Për in jorαntët që shohin Big Brother e duan ndalimin e filmave shqiptarë: Sandër Prosin, Kadri Roshin, Timo Fllokon me kë t’i zëvendësojmë?

Nga Ilir Metaj*

Nje lajm i bukur hyri në kronikat e javës së shkuar:  filmi “Lulëkuqet mbi mure” është restauruar.

Nuk munguan ata që i bënë jehonë dhe mirëseardhje këtij lajmi.

Por nuk munguan as ata, që u përpoqën t’a tulatin nëpër filtrat e bllokuar të propagandës.

Në këto filtra gjithshka ngec, e drejtë apo jo.

Propaganda gjithmonë pjell propagandë, veçse me kah të kundërt. Ama mbetet propagandë, përsa kohë nuk ka meknizma që bëjnë seleksionim të ndjeshmerisë thellësisht-personale, nga ajo publike.

Sigurisht, jo gjithmonë personalja përputhet me publiken dhe jo gjithmonë qëndron përmbi të.

Sidomos, kur bëhet fjalë për nostalgjinë, e cila ka avantazhin të jetë korrektuar përmes filtrit të kohës.

Jo cdo gjë arrin të pershkrojë deri në fund këtë filtër e të dalë përtej, herë i zvogëluar e herë i zmadhuar, por gjithmonë më i vërtetë.

E kur nostalgjia ka kapercyer filtrin e kohës publike, aq më i vertetë është mesazhi që percjell e aq më shumë triumfon mbi personalen.

Nostalgjia e një populli, mbart në breza vlerat më të mira dhe nuk i lë të humbasin, bashkë me brezin që i krijoi. Ajo e zhvesh vlerën nga mbulesat e pavlera, këtu hyn edhe propaganda, politike ose jo.

“Lulëkuqet mbi mure” është pjesë e kësaj nostalgjie.

Nuk më ka ndodhur ta përmend me dikë këtë film dhe biseda menjeherë të mos ketë marrë një hov:

“Eh i madhi Dhimitër Anagnosti, Kadri Roshi i madh, eh të mëdhenjtë Timo Flloko e Agim Qirjaqi…” e nuk numërohet sa herë permendet fjala ‘i madh’ në këtë diskutim.

E pra, dikush do të na fshijë këtë film, dikush nuk është dakort ta shohim e rishohim për qejfin tonë.

Dikush do të na lerë pa atë figurë mësuesi-vigan që reciton Nolin (e që dekurajon këdo të guxojë ta recitojë pas tij), që reciton Migjenin e Naimin (e kush nuk e mban mend prej tij).

E një Zot e di sa na duhen sot të tillë mësues!

Në fakt, një debat më i gjerë është tentuar të mbahet gjallë: a duhet të ndalohen filmat e periudhës së diktaturës?

Po mirë, jemi që jemi, pse vetëm filmat? Pse të shpëtojmë vetëm nga vrasësit serialë Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Vladimir Prifti, Muharrem Fejzo, apo Sandër Prosi, Kadri Roshi, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, etj?

Pse jo edhe këngët? Me këtë rast shpëtojmë nga Vaçe Zela, Luan Zhegu, Mentor Xhemali, Parashqevi Simaku, Gaqo Cako…

Po pse jo edhe librat? T’i zhdukim Ismailin, Dritëroin, Kutelin, Arapin… Shpetojmë një herë e mirë nga këta që mbollën krimin e korrupsionin!

Po pse jo edhe veprat e artit pamor? T’i copëtojmë monumentet, tí shkrumbojmë pikturat!

Do shpëtojmë më në fund nga e keqja që na mban për rrënje.

Po mire, a dini të më jepni ca emra t’i zëvendësojmë këta që u bera apel më sipër?

Nëse rrimë vetëm te kinematografia, a mund të më gjeni pas viteve ‘90 regjisorë të staturës së Anagnostit, aktorë të dimensionit të Kadri Roshit? A keni guxim edhe për këtë, sic keni guxim kur doni t’i fshini nga faqja e dheut?

E di, po kërkoni nëpër arkivat e Big Brother-it të gjeni ndonjë. Me batutë filmi të asaj kohe përgjigja do ishte “Gërmo Tare gërmo…”

Se Anagnosti është Fellini shqiptar, Roshi është De Niro shqiptar, Flloko është Moisiu i gjallë.

E kush mund t’u dalë ballë kollaj? Gjigandët, çdo epokë i numëron me gishtat e dorës. Ata nuk kultivohen nëpër studio televizionesh. Ata burojnë nga thellesitë e majave më të larta.

