ZbύΙοhet S EΚRETl i madh! Ja si ta dαΙΙoni një f emër që saρo e ka b. ërë…

Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bujshme. Por, si qëndron puna me gratë?

Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë. Sa më shumë aktivitete se.ksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin se.ksin e kundërt. 

Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie se.ksuale.

Është më e lumturHulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër se.ksuale.

Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht. Nuk bën vërejtjeHormoni oksitocin e bën më të kënaqur.

Gruaja e cila sapo ka pasur se.ks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane… Ajo nuk i vëren fare budallalleqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Është më e bukur se zakonishtShkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën se.ks.

Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se se.ksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë Pas org.azmes gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë.

Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas se.ksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.

Emrat+Foto/ Të shtënα me αrmë zjαrri në Peqin, i ρranishëm edhe krγetari i Βαshkisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Peqinit, burime pranë grupit hetimor pohuan se në ngjarjen e ndodhur në mesditë pranë kalasë së këtij qyteti grupi hetimor ka sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy arme të ndryshme që janë përdorur në vendin e ngjarjes, konkretisht kallashnikovi dhe pistolete, nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi dhe shkaku i ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar edhe pse ngjarja ka ndodhur në një orar ku ka pasur qytetare te shumte.

foto galeri
foto galeri

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndarja nga jeta e aktorit të hυmorit, reagon për herë të ραrë djali i tij, Julian Deda!

Julian Deda, djali i aktorit të humorit Zef Deda ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Zef Deda mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Mjeshtri i madh i humorit është ndarë nga jeta ditë e sotme.

Dy djemtë e aktorit, Julian dhe Mario Deda kanë vendosur një fiongo të zezë në shenjë zie në rrjetet sociale.

“BΙack Friday” për euron, prek nivelin më të ulët prej fiΙΙimit të gυshtit

Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e këmbimit me të gjitha valutat e huaja kryesore. “Black Friday” ( E premtja e zezë) sot nuk ishte vetëm si një ofertë për blerje në dyqane, por dhe një nënccmim i mëtejshëm i euros ndaj momedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 102.43 lekë, duke humbur rreth 1.5 lekë në harkun e një jave në kursin e këmbimit me monedhën vendase. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që prej datës 2 gusht.

Rënia e Euros ka tërhequr në rënie të gjitha valutat e tjera kryesore që kuotohen në tregun shqiptar. Dollari Amerikan zbriti në nivelin e 93.9 lekëve dhe në harkun e një jave ka humbur afërsisht 1.7 lekë në kursin e këmbimit. Edhe kursi i Dollarit Amerikan me Lekun ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Paundi Britanik u këmbye në vlerën e 117.97 lekëve, niveli më i ulët që prej datës 25 korrik.

Prej një muaji, leku ka nisur një cikël të ri dhe deri diku të papritur mbiçmimi në kursin e këmbimit.

Rënia është shpejtuar në dy javët e fundit për shkak të një rritjeje të fortë të ofertës së euros në tregun valutor. Disa prej kompanive që administrojnë hidrocentrale private kanë shitur sasi të mëdha të euros gjatë kësaj periudhe. Kushtet e favorshme hidrike kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike gjatë vjeshtës, duke bërë që bilanci energjetik në këtë periudhë të jetë pozitiv. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kryer eksporte të energjisë gjatë muajit nëntor, por, bazuar në informacionet nga tregu, me sa duket, edhe prodhuesit më të vegjël të energjisë kanë eksportuar në sasi të konsiderueshme. Kjo ka sjellë prurje valutore edhe më të mëdha, duke e zhvendosur në ulje kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.

Oferta e euros dhe kërkesa për lekë në muajt e fundit vlerësohet se është ndikuar edhe nga një tendencë e konvertimit në monedhën vendase të kredive të mbajtura në valutë të huaj. Për shkak të kursit të ulët të këmbimit të Euros dhe normave më të ulëta të interesit për kreditë në lekë, shumë huamarrës kanë shfrytëzuar rastin për të konvertuar valutën e kredisë së tyre.

Nga ana tjetër, rënia e fortë e kursit po ndikohet edhe nga një ofertë mjaft e shtrënguar e lekut në tregun valutor. Depozitat bankare në lekë paraqiten në stanjacion, ndërsa agregati monetar M2 po shfaq normat më të ulëta të rritjes në pesë vitet e fundit. Një rol shumë të rëndësishëm në uljen e ofertës së Lekut besohet se ka luajtur suficiti buxhetor rekord i qeverisë shqiptare. Në fund të 10-mujori, vlera e suficitit kishte vlerën e 48 miliardë lekëve, pranë niveleve më të larta historike që ishin regjistruar në fund të muajit shtator.

