Nuk ndaΙet Princ Leka, kαpet mat sërish me të dashυrën e re

Princ Leka dhe e dashura e tij disa vite më e re, Blerta Celibashi, dalin hapur në publik, madje dorë për dore.

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

E ndërsa pasditen e sotme, burime ekskluzive për Iconstyle, kanë kapur mat çiftin, teksa shëtisnin dorë për dore në ‘Parkun Rinia’.

E ραzakontë: Italiani i humbur prej javësh ra në dashυri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por pasi ajo u zhdυk…

Merr kthesë të pazakontë zhdukja e një shtetasi italian, familjarët e të cilit nuk kanë asnjë kontakt me të prej 23 marsit.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa.

Të dy ishin njohur që verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes trasfertave bankare.

Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.

Sakaq, gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këgëtaren Dua Lipa. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën, raporton voxnews.al.

Kur ajo u zhduk nga rrjetet sociale, mesa duket pasi mori paratë dhe pa që nuk kishte çfarë t’i merrte më, Franko duhet të ketë ndjerë një zhgënjim të fortë, mbase është ndjerë i poshtëruar deri në atë pikë sa e ka shkruar në një grup në Facebook për zodiakun: “Mirëmbrëma, ky është postimi im i fundit dhe gjithashtu një nga veprimet e fundit dhe shkaku është një zhgënjim në dashuri që nuk e përballoja dot”, dhe kësaj fjalie i ka bashkangjitur imazhin e një zemre të thyer ku shkruhet “Game Over”.

Ndërkohë, Dua Pipa false i ka dërguar edhe korrespondentes Raffaella Griggi, me shpresën për një transfertë bankare, kodin tatimor dhe nga akronimi alfanumerik 14 shifror, dhe del se ajo është e vitit 1966 dhe mund të quhet Michela (por edhe Michele sepse nuk përjashtohet mundësia që të jetë burrë).

Ajo mund të jetë e huaj sepse nuk shkruan mirë italishten por ekziston edhe mundësia që ajo të bëjë sikur nuk di italisht. Ajo që ajo është e sigurt është se ajo jeton në një qytet në Siçili. Tashmë policia pritet ta gjejë lehtësisht për t’i marrë dëshminë.

“Jam familjar, kam një vajzë të vogël”- Tentoi të ρërdh*nonte pronaren e lokalit në Greqi, 30-vjeçari shqiptar: Nuk mbaj mend asgjë, kisha pirë (Video)

I riu shqiptar i cili tentoi të përdhunojë pronaren e një lokali në Symi Greqi, ka kërkuar falje.

Ai pretendon se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar ta përdhunojë 32-vjeçaren.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për Mega.

Advertisements

Ditën e djeshme, Alpha publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan brenda dyqanit të saj, duke e puthur pa dëshirën e saj, ndërsa ajo tenton ta përzënë.

Gruaja e tij i bërtet “largohu”, “më respekto” ndërsa ai përpiqet të largohet, ndërsa në një moment tjetër ajo i thotë se po filmohet pasi ka kamera, por ai vazhdon.

Advertisements

Grekja duke përshkruar makthin që ka jetuar, theksoi: “Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq të më përqafonte në mënyrën e tij, më puthi kundër dëshirës sime. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë”.

Shqipari në moment që është ndaluar nga policia, ka kundërshtuar me forcë edhe këta të fundit.

Mamaja e Monika Krγemadhit merret në pyetje nga SPAK: Kam ndihmυar υαjzën time me para

Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo është pyetur për pasurinë dhe pallatin, teksa është shprehur se i ka të gjitha në bankë.Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo është pyetur për pasurinë dhe pallatin, teksa është shprehur se i ka të gjitha në bankë.“U pyeta për pasurinë, për pallatin, të gjithë paratë i kam të deklaruara dhe i kam në bankë. Kam ndihmuar vajzën time me para. Jam krenare për vajzën time e di nga se e ka të gjithën.

Historia ka nisur që në momentin që Monika është marrë me djegësat dhe e gjitha është politike.”

E tυrρshme/ Νυsja rreh υjehrrën, e ρëson keq 31 υjeçarja (Emri)

Një 31 vjeçare në Devoll ka përfunduar në polici pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Përmes një njoftimi blutë bëjnë me dije se ndaj të resë ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Xh., 31 vjeçe, banuese në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”,njofton policia.

Aρel për ndihmë; “Është νetëm 15 νjeç…”

15 vjeç, vetëm 15 vjeç…

Rosela shkoi në dentisti, si çdo fëmijë tjetër, me frikë. Për të mësuar dhe përballur me frikën me të madhe në jetën e saj – me pyetjen, a do mund të jetoj nesër?

Rosela Shkëmbi është diagnostikuar me leuçemi akute, sot ndodhet në Tiranë, duke pritur të udhëtojë drejt Italisë. Duhet të bëjë transplant palce. 250 mijë euro. Familja e thjeshtë, nga fshati Dvoran e Korçës patjetër që nuk i ka të ardhurat e mjaftueshme. Me sytë lart, nga qielli. Është 15 vjeçe, vetëm 15 vjeç.

“Dua të jetoj, të buzëqesh, të luaj, unë dua të dal prap e para në mësime, dua të vishem prap bukur, mos rri këtu në spitali, dua të dal si më parë” – thoshte dje

Duhet patjetër…!