Filmat e krijuar në kohën e diktaturës që përshkruajnë rezistencën antifashiste, përveç vlerave të padiskutueshme artistike, janë në fakt një udhëzues i posaçëm, në kuptimin historik dhe ideologjik të asaj kohe të vështirë, të dhimbshme, por të luftuar nga populli shqiptar.

“Lulëkuqet mbi mure” është një dritare e hapur për të kuptuar kohën nga vijme, per te kuptuar cmimin e paguar dhe per te mësuar.

“Roma citta aperta”, një film i vitit 1945, regjia Roberto Rosellini, skenar Rosellini dhe Federico Fellini, në rol kryesor Ana Magnani, është një nga majat e kinematografisë italiane, por edhe asaj botërore. Dhe tregon pikërisht rezistencën antifashiste italiane. “Lulëkuqet mbi mure”, është i ngjashëm me të. Në temë, po pse jo edhe për vlerat artistike të tij.

Italianëve as u ka shkuar ndonjëherë në mend të turpërohen nga ky film, apo ta hedhin poshtë si “mbartës të vlerave komuniste”, qoftë edhe në kontekstin antifashist.

Historia ka qenë një shtrigë e keqe për kombin tonë.

Prandaj, edhe brezave që vijnë u duhet patjetër të dinë, por mbi të gjitha, të kuptojne  PSE-në e tragjedisë së këtij populli të semurë për një kohë të gjatë me tumorin e komunizmit.

Vetëm duke ditur dhe kuptuar, brezat e rinj do të jenë në gjendje të krijojnë reflekse reaktive kundër diktaturave, fashiste, komuniste apo cfardo trajte të re e të kamufluar të marrin ato.

Vetëm kështu brezat e rinj do të dinë të dallojnë poshtë trukut të rradhës gongallat e plakura por të paatrofizuara ende të diktatorit që rri gati ne pritë.

Ronald Regan ka thënë:

“Si e dalloni nëse dikush është komunist?

Një komunist lexon Marksin dhe Engelsin.

Si e dalloni nëse dikush është antikomunist?

Një antikomunist e kupton Marksin dhe Engelsin.”

Duhet pra TË DISH dhe TË KUPTOSH, në mënyrë që historia të fillojë të jetë një nënë e mirë për këtë komb. Historia u përket kombeve të ditur dhe të zgjuar.

Ndaj, mirëseardhje për “Lulëkuqet mbi mure”, me të freskëta se kurrë më parë.

Është pjesë e memorjes sonë kombetare që rri aty, jo thjesht për nostalgji të rinisë së një brezi, por për Nostalgjinë që sherben si mësues historik i një populli që DI dhe KUPTON.

*Deputet i PS

E rëndë në Itαli, 24-υjeçarja shqiptare νdes trαgjikisht në ρërpjekje për të shkυαr te djali 18 mυajsh (emri)

Një 24-vjeçare me origjinë shqiptare gjeti vdekjen në Itali pas një incidenti tragjik.

Viktima Ambra Seferi, e cila kishte rreth dy vite që ndodhej në Itali, ra nga një lartësi e madhe në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj.

Mediat italiane shkruajnë se e reja shqiptare ka mbetur jashtë shtëpisë pasi ka hipur në tarracë, ndoshta pasi dera është mbyllur gabimisht ndërsa brenda kishte djalin 18 muajsh dhe një vajza 2 vjeçare të shoqeje të saj.

Ajo u përpoq të futej nga dritarja, por humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk. Ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulancat, ajo u dërgua me urgjencë në spital në  Millazzo, por pak pas mbërritjes, ndërroi jetë.

“Βoksieri” shqiptar dënohet me 4 vjet bυrg dhe 1.6 milionë euro gjobë, u kap dυke transρortuar drogë

Flokët e rruar afër kokës, tatuazhe, trup boksieri të peshave të rënda. Klaudio, pavarësisht fizikut të tij mbresëlënës, mban një profil të ulët në bankën e të akuzuarve. Ky 29-vjeçar shqiptar u arrestua nga dogana teksa transportonte 22 kg kokainë.

Më 7 dhjetor, makina e tij, e regjistruar në Itali, u kontrollua në kabinën e pagesës Boulou, në A9 në Francë.

Agjentët doganorë e zbrazën trajlerin nga të gjitha paletat e drithërave që përmbante. Këtu fshihej droga, instinkti i tyre nuk i kishte mashtruar. Shoferi posedonte 3 telefona, përmes të cilit transmetoheshin udhëzimet dhe mund të bllokoheshin nga distanca.

