Analisti Ilir Yzeiri në një studio televizive ka komentuar konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën e denoncoi se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit.
Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin.
“Po shfrytëzojnë hapësirën ligjore të ankimimit se ua mundëson ligji, gjykimi do kalojë në disa shkallë derisa të marrë formën përfundimtare. Proces i gjatë sapo ka nisur. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ankimojnë, prokuroria të bëjë rekurs. Ajo që bëri përshtypje dhe që u përmend nga media ishte konflikti interesit që kishte gjyqtarja Olldashi që kishte blerë banesë në kompleksin e atyre që i ka të pandehur. Rekursi i SPAK u gjykua nga gjykata si jo i drejtë, megjithëse konflikti i interesit u bë publik. Një vendim i saj kishte shkaktuar edhe vdekjen e një të burgosuri, që megjithëse vuante ishte i sëmurë, kjo gjyqtare e la të vdiste atë tjetrin dhe çoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Ne i tregojmë këto fakte, pastaj të vërtetën e dinë ato institucione”, tha Yzeiri.
Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis thotë se ka dyshime të forta te pretendimet e palës shqiptare kur deklaron që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit.
Duke komentuar çështjen e Fredi Belerit, ai ka thënë gjatë një konference se shteti shqiptar pretendon që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit. E si rjedhojë, kjo sipas tij ngre dyshime, pasi siç pretendon ai, Beleri duhet të ishte lejuar të betohej si kryebashkiak.
Ai shkoi edhe më tej duke thënë se Shqipëria është një shtet totalitar, që në rrethana të tjera do të ishte izoluar plotësisht nga Perëndimi, megjithatë tha se vetë ai ka qenë në favor të një qasje më të butë ndaj situatës.“Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? I lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?”, tha ai.
Duke komentuar për pjesëmarrjen e tij në asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, ai theksoi: “Unë isha për një qasje të butë. Mendova se nëse do të ishim krejtësisht apolitikë, këto vende do të ishin plotësisht të izoluara dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të kishte asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve dhe demokracive të tyre. Kështu që unë doja të isha në një negociatë për një kohë”, tha ministri grek.Ai vazhdoi duke theksuar se “shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj dhe shumë njerëz vuajnë nga kjo situatë”.
Një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve
Moti i keq në disa rajone të Italisë me stuhi e erëra të forta ka shkaktuar vdekjen e një gruaje ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Donna Olimpia në lagjen Monteverde, ku sipas mediave italiane, qytetarja është goditur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.
Oficerët e policisë lokale, zjarrfikësit dhe vullnetarët e mbrojtjes civile Giannino Caria ndodhen në vendngjarje.
Shërbimet e urgjencës 118, të cilët kanë ndërhyrë në vend, kanë tentuar ta shpëtojnë, por të gjitha përpjekjet nuk arritën qëllimin e dëshiruar. Sakaq, një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve në lagjen Alessandrino.
Italia prej kohësh është goditur nga moti i keq, ,e përbytje që kanë shktuar dëme dhe kanë marrë jetë njerëzish
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë e re është vrare nga ish i dashuri i saj posesiv.
Ky lajm ka tronditur vendin dhe ka nxitur protesta për dhunën ndaj grave.
Më 11 nëntor pak ditë para se 22-vjeçarja, Giulia Ceçhettin të merrte diplomën e saj të inxhinierisë bio-mjekësore, ajo shkoi të blinte fustanin e saj të diplomimit me ish-të dashurin e saj Filippo Turetta.
Më pas, çifti u zhduk. Disa ditë më vonë, u shfaqën pamjet e kamerave që tregonin momentet e fundit të jetës së saj.
Turetta, 22 vjeç, shihet duke rrahur ish-partneren e tij në një park makinash afër shtëpisë së saj në Vigonovo, afër Venecias.
Ajo u përpoq të arratisej, por prokurorët thonë se ai i vuri shirit ngjitës në gojë, e futi me forcë në makinën e tij dhe shkoi në një zonë industriale, ku e sulmoi përsëri.
