Vjedh dhe “arrαtiset” nga dritαrja e urbanit në Tiranë, ρolicia arreston hajdυtin

“Blutë” e Tiranës kanë reaguar pas videos të publikuar në rrjetet sociale, ku një person i raportuar si hajdut, shihet duke “u arratisur” nga dritarja e një autobusi. Sipas policisë në lidhje me rastin është shoqëruar shtetasi P.Zh, 51-vjeç dhe ende nuk ka asnjë kallëzues që të vërtetojë se kemi të bëjmë me një vjedhje.

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se: Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme. Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

SHIKO VIDEON KËTU

Νokia 3210 do të rikthehet? Ja çfαrë po flitet rreth teΙefonit Ιegjendar

HMD mund të prezantojë një version të ri të telefonit Nokia 3210 në muajin maj.

Prodhuesi finlandez i celularëve njoftoi se një telefon i ri Nokia do të arrinte në muajin maj në Kongresin Botëror të Celularëve muajin e kaluar.

Marka ndau gjithashtu një imazh me piksel të një telefoni Nokia në një nuancë të verdhë me etiketën “Një ikonë kthehet këtë maj”.

Meqenëse postimi X u publikua në ditëlindjen e 25-të të Nokia 3210, ky model mendohet se do të rikthehet përsëri në treg.

A është e ρërgatitur Shqiρëria për tërmete të forta? Ҫfarë thotë sizmioΙogu Edmond Dushi

Ditën e djeshme, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi Malin e Zi. Epiqendra e tërmetit ishte në veri-perëndim të vendit, ndërkohë që u ndje edhe në Bosnje si edhe veri të Shqipërisë.

Një një intervistë në emisionin e “7pa5”, sizmiologu Edmond Dushi, ka komentuar së pari tërmetin 7.4 Rihter që goditi Tajvanin dy ditë më parë.

Por sipas sizmiologut, që e vetmja mbrojte sot ndaj dukurive sizmike, është të ndërtojmë shumë mirë, sepse nuk kemi një qëndrueshmmëri 100%, por minimizojmë humbjet dhe rëniet e ndërtesave.

Gjithashtu, Dushi shprehet se; “Gjithmonë duhet të priremi drejt studimit të dukurisë dhe të marrim masa”.

Dushi: “Tërmeti në Tajvan është konfirmim i një zone me potencial shumë të lartë sizmik. Duket qartë që ata janë shumë të përgatitur për tërmete të këtyre përmasave. Tërmete mbi 7 ballë të shkallës Rihter mund të shkaktojnë një paralizim të jetës për njëfarë kohe, paralizojnë linjat kryesore. Impakt ka në linjat elektrike, në linjat e transportit, etj. Ata që ndodhen në atë rajon e njohin shumë mirë tërmetin. E vetmja mbrojte sot ndaj dukurive sizmike ëhstë të ndërtojmë shumë mirë. Nuk kemi një qëndrueshmmëri 100%, por minimizojmë humbjet dhe rëniet e ndërtesave. Projektimi i këtyre strukturave bëhet në atë që quhet studimi i rrezikut sizmik. Gjithmonë duhet të priremi drejt studimit të dukurisë dhe të marrim masa”.

Sa i përket tërmetit në Mal të Zi, zoti Dushi tha se ndodhemi në një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Dushi: “Është situatë e përsëritur. Dukuria e aktivitetit sizmik në rajonin e Mesdheut, aty ku bëjmë pjesë dhe ne, Greqia dhe Mali i Zi, është një rajon tepër aktiv sa i përket aktivitetit sizmik. Gjeometria e pllakës së Adriatikut është e tillë që favorizon këtë gjë. Duke qenë se këto janë rajone që njihen për aktivitetin sizmik disa zona spikasin. Zona në Malin e Zi është aktive prej gati tre javësh tashmë, kemi disa tërmete të tillë të modeuar. Mund të kemi një tërmet me një magnitudë më të moderuar, por asnjëherë nuk e dimë për sa kohë nuk e parashikojmë dot dukurinë. Për këtë arsye jemi të detyruar ta monitorojmë atë”.

A është kjo zonë e përgatitur?

Dushi: “Natyrisht që ka shumë për të bërë. Janë bërë progrese, ka pasur disa projekte të financuara për të krijuar një harmonizim. Tërmeti nuk njeh kufij. Përpjekjet e fundit janë që të harmonizohen zonat, të kemi një studim gjithëpërfshirës. Ka disa harta të rrezikut sizmik që reflektojnë një qasje më të mirë. Këto harta përkthehen dhe në harta lokale ose kombëtare më të mira, por nuk janë në ato nivele që mund të jetë Tajvani apo vende të tjera që janë shumë të përgatitura për këtë dukuri. Shqipëria ka një peshë 1% të të gjitha dëmeve që janë regjistuar, qoftë në jetë njerëzish, qoftë dëme materiale. Kjo nuk na bën më të sigurt, por kemi një evolucion në këtë aspect”.