Historia që tregon Klaudio i ngjan asaj të treguar nga të gjithë trafikantët e përgjuar javë pas jave. I zhytur në borxhe, ai takoi “dikë” që e prezantoi me “dikë”, i cili i ofroi 20 mijë euro për të kaluar kufirin me kokainë. Ai ngarkoi në Spanjë dhe duhej ta dërgonte në Itali. Nuk do të thotë asgjë më shumë.

“Jemi dëshmitarë të një rritjeje të vërtetë të trafikut të drogës dhe në veçanti të kokainës, këmbëngul prokurori. Ky njeri nuk është sponsori, vetëm hallka e dobët e sistemit, ai që rrezikon.

Por ai nuk i tha jo trafikantëve dhe ai luajti një rol themelor, prandaj kërkon 4 vjet burg dhe 1.650.000 euro gjobë doganore. Në gjykatë, “Nuk do ta bëj më kurrë”, nuk ka shumë peshë. Ai u dënua me 4 vjet paraburgim të vazhdueshëm, 10 vjet papranueshmëri, konfiskim të rimorkios dhe gjobën e kërkuar astronomike.

Ηistori shοkυese, nipi shkon të shohë xhαxhain e υd ekur, në arkiυoΙ gjen.!

Nje nga agjencite e fun eralit, i ka pri shur gj akun te afermeve te nje personi qe kishte nderruar jete dhe eshte detyruar te kërkoje ndj esë për gabimin.

Familja u tro ndit kur gjeti trupin e një të panjohuri të veshur me kostumin e xhaxhait të tyre, në ark ivolin e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në Chattanooga, Tennessee, dhe familja ishte mbledhur për te bere nderimet e fundit per të dashurin e tyre Benjamin Brown Jr.

Por kur nipi i tij Willie Brown iu afrua ark ivolit, ai sht angu, pasi brenda tij ai gjeti një të panjohur, në vend të xhaxhait.

“U thashë, ky nuk është xhaxhai im”, tregoi Willie për mediat lokale.

Ata që ishin rreth tij e kun dërshtuan, duke i thënë se ishte xhaxhi, por shërbimi i fun eralit i kishte vënë make – up ndaj dhe dukej ndryshe.

Por Willie vijoi të insi stonte dhe i tha stafit se xhaxhai i tij nuk i kishte të dyja këmbët.

Kështu stafi vendosi të hapte të gjithë ark ivolin nga ku rezultoi se në f akt burri që ndodhej në të i kishte këmbët,

e për pasojë nuk mund të ishte Benjamin Brown Jr.Ky i fundit rezultoi se ndodhej ende në mo rg dhe u soll në shtëpinë e funeralit 30 minuta më vonë.

Del fotoja e pa pυblikuar, Enver Hoxha me një fëmijë që sot ja bën zborϊn poΙitikës

Një foto e Enver Hoxha është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Arsyeja nuk ka të bëjë as me Hoxhën as me gruan e tij Nexhmijen, e cila ndodhet përkrahë tij në foto.

Detaji që ka të.rhequr vëmendjen e të gjithëve është fëmija i vogël që ndodhet krah ç.iftit Hoxha.

Djalin e vogël që është në foto e njohim të gjithë, ai është Henri Çili.

Fotoja fillimisht është postuar në profilin e Ilir Vrenozit.Sigurisht që nuk bën mëkat që Çili ka takuar Enver Hoxhën, madje në atë kohë “ishte fat ta takoje”.

Pyetja është krejt ndryshe pse nuk ka folur kurrë Henri Çili për këtë takim?!

Bëni sγtë katër nëpër bankοmate, mos e bëni kυrrë këtë GABlM

Ne po ju japim disa keshilla dhe duhet te kini kujdes sepse imagjinata e ha;jduteve eshte e paimagjinueshme ne kushtete e teknologjise qe ekziston tashme dhe cdo kush mund te jete shenjestra e radhes.

Ma;shtrimi mesa duket eshte shfaqur ne Spanje dhe po per hapet gjeresisht pasi edh perdorues te shumte jane ankuar.

NE Spanje eshte perhapur nje ma;shtrim qe i ben njerezit te jene shume dyshues.

Ndaj edhe “Garda Civile” njoftoi ne rrjetet sociale:Kini kujdes me mas;htruesit qe perfitojne kur ju shkoni te merrni para ne bankomate.

Nese aty del ‘NUK ESHTE KORREKTE’, ju lutem mos vazhdoni me.

