Βerisha thërret ρrotestë ditën që Këshilli i Mandateve mbΙidhet për αrrestimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar mbajtjen e një proteste, me gjasë për të bllokuar punën e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit që mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha i ka kërkuar mbështetësve të tij që të mblidhen në protestë ditën e hënë në orën 10:00, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.

Raportohet se deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë shprehur kundër nisjes së protestave, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të autorizojë arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berishia.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në këto rrethana, SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Berisha ka thënë disa herë se do ta zbatojë vendimin, por njëkohësisht sot ka njoftuar protesta, të cilat i ka argumentuar se janë pjesë e aksionit opozitar dhe nuk kanë lidhje me çështjen që ai ka me drejtësinë.

Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

“ShkëΙzeni si i ati”, aυokati: Përgjegjësia në Gërdec e rëndë, shkon deri në bυrg përjetë. Fundi i famiΙjes Berisha, skëterrë

Shkëlzen Berisha po ecën në gjurmën e babait, është ky komenti I avokatit Idajet Beqiri, në studion e Tirana Live, ndërsa komentoi mungesën e tij në GJKKO për cështjen Gërdeci.

“Si i ati si i biri, ecën në gjurmën e babait, kanë zgjedhur rrugën e mosbindjes ndaj Kushtetutës, rrugën e rrugës dhe jo të një qytetari të ndershëm që kur thirret nga një pushtet siç është gjyqësori, paraqitet dhe atje i shpalos të gjitha, mund të ketë prova e fakte që e lehtësojnë nga cdo lloj përgjegjësie. Do u përgjigjet pyetjeve siç vlerëson vetë. Këta janë natyrë që e konceptuan shtetin si pronë të tyre.

Ka shqiptar që s’e ka marrë vesh se më 14 dhjetor duhet të ishte berisha dhe bumci dëshmitar? Vetëm të kesh futur kokën si struci e nuk shikon gjë, nuk e merr vesh. S’ka nevojë të mos vijë thirrja. Ai nuk e bën një gjë të tillë, është i inkriminuar e di se pas marrjes në pyetje, jam i bindur që edhe prokurori që do pyeste pas përgjigjeve edhe vetë gjykata, menjëherë do krijonte bindjen që ky është një ndër autorët kryesorë në vrasjen e 26 personave në gërdec dhe të një dëmi të pallogaritshëm në Gërdec. Përgjegjësia e tij është aq e rëndë sa në maksimum dënimi shkon në burg përjetë. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet, nëse jo gjykata e merr me dhunë. Ai do shkojë patjetër por mesa duket GJKKO, ka parasysh edhe procedurën që kur ka të bëjë më kriminelë të tillë potentë, procedurën kërkon ta bëjë konform ligjit 100% është e detyruar ta cojë thirrjen në adresën e re që i ka dhënë prokurori.” u shpreh Beqiri, ndërsa shtoi se sado të përpiqet Shkëlzen Berisha nuk e zvarrit dot procesin.

Nuk zvarrisin dot gjë, sikurse nuk e bën dot edhe Berisha, SPAK dhe BKH i vijoi hetimet punoi me dosjen, edhe në rastin konkret është një shtyrje gjyqi, gjykata dëshminë e Bumcit e mori. Më 27 ka edhe dëshmitarë të tjerë, nuk është vetëm Shkëlzen Berisha. Nuk e kanë në dorë ata shtyrjen, procedurat janë të shkruara qartë, fundi i tyre dihet tashmë. Kanë fund skëterrë,” vijoi Beqiri./abcnews.al

“Mbështesim αnëtarësimin e Ballkanit Ρerëndimor”, SYRIZA greke me deklaratë të fortë, në krah të Shqiρërisë: PoΙitika e Mitsotakis i jep përparësi interesave të tij

Në një komunikatë për mediat, SYRIZA e Greqisë ka deklaruar se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE.

Në këtë reagim, SYRIZA shprehet se “fatkeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton  të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”.

Uliks Gjonaj, shqiptari i ρarë që hγri në Njësinë Sρeciale të Amerikës

Sikurse edhe vet emri i tij që simbolizon trimërinë, zgjuarsinë, guximin dhe dashurinë e përjetshme ju njohim tani me Uliksin tonë, shqiptarin e vetëm në botë që stërvitë ushtritë dhe policitë më të fuqishme në SHBA e Evropë!

Uliks Gjonaj, djaloshi i lindur nē Plankqor të Gjakovës, pasi kaloi shumë sfida të paimagjinueshme, arriti të bëhet instruktori i vetëm i instruktorëve, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA!

