SKANDALI/ Farmacistja në Tiranë i jep foshnjës hoΙΙues gjakυ në vend të antibiotikut, infermierja ja injekton

Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën për shkak të mjekimit të gabuar

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.

Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.

Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.

“Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.

Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.

“Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario

Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.

Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid-19 dhe i është trashur gjaku. Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.

Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal.

Moti i keq/ BaΙΙuku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në ρërmirësimin e motit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar nga afër situatën në rrugët e Dibrës.

Ajo po inspekton në rrugët kombëtare, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, dëbore e temperatura të ulëta.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se stuhia do të vijojë dhe duhet që shoferët të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë emergjenca.

Ndodhemi në Xibër dhe për të thënë të drejtën në këto momente është e pamundur që të hapet rruga. Kemi 110 borëpastruese në të gjithë vendin që operojnë. Kemi mbi 1100 punonjës. Kjo stuhi do të vijojë deri në orën 19:00 pasdite dhe më pas ne do të kemi mundësi për pastrimin e rrugëve. Policia ka dalë për të stopuar trafikun. Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente. Do të punohet gjatë gjithë natës për të rikthyer energjinë në të gjitha zonat ku ka patur shkëputje. Drejt jug-lindjes akset janë të ngarkuara, por duhet të tregoni kujdes. Në të gjitha rrugët duhen përdorur zinxhirët. Ne insistojmë që duhen kufizuar lëvizjet me automjete, deri në përmirësimin e motit, të paktën deri në përfundimin e stuhisë. Në bëjmë thirrje që të shmangni lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm në raste emergjencash mund të lëvizni. Duhen kufizuar lëvizjet me automjete deri në përmirësimin e motit. Nëse nuk keni emergjenca qëndroni në shtëpi. Kemi të gjitha skuadrat e mobilizuara por situate është e tillë. Duhet kujdes dhe durim.”, është shprehur Balluku.

Naim Murseli, histori dαs.hύrie me një b. ύrrë?/ Flet babai i tij: E tmerrshme

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka folur mbi aludimet dhe dyshimet se një nga shkaqet pse i biri mund të ketë bërë krimin është se Liridona mund të ketë zbuluar se ai kishte një histori dashurie me një burrë.

Për këto pretendime dhe dyshime, Shaban Murseli ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” se janë të tmerrshme.

“Kam dëgjuar se ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.


Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjat, e cila la pas dy fëmijë të vegjël.

I biri kishte një Ιidhje homo* eksυαΙe? Flet babai i Naim Murselit

Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij

Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë, çka mund të ketë bërë që ai të urdhërojë vrasjen e gruas.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme.

“Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.

Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë.

Tentoi t’i shρëtonte dhυnës dhe u shρërngul në shtëρinë e ρrindërve, ish-bυrri υret 43-υjeçaren

Një 43-vjeçare u vra ditën e sotme në Salamis, Greqi.

Gruaja fatkeqe u gjet e pajetë nga e ëma, herët në mëngjesin e së martës brenda shtëpisë së tyre, në Ampelakia.

Siç u bë e ditur, 43-vjeçarja kishte ikur në shtëpinë e babait me djalin e saj, pasi kishte frikë nga ish-partneri, të cilin e kishte denoncuar pak ditë më parë, konkretisht më 2 dhjetor, për dhunë në familje dhe abuzim

Sipas denoncimit, natën e 1 dhjetorit burri e kishte goditur, kërcënuar dhe sharë dhe pasi i kishte rrëmbyer celularin dhe makinën ishte zhdukur.

Edhe pse 43- vjeçarja u largua drejt shtëpisë së prindërve nuk ka mundur t’i shpëtojë sulmit të ish-partnerit të saj.

Pasi e ka kryer krimin, ai e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe është larguar.

Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes së rëndë./albeu.com

Flet babai i bashkëρυnëtorit të Naim Mυrselit: Nëse djali im e ka υrarë Liridonën, është i υdekur për mua

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu.

Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar.

Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.

Procesi ndαj Fredi Beleri, νëllai i të infiΙtruarit të ρolicisë: Na kanë ofruar azil ρolitik në këmbim të tërheqjes së padisë

Në kuadër të procesit gjyqësor në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka dëshmuar në SPAk, vëllai i të infilruarit Arsen Rama.

