Ρjesëmarrja në Euroρian, zbυΙohet shuma marramendëse që ρërfitoi FSHF-ja nga kualifikimi historik

Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në “Euro 2024” dhe kjo arritje i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit, 9.25 milionë euro.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

Ndërkohë, më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale. Duke e parë buxhetin e FSHFsë, një pjesëmarrje në Europian do sillte një bonus të madh për futbollin shqiptar.

“Personazhet janë ndërthυrur me botën perëndimore të krimit”, anαΙisti i njohur bën ρaralajmërimin: Në ρërgjimet e “Sky ECC” të përfshirë edhe emra nga media e drejtues portalesh

Analisti i njohur Plator Nesturi në një studio televizive komentoi 11 urdhër-arrestet pas zbardhjes së mesazheve nga “Sky ECC” ku ishin të përfshirë personazhe të njohur të policisë, e bizensit.

Ai bën të ditur se do të ketë më shumë surpriza në ditët në vijim, nga ajo çfarë është zbërthyer deri tani nga “Sky ECC”, ku, sipas tij, përflitet edhe për personazhe të botës së politikës, por edhe të medias, madje edhe drejtues portalesh.

“Çështja e hetimit, për sa ka dalë deri tani në media, duket se është diçka që përfshin një rreth pak të ngushtë. Shihet qartë se këta personazhe janë ndërthurur dhe me botën perëndimore të krimit. Një prokurori i duhet një kohë pak e gjatë, pasi mjaft mesazhe janë dhe në gjuhë të huaja. Në po merremi me këtë aspekt, pasi për personat që janë në polici, por që rezultojnë të përfshirë në krim, ka më shumë interes. Nuk mund të presim shpejt rezultate. Do të kemi besoj edhe supriza të tjera. Rezultojnë nga sa flitet dhe persona të tjerë të përfshirë, si nga politika ashtu edhe nga media. Flitet dhe për drejtues portalesh.”, tha Nesturi.

Lala: Si më “shiti” oficeri te personazhi i botës së krimit që dγshohet për zhdυkjen e Koçoles

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arrestimet e bujshme të SPAK mbrëmjen e djeshme.

E ftuar në Opinion, gazetarja tha se në këtë operacion ka një detaj që ka të bëjë me përfshirjen e Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje, detaj i cili i ka kujtuar edhe një rast që i ka ndodhur Lalës pak ditë më parë me një punonjës policie.

Lala u shpreh se i ka kërkuar një punonjësi të policisë, foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit dhe dhjetë minuta më vonë personi në fjalë e ka kontaktuar dhe ka tentuar ta vendosë në presion që të mos shkruajë për të. Sipas gazetares ky rast tregon hapur lidhjen e policisë me persona të inkriminuar.

Klodiana Lala: Në këtë operacion ka një detaj që është çështja e përfshirjes së Policisë së Shtetit dhe njerëzve të krimit në zgjedhje. Ne e kemi parë me 339, por policë dhe njerëz të krimit që grumbullojnë vota për eksponentë të caktuar…

Blendi Fevziu: Ç’janë gjithë këto policë të përfshirë në ngjarje kriminale se është e tmerrshme?

Klodiana Lala: Fevzi ne e kemi folur disa herë këtë gjë. Mua më ka ndodhur pak ditë më përpara dhe më lejo ta bëj publike kur kam kërkuar foton e një personazhi shumë të njohur të botës së krimit i cili sot nuk është duke u folur shumë për të, por që mendoj që është personi kyç në zhdukjen e Koçoles dhe Sulovarit në zonën e Sarandës dhe po ashtu në ngjarje të rënda dhe mbaje shënim këtë gjë dhe ne do rikthehemi pas. Dhjetë minuta pasi kam kërkuar foton tek një zyrtar policie personi më ka kontaktuar dhe tentonte të më vinte nën presion që të mos shkruaj për të. Sigurisht ja bëra të qartë që unë do të vazhdoj punën time, por dua të them që ti si gazetare kërkon një informacion dhe burimi konfidencial që unë e mendoja lajmëroi një person që është i inkriminuar.

Blendi Fevziu: Ti kërkove një burim konfidencial dhe burimi konfidencial lajmëroi personin e inkriminuar.

Klodiana Lala: Emri i tij do dalë shumë shpejt. Është një person që banon në zonën e Kamzës. Është një personazh që është dëgjuar shumë pak në opinionin publik. Edhe vetë kur kam rënë në gjurmët e këtij personi nuk e kam besuar sepse është relativisht i ri në moshë dhe të shkojë deri aty sa të organizojë rrëmbime, zhdukje, të tjera më rradhë, dhe jo vetëm ato rrëmbime, por edhe shumë të tjera, kam ngelur e surprizuar në mënyrën se sa shpejt lëviz bota e krimit dhe se sa të shpejtë janë ata për të shkuar dhe për të penetruar në të gjithë

VIDEO/ Aksident i frikshëm, kαmioni hυmb kontroΙΙin dhe bie nga ura

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Selanik, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.

