Monedhat e hυαja nuk daΙin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe doΙΙari

Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 103 lekë dhe shitet 104.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 108.3 lekë, ndërsa në shitje me 109.7 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 119.6 lekë dhe shitet me 120.9 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë dhe në shitje me 71.8 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Je i dënυar ρërjetë!”- Sali Berisha paralajmëron Ramën: Të ka ardhur fundi! Gjej υrimë miu ku të futesh!

Sali Berisha: Edhe sot, ne jemi ktu, për idealet e lirisë, në një kthesë që na fton historia, në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë, për ti komunikuar Edi Ramën, këtij armiku të egër se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve, se Edi Rama bir xhelati, nip xhelati ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve.

Ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e kthimit dhe të bandave për të ekzekutuar votën e ty.

Ke vite që për karrigen tënde nuk njeh ligj e mora, duke besuar se demokratët i shtype. Edi Rama të ka ardhur fundi. Të garantoj që kurrë më votën e shqiptarëve s’do guxosh ta prekësh.

Gjej skutë ku të futesh, gjej vrimë miu ku të futesh!

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Ήënë 18 Dhjetor 2023

Dashi

Ju duhet të gjeni dialogun me partnerin/en, përpiquni të kërkoni më shpesh praninë e tij/saj. Nëse keni bërë gabime, përgjegjësia nuk është vetëm e juaja. Beqarët do të duhet të shikojnë përreth dhe të bëjnë një përzgjedhje të miqësive të tyre. Mos refuzoni ndihmën e një kolegu në punë, do t’ju duhet për të arritur qëllimet e dëshiruara.

Demi

Do të ndiheni të demoralizuar dhe të lënduar, sot dashuria nuk është vërtet mirë. Reflektoni për gabimet tuaja dhe përpiquni të rikuperoni, gjithçka është e mundur! Beqarët do të jenë në gjendje të identifikojnë një person që ka shprehur simpati për ta, por nuk dëshirojnë ta pranojnë. Ka ardhur koha që të përqendroheni në karrierën tuaj, keni të gjitha kredencialet.

Binjakët

Sot ju do të keni për të rregulluar një situatë të komplikuar sentimentale që keni krijuar pa dashur. Rrëfeni sekretet tuaja tek partneri/ja dhe largoni të kaluarën. Me pjesëmarrjen e Mërkurit, beqarët mund të takojnë dikë shumë të veçantë. Disa grindje ose shumë diskutime do të ndryshojnë gjendjen tuaj me kolegët. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të zhduket shpejt!

Gaforrja

Jini të sinqertë në dashuri dhe mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Qëndroni në ndonjë keqkuptim të zakonshëm dhe tregoni ndjenjat tuaja të vërteta. Beqarët do të ndihen pak të nënshtruar dhe do të kenë pak dëshirë për të bërë takime apo njohje të reja. Punë e vështirë për të treguar sa jeni të vlefshëm, është koha që të mos lini asnjë gur të palëvizur dhe të shfrytëzoni çdo mundësi.

Luani

Sot do të përjetoni momente intensive me personin e zemrës. Dashuria është në krye dhe mund t’i kushtoni gjithë kohën tuaj puthjeve dhe butësisë, do të merrni njëqind herë më shumë lavdërime! Beqarët që kërkojnë për shpirtin e tyre binjak mund të shpresojnë të takojnë personin e duhur. Nuk u takon të tjerëve të gjykojnë projektin tuaj, dikush mund të bëjë që ju të largoheni nga smira.

Virgjëresha

Jeni të bindur se gjithçka është kundër jush. Mos u shqetësoni, kjo është vetëm përshtypja juaj, duhet të jeni më të lirshëm dhe do të shihni se gjithçka do të duket më e qartë. Sot zemrat e vetmuara do të jenë veçanërisht interesante dhe do të tërheqin shumë persona rreth vetes! Ngadalësoni ritmin e punës, jeni shumë të zënë, lini disa përgjegjësi për të tjerët.

Peshorja

Ju jeni shumë të dashuruar dhe do të bëni gjithçka për të ruajtur lumturinë. Tashmë mund të hidhni themelet për një projekt në çift, shikoni se çfarë mendon partneri/ja juaj! Lajme të mira edhe për beqarët që duan të udhëtojnë dhe të argëtohen, do të jetë një ditë e gazuar! Marsi do t’ju ndihmojë të keni më shumë besim tek vetja dhe angazhimi juaj në punë do të jetë i tillë që të vihet re nga eprorët!

Akrepi

Kuptimi në çift do të vendosë krahët në historinë tuaj të dashurisë, duhet ta pranoni se nuk po shkon keq asgjë. Por përpiquni të jeni më të hapur për dialog. Beqarët do të duhet të përpiqen për të mbajtur një premtim, por vështirë se do të kenë sukses. Ndoshta nuk jeni shumë të fokusuar në projektet tuaja dhe ju duket se diçka është e gabuar. Përqendrohuni te qëllimet tuaja.