Ai ka deklaruar se persona të caktuar që janë prezantuar si miq të Belerit, i kanë ofruar azil politik në këmbim të tërheqjes së padisë.

Kjo dëshmi është lexuar në seancë, ndërsa Beleri ka refuzuar të dëshmonte, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte besim tek prokuroria pasi ka qenë e njëanshme dhe se ajo nuk ka marrë asnjë kërkesë të tyre.

.

AΙeksandër Stipçeviç – Ilirët janë aυtoktonë në trojet e BaΙΙkanit Ρerëndimor

Ditë më parë në moshën 85-vjeçare u nda nga jeta arkeologu, bibliografi, letrari, eseisti, e albanologu Aleksandër Stipçeviç, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nderuar e dekoruar nga shteti shqiptar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Aleksandri lindi më 10.10.1930, në fshatin Arbanas pranë Zarës në Kroaci, në një familje me origjinë shqiptare, të ardhur rreth 300 vjet më parë, nga një fshat në zonën Ana e Malit në Mal të Zi. Origjina e familjes e rrënjosur thellë në formimin e tij, ishte një nga arsyet që kur ishte student i arkeologjisë në Universitetin e Zagrebit, kishte vendosur të merrej me ilirët, dhe këtë e shpreh qartë në një artikull, në formë interviste të botuar shumë vite më vonë ku shkruan: “Me ilirët kam vendosur të merrem që kur isha student i arkeologjisë. Ata vazhdimisht më kanë preokupuar, në radhë të parë për shkak se kam menduar e mendoj se nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tashmja pa njohjen e elementit ilir. Gjithçka që ka ndodhur në Ballkan prej kohës së mesme e këndej, në një farë mënyre, është ndërtuar mbi atë shtresë që ne e quajmë ilire. Pra çdo tregim për Ballkanin fillon me Ilirët (“Bota e Re”, Prishtinë 1985).

Libri i parë i tij “Gli Iliri”, Milano 1966, u përkthye në shqip nga Prof. Zef Mirdita dhe u botua në Prishtinë, 1967 nga Shtëpia Botuese “Rilindja”. Përkthyesi e kolegu prof.Z.Mirdita, më dërgoi një kopje të librit dhe në respekt ndaj autorit e vlerësim të veprës së tij, botova një recension për studiuesit e lexuesit në Shqipëri (Studime Historike, nr.4, 1968), ku ndër të tjera shkruaj: Vepra e A. Stipçeviçit, pas veprës së Karl Çaçit “Ilirët”, Tiranë 1923, shënon një sukses të ri në fushën e ilirologjisë. Autori ka mundur të japë një pamje më të plotë të historisë dhe të kulturës Ilire. A. Stipçeviç ka grumbulluar e sistemuar aspekte të ndryshme të jetës së ilirëve, të historisë dhe kulturës së tyre dhe ka arritur të bëjë një sintezë të gjithë asaj që ishte thënë e shkruar për ilirët”. Kështu u njoha me autorin e veprës Ilirët, njohje e më tej miqësi, që nëpërmjet shkrimeve, shkëmbimit të literaturës nuk njohu ndërprerje për mëse katër dekada.

Prof. A. Stipçeviç, me punën sistematike, me rigorozitetin e akribinë e kërkuesit në vjeljen e sistemimin dhe përgjithësimin e rezultateve të studimeve ilire, vazhdoi ta ripunojë, ta plotësojë e zgjerojë veprën e tij “Ilirët”, e cila ka sot 9 botime e ribotime në katër gjuhë të ndryshme (italisht, kroatisht, shqip e anglisht). Varianti i fundit dhe më i ploti është ILIRËT, historia, jeta, kultura e simbolet e kultit, Tiranë 2002, f.514, botimet TOENA. Çdo njëra nga këto tema përbën edhe kapitujt e librit, ku secili është shtjelluar në detaje, thjeshtë e qartë. Kështu në kreun ‘Historia’ trajtohet emri ilir, etnogjeneza ilire, kufijtë etnikë e topografia e fiseve ilire, kolonizimi grek, shtetet kryesore ilire, luftërat iliro-romake dhe ilirët nën pushtimin romak.

