Sherr mes të burgosυrve më famëkeqin grek, ρΙagoset 52-vjeçari shqiρtar

Një përplasje e rëndë mes të burgosurish në “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28 vjecar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjec duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28 vjecarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.

Gαzeta greke “Kathimerini”: Pse KanceΙari Scholz mbështet anëtarësimin e Shqiρërisë dhe është kυndër vetos së Greqisë?

Kundërshtimi i Gjermanisë ndaj bllokadës që Greqia i ka bërë Shqipërisë për hapjen e kapitujve me BE-në, mesa duket nuk ka kapërdihet lehtë në Athinë.

Prestigjiozja greke “Kathimerini” ka bërë një artikull të titulluar “Berlini, Edi Rama dhe prapaskenat”, duke analizuar faktin përse Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos që ka vendosur Greqia.

“Mbështetja e Kancelarit Olaf Scholz për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërkohë që ai ishte në dijeni të vetos greke që lidhet me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk ishte një rrufe në Athinë. Javët e fundit kanë mbërritur mesazhe nga Berlini dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se po negocion me Ramën. Përgjigjia nga Athina ishte e njëjta, që Fredi Beleri të betohet, të ketë një gjykim të drejtë dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë”, shkruan “Kathimerini”.

Sipas analizës së të përditshmes greke, ekzistojnë 2 arsye përse Kancelari gjerman shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj Greqisë.

“E para ka të bëjë me investimin e vetë Shqipërisë në reformimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në vend. SPAK-u, që nuk lejoi Fredi Belerin të betohet, është një organ i formuar me frymë anglo-saksone dhe financim e mbështetje gjermane. Prokurorët janë trajnuar në akademinë e FBI-së në Quantico në Virxhinia të SHBA-së, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar në Londër. Si për amerikanët, ashtu dhe për gjermanët, SPAK është shembulli më i suksesshëm i reformës në drejtësi në Ballkanin Perëndimor”, vijon Kathimerini, që shkon më tej duke shkruar se “as nuk e kuptojnë që (SPAK) mund të bëhet mjet shfrytëzimi politik dhe që nxjerr në pah kryesisht naivitetin e Perëndimit për situatën në Shqipëri”.

Sa i përket arsyes së dytë të kundërshtisë gjermane, sipas Kathimerini, është më së shumti politik dhe më pak teknik.

“Gjermania e kishte shprehur pakënaqësinë që në Gusht kur Kryeministri grek Mitsotakis organizoi samitin e Ballkanit Perëndimor në Athinë, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit ukrainas, por nuk ftoi Kryeministrin Edi Rama. Disa javë më vonë në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Një arsye kryesore, që tregon gjithashtu përpjekjen shpesh të nxituar gjermane, është situata në Ballkanin Perëndimor pas Shkurtit të vitit 2022 të pushtimit rus në Ukrainë. Gjermania, e cila deri atëherë kishte hezituar, u kthye fuqishëm në anën e atyre shteteve që dëshirojnë integrim të shpejtë dhe të menjëhershëm (dhe pa shumë kushte) në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan ndër të tjera “Kathimerini”.

E përditshmja greke e mbyll artikullin duke thënë se në kampin shqiptar, qeveria mban tone të ulëta. “Një ditë më parë në një konferencë për shtyp, Kryeministri Rama e cilësoi Mitsotakisin mik dhe theksoi se sipas tij çështja Beleri mund të zgjidhet mes dy shteteve dhe jo përmes BE-së”, thekson Kathimerini.

Në samitin e mbajtur në Bruksel mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dy ditë më parë, Greqia u bë pengesë për Shqipërinë duke mos firmosur hapjen e kapitujve, edhe pse shumë shtete europiane vlerësuan progresin e vendit tonë.

Nga 1 Janari Kosova pa νiza, ja cilat janë dokυmentet që neνojiten për të υdhëtuar në zonën Shengen

Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Shtetasit me origjinë nga Kosova do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Sipas këtij njoftimi, dokumentet që nevojiten janë: Pasaportë biometrike, e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

-Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit

-Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni

-Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese

-Nëse udhëtoni me automjet, dokumentet e nevojshme të automjetit

-Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare

Në një postim më herët, faqja ka njoftuar edhe për mjetet financiare që nevojiten.

“Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person”.