A jemi të përgatitur mjaftueshëm për çdo lëvizje sizmike?

Dushi: “Nuk mund t’i jap një përgjigje të plotë kësaj pyetjete, por ka një lëvizje përmirësuse qoftë në masat e marra nga qeveria, qofë në atë që kanë bërë ndërtuesit. Në aspektin e politikave kanë dalë disa vendime të Këshillit të Ministrave që detyrojnë të bëhen studime, ndërkohë që më parë u neglizhuan fare studimet. Tërmeti i Durrësit e tregoi këtë gjë, që ka ndërtues seriozë. Por ka dhe nga ata që kanë qenë abuzues. Duhet të reflektojmë seriozisht për këtë gjë”.

I shρëtoi tërmetit, mësυesja hυmb jetën duke shρëtuar macen e saj

Një mësuese ka ndërruar jetë pak metra larg banesës, teksa po përpiqej të shpëtonte macen e saj nga një ndërtesë që u shemb në Hualien, Tajvan pas tërmetit 7.2 ballë të mërkurën.

Gruaja u bllokua nga një pasgoditje tërmeti pasi ajo u kthye në bllokun tetëkatësh në rrugën Xuanyuan, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Hualien. Trupi i 33-vjeçares, me mbiemrin Kang (康), u gjet e mbërthyer nën një kolonë pa shenja jete rreth orës 14:00.

Kang, një mësuese e shkollës së mesme, u pa për herë të fundit duke u thënë fqinjëve se po kthehej në ndërtesë për të shpëtuar macen e saj. Gjithsej 24 të tjerë u shpëtuan nga ndërtesa 38-vjeçare, katër prej të cilëve kërkonin shtrimin në spital.

E rëndë, futbollisti 24-vjeçar qëllohet për νdekje në një pikë karbυranti

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku futbollisti i Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.

Sipas “BBC”, të shtënat ndodhën në një pikë karburanti, në periferi të Floridës të Johanesburgut.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, ku po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.

“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.

Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim.

Mbrojtësi 24-vjeçar, iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar.

Ai më parë ka luajtur për SuperSport United.

E rëndë/ Vëllai νret νëllanë 5-vjeç

Një djalë 5-vjeçar u vra pasi ai dhe kushëriri i tij 6-vjeçar gjetën një armë në shtëpinë e gjyshit të tyre në Miçiganin perëndimor, tha sot policia lokale.

Të shtënat ndodhën të hënën në lagjen Garfield të kontesë Neëbego, gjashtë javë pasi hyri në fuqi një ligj i ri i Miçiganit që u kërkon pronarëve të armëve të mbajnë armët e tyre të mbyllura nëse të miturit jetojnë në shtëpi, raporton AP.

“Dy djem gjetën një armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së gjyshërve të tyre. Arma shpërtheu në lagjen Garfield ndërsa ishte në duart e një djali gjashtë vjeçar”, tha policia, duke shtuar se rezultatet e hetimit në vazhdim do të dorëzohen në prokurorinë e rrethit.

Njëzet e një shtete amerikane kanë ligje që parashikojnë akuza penale kundër njerëzve që nuk i mbajnë armët të mbyllura në një shtëpi ku jetojnë të miturit, sipas Qendrës Ligjore Giffords për Parandalimin e Dhunës me Armë.

U përρΙas nga kamioni, hυmb jetën në SHBA, Mihallaq Milkani, vëllai i regjisorit të njohυr

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare në SHBA, Mihallaq Milkani, pedagog i shquar i Flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë, vëllai i regjisorit Piro Milkani.

Mihallaq Milkani ndërroi jetë tragjikisht pasi u godit nga një kamion në Worcester të Massachusetts, teksa po qëndronte me një mik të tijin në një parking të zonës.

Milkani ishte frekuentues i rregullt i një kafeneje në bulevardin “Richmond” ku mblidhej së bashku me shokët e tij shqiptarë dhe jo vetëm. Por qëlloi që këtë ditë, kafeneja ishte mbyllur dhe ata vendosën të shkonin diku tjetër. Gjatë rrugës, një kamion e përplasi teksa po kryente manovër në indietro në një shesh parkimi.

Mihallaq Milkani përshkruhej si një njeri shembullor, i dashur me të gjithë dhe një gjysh i palodhur që përkujdesej çdo ditë për nipërit dhe mbesat e tij.