Ndihmesa e A.Stipçeviçit qëndron në parashtrimin e pikëpamjes së tij rreth origjinës së ilirëve, i vendit dhe rëndësisë historike të ilirëve në botën antike. Ai mbështet tezën se ilirët janë autoktonë në trojet e Ballkanit Perëndimor. Me rëndësi është qëndrimi që mban autori ndaj depërtimit të kulturës e të qytetërimit romak. “Ilirët në tokat e tyre, shkruan autori, vazhdojnë të flasin gjuhën e tyre popullore, i adhurojnë zotërit e vet, të vdekurit i varrosin në mënyrën tradicionale, e punojnë tokën ashtu siç e kanë kultivuar në shekuj të parët e tyre, veshin kostumet e tyre popullore dhe e përfillin rendin shoqëror politik të organizimit të tyre fisnor, që vetëm në rast nevoje ia adoptojnë strukturës së administratës romake”. (Ilirët, Prishtinë 1980, f.70).

Në sajë të qëmtimit të kujdesshëm të burimeve të autorëve antikë e të dhënave nga zbulimet arkeologjike, autori jep për herë të parë një tok të dhënash me interes për jetën e përditshme e doket ilire, për lindjen, jetën e vdekje; për pijet, për veshmbathjen, për higjienën e sëmundjet. Shumë nga këto aspekte i ilustron me objekte të kulturës materiale, objekte të përdorimit të përditshëm e objekte kulti. Në punën e tij gati shteruese për çka është shkruar e botuar për ilirët A. Stipçeviçi rindërton jetën shpirtërore, religjionin, shfaqjet e totemizmit. Përpjekje bëhen për të nxjerrë nga thellësia e shekujve të dhëna për muzikën, vallet dhe për gjuhën e ilirëve. Për jetën ekonomike dhe marrëdhëniet shoqërore, autori në sythe të veçantë flet për bujqësinë, blegtorinë, gjuhën, peshkimin, minierat e kripës, prodhimin e qelqit, për piraterinë, tregtinë e rrugët tregtare, për monedhat dhe organizimin shoqëror të ilirëve.

Aleksandër Stipçeviç ishte arkeolog kabineti. Ai drejtoi për një kohë të gjatë Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Kroacisë, duke dhënë një kontribut të shquar në përpunimin metodik e shkencor të librit. Është autor i Bibliografisë ilire, i Bibliografisë antike të Jugosllavisë etj. Për punën gjysmë shekullore dhe formimin enciklopedik të tij dëshmon edhe botimi i veprës “Povijest knjige” (Historia e librit), Zagreb 1985, f.560, shoqëruar me shumë ilustrime, e përkthyer në shqip dhe botuar në Prishtinë, 1988 e në Tiranë 2000. Rrëfimin për historinë e librit autori e nis me pllakat e shkruara prej balte të gjetura në Mesapotaminë e lashtë 4500 vjet më parë, me Bibliotekën e Aleksandrisë, me Shtypshkronjën e Gutembergut e deri tek libri elektronik. Dhe në fund shkruan: “Apo afrohet fundi i “Erës së Gutembergut”, d.m.th i librit prej letre, apo do ta zënë vendin e tyre “Bibliotekat e ardhshme të kompjuterizuara të Aleksandrisë? T’ua lemë këtë, përfundon A. Stipçeviç, historianëve të ardhshëm të librit”.

Në vitet e fundit të veprimtarisë shkencore prof.A. Stiçveviç, ua kushtoi kërkimet e tij shkencore trashëgimisë kulturore, shpirtërore e gjuhësore të vendlindjes së tij, gjë që është pasqyruar në përmbledhjen me studime “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës”, Prishtinë 2012, f. 438, një vepër e shkruar me dashuri për vlerat dhe traditën e të parëve të vet.