“Ermal Mamaqi me Ramën, Lυizi dhe Noizγ e bënë nga një fiΙm”/ Ironia e Neritan Liços: Tani ka ngel vetëm Mandi Nishtυlla pa iu bashkuar kinematografisë

Kohët e fundit personazhet më me zë të momentit në botën e showbizit, kanë vendosur që t’i bashkohen kinematografisë, ku kanë prezantuar për publikun filmat e tyre.
Si fillim, ishte Ermal Mamaqi që ka bërë disa filma, ku në njërin prej tyre ishte si aktor në një fragment është edhe kryeministri Edi Rama. Pas tij, ishin dy nga personazhet më të përfolur të ‘Big Bother VIP 2’, Luizi dhe Olta, të cilët u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ndërsa së fundmi, një projekti kinematografik i është bashkuar edhe Noizy, i cili do të jetë si aktor në filmin e Blerim Destanit.

Nisur nga pjesëmarrjet e “VIP-va”, aktrori i njohur Neritan Liçaj ka ironizuar keq në rrjetet sociale. Liçaj përmend Luizin, Noizyn, Ermal Mamaqin dhe kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se tashmë pret që film të nxjerrë dhe Mandi Nishtulla.

“Unë e bona një film (si aktor), Ermali me Edin po, Luizi po, Noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq”, shkruan Neritani në postimin e tij.

https://www.instagram.com/_u/neritanlicaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f9a6279f-2dbf-486b-af6a-0e39f3dd8615&ig_mid=1F09F734-5FE3-4C90-A696-7831646800B4

Jeta e “shfrenυαr” mes lυksit, e dini se reperi është djali i ish-deρυtetit shqiptar

Pasi ndau eksperiencën me djalin, i cili u angazhua në not në moshën 9-vjeçare, Fidel Ylli tregon edhe për një pasion tjetër të të birit. Aktualisht Devi jeton në SHBA ku po ndjek një ëndërr tjetër, të ndryshme nga sporti, muzikën nën emrin Big Cruz.

Ky i fundit shihet në rrjetet sociale që bën një jetë luksi, me makina nga më të shtrenjtat dhe në shoqërinë e alkolit dhe vajzave.

Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u transmetua klipi i tij, paksa ‘pikant’ dhe Fidel Ylli zbuloi diçka rreth karrierës të të birit.

Aldo: Ky është çuni i Fidelit, është ai në mes, mes atyre gocave, por kjo nuk ka lidhje me notin, kjo ka lidhje me hobin tjetër. Si po shkon djali me këtë muzikën e gjërat?

Fidel Ylli: Shiko unë i vura një kusht, i thashë që ne nuk kemi ardhur në Amerikë që ti të bëhesh muzikant ose të bëhesh notar. Ne kemi ardhur që ti të bëhesh një student i mirë, të marrësh diplomën, që të jesh i devotshëm për veten tënde dhe për shoqërinë. Pastaj patjetër, edhe notin, edhe muzikën, edhe hobin që ke aty i ke, të kesh mundësi që ti të gjitha t’i bësh, por shkolla për ne ka qenë prioritet. Kjo ka qenë vajtja jonë sepse ai i kishte të gjitha të mirat në Tiranë. Por meqenëse u dha një mundësi, na doli një lotari amerikane dhe ne të mos e humbnim këtë shans, bëmë një sakrificë për këta fëmijë që t’i shkollonim.

Aldo: Edhe këtë që thua hobi ti, ku i dihet.

Fidel Ylli: Po pikërisht,nuk i dihet. E ka marrë një kompani tani që është duke e menaxhuar.

Moment i tmerrshëm! Këngëtari 30-υjeçar rrëzohet ραpritur në skenë dhe νdes

Pedro Henrique, një këngëtar brazilian i gospel-it, ka vdekur pasi u rrëzua papritur në skenë gjatë një koncerti fetar. Ai ishte 30 vjeç dhe baba i një fëmije dy muajsh.

“Ai u rrëzua duke kënduar, pati konvulsione dhe vdiq,” raportoi media braziliane Pipoca Moderna, duke cituar një nga organizatorët të thoshte: “Gjithçka na bën të besojmë se ishte një atak i papritur në zemër, por mjekët nuk e kanë konfirmuar ende.

Një video që po qarkullon në të gjithë rrjetet sociale tregon momentin kur Henrique, në mes të këngës, bie papritur në skenë, ndërsa një moment më parë dukej se nuk e kishte problem.

https://twitter.com/disclosetv?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1735342819810713665%7Ctwgr%5Ee729bce3658879d438dc5175bd883be236e70932%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1181972.html

Sipas Daily Mail, Henrique po këndonte “Vai Ser Tão Lindo” në një ngjarje fetare që u transmetua drejtpërdrejt në internet kur ai u rrëzua.