Arsyeja eshte se dikush mund te manipuIoje kur dalin parate, ato nuk do te dalin dhe ju me siguri do te largoheni per ndonje bankomat tjeter.

Ne kete moment keto para te ngecura mund te vi;dhen nga mas;htruesit. Ndaj per kete arsye Garda Civile ju njofton qe te telefononi banken me telefonat qe ofrohen prane ATM.

Lloje te tilla ma;shtrimesh po sherbejne gjithnje e me shpesh per te vje;dhur shume njerez prandaj eshte shume e rendesishme te informoheni e te mos b;ien ne gr;ackene e tyre. J

“Ρo, jemi ne Ιidhje të fs hehtë…”, deρuteti ρranon haρυr Ιidhjen lNTlME me Grida Dumën

– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka rrëfyer se është e vërtetë që politikanët mashtrojnë shumë.

Ne nje emision, Salianji mori rolin e një burri që hap petë, duke iu përgjigjur disa pyetjeve pikante me “po, jo, ndoshta”, ku ai nuk duhet të përgjigjej duke përmendur këto fjalë.

Pyetjes “Thuhet se politikanët mashtrojnë shumë, a mashtron ti?”, Salianji u përgjigj duke thënë: “Mashtrojnë shumë”.

Ndërsa pyetjes: “A ke mbajtur ndonjëherë një lidhje të fshehtë?”, ai u shpreh kështu:

“Po, patjetër kam patur!”. Përdorimi i “po”, i solli humbje disa herë të pikëve deputetit, i cili nuk iu përmbajt rregullit të lojës.

Praktikisht ky pranim per lidhje te fshehte me nje politikane, na le te kuptojme hapur qe Salianji pranon lidhjen me Grida Dumen,

ajo cfare nuk u kuptua eshte a vazhdojne te jene bashke apo jo. 

I riu shqiρtar gëΙΙtit teΙefonin, mjekët punojnë me orë të tëra për t’ia nxjerrë: Më e rrezίkshme ishte nëse …

Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rrezikshmja sepse mund të shpërthente

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçari i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë.

Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje për Expres.

Doktor Telaku tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, kjo e fundit konsiderohet më e rrezikshmja.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda.

Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, tha Teleku.

Ai tha se për nxjerrjen e telefonit është punuar rreth dy orë.

“Ky nuk është operacion, është rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë, sikur të mos kishim sukses do të duhej me pre barkun dhe me nxjerrë nga barku. Jemi mundu dy orë dhe u nxorr”.

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të premten e ka përbi deri të hënën i ka qëndru. Pacienti mirë është, e nxorrëm, nuk është lehtë me punu në dy orë, por shpërthim nuk pati”, tha më tej mjeku.

Ai shtoi se ka raste të ndryshme kur përpihen trupa të huaj si protezat e dhëmbëve etj.

“Diku ndodhin spontanisht, e diku me qëllim”, përfundoi ai.

Pamje të telefonit që qëndroi katër ditë në stomakun e pacientit ka publikuar doktor Skender Telaku.

“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, ka shkruar ai.

Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Gastroentetologjisë.

Grυaja shkon për ta shίtυr unazën e martesës, veρrίmi i shitësit ka çuditυr…

Kjo ngjarje mund të jetë një provë se në botë ekzistojnë shumë njerëz të mirë.

Një grua në Dallas hyri në një dyqan bizhuterish për ta shitur unazën e saj. 

Kjo unazë ishte dhuratë me vlerë të madhe nga e ëma e saj, por gruas i duheshin para për të mbyllur hargjimet e muajit.

Ajo i kërkon shitësit ta vlerësoj unazën dhe derisa ai e pyet se për çfarë arsye po e shet atë unazë.

Gruaja i tregon arsyen bashkë me faktin se unaza ishte dhuratë nga nëna e saj.

Djaloshi që ishte me prejardhje nga Siria e vlerëson unazën dhe i jepë gruas paratë bashkë me unazen pasi që ishte dhuratë nga e ëma.

Shitësi që ka mahnitur botën dëgjohet duke i thënë se nëse ajo ka nevojë për para përsëri le të vijë prap “t’ia shesë”, unazën atij. 

 SHIKO VIDEON

“Më kα ngeΙυr në m endje…”/ Gazetarja shqiptare: Kam ρarë në ëndër sikυr isha në sh. trαt me Ramën

Politikania dhe gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, zbu/loi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama.

Këtë ajo e tha pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”. “U takuam dhe qamë hallet”, tha Sasa.

Po ashtu ajo zb/uloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë.

“Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën.

Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr.

Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën.

Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet me pak fjalë.

Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi.

Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa.