Ndαhet nga jeta bαbai i Sara Gjordenit!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, që u përjashtua pas konfrontimit fizik me Franceskën, pas daljes së saj rreth historisë së jetës së saj. Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

Vetëm pak më parë një agjensi funerali në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin se Artur Gjordeni, pra babai i Sara Gjordenit ka ndërruar jetë. Agjensia ka publikuar një lajmërim vdekjeje, ku bën të ditur edhe informacione rreth varrimit të tij.

Ende nuk ka një reagim nga Sara në rrjete sociale për humbjen nga jeta të babait të saj, kjo ndoshta pas deklaratave të tij të fundit.

U fotografua në rrυgë, zbυΙohet e vërteta e “dαΙjes” së Egla Cenos nga Big Brother

Egla Ceno është një prej banoreve më të përfolura në Big Brother Vip Albania 3.

Kjo pas vendimit që mori produksioni për ta skualifikuar nga gara dhe vetëm pas kësaj u la të nënkuptohej se në fakt, ishte një lojë dhe aktorja nuk ishte larguar me të vërtetë.

Por, konfuz ishte fakti se banorja u pikas së fundmi në rrugët e Tiranës, duke lënë mëdyshje edhe më tej për statusin e saj që do ta ketë në spektaklin e BBVA-s.

Por sot, u bë e ditur nga ekspertja Malvina Duraku e cila e ftuar gjatë një emisioni në Top Channel, tha se Egla ka qenë e shoqëruar nga stafi i produksionit, duke folur për pamjet e fundit që po bëjnë xhiron.

“Me aq sa jam në dijeni unë, sipas informacioneve, Egla këtu ka qenë e shoqëruar me stafin e produksionit. Dhe mendoj se do të jetë një rikthim i saj që nuk do të jetë kaq i thjeshtë”, deklaroi Duraku.

Sakaq, ende nuk dihet se cili është vendimi përfundimtar për banoren Egla Ceno, por e vërteta do të bëhet e ditur në Prime-in e kësaj të marte.

Imazhet që fiksuan prezencën e saj rrugëve të Tiranës zgjuan kureshtjen e shumë njerëzve.

Anaid Kaloti ρΙas skαndαlin! Zbulon kush e shoqëron Egla Cenon rrυgëve të Tiranës

Ditën e sotme qarkulluan në rrjet disa foto të Egla Cenos e cila shfaqej në rrugët e Tiranës, saktësisht në zonën e Komunës së Parisit, duke shuar dilemën në qoftë se Egla ka dalë nga shtëpia apo jo.

Dilema si duken nuk është shuar plotësisht pasi Anaid Kaloti na zbulon se personat që e shoqërojnë janë pjesë e produksionit ku ish-fituesi i “BB” identifikon një prej tyre, Ergys Lubonjën i cili është regjizori i “Big Brother Albania VIP 3”.

Anaidi nuk ka lënë pas ironitë duke akuzuar Top Channel për marketing falas, gjithashtu ka shkruar një shprehje virale të tiktokut duke përmendur produksionin: “Ça di ti për pro-du-ksio-nin…”

Mbi 180 roΙe në teatër e kinematografi, Margarita Xhepa feston sot ditëlindjen, ja sa νjeç mbυsh aktorja e mirënjohυr

Sot feston 90-vjetorin një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa.

Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën” etj.

U aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

“U takuam apo s’u takυαm”, Ledjona bën Ιëmsh rrjetin për νideon e Eglës

Videoja e Eglës në një dhomë të bardhë që mendohet se është pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” po qarkullon kudo dhe pikëpyetjet janë pafund.

Disa aludojnë se aktorja nuk është skualifikuar nga loja dhe është mbajtur në këtë dhomë që nga dita e djeshme, ndërsa disa të tjerë besojnë se e gjitha është një gënjeshtër e produksionit për 1 Prillin.

Megjithatë dyshimeve ju shtua edhe një deklaratë e bërë gjithashtu nga një tjetër ish-konkurrente e cila pretendon se e ka takuar më herët aktoren pas daljes nga shtëpia.

Ledjona Xheladinaj ka reaguar sërish duke i bërë thirrje personit që e ka filmuar të nxjerrë videon e tyre.

“U takuam apo s’u takuam. Kjo është çështja. Dikush që ka videon ta nxjerrë tani ose të heshtë përgjithmonë. Nejse më mirë po citoj Galileon: “E megjithatë rrotullohet”, shkruan ajo.

Ç’po ndodh me Egla Cenon? Pasi u shfαq e izoluar në një dhomë me mυre të bardha pas ρërjashtimit nga “BBV”, aktorja fiΙmohet në…

Aktorja Egla Ceno, e cila u skualifikua nga BBV, është filmuar duke ecur rrugëve të Tiranës në shoqërinë e disa personave të tjerë, edhe pse në promo-n e “Big Brother” tregohej e izoluar në një dhomë.

Sipas një videoje të publikuar në rrjete sociale, Egla Ceno shfaqet duke ecur qetësisht rrugës në shoqërinë e një djali dhe një vajze, edhe pse rrjeti po “zjen” prej orësh për një rikthim të saj në “Big Brother Vip”.

Siç shihet edhe në pamje, ish-banorja është parë me kapele dhe rroba të zakonshme, të cilat po ashtu i kishte të veshura në videon ku ajo dukej në dhomën e izolimit.

Nuk dihet ende si cili do të jetë fati i Eglës, a do të kthehet apo jo në shtëpi, edhe pse aludimet kanë qenë të shumta.

Një deklaratë e ish-banores Ledjona Xheladinaj ka ngritur të tjera dyshime mbi izolimin e Eglës, e cila e ftuar në Fun Club ditën e përjashtimit të aktores, tha se e kishte takuar këtë të fundit pasi kishte dalë nga shtëpia, në ambientet e televizionit.

“Nuk më ka ardhur mirë që doli. Madje kam qenë personi i parë që e kam takuar kur ka dalë nga shtëpia. E kuptoj se sa e lumtur ndjehej që doli nga shtëpia. Nuk ishte e mërzitur, ishte e lumtur që po shihte njerëz”, tha Ledjona.

SHIKO VIDEON KËTU

https://vm.tiktok.com/ZMMamdhSk/

Detαje nga αksidenti trάgjik me 8 të νdekυr/ Dy trυρa të ρajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

Aksidenti i rëndë në KëΙcyrë/ ‘Benz’-i a del nga rruga, hυmbin jetën 8 ρersona

Aksidenti i rëndë në Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.