Pas një kërkimi 1-javor, trupi i saj u gjet në fund të një kanali, i mbështjellë me qese të zeza plastike. Mbetjet e saj trupore kishin shenja të një vrasjeje brutale. Koka dhe qafa e saj ishin të mbuluara me të paktën 20 plagë të thella me thikë. Ajo besohet se ka vdekur natën e 11 nëntorit.
Policia lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar dhe shpalli në kërkim Filippo Turettan. Makina e tij u gjurmua duke kaluar përmes Italisë veriore, në Austri dhe më pas në Gjermani.
Një javë më vonë, ai u arrestua pranë Leipzig, në Gjermani, kur një shofer telefonoi policinë pasi vuri re se ishte i parkuar në autostradë me dritat e fikur. Telefonuesi nuk e kishte idenë se 22-vjeçari kërkohej për vrasje.
Filippo Turetta deri më tani nuk është akuzuar zyrtarisht dhe do të ekstradohet në Itali të shtunën.
Ceçhettin dhe Turetta u njohën në universitet. Ata qëndruan të lidhur për një vit e gjysmë, para se ajo të ndahej me të në gusht.
“Ai ishte një djalë normal, i përsosur. Në shkollë ka dalë mirë, nuk ka pasur kurrë probleme me mësuesit apo shokët e klasës. Nuk ka pasur kurrë debate me askënd”, tha babai i tij Nicola Turetta në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.
Motra e vajzës, Elena tha se ajo ishte e shqetësuar për posesivitetin e tij, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se ai mund ta lëndonte atë. Ajo vuri në dukje një kulturë patriarkale të dhunës dhe kontrollit mbi gratë që normalizon sjelljen e rrezikshme të burrave.
“Filippo shpesh përshkruhet si një përbindësh, por ai nuk është një përbindësh. Një përbindësh është një përjashtim, një person që është jashtë shoqërisë, një person për të cilin shoqëria nuk ka nevojë të marrë përgjegjësi. Përbindëshat janë bij të shëndetshëm të kulturës së patriarkatit dhe përdhunimit, tha Elena për mediet italiane.
Na kishte munguar Esmaja. Ne dhe ju. Prandaj vendosëm ta takojmë plot dy jave pas kthimit te saj në shtëpi, pranë dy vajzave dhe Kaçit të saj. Kastrioti nuk e humbet asnjëherë sensin e humorit, por gjithë vëmendjen e ka marrë heroina e kësaj telenovele.
Ne këto dy javë, jeta e Esmasë ka ndryshuar, dhe kjo falë këmbënguljes së saj për të bërë atë që do, dhe dëshirës për t’i thënë gjërat thjeshtë dhe troç, pa asnjë kompleks.
Një fakt që na ka gëzuar të gjithëve. Por zemra e Esmase, natyrisht qe e ka vuajtur ketë situate.
Por a është Algerti një kapitull i mbyllur për Esmane?
Sidoqoftë ne duhet t’ia tregojmë Esmase këmbënguljen e Algertit për tu rikthyer me te, pavarësisht se e dimë përgjigjen e një gruaje te re, qe ka humbur dashurinë e prindërve, për shkak te tij.
E ndërsa flasim për ish të fejuarin qe e braktisi në mes te katër rrugëve, dhe zhgënjimin e madh që la ndarja nga ai, Esmaja na befason me një lajm te papritur.
Lajmi i pritjes se një fëmije na ka gëzuar te gjithëve, por diçka na vjen ne mend menjëherë sapo e marrim vesh.
Pavarësisht këtyre luhatjeve te Esmase, zhgënjimi nga Algerti vazhdon ende. Plaga është ende e freskët. Po çfarë ka ndodhur atë ditë kur Algerti e rrëmbeu Esmane dhe iu betua për dashuri derisa ‘vdekja t’i ndante’?
Kjo çfarë ka ndodhur, ka krisur marrëdhënien e çiftit të ri me të afërmit e tyre.
Esmaja i ka idetë e qarta kur behet fjalë për sakrificat e dashurise, por tashme ndjenjat i kanë lënë vend pendesës.
