Arbana dhe Luizi, moderatorë të BBV Kosova? Moderatorja zbυΙon si qëndron e υërteta

Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani.

E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin e bujshëm që qarkulloi në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV Kosova.

Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.”

Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.

Kjo ishte një ndër pyetjet për të cilat moderatorja nuk ktheu një përgjigje konkrete, duke shtuar kështu dyshimet se është e vërteta, ndërsa gazetarët në Kosovë tashmë shprehen të bindur dhe e kanë konfirmuar këtë lajm.

Sa i përket marrëdhënies me Luiz Ejllin, ja si përgjigjet Arbana:

Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.”

Arbana Osmani: “Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.”

“Koρjoni Luizin & Kiarën”/ “Shρërthen” Sαra Gjordeni: Άjo kα 13 e x-α

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët gjithashtu e nisën romancën në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”

Sara ka degraduar në ofendime ndaj moderatores, në përgjigjen që i ka dhënë ku shprehet: “Hundën dhe buzët. Unë 3 exa Kiara 13. Ec qarkullo”

Kjo nuk është hera e parë që Sara përballet me komente të tilla, megjithatë me këtë përgjigje ish-banorja sapo shpalli “luftë” të hapur me moderatoren dhe jemi gjithë sy e veshë për reagimin e kësaj të fundit.

Të dielën ndrγshon ora, akreρat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars, ditë që këtë vit përkon me festën e Pashkëve. Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të së dielës, kur hyn në fuqi ora e verës. Gjatë ndryshimit do të jemi në gjendje të shijojmë një orë më shumë dritë, por të humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund të na mungojë në ditët e para.

Objektivi i kursimit të energjisë, do të sjellë disa shqetësime, të cilat janë të pashmangshme derisa të mësohemi me “orën e re”. Ora diellore do të rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, kur natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor do të kthejmë orët pas, duke rikuperuar orën që na ishte hequr në fillim të verës. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.

Objektivi i lëvizjes së orës është shfrytëzimi maksimal i disponueshmërisë së dritës natyrore, me pasojë uljen e faturave të energjisë në vend, duke filluar nga familjet.

Ndryshimi i orës shkakton disa shqetësime, të lidhura kryesisht me ndryshimin e ritmeve cirkadiane dhe humbjen e një ore gjumi gjatë natës ndërmjet së shtunës dhe të dielës. Megjithatë, duke qenë se sivjet ndryshimi i orës bëhet natën e Pashkëve, do të kemi edhe të hënën e Pashkëve, pra një ditë më shumë se zakonisht, për t’u mësuar me “orën kohore”. Ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla sjelljeje, të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.

Ήistorike/ Boksieri Alban Βermeta mes 20 më të mirëυe në botë

Boksieri shqiptar Alban Bermeta, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur mes 20 boksierëve më të mirë në botë në peshën e tij.

32 vjeçari nga Tirana, pas ndeshjes së fituar në Feti Borova kundër turkut Fati Kelles, sipas Boxrec faqes së specializuar të boksit në botë, renditet në vendin e 20-të për peshat e mesme.

Kjo renditje është më e suksesshmja për një boksier shqiptar, ndërsa vetë Bermeta pretendon të arrijë edhe më shumë.

Në muajt në vijim pritet që boksieri të ndeshet për titull kampion meqë tashmë është në listën e boksierëve më të fortë në botë.

Trαgjedi në rrugë! Autobusi bie nga ura dhe ρërfshihet nga flakët, 45 të υdekur. 8-vjeçarja, e vetmja e mbijetuar

45 persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut pasi autobusi në të cilin ndodheshin ra rreth 50 metra nga një urë në një luginë, thonë autoritetet.

Një vajzë tetëvjeçare, e vetmja e mbijetuar, u dërgua në spital me plagë të rënda. Autobusi u përplas përmes një pengese dhe mori flakë kur përfundoi në tokë në provincën verilindore Limpopo. Pasagjerët ishin pelegrinët që udhëtonin nga kryeqyteti i Botsvanës Gaborone për një shërbim të Pashkëve në qytetin e Morias.

Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga një urë në zonën malore Mmamatlakala midis Mokopane dhe Marken, rreth 300 km (190 milje) në veri të Johanesburgut, sipas transmetuesit publik të Afrikës së Jugut SABC. Operacionet e shpëtimit vazhduan vonë mbrëmjen e së enjtes, me disa nga të vrarët që thuhet se është e vështirë të arrihen të gjenden mes mbeturinave. Ministrja e Transportit Sindisiwe Chikunga, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta për familjet e prekura nga përplasja tragjike e autobusit”.

Ajo tha se qeveria e Afrikës së Jugut do të ndihmojë në gjetjen e trupave dhe do të zhvillojë një hetim të plotë për shkakun e rrëzimit. Afrika e Jugut ka një rekord të dobët të sigurisë rrugore. Në një mesazh të Pashkëve të lëshuar më herët gjatë ditës, Presidenti Cyril Ramaphosa u bëri thirrje qytetarëve që “të bëjnë çmos për ta bërë këtë një Pashkë të sigurt”. “Nuk duhet të jetë një kohë kur ne të rrimë duarkryq dhe të presim të shohim statistika për tragjedi apo lëndime në rrugët tona”, shtoi ai.

foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

Fulham “trαdhton” Brojën, në Angli nuk kanë dγshime, ja çfarë ndodh në verë

Në fillim dukej si një bekim për Fulham, me londinezët që bënë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij, “luftuan” deri në minutat e fundit në merkaton e dimrit, por gjërat nuk shkruan si duhet. Armando Broja-Fulham lindi si një dashuri me shikim të parë, por po kaq shpejt po përfundon. Sipas prestigjiozes The Telegraph ka shumë pak gjasa që Broja të qëndrojë te Fulham edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

A

Dy klubet, Chelsea dhe Fulham arritën një marrëveshje në bazën e 4 milionë paund për huazimin e sulmuesit shqiptar, kjo në varësi të minutave që Broja do të aktivizohej, por shpërthimi i pa pritur i Muniz ka bërë që minutat për “bomberin” kuqezi të ishin me pikatore. Në asnjë sfidë, Broja nuk ka zbritur në fushë si titullar, por është aktivizuar vetëm në 4 raste si zëvendësues. Qëndrimi më i gjatë në fushë ishte kundër Burnley, vetëm 16 minuta. Broja u aktivizua me përfaqësueses shqiptare në dy miqësoret e muajit mars, ndaj Kilit si zëvendësues, ndërsa ndaj Suedisë zbriti në fushë nga minuta e parë.

R

The Telegraph shton se palët, Chelsea dhe Fulham, nuk kanë asnjë obligim shtesë në kontratën që firmosën. Nuk ka thuajse asnjë shans që Fulham të futet në garë për të blerë kartonin e tij në verë, thjesht do tw paguajnë në arkat e Chelsea 4 milionë paund pasi nuk përmbushën kushtet në kontratë.

V

Është e qartë që drejtuesit e Chelsea-t do të bëjnë gjithçka që Broja të shitet gjatë verës, kjo për faktin se sulmuesi shqiptar është një prodhim i akademisë dhe çdo milionë që do të marrin nga shitja e tij është fitim i pastër, i domosdoshëm për të përmirësuar bilancet ekonomike. E qartë është gjithashtu se Chelsea vështirë se arrin në 50 milionë paund, aq sa kërkuan gjatë janarit për kartonin e tij.

(BalkanWeb)

E trishtë! Këngëtari i njohur grek në gjendje kritike për jetën, pëson atak kαrdiak gjatë xhirimeυe të një emisioni

Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas.

Artisti 56-vjeçar, djali i të ndjerit Stamatis Kokota, pësoi një atak në zemër gjatë një xhirimi televiziv për emisionin J2US.

Sipas asaj që u bë e ditur, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij në xhirime.

Është thirrur menjëherë ambulanca dhe këngëtari Dimitris Kokotas u dërgua në spitalin Gennimatas.

Burimet spitalore thonë se ai ka pësuar një atak në zemër dhe një konvulsion. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike për pacientin, tha një burim spitalor për protothema.gr, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar.

Ky ρΙazh në Sarandë ka ujin më bΙu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Një plazh në Shqipëri është renditur i pari për ujin me ngjyrën më blu në të gjithë botën.

Sipas një studimi të kryer nga “CV Villas”, që analizoi më shumë se 200 imazhe satelitore të plazheve nga e e gjithë bota, duke përdorur kodet digjitale të ngjyrave, ka rezultuar se plazhi i Pasqyrave në Sarandë ka ujin më me ngjyrën më të theksuar blu.