Pritshmëritë ishin që në muajt e fundit të vitit qeveria të rriste ritmin e shpenzimeve, duke injektuar më shumë lekë në ekonomi. Mendohej se ky mund të ishte një faktor që mund të sillte një zhvlerësim të përkohshëm të Lekut, por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përkundrazi, kursi i euros po i drejtohet sërish niveleve më të ulëta historike, që u regjistruan në korrik të këtij viti.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Premte 24 Nëntor 2023

Dashi

Dite mjaft e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te shihni me qartësi atë qe po iu ndodh dhe do bëni gabime njeri pas tjetrit. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te pasur takime impresionuese. Financat do kenë disa tronditje te vogla megjithatë nuk pritet asnjë problem serioz nëse merrni masa strikte.

Demi

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk pritet as problemi me i vogël. Përkundrazi mund te merren edhe vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret do jene shume joshës dhe me fat. Përgatituni për ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do tregoheni me te kujdesshëm dhe do bëni një riorganizim te situatës.

Binjaket

Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do shihni me më shume optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jete ne lartësinë e duhur. Financat do jene goxha shqetësuese, prandaj duhen marre masa drastike. Po iu la gjithçka kohës situata do ndërlikohet me tepër.

Gaforrja

Edhe pse nuk do jeni shume te sigurte për jetën sentimentale, serish do kaloni një dite te këndshme me partnerin. Përfitoni nga qetësia e te dyve për te folur hapur. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat do jene te dobëta. Ulni paksa shpenzimet dhe filloni t’i menaxhoni me kujdes ato para qe keni.

Luani

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe sytë do iu buzëqeshin ne momentet kur te jeni pranë te dashurit tuaj te zemrës. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen me se miri. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do mund te kryeni te gjitha transaksionet qe keni menduar.

Virgjeresha

Priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do i mendoni më me qetësi ato qe do bëni dhe nuk do nxitoheni te merrni vendime. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume personave qe do i joshin gjithë kohës sepse mund edhe te zhgënjehen. Financat do jene me te mire se kohet e fundit dhe kjo gjë do iu japë qetësinë e kërkuar.

Peshorja

Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i pranoni lehte disa kritika te partnerit dhe ndonjëherë gjithçka mund t’iu duket me tendence te keqe. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm. Merkuri do jete si thike me dy presa ne planin financiar. Beni shume kujdes.

Akrepi

Zemra juaj do ndihet me se miri sot sepse çdo gjë do shkoje për mrekulli ne jetën tuaj ne çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene pikat tuaja me te forta. Beqareve do iu konkretizohen me ne fund ëndrrat dhe me shume gjase do ndryshojnë shume shpejt status. Për shkak te një dëshirë te çmendur për te shpenzuar pa mase, financat do jene goxha te dobëta. Kujdes!

Shigjetari
Do jeni shume romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e surprizoni gjate gjithë kohës personin qe keni ne krah. Momentet emocionuese do jene te pafundme. Beqaret nuk duhet te krijojnë një lidhje me personin e pare qe do iu dale përpara sepse mund te bëjnë gabime te renda. Qe financat te jene te mira duhet te shpenzoni vetëm për te shlyer detyrimet.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje nuk do ndihen shume mire gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Kujdes sepse situata mund te përkeqësohet me shume sesa mendoni. Beqaret nuk do jene te favorizuar nga yjet. Ne planin financiar tregohuni me te përgjegjshëm dhe mos kryeni shpenzime kot se koti.

Ujori

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do vazhdoni te ruani një komunikim te mire me partnerin dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret do takojnë një person qe do ngjaje shume me atë qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar nuk do jete asgjë shume e thjeshte. Tregohuni shume te matur për te mos pasur probleme.

Peshqit

Pasioni ne çift do jete i çmendur gjate kësaj dite dhe emocionet, te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit sepse gjera te tilla nuk përsëriten shpejt. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do dine çfarë te bëjnë me pare. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga Plutoni. Nuk do keni as vështirësinë me te vogël ne këtë sektor.

Zbαrdhen ρërgjimet mes dy kυnetërve, Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Ki besim te unë, mos beso të …

Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit . Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

“Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kan Shqipri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 cop, do të lexosh gazetat nesër. Në frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”– janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”

“Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekt sot…mos e vrit mer mendjen.”-thotë Mata.

Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit:

“Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua t’më besoah në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thon të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje , pa merak do të filloj kontaktet prap . Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nesë ke hypje…ok”-thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

E rëndë! I biri rreh nënën, ish-bαshkëshorti i grαbit shtëρinë në Lezhë

Në Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lezhë pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar. Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi. Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.

Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u largua nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.

Një video tronditëse e bërë publike në “Stop” ku paraqitet dhuna që i biri ushtron ndaj të ëmës, ka nxitur revoltimin e drejtuesit të emisionit investigativ Saimir Kodra.

Denoncuesja: He hajde më rrih. Hë, ça do? Ik të thashë atje, ça don? Ik David! Ik të thashë! Ik të thashë o David! Ndihmë!

Saimir Kodra: Është djali i një nëne që e ka lindur dhe që e dhunon, nuk e di. Nuk e do nënën tënde, ke punë me Zotin, por mos e prek me dorë se është femër, është motra e dikujt, e mbron ligji shqiptar dhe italian mor djalë. Mirë babai yt nuk e ka gjë, e ka grua dhe mund ta ndajë, por as ai nuk ka të drejtë ta prekë. Por ti je djali i vet, që rreh nënën? Nuk e di.

