Goli i Ernest Muçit, Gallatasaraj del kundër: Nuk mund të krahasohej (Video)

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi ndaj Goztepes, u zgjodh dje si më i bukuri për muajin dhjetor. Superliga turke e vlerësoi sulmuesin e Kombëtares për herë të dytë radhazi, pikërisht me të njëjtin çmim.

Gallatasaraj nuk duket se është dakord me këtë vlerësim. Sipas kryesuesve në Turqi, goli i Osimhem, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Gallatasarajt për golim e Osimhem.

Muçi është padyshim kryefjala e pesë ndeshjeve të fundit në Superligën turke. Kjo pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në total.

Goli i Osimhem: (VIDEO)

Aktori Jackie Chan nuk do t’ia lërë pasurinë djalit, zgjedh bamirësinë

Aktori i njohur Jackie Chan ka deklaruar se planifikon ta lërë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia trashëgojë djalit të tij.

Sipas tij, trashëgimia financiare mund të dobësojë pavarësinë, ndërsa qëllimi dhe puna ndërtojnë karakterin. Në këndvështrimin e Chan-it, trashëgimia e vërtetë nuk matet me grumbullimin e pasurisë, por me ndikimin që lë pas. Ai beson se paratë janë më të vlefshme kur përdoren për të financuar arsimin, ndihmën humanitare dhe krijimin e mundësive përtej një familjeje të vetme.

Chan ka qetësuar fansat pasi këta të fundit u shqetësuan për shëndetin e tij për shkak të disa fotografive që qarkulluan në internet. Aktori, i njohur për filmat, duke përfshirë “Police Story”, “Rush Hour” dhe “Who Am I?”, u fotografua me flokë të thinjura, duke nxitur fansat të spekulojnë për shëndetin e tij.

Chan ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pamja e tij e moshuar në fillim të këtij viti ishte në fakt pjesë e pamjes për një rol filmi.

Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim. Dua të përfitoj nga rasti për t’i bërë të ditur të gjithëve, mos u shqetësoni!

Është thjesht një paraqitje për filmin tim të fundit. Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem plak. Gjatë viteve, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të provoj gjëra të reja për një film, pa marrë parasysh nëse është sfidues apo një paraqitje e re për një personazh. /TAR-Top Channel

“Çështja McGonigal, prioritare”/ Gazetarja Lala paralajmërim të fortë: Ja kur Rama do të thirret në SPAK!

Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK dhe çfarë pritet në vitin 2026. Ajo tha se me gjasë Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera, koncesione në shëndetësi e me rradhë.

Lala tha se ka hetime edhe për kullat, duke përmendur kullën Mali i Tiranës dhe biznesmenin Ilir Shtufi.

“Askush nuk të jep përgjigje me siguri për 2026. Çështja McGonigal është e rëndësishme, test i fuqishëm. Me ndryshimin e lidershipit të SPAK, Me zotin Braho, ajo çështje implikon deri te kryeministri dhe është prioritare, nisur nga disa zhvillime, ka një amendament të Kongresit, rikthim të ekspertëve të SHBA në SPAK dhe partnerëve të Britanisë së Madhe. E shoh si çështje prioritare.

Abuzimi me fondet e BE-së, është po ashtu një çështje që janë intensifikuar hetimet. Ka patur shkëmbime informacioni, sekuestrim dokmentash. Ka hetimet për rruget dhe koncesionet në shëndetësi, laboratët, check-up.

Mund të kemi thirrje të kryeministrit për marrje në pyetje, janë dhënë që te dosja Balluku shkëndijat. Në një nga bisedat që bën Balluku me Berberin, përmend kryeministrin, që thotë kisha porosi nga kryeministri të takojë Ramë Gecin.

A duhet ta thërrasë Ramën dhe ti kërkojë shpjegime, përse orientojë ministren të presë një biznesmen?

E shoh 2026 me kryeministrin të thirrur si person në dijeni. Ka kulla në hetim, Mali i Tiranës përshembull. Zoti Shtufi është njëri nga investitorët. Po kontrollohet edhe origjina e pasurisë. Mund të dalin edhe gjëra të tjera”, tha Lala.

“Rritje mujore për të gjithë, që nga janari”/ Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon…

Shqipëria pritet të finalizojë reformën e re të pensioneve brenda vitit 2026, një reformë që nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por synon përshtatjen e skemës me ndryshimet demografike, zhvillimet në tregun e punës dhe procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi për ATSH se reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshime parametrike dhe ndryshime sistemike, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë financiare dhe mjaftueshmërisë së të ardhurave për pensionistët.

