ΡΙαgosi rëndë 14 υjeçarin në Korçë, αrrestohet i riu

Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.Ky shtetas dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Mυndësia e fυndit për Shqiρërinë është…”, gαzetarja për çështjen “BeΙeri”: Greqia do të νendosë 37 veto

Gazetarja Ira Londo përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Athina në studion e News24 është shprehur se pala greke është e vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

Sipas saj Greqia kërkon të mos refuzohet kërkesa e Fredi Belerit për betimin për sa kohë që ai nuk është dënuar akoma nga drejtësia.

Ajo u shpreh se kjo është mundësia e fundit që i ofron Greqia Shqipërisë për të mos vendosur veton kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Me sa duket pala greke është e vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë. Qëndrimi i Greqisë është unanim dhe i përgjithshëm nga të gjitha forcat politike në Greqi.

Duhet theksuar se në Kushtetutën e Greqisë përfshihet njohja e minoriteteve greke në arenën ndërkombëtare, mes tyre edhe minoriteti në Shqipëri.

Pala greke këmbëngul se rasti Beleri ka të bëjë me shkeljen e shtetit të së drejtës. Fredi Beleri është pjesë e minoritetit dhe Greqia mbështet çdo politikan nga minoriteti.

Bëhet fjalë për një kryebashkiak të zgjedhur që nuk është dënuar dhe po cenohet prezumimi i pafajësisë. Greqia kërkon të mos refuzohet kërkesa e tij për betimin për sa kohë që ai nuk është dënuar akoma.

Kjo është mundësia e fundit që i ofron Greqia Shqipërisë për të mos vendosur veton. Pala greke ka theksuar se vërtet lejuan dërgimin e letrës së çeljes së kapitullit të parë, por nga Shqipëria nuk pati asnjë hap drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje ndaj pritet se do të ketë 37 veto ndaj Tiranës zyrtare. Mitsotakis është i vendosur të ushtrojë vetot deri në fund.

Para kësaj ngjarjeje marrëdhëniet mes vendeve ishin shumë pozitive, aq sa në mes të Athinës ishte edhe një ekspozitë e kryeministrit Edi Rama”, u shpreh ajo.

Rama tαkim me komisionerin e BE në Brυksel, Varhelyi: Jemi gati për hapjen e kaρitujve të parë negociues me Shqiρërinë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “X” se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.

https://twitter.com/OliverVarhelyi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1734976795290501507%7Ctwgr%5E058253001124e5122596ed9ca87eb6598beafd6b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frama-takim-me-komisionerin-e-be-ne-bruksel-varhelyi-jemi-gati-per-hapjen-e-kapitujve-te-pare-negociues-me-shqiperine%2F

ΡΙαku i Mores! Teodor KoΙokotroni, shqiρtari që i dha lirinë Greqisë

Teodor Kolokotroni, ndryshe njihet dhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër.

Gjithë jeta e Kolokotronit, rrjedh midis arvanitasve, pasi i tillë ishte dhe origjina e tij. Kolokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arvanitas nga Morea, ose nga Çamëria

14 janar 1822 – Lufta greke e Pavarësisë: 1822 – Lufta greke e Pavarësisë: Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme.

Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.

Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.

Mbiemri i Kolokotroni është perkthim në greqisht i emrit (vithe+gurë), por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini,mbiemer arbrorë,që do të thot: çer= i meçur dhe gjin(gjinja)= njerez, pra njerez të meçur do te ishte varianti ne standard.

Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.) /Burimi: Konica.al

Ήistoriania greke υαzhdon debatin me heΙenofobët: Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiρtarë

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në Universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke, por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep një leksion për arvanitasit në Greqi.

Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone.

Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.

“Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje.

“Një kυndërshtar i kυq do të shkαktojë tmerr në oqean”/ Më shumë luftëra dhe υαrfëri, ρarashikimi i frikshëm i Nostradamυs për 2024

Më shumë luftëra dhe varfëri na presin në vitin 2024, sipas parashikimeve të Nostradamus. Botëkuptimi i zymtë i Nostradamusit spekulohet se është formuar nga doza të shumta të Dhiatës së Vjetër dhe nga trauma e humbjes së gruas dhe fëmijëve të tij të vegjël nga sëmundjet, ndoshta nga murtaja.

Në pamundësi për të shëruar njerëzit e tij të afërm, ai dyshohet se vendosi të paralajmërojë botën për të gjitha fatkeqësitë që i priste. Një parashikim i zymtë i Nostradamusit i referohet një “beteje detare” në 2024, duke vënë në dukje se “një kundërshtar i kuq do të shkaktojë tmerr në oqean”.

Disa besojnë se “Kundërshtari i kuq” i referohet Kinës, për shkak të flamurit të saj të kuq.
Për më tepër, “beteja detare” mund t’i referohet tensioneve të Kinës me Tajvanin pasi Pekini ka flotën më të madhe në botë.