Por femrat kane gjithmonë sekretet e tyre qe shpesh i ndajnë me njëra-tjetrën. Pavarësisht se Esmaja ia ka rikthyer zemrën dhe trupin Kastriotit, një fije kureshtje ka mbetur ende atje, 60 kilometra larg, te Algerti. Dhe në të tilla raste, jo gjithçka i tregohet burrit. Prandaj jemi femra.
Shihet qarte se zemra e Esmase nuk i përket më Algert Tashit, tradhtarit i cili nuk meriton aspak dashurinë e saj. Por ama dy fjale te fundit kërkon t’ia thotë…
Kaçi ka treguar se tani e tutje nuk ka me metoda të buta, dhe Esmaja i përket vetëm atij, por vulën këtij diskutimi ia vë gruaja e tradhtuar që i nis një mesazh të fortë ish-partnerit.
Ne këtë batute te thënë plot shpirt nga Esmaja, vërehet i gjithë zhgënjimi që ka pësuar, jo vetëm nga Algerti.
Kjo deklaratë publike e Kastriotit vjen pak minuta pasi ka kërcënuar rivalin e tij në dashuri, të cilin e ka mposhtur për pesë herë më radhë.
E ndërsa flasim për atë që ka ndodhur këto dy javë, kurioziteti na shtyn të mësojmë më shumë për raportin mes çiftit më të famshëm në Shqipëri.
Ky po që është rrëmbim prej burrash të vërtetë, jo si ai i Algertit që e priti Esmanë në hyrje të fshatit pa guxuar t’i afrohet asnjëherë shtepisë së saj. Por përveç kësaj në ndryshim nga rivali, Kastrioti ka edhe parime të cilat duket se i ruan të shenjta.
Kur Kaçi përmend fëmijët, Esmaja ka menjëherë diçka për të shtuar.
Esmaja u kthye në kryefjale të këtyre dy javëve, bashke me të edhe Kastrioti, i cili mesa duket i ka qëndruar gjithmonë besnik vajzës që ka dashur që kur ishte 17 vjeçe.
Ky dyzim i Esmase na frikëson pak, por ajo na qetëson menjëherë.
Krahas një trekëndëshi dashurie që përfundoi me triumfin e Kastriotit, ky çift kaq simpatik, na kane lënë edhe disa batuta qe qarkullojnë pafund në rrjetet sociale, dhe ne nuk mund t’i lëmë pa i përmendur.
Dhe pas historisë se gjyshes, një këshillë për të gjitha vajzat.
Kur rrahjet e zemrës arrijnë t’i kapërcejnë hijet e se shkuarës, dashuria arrin ta mposhte friken e se ardhmes. Sepse, dashuria është nje privilegj qe jo te gjithë e kane, por edhe një shenje fati te cilën pak njerëz arrijnë ta vlerësojnë. Dhe ky fat, nganjëherë insiston, dhe të kthen dy herë, tre herë, pesë herë, tek i njëjti person.
Klevis Domi është fizioterapist. Ai ka mbaruar studimet në Shqipëri dhe për shkak të mungesës së tregut të punës, tashmë jeton dhe ushtron profesionin në Gjermani.
Ai tregoi për Euronews Albania se pas studimeve, punoi për 4 muaj në një ekip futbolli, por kushtet nuk ishin të kënaqshme.
“Çdo gjë bëhej në të zezë, pa kontratë pune, pa siguracione dhe ndaj jam larguar,” – u shpreh Klevisi.
Fizioterapisti u shpreh se punën e ka gjetur nëpërmjet internetit dhe shumë lehtë duke qenë se në Gjermani tregu i punës për profesionin e tij është i gjerë, ndërkohë që vështirësia ka qëndruar te viza e punës duke qenë se Shqipëria nuk është vend i Bashkimit Evropian.
Sipas tij me pagesën në Shqipëri jetesa ishte e vështirë, ndërsa pagesa në Gjermani e bën shumë më të përballueshme qëndrimin në shtëpi me qira dhe konsumin e përditshëm.