(llogaria bankare në koment është në emrin e gjyshit të saj)

Kërkoi υrdhër mbrojtje për Ήeidin nga Liami, reagon ashρër gazetarja e njohur dhe ironizon Romeon: Po për Trixën…

Skenari i Liamit dhe Jetmirit për të ngacmuar Heidin nuk është pritur aspak mirë sot nga Heidi, dhe sidomos Romeo.

Ky i fundit tha se brenda në shtëpi nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç fjalëve,

por po të ishte jashtë do kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Heidit pas ngacmimit dhe provokimit që iu bë asaj nga Liami.

Por shoqja e ngushtë, e Liamit, gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë.

Në koment pikant për situatën ajo heq paralelen me lidhjen që Donaldi krijoi me Beatriksin në Big Brother VIP 1 dhe shkruan: Dini gjë, për Trixën a u mor urdhër mbrojtje??

Κrim i rëndë në familje/ Grυαja vret bυrrin dhe hedh fëmijët nga makina

Tragjedi e pabesueshme në Los Anxhelos. Një grua 34-vjeçare, astrologe, e cila po fliste për eklipsin dhe apokalipsin në rrjetet sociale, vrau partnerin e saj dhe hodhi fëmijët e saj nga makina.

Ajo hodhi vajzat nga makina përpara se të vriste partnerin e saj, thotë policia e Los Anxhelosit, në një incident që ka tronditur komunitetin lokal. Danielle Johnson dyshohet se hodhi një foshnjë dhe një fëmijë nëntë vjeçar nga SUV në lëvizje pasi vrau Jaelen Chaney dhe më pas vrau veten.

Foshnja tetë muajshe u shpall e vdekur në vendngjarje herët të hënën, ndërsa vajza e madhe u dërgua në spital me lëndime mesatare, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Nëna e vajzave, Danielle Cerakia Johnson, goditi për vdekje partnerin e saj në Ëoodland Hills të San Fernando Valley, rreth 40 kilometra në veriperëndim të qendrës së Los Anxhelosit dhe u largua me një Porsche Cayenne, sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit (LAPD).

Sipas policisë, në banesë u gjetën letra tarot.

“Dera e tyre ishte e hapur, kishte gjak në dysheme që të çonte në banesën e tyre dhe një shteg në korridor që të çonte në ashensor dhe pashë pak gjak në mure”, sipas policisë.

Ajo e goditi me thikë Chaney në gjoks ndërsa ai ishte në divan. Sipas Los Angeles Times, ajo dyshohet se u përpoq të tërhiqte trupin e tij të gjakosur nga banesa, por në një moment hoqi dorë dhe e tërhoqi trupin përsëri në kuzhinën e banesës.

Pasi vrau burrin e saj, Johnson, 34 vjeç, më pas u nis me makinë për në Culver City, rreth 9 milje në perëndim të qendrës së Los Anxhelosit, dhe i hodhi vajzat e saj nga SUV gjatë vozitjes, tha LAPD.

Emrat e vajzave nuk janë bërë të ditur.

Në një postim ditë para vrasjes, ajo e kishte quajtur eklipsin “mishërimi i luftës shpirtërore” dhe tha: “Nëse ju është dashur ndonjëherë të zgjidhni një anë, koha për të bërë mirë në jetën tuaj është tani.”

Sipas burimeve të zbatimit të ligjit që folën për ABC News, motivi i vrasjes-vetëvrasjes mbetet i paqartë, por policia po shqyrton postimet e Johnson në mediat sociale. Hetuesit thanë se mund të mos e dinë kurrë se çfarë e shtyu atë të vriste partnerin dhe fëmijën e saj, por thanë se po intervistojnë miqtë dhe familjen e saj për më shumë informacione.

“Unë ρo të dal, do bëj denoncim direkt”/ Ήabit bαnori i BBV

Gjatë spektaklit të kaluar, një klip i prezantuar ka trazuar gjendjen e shtëpisë. Jetmiri dhe Liami kishin sajuar një skenë sipas së cilës, Liami madje pretendoi se Heidi e kishte provokuar disa herë me shikime dhe me buzëqeshje.

Lidhur me këtë situatë, Romeo ka reaguar ashpër dhe i ka quajtur ata maniakë.

Mbrëmjen e sotme, teksa kanë qenë në oborr, Liami dhe Meritoni kanë biseduar rreth sitatës së ndodhur një natë më parë.

Liami ëshë shprehur se ndihet shumë keq që Romeo e ka quajtur atë maniak dhe ai ka shtuar gjithashtu se nëse del jashtë, do shkojë të bëjë direkt një denoncim në polici.

“Unë më tepër e kam për shkak të videos sepse unë nuk jam ashtu. Unë i kërkova publikut falje por ke të bësh edhe me njerëz këtu brenda. E di ti cfarë do të thotë ti thuash tjetrit manjak? A e di, unë po të dal, unë bëj denoncim direkt. Bej denoncim direkt”, ka thënë Liami.

Po gatυante, shρërthen tenxherja me presion dhe υdes grυαja, lë pas 8 fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Katania të Italisë, pjesë e Siçilisë, ku një grua pakistaneze 46-vjeçare humbi jetën menjëherë nga shpërthimi i një tenxhere me presion. Mediat italiane raportojnë se ajo ishte duke përgatitur ushqim për fundin e Ramazanit.

Shpërthimi mësohet se u shkaktua nga një mosfunksionim i valvulës së pajisjes ose nga përdorimi i gabuar i saj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë, punonjësit e shëndetësisë dhe zjarrfikësja, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veç konfirmimit të vdekjes.