I lindur dhe i rritur në Drenovë të Korçës, Mihallaq Milkani pati një rrugëtim të karakterizuar nga guximi, përkushtimi dhe dashuria e palëkundur.

Në moshën 22 vjeçare, në vitin 1957, Mihallaq Milkani u largua nga Shqipëria për të studiuar në akademitë detare në Shën Petersburg, Rusi dhe Riga, Letoni (atëherë ende pjesë e Bashkimit Sovjetik), sipas vëllait të tij më të vogël Piro Milkani, i cili është një prej regjisorëve më të njohur shqiptarë.

Mihallaq Milkani u kthye në Shqipëri, ku shërbeu si oficer i marinës deri në fillim të viteve 1970. Ai shërbeu në nëndetëse pranë ishullit të Sazanit.

Milkani dha mësim si profesor për rreth 10 vjet, deri në vitin 1982, në Akademinë Detare në Vlorë. Ai madje shkroi një libër shkollor që studentët e tij do ta përdornin si një manual të rëndësishëm.

“Edhe pse jam personazh publik në Shqipëri, shpesh herë njerëzit më ndalonin në rrugë për të më shtrënguar dorën dhe për t’u prezantuar si studentë krenarë për mësimet e vëllait tim në Akademinë Detare në Vlorë,” tha Piro Milkani.

“E gjitha ishte falë përkushtimit të Mihallaqit ndaj profesionit të tij”, u shpreh ai.

ModeΙja haρet me Manυshin: Më shkrυajnë 5 fυtbollistë të Kombëtares, njëri është…

Gabriela Arapi vijon të tërheqë vëmendje me deklaratat e saj të bujshme.

Modelja e “Procesit Sportiv”, gjatë një bashkëbisedimi me Edi Manushin, kë bërë të ditur se disa futbollistë të Kombëtares kanë flirtuar me të:

“Çunat e Kombëtares mos ta kenë mendjen te ‘Instagram’-i, im, por te ndeshjet. Më kanë shkruar pesë prej tyre dhe njëri është portieri Thomas Strakosha”, është shprehur ndër të tjera Gabriela.

Modelja e “Përputhen” i ka trazuar ujërat së fundmi edhe me një tjetër deklaratë “hot”.

Gjatë emisionit “E diell”, teksa u pyet në lidhje me virgjërinë, Gabriela u përgjigj me anë të një batute: “Jam e virgjër vetëm në vesh”.

Në Artë të Çamërisë, kur itaΙianët Ιejuan flamurin kombëtar dhe çeljen e shkoΙΙave shqiρe

Nga Armand Plaka

Ka qenë një moment, kur Çamëria apo një pjesë e saj u ndodhën përkohësisht nën pushtetin italian. Ishte qershori i vitit 1917, kur në Çamëri hynë trupat italiane, të cilat qëndruan atje rreth tre muaj deri në mbarim të verës.

Përveçse u lejua të ngrihej flamuri shqiptar, u liruan nga burgjet një pjesë e popullsisë çame, u lejua ngritja e administratës vendore me shqiptarë, e edhe më domethënëse ishte çelja e shkollave shqipe në Çamëri.

Me hyrjen e Greqisë në Luftën e I Botërore përkrah Antantës, vendim i cili u mor pas shumë andrallash e hezitimesh, por edhe premtimeve të pisëta sanksionuar me marrëveshje të fshehta, italianët u larguan dhe vendin e tyre e zuri përsëri Greqia.

Dy fotot që po hedh sot në rrjet i përkasin pikërisht atij momenti (qyteti i Artës) e janë nxjerrë nga arkivat italiane që dokumentojnë Luftën e Parë.

Foto të rraΙΙa, kur çαmët ishin zot të trojeνe të tγre etnike (FOTO)

Ky koleksion me foto kaq të rralla, vjen nga fotografi zviceran Fred Buasonasë. Sipas Robert Elsie, Buasonasë i ka realizuar këto foto në Çamëri, Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1913, pak pas shpalljes së pavarësisë.

Këto janë disa fotografi të realizuar pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi osman.

Fotot janë bërë rreth viteve 1914, ku tregojnë jetesën dhe qytetet më të rëndësishme çame, që sot janë në Greqi.

Ky koleksion me foto kaq të rralla, vjen nga fotografi zviceran Fred Buasonasë. Sipas Robert Elsie, Buasonasë i ka realizuar këto foto në Çamëri, Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1913, pak pas shpalljes së pavarësisë.

“Fotografitë e Greqisë, dhe në mënyrë të veçantë ato të Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek kanë jo vetëm rëndësi dokumentare por edhe një vlerë të lartë artistike.

Ky koleksion i fotografive të Fred Buasonasë është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit,” shkruan Elsie.