Sipas mediave greke një kamion që lëvizte në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit ,

në rrethana të paqarta ka goditur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura.

Për mrekulli drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me plagë të lehta.

VIDEO KETU

‘Kërcënon’ komρozitori i këngës “Mora Fjalë”: Dua ρërqindjen time ose do ta bΙΙokoj në YouTube

Ky himn u krijua në vitin 2000 pasi Gjoshi bëri një vizitë në Prekaz në kullat e familjes Jashari aty ku edhe u inspirua për ta krijuar këngën “Mora Fjalë”.

E krijuar dhe kënduar për herë të parë për rapsodin Qazim Beka nga Drenica e Kosovës, Gjoshit i’u deshën dy javë për ta bërë këtë këngë e cila më vonë ra në duart e këngëtares Fejza.

Autori i këngës i thotë të gjitha në një intervistë për “Vizionin e Pasidites”.

Shqiρëria nis të bëjë ΙΙogaritë, rrezikon grυρin e “ferrit” në Euro 2024

Me 15 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë nga 4 në total për shorteun e grupeve të Euro 2024. Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, vendi organizator, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, me Turqinë dhe Rumaninë që siguruan vendet pas takimeve të mbrëmjes të së martës. Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia, Holandë dhe Kroaci.

Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, ndërsa tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjeve play-off në muajin mars. Ndërsa përballja me një emër të madh është e pashmangshme për kuqezinjtë e Silvinjos, nisur nga rivalët në vazon A, në vazon 3 ekziston rreziku që të peshkohen përfaqësuese si Holanda dhe Kroacia.

Edhe tre përfaqësueset aktuale në vazon 4 janë kundërshtarë problematikë për Shqipërinë. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

“Më gjeni fi.ksimin e jetës, kjo f emër po t ërbon Bllokun…” (Video)

Nëse jeni fiksuar ndonjëherë pas diçkaje, me siguri e dini se sa e vështirë është të heqësh dorë nga ajo.

Kjo i ka ndodhur një djali në kryeqytet, i cili po vuan shpirtërisht. Ai është fiksuar keq pas një vajzë, të cilën madje e ka filmuar me shpresën se do e gjejë pas publikimit tek JOQ.

Ai ka ndaluar makinën dhe ka pritur që vajza të kalojë, për t’i shprehur simpatinë që ka për të.

Madje, sipas raportuesit brunia po harbon Bllokun dhe Komunën e Parisit. “Të lutem doja të kërkoja këtë gocën që po harbon Bllokun dhe Komunën e Parisit.

Do doja shumë nga jeta osh qef t’më gjejë një kontakt me këtë gocën që më humbi pa dashje në trafik.

Do më zgjidhni fiksimin e jetës time nëse do postoni këtë lajmërim dhe të na kontaktojë kjo super femra që nuk di si t’ia bëj.

Nuk më hiqet nga mendja! Mund ta postoni ju lutem?

Nëse ka mundësi një përgjigje sa për mundimin se i thashë shikohemi te jeta osh qef.” shkruan djali

Shkoi në dαsmën e shokut, por përfuηdoi duke i marrë ‘n.υsen’

Një 40-vjeçare ‘ka sh pikur një dasmë’ në mënyrë që të krijonte mundësinë vetës që t’i propozonte për martesë partnerit të saj.

Paul Schoproni mendoi se po shkonte në dasmën e shokut të tij të ngushtë, pa e ditur se dhëndri në fakt do ishte ai.

Schoproni mbeti i habitur kur pa partneren e tij, Aleasha Pilawa e cila doli e veshur me fustan të bardhë dhe nisi të ecte drejt altarit.

Të gjithë të ftuarit në dasmë e dinin se çfarë po ndodhte vetëm, Paul-i vazhdonte të mos u besonte syve.

Aleasha tha se ai kishte gati dy vite që i propozonte për martesë por ajo e kishte ref uzuar gjatë gjithë kësaj kohe pasi donte që t’i propozonte vetë.

Kur i doli përpara dhëndrit, 40-vjeçarja u ul në gjunjë dhe i kërkoi që të martoheshin bashkë. Gjithsesi, Paul iu përgjigj me “Jo!”. Por, sigurisht ishte shaka.

Do ρrishnin bυnkerin në Fier, hαbiten me atë që gjetën aty

Gjatë rinkostruksionit të një rruge në lagjen Kastrit të Fierit, punonjësit e kompanisë që po kryen punimet, kanë evidentuar disa grá nata në një bunker.

Bunker ky i cili pritej të prishej për t’i bërë të mundur zhvillimin e projektit infrastrukturor.

Mendohet se në bunker mund të ndodhen edhe gjera të tjera ndaj pritet ardhja e specialistëve

për të bërë të mundur demontimin dhe heqjen e tyre.