Ndër 30 plazhet më të mira që përputhen ngushtë me nuancën blu me kodin “YInMN”, 26 ndodhen në Evropë, me Greqinë që kryeson me shtatë plazhe në listë. Veçanërisht, Paralia Mpouka në Peloponez dhe Kassiopi në Korfuz renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Franca, Portugalia dhe Turqia gjithashtu hynë në top 10, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Cannon Beach në Oregon, duke u renditur në vendin e 15-të. Destinacione të tjera jo-evropiane të paraqitura në listë përfshijnë Matira Beach në Bora Bora dhe Playa El Doradillo në Argjentinë.

Dominimi evropian në këtë listë mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, duke treguar se Kontinenti i Vjetër është shtëpia e disa prej ujërave më të pastra dhe magjepsëse në botë. Kjo njohje mund të ndikojë ndjeshëm në turizmin në rajon, duke tërhequr udhëtarët që kërkojnë destinacione mahnitëse bregdetare.

Joshja e këtyre plazheve qëndron jo vetëm në ngjyrën e ujërave të tyre, por edhe në peizazhet përreth, kulturën lokale dhe eksperiencat unike që u ofrojnë vizitorëve. Mundësia për të eksploruar plazhe të tilla magjepsëse dhe piktoreske mund të jetë një tërheqje e parezistueshme për shumë turistë që kërkojnë aventura dhe relaksim.

Shρërthen Sara Gjordeni: Nuk qυhesh k* rνë me 4 Ιidhje. Jeni paguar që të flisni keq për mua

Duket se Sara Gjordeni nuk po gjen paqe. Komentet dhe termat e përdorur në rrjet janë ato që po e shqetësojnë ish-Missin.

Së fundmi Sara me anë të disa statuseve në “Instagram” ka shpërthyer ndaj komenteve negative duke shkruar që nuk duron dot më termat e përdorur për të dhe se shumë persona janë paguar për të folur keq për të.

Sara gjithashtu ka përmendur babain e saj duke thënë se ai flet me atë gjuhë të shëmtuar pasi nuk ka jetuar kurrë më të.

Modelja e ka vazhduar më tej postimin e saj duke sqaruar që marrëdhëniet e Bardhit me menaxherin e tij nuk i ka prishur Sara dhe se tani e tutje për kë do që do të përbaltë emrin e saj do të ketë përgjegjësi ligjore.

Statuset e Sara Gjordenit:

“Me racë jemi gegë dhe në υendin tim askush asnjë fjalë tυrqisht nuk e flet”

“Në vjeshtën e vitit 1878, marrëdhëniet mes katolikëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë në Gjakovë u përkeqësuan, kur në fillim të shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga myslimanët, ndërsa fandët katolikë shqiptarë si trupë mbrojtëse osmane e Mehmed Ali Pashës u përpoqën ta mbronin atë nga sulmuesit e tij.

Si përfaqësues osman në komisionin kufitar osmano-malazez, Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsinë lokale në Kosovë t’i pranojë vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftime vdiqën disa qindra persona. Rol thelbësor në eskalimin e dhunës kundër katolikëve në Gjakovë luajtën akterë të veçantë, për shembull kadiu i Gjakovës Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prirë sulmit kundër Mehmed Ali Pashës dhe njihej si shumë armiqësor ndaj të krishterëve.

Ai shpresonte se do t’i bindte edhe myslimanët shqiptarë nga Malësia e Gjakovës për të kundërshtuar Mehmed Ali Pashën dhe, sipas nënkonsullit austro-hungarez, ai paralajmëroi se ‘kauri, i cili e ka tradhtuar pjesën më të mirë të Turqisë ndaj Evropës, ka ardhur dhe po kërcënon t’i përdhosë haremet.

Kush është mysliman të vijë vrap’. Pas vrasjes së pashës, Koronica i nxiti myslimanët jo vetëm kundër fandëve, por në përgjithësi kundër të krishterëve dhe ‘proklamoi publikisht se mund të godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpinën të mbrojtur, se kishte instruksione nga Kostandinopoja dhe do të përgjigjej për gjithçka. Masakrat do të kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakovës dhe disa krerë myslimanë të malësorëve shqiptarë të mos kishin kundërshtuar synimin e paskrupullt dhe të çmendur’ (sipas raportit që Jelinek ia dërgonte Andrássyt).”