Kompania diskografike me të cilën ai punonte ka bërë një postim përkatës në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: “Pjesa e muzikës së krishterë është në zi. Familja Todah Music është në zi”.

E rëndë/ 40-υjeçarja gjendet e υαrur në bαnesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në fshatin Batllavë, Podujevë ku sipas informacioneve është gjetur një grua e pajetë.

Autoritetet dyshojnë se është një rast vetëvrasjeje.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 40-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës së saj, duke u varur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast kanë bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Njihuni me bashkëshorten e Arian Çanit, flet për herë të parë për Partnerin dhe Vajzën

Arian Çani ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e audiencës me tematika nga më të ndryshmet që trajton në emisionin e tij.

Për këtë arsye mund të themi se ai është një ndër moderatorët më të ndjekur dhe të diskutuar në vend. 

Përveç kësaj pu/bliku ka qenë gjithmonë i interesuar të dijë diçka më shumë nga jeta e tij private, por Çani është munduar ta mbajë sa më hermetike.

Ai thuajse nuk ka bërë asnjë dalje publike me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Ajo foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre. Gjithashtu ato janë dhe prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

Vajzën e tyre Çani e prezantoi disa javë më parë në “Zonë e lirë”, ndërsa këtë moment Rudina e vendosi në ekran gjatë emisionit.

Enida tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin. “Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten mbrëma. 

‘Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit.

E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”- tha Rudina. “Po, pasionet e Arianit.”- konfirmoi bashkëshortja e Çanit. 

19-υjeçari gjendet gjaΙΙë pas 49 ditësh në det, por ja si ia doli të mbίjetoj (VIDEO)

Një histori tej të zakonshmes. Një adoleshent 19 vjeçar nga Indonezia është gjetur i gjallë pas 49 ditësh që kishte humbur në det.

Bëhet fjalë për Aldi Novel Adilang që ka jetuar në një barkë të modifikuar peshkimi dhe që rreth dy muaj më parë,

në 10 qershor, erërat e forta e cuan 1200 milje larg ujrave japoneze, siç raporton Associated Press.

Ai qëndroi për gati dy muaj në një anije të improvizuar por që nuk ishte e pajisur si një anije.

Adilang punonte si një mbajtës llampe në atë strukturë druri kur ai u rr .ëm bye nga deti, sipas Jacarda Post. Detyra e tij ishte të ndizte llampat për të tërhequr peshkun.

Por kur hu mbi në det, duhet të mbi jeto nte. Pas përfundimit të furnizimeve ai përdorte palette e drurit të kasolleve lundruese për të bërë z ja.rr, citoi për gazetën gjenerali I konsullatës Murza Nurhidayat.

Adoleshenti m bi jetoi duke kapur peshk dhe duke pirë ujë që e filtronte përmes këmishës së tij.

Fajar Firdaus, diplomat në konsullatën indoneziane në Osaka të Japonisë tha për Jacarda Post se me shumë se 10 anije kishin lundruar afër

Adilang para se anija Arpeggio e zbuloi në ujërat japoneze pranë Guam dhe e shpëtoi në 29 korrik.

Menjëerë iu dha ndihma e parë në anije dhe ai arriti në Japoni në 6 shtator dhe dy ditë më vonë u kthye në Indonezi. Autoritetet thanë se ishte “në gjendje të mirë”.

Dalin pamjet, vajza ekzekuton në mes të rrugës një grua (Video)

Një video e rëndë është publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku një grua me një armë në dorë shfaqet pa mëshirë, duke goditur një grua tjetër mes një turme me njerëz.

Gruaja bjonde shihet me xhaketë lëkure, dhe largohet e qetë, si të mos kishte ndodhur asgjë, pas vrasjes.

Në pamjet në fjalë, shihet vrasësja, duke iu afruar 42-vjeçares Delia Johnson.

Vrasësja “gjakftohtë” shihet teksa nxjerr armën dhe godet me plumb pas koke viktimën.

Pas kësaj ngjarje turma largohet e tmerruar nga vendi, ndërsa autorja hipën në një makinë të bardhë tip Benz dhe largohet.

Raportohet se policia i është vënë në ndjekje dhe ende s’e ka arrestuar gruan që kreu krimin.

VIDEO KETU