Në të njëjtën kohë, për Nostradamusin gjithmonë, ndryshimet klimatike që tashmë kanë filluar dhe po shkaktojnë zjarre katastrofike, temperatura rekord, përmbytje dhe thatësira në të gjithë botën gjatë viteve të fundit, do të përkeqësohen.

Ai parashikoi gjithashtu motin ekstrem dhe urinë në botë. Por edhe Vatikani përfshihej në parashikimin e shekullit të 16-të.

Papa Françesku mund të ketë së shpejti një zëvendësues, sipas parashikimeve të astrologut francez.

Nëpërmjet vdekjes së tij, një udhëheqës i Kishës Katolike Romake do të zgjidhet dhe për një kohë të gjatë do të sundojë dhe do të jetë aktiv”, shkruan ai në librin e tij.

Papa Françesku, i cili brenda pak ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 87-të po përballet me probleme të rënda shëndetësore.

Një nga “profecitë” e astrologut francez ka të bëjë me rritjen e kostos së jetesës dhe veçanërisht rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojave të tjera bazë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Aq shumë do të rritet çmimi i grurit, saqë njeriu do të detyrohet të hajë shokun e tij”.

“Që nga shkurti i vitit 2022, çmimet e grurit janë rritur në nivele edhe më të larta se ato të regjistruara pas krizës financiare të fundit të viteve 2000. Dhe ndërsa kanibalizmi nuk ka mbizotëruar, metaforikisht mund t’i referohet gjakderdhjes për shkak të luftës.

Ndërsa disa nga parashikimet e Nostradamus “Doomsday” duken pesimiste, ato ndoshta nuk duhet të na shqetësojnë, pasi siç thekson Neë York Post, “profecitë e tij më të tmerrshme për vitin 2023 ende nuk kanë ndodhur.

Për vitin 2023, Nostradamus parashikoi një Luftë të Tretë Botërore.

Spak sekueston “Audin” Ιυksoz të Kejvina Kthjellës

Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet për hetimin pasuror për Redjan Rrajën. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe Audin luksoz të “showgirlit”, Kejvina Kthjella.

Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

“Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Një orë dore tip “Roleks”.
Shuma prej 2750 Euro.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Grυαja e tifozit që ndërroi jetë në stadium: Ai donte që të υdiste atje

Para dy ditësh një tifoz humbi jetën nga arresti kardiak në ndeshjen mes Granada dhe Athletic Bilbao.

Ndërkohë që bashkëshortja e tifozit të ndjerë është rrëfyer mes emocionesh duke dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

“Burri im do të kishte nënshkruar për të vdekur në Los Carmenes dhe ai gjithmonë e thoshte këtë. Është e pabesueshme se sa shumë e donte Granadën dhe shkonte në çdo ndeshje.

Ai ishte mbajtës i biletave sezonale për vite dhe e ndoqi klubin edhe para se të vinin në La Liga. Sido që të ishte moti jashtë, shkoi për të brohoritur për Granadën. Është e vërtetë që vdiq nga një atak në zemër, por ka kohë që lufton si luan. Në maj u zbulua se kishte kancer dhe po bënte kimioterapi. Por as sëmundja nuk e pengoi të shkonte në ndeshjet e Granadës. Nuk ka munguar asnjëherë këtë sezon. Epo, në fund ndodhi ajo që ndodhi dhe ky është fati”, u shpreh gruaja e tifozit

Ermali, Luizi, Noizy dhe fiΙmat e tyre, ironizon aktori i njohυr: Presim edhe Mandin e Nishtυllës

Vitet e fundit kinematografia shqiptare ka lulëzuar duke sjellë projekte të reja. Si filim Ermal Mamaqi nisi prodhimtarinë e tij me filma dhe serialin e tij dhe më pas Luizi si protagonist i filmit “ Në kuadër të dashurisë”, gjithashtu një film i ri pritet të vijë nga Noizy dhe Blerim Destani me titullin “Trouble shooters”.

Duket se kjo nuk i pëlqen edhe aq shumë aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili së fundmi ka ironizuar paksa me stil dhe me humor (sipas tij) filmat e fundit.

“Unë e bona një film (si aktor), ermali me edin po, luizi po, noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq.” – shkruan Neritani në postimin e tij.

Ε rëndë: Vrαsin 4 të mitυr dhe ρΙagosin prindërit e tyre, αutorët ngatërrojnë adresën

Një sulm me armë ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Guayaquil të Ekuadorit, ku katër të mitur kanë humbur jetën, ndërsa nëna dhe babai kanë mbetur të plagosur rëndë.

Policia ekuadoriane ka deklaruar se nga sulmi i bandave të armatosura në Guayaquil, kanë humbur jetën 4 të mitur të moshës 3, 5 dhe 7 vjeç si dhe një foshnjë vetëm 5 muajshe, ndëra dy prindërit kanë mbertur të plagosur rëndë.

Por ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është se viktimat kanë ardhur për shkak të ngatërresës së adresës.

.