Fjalëpak, i qetë, modest e me rrënjë arbërore, ai sakaq u bë shqiptari i dëgjuar i botës, duke e bërë krenar tërë kombin, mbarë!

Po kush është, në të vërtet Uliks Gjonaj dhe si ishte rruga e tij deri tek titulli instruktor i instruktorëve!

https://m.facebook.com/ATVKS/videos/385599553480794/?ref=embed_video

Klienti rreh berberin sepse nuk i pëlqeu prerja e flokëve

Policia gjermane duhej të zgjidhte një mosmarrëveshje të rrallë midis një berberi dhe klientit të tij në Vettelschoss.

Klienti 32-vjeçar ishte i pakënaqur me prerjen e flokëve, saqë situata u përshkallëzua, shkruan “N1”.

Sipas deklaratës së policisë, burri shprehu pakënaqësinë për prerjen e flokëve sepse nuk i pëlqente. Më pas ka nisur një debat verbal me sharje dhe kërcënime.

Berberi dhe klienti i tij akuzuan njëri-tjetrin, debatuan, pati shtyrje fizike dhe më pas u thirr policia.

‘Shokohet’ moderatorja, ja cfarë i thotë telefonuesja: Β ύrri im ka ..

Kontrolli i celularit të partnerit është tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan e cila përfshiu edhe telefonueset. Njëra prej tyre u shpreh se nuk duhet kontrolluar celulari i partnerit dhe as ajo vetë nuk e ka kryer ndonjëherë si veprim. Më pas telefonuesja shtoi se asaj i mjafton që partneri t’i “plotësojë dëshirat”.

Telefonuesja: Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon.

Katerina Trungu: Si moj të flasë me kë të dojë në telefon?!

Telefonuesja: Unë këtë kam zgjidhje.

Rei Bezhani: Po në qoftë se plotësohen dy dëshira në telefon?

Telefonuesja: Nuk të dëgjoj.

Katerina Trungu: Po thonim, ai vërtet t’i plotëson dëshirat, por pse duhet të flasë me të tjerë në telefon?

Telefonuesja: Po dhe ai ka shoqe.

Mardjola Baco: Edhe xhindi i dëshirave, Aladini e çliroi më në fund, ia plotësoi 3 dëshirat kryesore dhe e çliroi, tani edhe ta marrësh këtë burrin e shkretë, ta shfrytëzosh deri në infinit, më plotëso këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, dhe këtë dëshirë, ai prapë nuk është i lirë.

Rei Bezhani: Pas të tretës pastaj dëshira fillon ndryshon.

Mardjola Baco: Ai mund të kthehet prapë, mund të bëjë dëshirën e tij dhe të kthehet prapë aty ku nuk ka dëshirë. Njeriu jeton në burgun më të madh në atë lloj forme.

Telefonuesja: Ai m’i plotëson dëshirat mua.

Mardjola Baco: Po ju atij?

Telefonuesja: Ai më bën pazarin, ai ka shoqe në zyrë.

Mardjola Baco: Jo, shoqja është tjetër gjë, koleget janë tjetër gjë.

Katerina Trungu: Mirë shoqe e thamë pra, shoqe, kolege është shumë normale, unë them mos ka ndonjë bisedë, po themi…

Telefonuesja: Epo punë e madhe le të bëjë ç’të dojë!

Katerina Trungu: O ç’më kënaqe! Ti e paske bërë si llampa e Aladinit burrin!

Telefonuesja: Të bëjë ç’të dojë moj!

Katerina Trungu: Mirë, të uroj të keni shëndet dhe të jeni të lumtur në mënyrën tuaj.

Telefonuesja: Të të them dhe një fjalë të fundit?

Katerina Trungu: Po.

Telefonuesja: Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek.

SizmoΙogu: Ρo vjen një tërmet i mαdh, 9 bαΙΙë

Parashikimet e profesorit të njohur turk të sizmologjisë, Naci Gorur, janë makth, pasi vlerëson se tërmeti i madh, të cilit i tremben të gjithë, ka shumë të ngjarë të ndodhë në Stamboll dhe se intensiteti i tij do të jetë me magnitudë 9 i shkallës Rihter.

Profesor Naci Gorur, sipas CNN Turk, i tha gazetës Sozcu se ka frikë nga një tërmet i madh edhe në Stamboll. Nëse parashikimet me magnitudë 9 bëhen të vërteta, tërmeti do të jetë shkatërrues dhe do të prekë edhe strukturat e ndërtuara mirë.