Prof. A. Stipçeviç, ka marrë pjesë aktive në shumë kongrese e konferenca shkencore të zhvilluara në Tiranë e Prishtinë. Në referatin që mbajti në Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire në Tiranë (1985), trajton dhe evidenton praninë e elementit ilir në tërë Ballkanin. Ai arrin në përfundimin se ky përbërës është një substat etnik, i cili është prezent tek të gjithë popujt e Gadishullit. Ai nuk mund të jetë kurrsesi element përçarës, por element bashkues. A.Stipçeviç në shumë raste u referohet studimeve të kolegëve shqiptarë kur shkruan: “Nga ekspertët të cilët jo që më kanë shërbyer si shembull, por që për mua sot janë me rëndësi të madhe, do të veçoja kolegët e mi shqiptarë: Anamalin, Prendin, Korkutin. Ata janë ekspertë të shkëlqyer dhe miq të mirë, të cilët janë absolutisht në nivelin botëror” (Bota e Re, Prishtinë 1985).

Vepra kërkimore shkencore 50-vjeçare e Prof. A. Stipçeviçit për ILIRËT, për arbanasit e Zarës dhe më gjerë, qëndron e denjë e solide si “Gur ciklopik” (gurë masiv te skalitur me lidhje të thatë përdorur në ndërtimin e mureve të qyteteve e qytezave ilire të shek. IV-III p.e.sonë) në historinë e studimeve ilire.

*Muzafer Korkuti, Arkeolog

“U dëgjυαn të shtëna”, 43-vjeçarja gjendet e υdekur në shtëpi

Një 43-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Salamis të Greqisë teksa fqinjët kanë pohuar se kanë dëgjuar një debat të fortë mes gruas dhe partnerit të saj përpara se të kishte të shtëna.


Sipas informacioneve të EL.AS., ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit në rrugën Aiantos, ndërsa gruaja ka dy plagë me armë zjarri në pjesën e barkut.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim partneri i 43-vjeçares. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja.

/5pyetjet.al

E ρërjashtuan nga shkolla në kΙasën e katërt, shkak υαrfëria. Sot i riu nga Kukësi është ρastiçieri më i mirë në Venezia

Selam Allaraj është i riu nga fshati Tojan në Kukës, që është bërë shef pastiçerie në Venicia. Historia e tij fillon në klasën e katërt, kur e përjashtuan nga shkolla pasi në pamundësi ekonomike shkonte të punonte me bagëti. Më tej, një tragjedi e madhe ndodhi në familjen e Selamit, ai humbi dy vëllezërit në emigrim dhe kjo bëri që të merrte rrugët e Europës.

I riu u largua drejt Italisë, ku mësoi në mënyrë autodidakte gjuhën, filloi punë kamarier dhe më pas dalëngadalë u bë pastiçier, teksa sot punon në Venecia. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Selami tregoi historinë e tij, duke u kthyer në një frymëzim për të gjithë.

Në klasë të katërt më përjashtuan nga shkolla, për disa mungesa sepse shkoja me bagëti. Në familjen tonë ndodhën edhe disa fatkeqësi të tjera, humba dy vëllezër. Ata u larguan në Greqi për emigrim. Vëllezërit e mi kanë pësuar një tragjedi kur shkuan me bagëti. Familja prekej përveç fatkeqësitë të varfërisë edhe në fatkeqësi të tjera. Qetësia e familjes sonë u prish dhe e vështirë për tu ruajtur. Ata vajtën në një fshat në Selanik dhe bënte ftohtë atje. Ata kanë ndezur stufën dhe e kanë future brenda në dhomë. Kanë fjetur dhe janë asfiksuar.

Unë vajza në Maqedoni në këmbë përmes Korabit, pastaj u trasferuam në Tiranë bashkë me prindërit, por nuk më dhanë as patentën se nuk kisha deftesë shkolle. Në 2007 aplikova për një vizë sezonale dhe u largova në Itali. Kisha fatin që punoja 4 orë në ditë, por nuk më mbaroi viza dhe i thash pronarit të ma zgjaste pak kontratën. Ai më tha ta zgjas kontratën, por nuk mund të paguajë takstat. Ma bëri për një vit, po punoja orë të tjera në ndërtim.

Në 2009, fillova të punojë kamarier dhe fillova të mësojë në mënyrë autodidakte gjuhën italiane dhe shqipe se nuk kisha mundësi. Dalëngadalë ja arrita të mësoja pastiçerinë dhe në 2012 ja dola të mësojë të gatuajë ëmbëlsira në një hotel në Rimini dhe aty fillova“. l.k/abcnews.al