Në kuadër të ndryshimeve parametrike, Manjani njoftoi se po rishikohet mosha e daljes në pension dhe formula e përllogaritjes së përfitimeve. Aktualisht, rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja nis në vitin 2032. Sipas Manjanit, ky kalendar mund të përshpejtohet për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030, ndonëse Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore.

“Përafrimi që do të bëjmë me direktivën na dikton nevojën për rritje më të shpejtë. Ne i kemi kërkuar periudhë tranzitore Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos krijojmë deformime në tregun e punës, që kjo të ndodhë pak më ngadalë se sa kërkon BE, ku sipas direktivave deri në vitin 2030 moshat duhet të jenë të barazuara. Kemi kërkuar 2035 apo 2040 dhe, në varësi të vendimit, do të bëjmë edhe një rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ndryshimet sistemike përfshijnë forcimin e skemave private vullnetare dhe diskutimin për ndërtimin e skemave private të detyrueshme të pensioneve, pas konsultimeve me biznesin dhe grupet e interesit. Sipas saj, reforma nuk ka për qëllim ndryshimin e mënyrës se si qytetarët kontribuojnë apo përfitojnë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“Qëllimi i reformës nuk është të ndryshojmë mënyrën se si është kontribuar kundrejt skemës apo benefitet që janë marrë. Qëllimi është përgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve në tregun e punës dhe përafrimit me direktivat në kuadër të procesit të integrimit, duke ruajtur gjithmonë parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale të skemës, barazinë mes kategorive dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për të garantuar një jetë dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën , qeveria do të zbatojë një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Sipas Manjanit, si rezultat i kësaj politike, pensioni mesatar urban me vite të plota pune pritet të rritet nga 27 350 lekë në 40 000 lekë; pensioni urban i pjesshëm nga 15 850 lekë në 22 000 lekë; pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë; pensioni familjar nga 11 400 lekë në 18 000 lekë; ndërsa pensioni i invaliditetit nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për arritjen e këtyre niveleve, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet rritje mujore e pensioneve, pa përfshirë indeksimin vjetor. Rritja mujore në vitin 2026 do të jetë: 1 800 lekë për pensionin urban me vite të plota pune, 800 lekë për pensionin urban të pjesshëm, 1 000 lekë për pensionin rural, 700 lekë për pensionin familjar dhe 600 lekë për pensionin e invaliditetit; këto rritje do të vijojnë çdo vit deri në 2030.

Manjani tha se shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029 dhe do të pesëfishohet në janar 2030. Sipas Manjanit, kjo qasje synon të garantojë stabilitet afatshkurtër për pensionistët aktualë dhe një sistem pensioni të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Eni Cobani zbardh të vërtetën e Violeta Kukaj në “Big Brother”: Ia mori burrit pasurinë me … (Video)

Një video e publikuar nga Eni Cobani ka sjellë për publikun të gjithë të vërtetën lidhur me Violeta Kukaj, e njohur si “Mama e Malit” në “Big Brother”.

Sipas videos, ajo dyshohet se ka marrë pasurinë e bashkëshortit të saj duke përfituar nga situata e tij e dobët mendore dhe, më pas, e ka lënë atë në rrugë.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po diskutojnë për akuzat dhe historinë që Eni ka bërë publike.

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për tas takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai./Top Channel

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë inti me bashkë

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e tij lidhur me personazhe publikë referuar jetës së tyre private.

Piëkrisht këto deklarata për shumë figura të estradës, mendohet të jenë bërë shkak i dhunës.

Së fundmi ai ka bërë një deklaratë lidhur me dy personazhe të Big Brother VIP Albania 5, referuar Mirit dhe Lornës.

Me siguri të plotë, Tozaj thotë se dy banorët dikur kanë pasur një lidhje intime së bashku, një detaj ky që është mbajtur sekret për publikun si dhe banorët sot brenda shtëpisë.

Tozaj jep detaje duke thënë se: “Miri me Lornën kanë patur një one-night stand (marrëdhënie intime vetëm për një natë).

Sepse, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, ajo punonte si MC”.

Deklarata të kësaj natyre e kanë identifikuar gjithmonë Elton Tozajn duke e vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes.