Shënim shtesë: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit në vitin 1827 në Megdeburg në Prusi dhe u vra më 1878 në Gjakovë. Ai ishte në shërbim të Perandorisë Osmane si gjeneralmareshal. Pasardhës i tij është poeti i famshëm turk Nazim Hikmet, i cili u lind në Selanik.

Banorët e Prishtinës në fund të shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si «vepër të dreqit»

“U ndërtuan vija hekurudhore dhe më 1874 u hap linja Selanik–Shkup–Mitrovicë. Popullsia lokale në fillim e kundërshtoi me këmbëngulje ndërtimin e hekurudhës, por në vitet vijuese ky qëndrim ndryshoi. Kështu, siç konstatonte (diplomati austriak Theodor Ippen), në fund të shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtinës ishte e mundshme të ndërtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse […] atëbotë banorët e Prishtinës, që nuk ishin aspak të hapur dhe trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa më larg vetes atë ‘vepër’ moderne ‘të dreqit’, derisa tani pandërprerë luten që stacioni të vendoset në një vend më të përshtatshëm.”

Kur Isa Boletini tha: “Boll kemi hoxhallarë” dhe kur Mitrovica kishte shkollë franceze

“Krahas shkollave shtetërore, brenda një rrethi të ngushtë mysliman pëlqeheshin edhe shkollat evropiano-perëndimore. Kështu në Mitrovicë ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 një shkollë private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vetëm nga fëmijët e agallarëve dhe bejlerëve. Teologët myslimanë dhe banorët ‘fanatikë’ e kundërshtonin këtë shkollë, sepse frikësoheshin se fëmijët që vijojnë këtë shkollë do ta ndërronin fenë. Siç tregojnë kujtimet e Tafil Boletinit, fëmijët myslimanë shpesh edhe më tutje vijonin shkollat islame. Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur një shkollë të vogël private në fshatin e tij të lindjes, shpesh kur pyetej përse bijtë dhe nipat e tij nuk po e vijojnë medresenë, ai përgjigjej se tashmë ka boll hoxhallarë. Krahas shkollës franceze në Mitrovicë, është e dokumentuar një shkollë italiane në Shkup, e cila u themelua më 1903 dhe në të cilën jepeshin lëndët italisht, frëngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematikë. Derisa fillimisht numri i nxënësve u rrit – më 1904 shkollën e ndiqnin 15 myslimanë, dy shqiptarë katolikë, 16 bullgarë, pesë serbë, 17 arumunë dhe tre hebrenj – në vitin 1908 shkolla numëronte vetëm 23 nxënës, kryesisht katolikë”.

Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u bë Ferizaj qytet?

“Siç u përmend, në Kosovën lindore ndërtimi i hekurudhës solli një lulëzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. Në të vërtetë me përjashtim të ndërtimit të hekurudhës pothuaj nuk shiheshin nisma për industrializim, por impulset në pjesën lindore lehtësuan krijimin e fabrikave të para të vogla. Në Mitrovicë dhe në Prishtinë u çelën sharra me makina me avull dhe mullinj të motorizuar. Lulëzimi i qyteteve në Kosovën lindore ndikoi që Prizreni të humbë rëndësinë si qendër ekonomike mbirajonale, gjë që shihet në zhvillimin e pazarit të Prizrenit, i cili e kishte bërë të famshëm qytetin. Sipas konsullit austriak dhe njohësit të Shqipërisë, Johann Georg von Hahn, pazari në vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa më 1891 ekzistonin vetëm 100 të tilla. (…) Sidomos për qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe për fshatrat në rrethinë si Lipjani, hekurudha luajti një rol të rëndësishëm. Kështu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhojë e ndërtimit të hekurudhës. Sipas Branisllav Nushiqit, atje më parë ishte vetëm një mal dhe disa ‘shtëpi ciganësh’, derisa në fillim të shekullit XX u krijua një qytet i vogël me 400 shtëpi dhe 150 dyqane, banorët e të cilit kryesisht ishin ‘të huaj’ dhe përbëheshin prej arumunëve, katolikëve dhe serbëve nga Prizreni dhe vendeve të tjera të rrethinës, por edhe nga boshnjakët. Rëndësia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, për dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej çdo ditë.”

Fushata e përbashkët elektorale shqiptaro-serbe

“Një bashkëpunim shqiptaro-serb u zhvillua në fazën përgatitore për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk në verë 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray, në Tetovë shqiptarët dhe serbët lidhën aleancë kundër bullgarëve dhe këtu edhe zgjedhësit shqiptarë mbështetën kandidatin serb Aleksandar Parliq, derisa zgjedhësit serbë në Manastir votuan për oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në shkurt 1912 gjatë përgatitjeve për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk më 1912. Në Sanxhakun e Shkupit shqiptarët opozitarë mbështetën partinë e Eksarhatit (bullgar), me të cilën shqiptarët lidhën marrëveshje. Opozitarë si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u përpoqën t’i bindin edhe serbët lokalë për bashkëpunim në zgjedhje. Por bisedimet me përfaqësuesit serbë, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me konsullin serb në Shkup dhe koordinoheshin me të, dështuan, sepse serbët vendosën të lidhin aleancë me xhonturqit.”

Shkupi – “zemra e Kosovës”

“Se me ‘Kosovë’ mendohej tërë Vilajeti i Kosovës, bëhet e qartë edhe në të ashtuquajturat 14 pikë të Hasan Prishtinës, i cili krahas nocionit ‘Shqypni’, shpesh e përdorte edhe ‘Kosovë’ dhe së paku në një vend qartë i referohet krejt Vilajetit. Edhe në gazetën ‘Shkupi’, që dilte në Shkup, Kosova është e barasvlershme me Vilajetin e Kosovës – si ‘zemër’ e të cilit përmendej Shkupi. Në një artikull të kësaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, gjendet edhe emërtimi ‘kosovar’, i cili në përshkrimin e Hasan Prishtinës të kryengritjes shqiptare të vitit 1912 është i dokumentuar vetëm një herë.”

“Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet”

“Në burime është i dokumentuar një përshkrim rajonal që ia bëjnë vetes grupet e popullsisë shqiptare dhe i cili ishte i përhapur në trevat e sotme malore të Shqipërisë veriore, por kryesisht edhe në zonat e Kosovës dhe me gjasë edhe përtej tyre. Vetëperceptimi si «gegë», i cili derivon nga kryedialekti i shqipes së folur në trevat veriore dhe verilindore të banuara me shqiptarë dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë së sotme veriore dhe Kosovës, natyrisht tregon jo vetëm premisën rajonale brenda popullsisë shqiptare, por edhe rëndësinë e gjuhës në percetimin e vetvetes dhe në perceptimin nga të huajt.

Aspekti i gjuhës bëhet i qartë edhe në udhëpërshkrimet e Mackenzie dhe Irby, të cilët për shembull përshkruajnë bisedën me mudirin e Prishtinës, i cili ‘na tregoi emrin e familjes së tij, duke shtuar se me racë të gjithë janë gegë dhe se në vendin e tij askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet’. Mbi ekzistimin e një identiteti gegë dëfton po ashtu edhe një notë proteste e popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Gucisë kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, e cila u dërgua në Stamboll në maj 1878 dhe ku bëhet fjalë për ‘popullin tonë gegë’ dhe për ‘kombin tonë gegë’.

Edhe Hasan Prishtina në studimin e përmendur mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 krahas emërtimeve ‘Shqypni’ dhe ‘shqiptar’ në një vend e përdor edhe ‘Gegni’, që rezulton si nënrajon i Shqipërisë. Këngët popullore shqiptare nga Kosova, të botuara më 1911 nga Vinçenc Prennushi, po ashtu ilustrojnë se nocionet ‘gegë/Gegni’ ishin të përhapura. Më 1912 në gazetën ‘Shkupi’ që botohej në Shkup nën titullin ‘Deputetët e Gegnisë’ numëroheshin qytetet: Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vuçitërna, Ferizaj dhe Gucia, në një numër tjetër këtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.”

Nga disertacioni i dr. Eva Anne Frantz: “Mes dhunës dhe bashkëjetesës paqësore – myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e periudhës së vonshme osmane, 1870-1913”, Universiteti i Vjenës, 2014.