Shigjetari

Do të gjesh pak ‘ekuilibër në çështjet sentimentale dhe këtë ditë do të shohësh pak’ më shumë lehtësim. Përkushtojuni pasionit dhe gjithçka do të zgjidhet! Zemrat e vetmuara që kanë vendosur të kthejnë faqen sot do të duan të argëtohen dhe të provojnë përvoja të reja! Ju nuk do t’ju mungojë energjia dhe vendosmëria për tu përballuar me angazhimet në punë dhe do të gjeni një mënyrë për të fituar.

Bricjapi

Mos e lini veten dhe ndjenjat tuaja në hije dhe të shkoni pas nevojave të partnerit/es tuaj. Mos u ankoni për çdo gjë të vogël dhe përpiquni të shmangni tensionet në çift. Beqarët do të kenë njohje të reja, por do të jenë të zënë duke u përpjekur për të bërë për vete një person që ju pëlqen. Do të merrni shumë përgjegjësi në punë dhe me ndihmën e Mërkurit do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje për gjithçka.

Ujori

Bëni disa sakrifica për t’i dhënë përsëri jetë marrëdhënieve tuaja. Sot merrni nismën në dashuri dhe jepini freskinë përsëri një historie që duket se është bërë e paqartë. Jepini sugjerime të reja partnerit/es! Beqarët do të jenë në gjendje të marrin një konfirmim nga një i njohur. Do të dëshironi të punoni në një projekt që është afër zemrës suaj, mos prisni më gjatë, por vazhdoni!

Peshqit

Sot ju mund të keni mundësi të shkëlqyeshme për të zgjidhur një problem dashurie që ju bën të mendoheni. Mos e humbisni situatën dhe merruni me gjithçka në kohën e duhur. Beqarët do të jenë në gjendje të kultivojnë shpresën për të gjetur dashurinë, sot ata mund të bëjnë takime vendimtare. Mërkuri do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të rëndësishme në punë.

Βαriu nga Kosova: 112 deΙet i daΙΙoj nga zëri, u kam vënë edhe emra

Adhurim Berisha është bari i ri nga Kosova, motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të veçantë.

23-vjeçari zgjodhi të zhytet në borxhe për të blerë dele.

Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, iu kthye blegtorisë si trashëgimi nga familja, duke marrë fillimisht borxh 10 mijë € dhe bleu 54 kokë dele.

Kam marrë 10 mijë € borxh për të blerë dele, isha vetëm 18 vjeç dhe normalisht as prindërit nuk e kanë besuar se do të arrij këtu ku jam.

Kam punuar me shumë punësh, por vendosa ti kthehem blegtorisë, si një trashëgimi nga familje, te zanati të parëve.

I bleva 54 kokë dele, i mora borxh, por të ardhurat ishin të vogla, nuk kisha as stallë, dhe e kam ndërtuar një stallë të improvizuar. Fatmirësisht ishte festa e bajramit dhe arrita që brenda vitit ti kthej të gjitha parat borxh.

Çobani Berisha thotë se të 112 delet e tij i njeh nga zëri, teksa u ka vënë edhe emra për identifikim.

Është sfidë për tu zgjuar herët, për ti nxjerr në kullos, ti ushqesh çdo ditë. Ato i kam vetëm për mish, jo për bylmet.

Kam arritur që të 112 delet ti dalloj nga zëri, u kam vënë edhe emra për identifikim. Secila ka veçantinë vet, shembull kam vënë emra si Sukë, bardhoka, cubja, arape, sorre, etj

MγsΙimani që i “shërben” kishës, kυjdeset për “Shën Mitrin” e harrυαr nga shteti

Edhe pse daton që prej disa shekujsh, kisha e Shën Mitrit në fshatin Drobonik prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Muret e rrënuara, inerte të hedhura në brendësinë e mureve të kishës e kanë zbehur bukurin e afreskeve të cilët tashmë janë zëvendësuar me parulla e shkrime përgjatë viteve.

I vetmi që po kujdeset për këtë kishë është 75-vjeçari Demir Nazari, i cili edhe pse i përket besimit mysliman si gjithë pjesa tjetër e fshatit Drobonik, shërbimet karshi kishës i ka bërë në mënyrë vullnetare.

“Gjatë regjimit që u prish, u katandis, vajti në këtë gjendje kështu, pastaj filluan ta rregullojnë afërsisht sa u ngrit në këmbë, sa i bënë çatinë, çatinë e bënë të rregullt, tani s’ka vënë dorë asnjëri. Ka ardhur dhe Anastasi këtu, kryepeshkopi i Shqipërisë dhe na premtoi që do bënte dhe nuk bëri gjë hiç”, thotë 75-vjeçari.

Nazëri pohon se gjatë viteve të komunizmit ambientet e kishës u përdorën si magazinë e kooperativës bujqësore.