Pas ngjarjes së fundit, ai ka thënë se është më i fortë se kurrë dhe se do të vazhdojë të bëjë atë që di më së miri, të sjellë të vërtetën përpara publikut.

Tozaj u dhunua dy ditë më parë barbarisht. Ai pësoi lëndime serioze në fytyrë e trup. Gjendjen më alarmante e bëri fakti që rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.

“Vajzës si futesh në kreυat, mos thuaj e kam si çupë, pranojeni që ju po… JUL DEDA I NXJERR “BOJËN” MIRIT

Marrëdhënia e afërt dhe e diskutuar mes banorëve të “Big Brother VIP 5”, Selit dhe Mirit, ka sjellë reagimin e drejtpërdrejtë të aktorit dhe ish-finalistit, Julian Deda.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Juli ka analizuar situatën duke u shprehur se si dy adultë, ata janë të lirë të kenë çfarëdo raporti që dëshirojnë dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Megjithatë, aktori e ka vënë gishtin te “qorrsokaku” ku Miri ka futur veten me justifikimin se e sheh Selin si bijën e tij.

Juli shkruan prerë: “Kush ka vajza në këtë moshë e di shumë mirë se, vajzës nuk i futesh dot as në dhomë dhe jo më në krevat..!”

Për Dedën, e vërteta është më e thjeshtë dhe nuk ka lidhje me ndjenjat atërore, por me strategjinë.

“Më mirë të pranojnë të dy, se kjo marrëdhënie i duhet për lojë dhe kaq,” ka përfunduar ai, duke hedhur poshtë alibinë e Mirit për afrimitetin fizik me banoren më të re.

E fundit! Gjenden të pajetë vëlla e motër

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar gjatë ditës së sotme në Greqi, ku dy anëtarë të së njëjtës familje, vëlla e motër, janë gjetur pa shenja jete brenda banesës së tyre. Tragjedia e dyfishtë ka ndodhur në një zonë rurale, duke shkaktuar pikëllim të thellë te fqinjët dhe komuniteti lokal.

Zbulimi i trupave Sipas raportimeve nga mediat greke, viktimat janë identifikuar si një burrë i moshës 73 vjeç dhe motra e tij, 65 vjeçe. Kanë qenë të afërm ose fqinjë ata që kanë dhënë alarmin fillestar, pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me dy të moshuarit prej disa orësh. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe hyrjes në banesë, autoritetet u përballën me pamjen e rëndë të dy trupave të pajetë.

Pista kryesore: “Vrasësi i heshtur” Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimet e forta se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi ose helmimit nga monoksidi i karbonit. Në banesë është gjetur një sobë e cila përdorej nga viktimat për t’u ngrohur për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin. Dyshohet se një defekt në sistemin e shkarkimit të tymit ose mungesa e ajrosjes së mjaftueshme ka bërë që gazi vdekjeprurës të mbushë dhomat gjatë natës, duke u marrë jetën dy të moshuarve në gjumë.

Hetimet dhe ekspertiza Forca të shumta policore kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur mbledhjen e provave për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Edhe pse pista e vrasjes apo grabitjes duket e përjashtuar për momentin, policia po heton çdo mundësi. Trupat e viktimave janë transportuar drejt morgut, ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore (autopsisë). Do të jenë pikërisht rezultatet e autopsisë ato që do të përcaktojnë shkakun zyrtar të vdekjes dhe kohën e saktë kur ka ndodhur ngjarja.

Kjo ngjarje rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun e lartë që vjen nga përdorimi i mjeteve të ngrohjes me lëndë djegëse gjatë stinës së dimrit, të cilat shpeshherë kthehen në burim tragjedish familjare. sobën e ngrohjes

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar gjatë ditës së sotme në Greqi, ku dy anëtarë të së njëjtës familje, vëlla e motër, janë gjetur pa shenja jete brenda banesës së tyre. Tragjedia e dyfishtë ka ndodhur në një zonë rurale, duke shkaktuar pikëllim të thellë te fqinjët dhe komuniteti lokal.

Zbulimi i trupave Sipas raportimeve nga mediat greke, viktimat janë identifikuar si një burrë i moshës 73 vjeç dhe motra e tij, 65 vjeçe. Kanë qenë të afërm ose fqinjë ata që kanë dhënë alarmin fillestar, pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me dy të moshuarit prej disa orësh. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe hyrjes në banesë, autoritetet u përballën me pamjen e rëndë të dy trupave të pajetë.

