBV, Egla përρΙaset ashρër me Romeon: Ke mendere ti të taΙΙesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dyshja ka nisur përplasjet me njëri-tjetrin që pas përfundimit të spektaklit të kaluar dhe pse u duk që banorët kishin bërë paqe me njëri-tjetrin.

Egla është shprehur se Romeo po tallet me të duke nisur dhe fyerje ndaj banorit.

“Je kokëcepsh Romeo përfundimisht. Po ik o u bo menderja jote me u tall me mua. Po ik o dyleksh. Me këtë surrat do flasësh ti me mua? Po ik mu zhduk!”- është shprehur Egla.

Pjesë nga debati:

Egla: Je kokëcepsh

Romeo: Po lëri këto ofendimet

Egla: Ik o dylekësh

Romeo: Ça të bëra unë ty?

Egla: Me këtë tallje ke surrat ti të më flasësh mua. Më zhdukesh sysh. Ke mendere ti të tallesh me mua

Këngëtari grek Andonis Remos nga Tirana: FaΙeminderit shυmë! Kërkoj faΙje! Disa herë Greqia ju Ιëndoi!

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert me divën e pentagramit grek, Marinelën, dje në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në minutat e para, Remos, tepër i emocionuar ka bërë një rrëfim nga zemra për komunitetin emigrant shqiptar në Greqi.

“Dua t’ju them pak fjalë që burojnë nga zemra ime. Në vitet 1995-96 unë hodha hapat e para në karrierën time si këngëtar. Në vitet 90’ filluat të vinit dhe ju në Greqi. Kaluan shumë vite që atëherë, u rritët, krijuat familjet tuaja, fëmijë, u rritën edhe ata fëmijë. U rritëm dhe ne bashkë. Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë:
Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë.
Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi!

Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj. Kështu, thellë nga zemra ime, me shumë dashuri e respekt, ju them këto dy shprehje.
Sepse duke ardhur këtu, pashë një vend që tashmë ka hapur krahët e fluturon vërtet shumë lartë në hapësirën qiellore, me kaq arritje e ndryshime të bukura. Unë pashë një qytet kaq të bukur, Tirana është vërtet një qytet mrekulli. Urime dhe kryebashkiakut për sa ka bërë. Urime të gjithë juve për sa keni arritur.
Nuk dua të them më tepër, jam vërtet kaq shumë i emocionuar. Zoti të jetë pranë jush, t’ju jap kurajo, të ketë mirë ju dhe familjet tuaja, të jemi mirë, të jemi të Bashkuar, të Duhemi me njëri-tjetrin.
Vetëm dashuria na duhet, ju falenderoj kaq për dashurinë që po na dhuroni sot këtu.
Jeta është çaste, këtë të mbajmë në mendje dhe le të këndojmë sot së bashku, të kalojmë siç vetëm ne dimë së bashku!”, tha Remos nga skena.
*
Rrëfimi i Andonis Remos është duartokritur fort nga të pranishmit, si dhe është mirëpritur nga Komuniteti Shqiptar në Greqi, që ka dalë me një deklaratë dy-gjuhëshe drejtuar artistit tepër të dashur për të gjithë shqiptarët:
“Faleminderit! Kërkojmë falje!
Faleminderit për sa shumë i ofruat Greqisë!
Kërkoj falje se disa herë ju lënduam, jo të gjithë ne, por ndodhi!
Fjalë zemre nga këngëtari Andonis Remos dje në koncertin madhështor, bashkë me Divën greke Marinela, në metropolon shqiptar. Në një sallë mbushur me qindra mijra spektatorë, Andonis Remos ka hapur zemrën në një rrëfim tepër emocionues. Remos foli me fjalë që buronin thellë nga zemra e tij direkt edhe në zemrën tonë, duke krahasuar monopatin e vështirë të karrierës në pentagramin grek të njëjtat vitet kur ne, emigrantët shqiptarë luftonim të sfidonim JO-të e hekurta me të cilat përballeshim, të hapnim dyert e mbyllura hermetikisht, për të gjetur vendin tonë në shoqërinë moderne europiane.
E drejtë, Andoni, kemi ofruar shumë, ke shumë të drejtë dhe faleminderit për mirënjohjen!
Siç e thua Andoni, jemi lënduar, fyer e ofenduar pa të drejtë, por kur nuk është vonë të dëgjohet hapur një “Më fal” mëse e merituar. Po, e pranojmë dhe ecim përpara, të bashkuar, si gjithmonë!
Komuniteti Shqiptar në Greqi përmban qindra mijra faqe histori mundimi, sakrificash sublime, sfidash të jashtëzakonshme, por pa më të voglin dyshim monopati ynë do të shkruhet me shkronja të arta si Histori Suksesi!
Faleminderit Andoni, të duam shumë!”

I sëmυrë nga xheΙozia lidh të fejυαrën që të mos dalë nga shtëρia, e ρëson keq 31-vjeçari

Një i ri i sëmurë nga xhelozia për të mos lejuar që e fejuara të dalë nga shtëpia, 31-vjeçari shqiptar e lidhi atë në shtrat, madje i mori edhe çelësat e shtëpisë.

Por gruaja ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit.

Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje. Në orët e vona të pasdites së datës 8 prill, e fejuara e shqiptarit arriti që të zgjidhej dhe u arratis nga dritarja e banesës. Ajo u paraqit në gjendje konfuze në komisariatin e policisë Legnaia e shoqëruar nga disa kalimtarë që e kishin gjetur në rrugë duke qarë.

Më pas ajo vetë i tha policisë se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë së tij. Policia ka arrestuar 31-vjeçarin në shtëpi dhe ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

E rëndë në Suedi/ 39-vjeçari ekzekυtohet me ρΙυmb në kokë në sy të djalit të tij

Suedia është tronditur nga një krim i rëndë, pasi një burrë u vra në sy të djalit të tij.

Ngjarja është regjistruar në periferinë e Stokholmit. Mediat vendase kanë shkruar se burri ka pasur një përplasje me një bandë të rinjsh.

Suedia prej kohësh po vuan nga rritja e paprecedentë e dhunës, e cila arriti nivele të larta gjatë vitit 2023. Bandat rekrutojnë të rinj, të cilët shpesh herë, për shkak të moshës, nuk përgjigjen edhe penalisht. Mes anëtarëve të bandave ka edhe 12-vjeçarë.

Qarqet e politikës kanë reaguar për këtë ngjarje, ndërsa në zonën Skarholmen janë shënuar edhe disa incidente të tjera të dhunshme.

“Sistemi kriminal me të cilin përballet vendi ynë ka pasoja të rënda për të gjithë shoqërinë tonë”, tha kryeministri në një mesazh në Instagram.

Babai 39-vjeçar, i quajtur Michael është vrarë me plumb në kokë në sy të fëmijës së tij, teksa po ecte me biçikletë. Policia nuk ka kryer ende asnjë arrestim, teksa hetimet për rastin vazhdojnë.

https://twitter.com/visegrad24/status/1778450525857419765/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778450525857419765%7Ctwgr%5E87bdf48eaacdb07665ee337a13ce926ff0cebb84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fe-rende-ne-suedi-39-vjecari-ekzekutohet-me-plumb-ne-koke-ne-sy-te-djalit-te-tij%2F

(Balkanweb)