“Mbas prishjes nga sistemi, s’e mbaj mend kur u prish në ‘68 a ‘67 dhe kështu ka ngelur kjo, u bë magazinë plehu, e përdori ferma si magazinë plehu. Pastaj kur u hapën këto, u rregullua, unë e pastrova në mënyrë personale se kisha shtëpinë këtu dhe vinin fëmijët”, tregon ai.

Demiri, i cili njihet dhe me emrin Vangjel, së bashku me pjesën tjetër të fshatit Drobonik i përkasin besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndaluar ata që t’i shërbejnë e të kujdesen për ato pak gjëra që i kanë mbetur kishës së Shën Dhimitrit.

“Unë vetë jam mysliman, e kam kthyer emrin e kam bërë Vangjel se isha në Greqi dhe më kërkonin dokumentet kështu ata, por me origjinë jam mysliman”, tregon 75-vjeçari.

Në qytetin e Beratit jetojnë një numër i madh i qytetarësh që i përkasin besimit ortodoks.

Ήistoriani zviceran zbυΙon dokumentin që po çon ρeshë të gjithë: Shqiptarët kanë drejtυar botën

Historiani zviceran zbulon dokumentin që po çon peshë të gjithë botën: Shqiptarët kanë drejtuar me botën, ndiqeni…

Historiani zviceran Aleksander Lanberd – drejtor akademik në Gjenevë, ai më herët kishte vizituar Shqipërinë dhe njihte mirë hisorinë e popullit shqiptarë në të kaluarën si dhe çështjen çame, ku thuhet se shqiptarët kanë drejtuar botën gjatë mesjetës. Për më tepër, ndiqeni videon e plotë më poshtë

Marë nga Melodia e Jetës

Βroja “hαrron” golin, “γlli” i Kombëtares shρërdoron rast flαgrant në Premier League

Vazhdon të jetë episodik, por këtë herë ishte edhe pa fat.

Armando Broja luajti përsëri vetëm një copë të vogël kohe në ndeshjen e radhës së Chelsea në Premier League, veçse pati një moment kur do të ishte kthyer në “hero”.

I aktivizuar vetëm në minutën e 75’-të nga trajneri Pochettino në sfidën e “Stamford Bridge” ndaj Sheffield United, sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu paraqit një rast i artë, më i vështirë për të mos u shënuar.

Fatkeqësisht, 22-vjeçari bëri më të pamundurën me portë bosh, e padyshim që do të jetë kandidat për gabimin më të madh të sezonit. Kjo, krejt ndryshe nga shkëlqimi i fortë momental që pati në ndeshjen ndaj Manchester City ku fitoi penallti me vetëm dy-tri minuta në fushë.

“Blutë e Londrës” e kishin futur ndeshjen në “shina” me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, ndaj kur Broja hyri në fushë nuk është se po luanim me një portë. Kjo ia pakësoi shanset futbollistit “kuqezi”, që gjithsesi duhet thënë se luftoi fort dhe u përpoq për çdo top, duke bërë presion ndaj kundërshtarëve.

Në fund të fundit, duhet të kënaqemi që Broja po aktivizohet tek një ekip elitar si Chelsea, e që ndoshta dalë nga dalë të arrijë formën maksimale për të pasur më shumë minuta në fushë. /i.m /abcnews.al

Vυçiç pëson disfatën e hidhur, oρozita ρretendon se ka fituar Βeogradin në zgjedhjet e sotme

Sipas të dhënave të organizatës CRTA, pjesëmarrja në Beograd në zgjedhjet e parakohshme deri në orën 19 ka qenë 54.8 për qind, që është 2% më shumë se në vitin 2022.

Përfaqësuesi i koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviç, ka deklaruar se opozita beson në një fitore në Beograd.

Mitroviç u shpreh se të gjitha perspektivat janë të tilla që opozita të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu, në vendet ku SNS, partia e Vuçiç, ka fituar vitin e kaluar, pjesëmarrja është më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar sipas tij.

DETAJE/ Si u kthye festa e ΒEQARISË në ΡËRPLASJE me armë mes GREKËVE dhe SHQIΡTARËVE në Athinë!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene protagonist është një shtetas shqiptar.

Mediat kanë publikuar edhe një video të momentit, kur një person, që dyshohet se është shqiptar ka qëlluar me armë drejt tre personave.

“Autori që ka qëlluar dyshohet se është i njëjti me atë që ka vrarë një person në mars të 2023 në Nae Joni”, shkruajnë mediat në Athinë.

Në atë kohë i dyshuari kryesor kishte arritur të arratisej në Shqipëri, por duket se më pas ai është kthyer sërish në Athinë.

Si ndodhi ngjarja

Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonën e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor.

Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.

Rreth orës 06:00 kanë dalë nga klubi dhe kanë shkuar për të ngrënë në një piceri që ndodhet në rrugën Iakhou, pranë një tjetër klubi të njohur të zonës.

Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi, nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.

Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.