Pista kryesore: “Vrasësi i heshtur” Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimet e forta se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi ose helmimit nga monoksidi i karbonit. Në banesë është gjetur një sobë e cila përdorej nga viktimat për t’u ngrohur për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin. Dyshohet se një defekt në sistemin e shkarkimit të tymit ose mungesa e ajrosjes së mjaftueshme ka bërë që gazi vdekjeprurës të mbushë dhomat gjatë natës, duke u marrë jetën dy të moshuarve në gjumë.

“Do jete Më e madhja në Tiranë”/ Rama jep lajmin e madh: Do të jetë gati, shtatorin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një inspektim në kantierin e projektit të ri “Kengo Art Park” që po ndërtohet në zemër të natyrës së Petrelës.

Projekti, i cili zë një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë, do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën. “Kengo Art Park” është projektuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma, dhe synon të integrohet në peizazhin natyror të zonës, duke krijuar një hapësirë moderne për aktivitete kulturore dhe artistike.

“I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave”,shkruan Rama.

Parku do të përfshijë pavione ekspozimi të përhershme dhe të përkohshme, ambiente për workshope dhe punishte arti, shtëpi për artistë, hapësira administrative, si edhe zona shërbimi si bar-restorant dhe ambiente pritjeje e informacioni.

Një element i veçantë i projektit është krijimi i shesheve dhe hapësirave të hapura, përfshirë një strukturë që funksionon si një amfiteatër natyror, e përshtatshme për evente kulturore dhe artistike të ndryshme, duke e kthyer parkun në një hapësirë dinamike socializimi për të rinjtë dhe familjet.

Çfarë i shkrova sekretarit amerikan për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Flet Idajet Beqiri!

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin “Dritare TV”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë publike detajet e një letre zyrtare drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Përmes kësaj letre, Beqiri denoncon atë që ai e quan “mosveprim të qëllimshëm” të SPAK-ut ndaj krimeve të rënda që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas avokatit, vendimi për t’iu drejtuar DASH-it erdhi pasi ai ka dorëzuar në SPAK mbi 23 kallëzime penale (pjesë e 285 rasteve në total për të dy personazhet), por kjo strukturë nuk ka nisur asnjë hetim serioz për to. Beqiri pretendon se SPAK ka dalë nga funksioni i tij ligjor dhe misioni për të cilin u krijua në vitin 2019.
Në listën e akuzave të rënda, Beqiri përfshin:

• Shkatërrimin e 525 fabrikave dhe uzinave për t’i shitur si skrap në Serbi, duke dëmtuar rëndë ekonominë kombëtare.
• Vjedhjen e 4 miliardë dollarëve përmes firmave piramidale dhe vrasjen e 3,000 shqiptarëve në vitin 1997.
• Aferat korruptive me privatizimin e Albtelecom (ku pretendon vjedhjen e 500 milionë eurove), Alpetrolit dhe katër hidrocentraleve.
• Vrasjet në Tropojë, tragjedinë e Gërdecit dhe vjedhjen e arit në Krabë.

Beqiri kritikon ashpër prokurorët e posaçëm se po merren me “vogëlima” dhe tendera të vegjël të zyrtarëve të sotëm vetëm për të krijuar një imazh ekuilibri, ndërkohë që injorojnë krimet shtetërore. Ai përdor një krahasim të fortë, duke thënë se “SPAK po merret me mizat, ndërsa elefantët po i lë pa i gërvishtur fare”. Sipas tij, dosja “Partizani” është thjesht një “mizë” krahasuar me aferat miliardëshe që po mbahen në sirtarë.

Avokati kërkon nga administrata amerikane të sqarojë nëse mbështetja e tyre për SPAK-un nënkupton edhe amnistimin e këtyre krimeve të rënda. Ai paralajmëron se nëse drejtësia nuk vepron, populli shqiptar duhet të ngrihet në revolta masive për të mbrojtur shtetin dhe për të kërkuar konfiskimin e pasurive të paligjshme që këto dy familje kanë vënë mbi gjakun e shqiptarëve.

Për ta bërë më të qartë situatën, kjo është sikur një ekip zjarrfikësish të merret me shuarjen e një shkrepëseje të ndezur në oborr, ndërkohë që e gjithë shtëpia pas tyre është përfshirë nga flakët e mëdha dhe ata refuzojnë të kthejnë kokën