“Në Shqipëri mesa di unë, si fillestar, mund të shkojë paga te 400-450 mijë lekë të vjetra, ndërsa këtej si fillestar mund të fillosh me 2400 euro bruto, diçka mbahet dhe nga taksat dhe shkon 1500 neto,” – tregoi Klevisi.
Ndërkohë nisur nga emigrimi masiv i mjekëve, drejtuesi i qendrës së studimeve ekonomike dhe sociale Ilir Gëdeshi tha se kjo shtyn dhe emigrimin e njerëzve të tjerë që largohen për të marrë cilësinë në shërbimet mjekësore, që në Shqipëri nuk i kanë pikërisht për shkak të mungesës së profesionistëve dhe largimit të tyre nga vendi.
Mbrëmjen e djeshme një 18-vjeçare shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në Greqi nga një aksident bashkë me një shoqe 25-vjeçe, sipas mediave greke.
I dashuri i 18-vjeçares ka rrëfyer për mediet greke momentin e tmerrshëm kur ai dhe familja e vajzës morën vesh lajmin tragjik.
“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një selfie dhe kaq.
I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha as natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes“, shprehet i prekur i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.
“Mbesa ime… Sapo erdha nga Lobster ku punoja dhe motra dhe dhëndri më treguan për këtë. Ne i njihnim të gjithë fëmijët që ishin në makinë”, shtoi tezja e vajzës.
Kushëriri 19-vjeçar i vajzës së ndjerë, sipas informacioneve, dyshohet se drejtonte makinën fatale, ku tezja e 18-vjeçares shton “Të gjithë jemi shumë keq. Zoti i ruajt të gjithë fëmijët e botës”.
Mbrëmjen e djeshme, Esmaja u shfaq përsëri në emisionin “Piranjat”, duke thënë se dashuria për Algertin u shua.
“E kam dashur me gjithë shpirt për atë Zot, po tani nuk dua ta di.Për mua është një derr mashtruesi dhe mos t’i pafsha më sytë”.
Madje, ajo tha se nuk do ta shohë sidomos tani që pret fëmijën e tretë.“Jam shtatzënë dhe pres fëmijën e tretë, jam tre muajshe shtatzënë. Do kthehesha tek Kastrioti”, u shpreh ajo.
Gazetari Poli Hoxha tha në një emision televiziv se Ilir Metës i është ushtruar një hetim pasuror. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, Hoxha u shpreh se edhe Metës do t’i vendoset masë sigurie, ndërsa si ‘afat’ vendosi muajin nëntor. Sipas tij, Meta është në pozitë më të vështirë se Berisha.
“Meta e ka punën edhe më vështirë se zoti Berisha. Është shumë më e fortë, më e kositur. Është jashtëzakonisht e kopsitur. Shumë e rëndë si dosje. Ka bashkëpunëtorë të dorës së parë që nuk i mohon dot. 28 nëntori do jetë si kështu…, nëntori i tretë, deri atëherë…Meta është i parapërgatitur, është edhe çështja e lobimit. Zoti Meta i është bërë një hetim i thellë pasuror, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Do ketë masë deri në këtë afat që vendosët? Patjetër që do ketë masë”, tha Poli Hoxha.
Afera CEZ/DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.
Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA
Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara. Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.
Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave t? CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.
Kushërira e parë e Ermal Fejzullahut e njëkohësisht këngëtarja e talentuar Tringa Kay, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA.
Fillimisht ajo tha se ishte tepër e afërt me këngëtarin e famshëm, por pas këmbënguljes së moderatores
Ester Bylyku, Tringa tregoi hatërmb etjet e vogla me Ermalin.Ester Bylyku: Për cfarë të ka mbetur hatri me Ermalin?
Tringa Kay: “Është e vështirë të të mbetet hatri me Ermalin, sepse ai është shumë person i mirë dhe i ëmbël.
Por po them dicka që ndonjëherë më ka mërzitur.
I dërgoj mesazh për ndonjë këngë të re që kam publikuar dhe i kërkoj ta postojë në Instagramin e tij.
Ka ndodhur që Ermali e ka parë me vonesë mesazhin, por unë jam ke qk uptuar dhe kam shp ër thyer ndonjëherë ndaj tij.”