“Mendoni një rrip prej 10 kilometrash duke filluar nga bregu i detit Marmara. Aty do të ketë më shumë probleme, sepse intensiteti i tërmetit pritet të arrijë në 9 i shkallës Rihter nga Gjiri i Bririt deri në Silivria”, tha ai.

Sipas profesorit të sizmologjisë, do të preken kryesisht zonat në anën evropiane të Turqisë, veçanërisht ato pranë detit, pasi struktura gjeologjike është më e re, krahasuar me atë aziatike, e cila është e vjetër dhe përbëhet nga shkëmbinj më të fortë. “Kjo ndikon në stokun e ndërtesave dhe rezistencën sizmike në tërmete.”

Pas “katastrofës së shekullit” siç u quajtën tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Kahramanmaras, Turqia e ka kthyer vëmendjen nga Stambolli dhe stoku ndërtimor, për të pasur një plan parandalimi dhe për të përshpejtuar transformimin urban të qytetit. Pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.1 u regjistrua në brigjet Mudania të Turqisë dhe lëkundjet u ndien deri në Stamboll.

Ρësoi sυΙm në zemër, reperi Cllevio në gjendje të rëndë në sρital (Video)

Reperi dhe personazhi i njohur i Tiktok, Cllevio ka përfunduar në spital.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të reperit të shtrirë në spital, teksa flet për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ndër tjera tha se pësoi një sulm në zemër në mes të Dubait.

Sipas delaratve që ka bërë në rrjetet sociale, Cllevio ka treguar se ka vënë edhe unazë në zemër. Daljet e tij nga spitali kanë qenë përgjithsisht mes lotësh.

https://vm.tiktok.com/ZM66FEeJu/

https://vm.tiktok.com/ZM66FmwFt/

Video Player

Edi Rama dhe Elon Musk të ftυar sρecial në festën “mistike” 4-ditore të Goirgia Melonit

Mediat italiane shkruajnë se frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”.

Por këtë herë, festa që nis në 14 deri në 17 dhjetor, e gjen Melonin jo si një aspirante, por në krye të politikës në Itali.

Po ashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe multimiliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh ka tërhequr vëmendje me qëndrimet e tij të mprehta për politikën në Europë dhe SHBA. Musk njihet si mbështetës i konservatorëve amerikanë, ku tashmë në krye të “X”, ish-rrjeti social Twitter, i ka dhënë hapësira të reja zërave të eskrtemit të djathtë, madje shpesh duke i promovuar ai personalisht.

Sipas Piero Garofalo, profesor i Studimeve Italiane në Universitetin e Neë Hampshire në Mbretërinë e Bashkua, Atreju është “më pak një konventë politike sesa një ngjarje politike partiake”. Festivali, i cili këtë vit do të ketë një fshat Krishtlindjesh dhe një shesh patinazhi në akull, përmban koncerte, ekspozita, debate dhe humor të orientuara nga të rinjtë dhe ka një fokus socializmin dhe jo vetëm të folurit për politikë.

Një vit më parë, festivali “Atreju” mblodhi së bashku personalitete të famshme si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon.

“Festivali tani shërben si një platformë për të shfaqur statusin ndërkombëtar të Giorgia Melonit dhe integrimin e së djathtës italiane në komunitetin ndërkombëtar,” shtoi Garofalo.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndan jo pak qëndrime të njëjta me Melonin, do të jetë i pranishëm, jo domosdoshmërisht brenda festivalit, dhe do të takohet me kryeministren italiane.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë festival.

“Shembυll për të gjithë ne”/ Shqiρtari ne Itali ρarandalon një grabitje në rrugë, kryebashkiaku e faΙenderon publikisht

PIOMBINO — Kryetari i bashkisë së Piombino Francesco Ferrari dhe këshilltari për sigurinë Vittorio Ceccarelli deshën të takohen me Dorian Llaftiu për ta falënderuar në emër të të gjithë qytetit.

Disa mbrëmje më parë, kujtuan ata, Dorian ishte jashtë palestrës prane Piazza Dante kur pa një burrë që përpiqej të grabiste një kalimtar. Ai ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar qytetarin duke e larguar keqberesin i cili nuk arriti te kryente grabitjen.

“Një gjest jo prej të gjithëve që tregon solidaritet të madh dhe sens qytetar. Faleminderit për ndërhyrjen tuaj dhe që nuk shikove nga ana tjetër dhe ndihmove një të panjohur. Një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, komentuan ata.

https://web.facebook.com/francescoferrarisindaco/posts/875184854174204?ref=embed_post