Denoncuesja: Mora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.

Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë vetëm pas interesimit të “Stop”.

Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pasur dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.

Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?

Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?

Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.

Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.

Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.

“Stop” ka kërkuar informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën ku thanë se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Gjergj Sutin.

Së fundi, “Stop” ka mësuar se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.

Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratat e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.

Fatmir Laçej: Revokimi i kontratës duhet bërë padyshim pas asnjëlloj diskutimi nga të dy bashkëshortët, të cilët janë palë porositëse në kontratë. Nëse ky revokim është bërë nga vetëm njëri prej bashkëshortëve, do të thotë se është i parregullt dhe nuk ka bazë ligjore.

Gazetarja: Nëse kemi të bëjmë me revokim në mënyrë të paligjshme dhe më pas kemi lidhjen e kontratave me të tjerë persona, a janë të vlefshme këto kontrata në këto kushte?

Fatmir Laçej: Në rastin konkret, pala duhet t’i drejtohet gjykatës me një padi civile, ku të kërkojë pavlefshmërinë e revokimit të kontratës dhe me marrjen e vendimit nga gjykata, atëherë çdo kontratë tjetër del e pavlefshme.

Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga Agjencia Shtetore e Kadastrës Lezhë.

“Për të kuptuar në emër të kujt është regjistruar ky apartament pasi i gjithë pallati është i certifikuar “Stop” pati një komunikim me Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, nga ku thuhet se në lidhje me përshkrimin e këtij apartamenti të pozicionuar në katin e parë teknik, seksioni C, nuk ka të regjistruar një kontratë pranë ASHK Lezhë dhe të jetë prodhuar një certifikatë në pronësi në emër të shtetasit Ndrec Milici, që është edhe kunati i Gjergj Suti. Pra, jemi para faktin që shtetasi Ndrec Milici mund ta ketë shitur këtë apartament tek një tjetër shtetas./Marrë nga Tv Klan

Administrata në Shqipëri, 141 ditë ρυshim – Ekspertët sugjerojnë shkυrtimin e ditëve të punës

I gjithë vendi po përgatitet për festat e Nëntorit.

E referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, që e caktoi të hënën, pra datën 247 nëntor ditë pushimi, i bie që administrata shtetërore të pushojë 5 ditë rresht, përfshirë këtu edhe fundjavën që i paraprin 28-29 nëntorit.

Pano Soko, ekspert për ekonominë tha: “Administrata Shqiptare pushon mirë. Po të llogarisim gjatë një viti janë 52 javë shumëzim për 2 ditë bëjnë 104 ditë, plus 22 ditë pushimi vjetore, 126 ditë, I shtojmë këtu 15 festat zyrtare janë 141 ditë gjithsej. 141 ditë janë më shumë se 4 muaj, janë gati 5 muaj pushime. Pra administrata pushon gati 40% të kohës dhe punon 60% të kohës.

Por unë mendoj se kjo është një gjë positive e cila duhet mbështetur, për shkak se dimensioni I ri ku shoqëritë po shkojnë është dimensioni Human, ku marrëdhëniet sociale, sidomos marrëdhëniet brenda familjes janë ato që stimulohen më tepër. P.sh. në Gjermani dhe Francë sot është e ndaluar me ligj që punonjësi të telefonohet apo t’i dërgohet email pas orarit zyrtar të punës.

Sot është kuptuar që jo detyrimisht të qëndruarit në punë prodhon të mira, përkundrazi është eficcenca në punë që prodhon të mira. Ti mund të jesh 7 ditë në punë, por efektivisht, në eficcencë ti punon 2 ditë. Për këtë arsye sot Finlanda po diskuton javën 4 ditëshe të punës, pra punohet të hënë, të martë, pushim të mërkurën, punohet të enjte, të premte dhe pushohet të shunën dhe të dielën.

Natyrisht që ditët e pushimit të administratës publike mbartin një kosto pasi paguhen 100%, por kanë edhe përfitimet e veta pasi gjatë kësaj kohë kursehet energji elektrike, letër, ujë, karburant. Por nga krahu tjetër të dhënat e INSTAT-it tregojnë se kemi rritje të konsumit gjatë ditëve që administrata pushon. Blejnë, udhëtojnë, kosumojnë, gjë që ndihmon ekonominë. Kështu që ditët e pusimit të administratës janë win-win, fitore-fitore për të dyja palët. “

“Qγtetarët dolën të tmerrυar në rrugë”, dy tërmete të forta godαsin Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas.

Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 17:46 është ndjerë në krahinat përreth, por deri më tani nuk ka raportime për dëme. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.5 vetëm tre minuta më vonë në orën 17:49.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se zhvillimi i tërmetit po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim.

Kryetari i Bashkisë së Malatya Selahattin Gürkan duke folur për CNN TÜRK tha se nuk ka raportime për dëme dhe se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

“Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit që nuk janë prishur.